Bukoshi kërkon dorëheqjen e Sejdiut
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, njëherësh kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka vlerësuar si tejet të pamenduar veprimin e kryetarit të LDK-së Fatmir Sejdiu për të dalë nga koalicioni qeverisës. Bukoshi i ka bërë ftesë Sejdiut që të japë dorëheqje nga detyra e kryetarit të LDK-së. Bukoshi tha se LDK-ja, ka humbur dy palë zgjedhje gjatë kohës sa drejtohet nga Fatmir Sejdiu.