Të hënën legalizohet fraksioni LDK Ibrahim Rugova
Zyrtarë të afërt me Bujar Bukoshin ka bërë të ditur ekskluzivisht për Gazetën kombëtare “Bota sot” se ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nuk do të tërhiqet nga LDK-ja por për shkak të ndërprerjes së procesit zgjedhor brenda LDK-së nga Fatmir Sejdiu dhe përpjekjeve të tij për t’i manipuluar këto zgjedhje të brendshme partiake, Bukoshi dhe Ukë Rugova, djali i dytë i presidentit historik Ibrahim Rugova do të legalizojnë një fraksion brenda LDK-së duke hartuar një listë për konkurrim në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Listës do t’i prijë Ukë Rugova dhe do të pasohet nga Bujar Bukoshi e të tjerë. Ky zyrtar i afërt me Bukoshin tha për “Bota sot” se me këtë veprim do të tentohet të ruhet fryma e Ibrahim Rugovës në LDK dhe të garohet për zgjedhjet nacionale qoftë edhe si lëvizje qytetare. Ai tha se ata mbeten në LDK dhe se kërkojnë votën e simpatizantëve të LDK-së e të frymës rugoviane.
Sipas zyrtari të hënën do të mbahet një konferencë për shtyp në Velani dhe tash e tutje LDK Ibrahim Rugova do ta ketë selinë në Velani, në selinë e presidentit Ibrahim Rugova ndërkaq LDK-ja e Fatmir Sejdiut në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.