BDI insiston që në regjistrimin e popullsisë të përfshihen edhe shtetasit e Maqedonisë me leje qëndrimi në shtetet perëndimore.

 Kjo parti ka propozuar amendament për të rregulluar këtë problematikë, e cila me ligjin aktual përjashton të gjithë mërgimtarët shqiptarë të cilët kanë leje qëndrim të rregullt në vendet evropiane apo në SHBA. Sipas propozim-ligjit të bërë, të gjithë qytetarët nga Maqedonia të cilët kanë leje qëndrimi në shtetet e huaja nuk do të përfshihen në regjistrim dhe këtu bëjnë pjesë shtetasit që kanë “Vizë C” në Zvicër, “Sonxhorno” në Itali, “Ofental” në Gjermani dhe “Green card” në SHBA, por edhe mërgimtarët në shtetet e tjera.

Read More

Kim MEHMETI

Nuk e kisha takuar që nga viti 2001, kur më erdhi në zyrë njësoj si para ca ditëve, por asokohe ishte i buzëqeshur, e tani fytyrën ia kishte mbuluar një hije mërzie. Dallimi mes takimit tonë të para disa ditëve dhe atij të largëtit, nuk kishte të bënte vetëm me buzëqeshjen e tij të dikurshme dhe mërzinë e tanishme në fytyrë, por edhe më atë se atëherë e prisja të vijë, e tani erdhi i paftuar. Asokohe ishte thuajse fëmijë, ende pa i mbushur të njëzetat. Ishte djali dhe fëmija i vetëm i një mikut tim, i cili paraprakisht më tregoi hallin që kishte me të birin dhe kërkonte ta ndihmoja: pasi atij vetë nuk ia nxirrte goja t’i thoshte të mos shkonte atje ku e thirrshin shokët, kërkonte nga unë ta bindja birin e tij të vazhdonte vitin e parë të studimeve, e të mos i bashkohej UÇK-së së atëhershme.

Read More

Albin Kurti,-Pushteti në Kosovë është bërë kombinim i njerëzve të paaftë me njerëzit e pavullnetshëm. Vullneti i të paaftëve nuk i hyn në punë shoqërisë, por as aftësia e të pavullnetshmëve.
Megjithatë, motori i zemërimit të qytetarëve është pandershmëria dhe privilegjet e politikanëve, mungesa e seriozitetit dhe sinqeritetit të tyre, përkatësisht korrupsioni i politikanëve.

Të gjithë tashmë e dinë dhe e shohin që pushteti i shtetit është përdorur për ta bërë shtetin të pushtetarëve.

Dy vjet e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë, Kosova s’ka sovranitet e integritet territorial, por as zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Jeta normale është bërë luks për shumicën e qytetarëve, ndërsa luksi është bërë jetë normale për pakicën prej pushtetarëve.

Read More

Shqetësime në Shkup para raportit të KE-së për MaqedoninëNë Shkup duket se po shtohen shqetësimet para raportit të pritshëm të Komisionit Evropian (KE) mbi arritjet e Maqedonisë. Shoqëria civile dhe mjetet e informimit në Maqedoni presin që raporti i progresit i KE-së të jetë mjaft kritik. Diplomatë evropianë, ndërkohë, janë të mendimit se trysnia ndaj shprehjes së lirë por dhe mungesa e reformave në disa fusha, mund të jenë elementë që mund të zënë vend në raport. Ndërkohë, autoritetet maqedonase thonë se është shënuar përparim gjatë këtij viti në Maqedoni

Read More

Nga Mehmet Kraja

Retrospektive- Shkruar në TemA si sot dy vjet më parë

Në njërin nga këto mëngjeset e zymta vjeshtore, më pat zgjuar nga gjumi një zë nga radioja, pak i zvargur dhe disi mpiksur, tek thërriste anëtarësinë e vjetër të LDK, t’i kthehej kësaj partie dhe vlerave të saj tradicionale, ose kështu disi. Ncuk! Thash me vete, kjo s’paska të bëjë me mua, duke u rrotulluar në krahun tjetër dhe duke u përpjekur të kotesha edhe për një kohë, në jermin e zërit që vinte nga radioja dhe të mesazheve të mjegullta që dilnin prej tij. Këtë episod do ta kisha harruar prej kohësh, sikur gjatë

Read More

Nga: Klodiana Lala–

Zamir Shtylla vendos të thyejë heshtjen dhe të rrëfejë përse “braktisi” Prokurorinë e Përgjithshme atëherë, kur në duart e tij ndodhej ajo që mund të konsiderohet pa frikë si dosja e shekullit. I ulur në zyrën e tij në katin e dytë të një pallati në rrugën e Dibrës, ish-kreu i hetimit të dosjes “Gërdeci” tregon mbi veprimet hetimore për zbardhjen e një prej ngjarjeve më të rënda, të ndodhura në Shqipëri më 15 mars 2008, ku humbën jetën tragjikisht 26 qytetarë të pafajshëm, mes tyre dhe fëmijë.

Read More

Petrit FETIU-Nëse ke librezën e partisë që është në pushtet të hapen portat e privelegjive, bëhesh drejtor, gjenë punësim, fiton tenderet e prograneve investuese, boton vepra me programin vjetor të Ministrise së Kulturës, merr shpërblime për veprimtari të suksesshme në lëmi të ndryshme, bëhesh poet i dalluar, mundet edhe të sigurosh edhe parajsën për botën e përtejme dhe s’ka nevojë të kesh as fakulltet, as të kesh titull shkencor, as te kesh treguar vlera në ndonjë sferë, mjafton vetëm libreza e parties bëhesh edhe i pasur edhe i njohur.

Read More
image

Adelina MARKU-Ka shumë analiza e përsiatje rreth kësaj teme, madje si laike totale në këtë lëmi dua të mendoj se  këta njerëz nuk i takojnë ndonjë etnie apo kulture kombëtare , pasi ata kanë sajuar me vetëdije identitetin e vet grupor – tip entiteti të kodit IDENTITET SPIUNI

Debati  mbi dosjet, spiunët, viktimat, bashkëpunëtorët e të ngjashmit personazhe të këtij megarrëfimi aktual, të shtyjnë të mendosh pak më shumë. Doemos, unë kam një si tip dyshimi se fatkeqësisht këta mistere dosjesh  do manifakturohen për/me epilogje poashtu misterioze, por në anën tjetër, më syndrit fakti se hapja e

Read More
image

Mersel BILALLI-Të njohura janë rastet kur disa aktivistë kyç të organizatave ustashe kroate në botën e jashtme, janë likuiduar nga vet organizata apo bashkëpunëtorët e ngushtë të tyre, me bindje se të njëjtët kanë punuar fshehurazi për shërbimet sekrete jugosllave, pasi UDB-a përmes kanaleve të veta ka arritur që të krijoj një bindje të tillë përmes manipulimit me dokumente

E vërtetë që nuk është thënë në kohën e duhur është më e keqe se sa rrena. Kjo thënie nga mençuritë orientale, jo gjithherë përkon me pozitiven. Ka plot fakte kur e

Read More

Shpëtim POLLOZHANI

Kur një popull i shëndoshë dhe i fortë, sikurse jemi ne shqiptarët, ka pasur mundësi të mbijetojë disa mijëvjeçarë pa mbret, shtet dhe institucione, atëherë me të vërtetë duhet të jemi krenarë. Ne shqiptarët kemi kontinuitet në ekzistimin tonë që nga Ilirët deri në ditët e sotme. Ne sot kemi dy shtete dhe jemi në rrugë të mbare për bashkim kombëtar. Ku janë Fenikasit e lashtë, të cilët ishin bashkëkohanikë të Ilirëve. Fenikasit ishin detarë dhe ndërtuesit me të famshëm të anijeve në botën antike.

Read More