Reporteri: Jeni në valët të Radios “Zëri të Mitrovicës”. Në vazhdim do të transmetojmë intervistën me zotin Gafurr Adili, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, e cila u mbajt në valët e radios së “Zërit të Mitrovicës”, më 30 tetor 2010.
Gafurr Adili: Në Kosovë, siç është Lëvizja VETËVENDOSJE! e Zotit Albin KURTI, Lëvizja për Bashkim i zotit Avni KLINAKU, siç është ish LPK-ja i zotit ish deputet Hasan META, dhe siç është Lista e Shqipërisë Natyrale e zotit Koço DANAJ, i cili po sot në Tiranë mbajti një tubim për Shqipërinë Natyrale. Pra, të gjithë ne, bashkarisht, në një të ardhme jo të largët, besoj se do të bashkohemi në një formacion të vetëm mbarëkombëtar, dhe  gjithashtu edhe besoj që ideja për bashkim kombëtar jo se nuk është stagnuar por bashkimi i shqiptarëve është shumë i afërt.

Read More
BDK: Maqedonasit skenarë për regjistrimin e popullsisë “Prandaj edhe amendamenti i VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e diasporës shqiptare nga regjistrimi, është në funksion të politikës zyrtare, që sa më shumë të krijojë hapësirë për dominimin e maqedonasve”, thekson BDK që kryesohet nga Hysni Shaqiri.
BDK reagoi sot lidhur me propozimet e VMRO-DPMNE për anashkalimin e regjistrimit të diasporës shqiptare në regjistrimin e popullsisë të vitit të ardhshëm.

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) vlerësoi se prapavija e politikës institucionale maqedonase ka për qëllim që të prekë shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, siç është 20 për qindëshi si kategori kushtetuese për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Read More
image

 

Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të emërohet Adem Jashari.
Këtë pëlqim Qeveria e Kosovës e dha pas një kërkese të bërë nga Bordi i drejtorëve të aeroportit.
Kryeministri në largim Hashim Thaçi tha se kjo është një ndër mënyrat e nderimit për atë që familja Jashari ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërkohë, në këtë mbledhje po ashtu u propozua që autostradës Vërmicë-Merdare t’i vihet emri Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

 

Read More

Salih Mehmeti– Në mos për asgjë tjetër, partia e re e Kurtit do të mbahet mend jo aq për labilitetin e saj të parimeve sesa për talentin e saj të pashoq që përmes një elokuence të stërholluar fjalësh t’i maskojë kompromiset e veta. Plotësimin e formularit për çertifikim të penetrimit në politikën zyrtare në mënyrë të rafinuar Albin Kurti e proklamoi si zyrtarizim i një ‘nisme qytetare’. Këtë e bëri  asisoj që të tingëllojë sa më pranueshëm për veshin e qytetarëve të cilët ashtu -kështu janë të velur prej partive të panumërta politike, për të cilat edhe vetë ambasadori amerikan Dell pat thënë se s’dallojnë njëra prej tjetrës.

Read More

Gani Qarri  –Kushtuar mërgimtarve shqiptar kudo që ndodhen ata anë e mbanë Diasporës dhe këngtarit Agim Gashi.

 Këngë për mërgimtarët

 Këndona një këngë or Agim

Të  shoqëruar me Sharki

por kësaj radhe për gurbetëqar

Read More

Shqiptarët e “burgosur” kanë të drejtën të lirohen nga burgimi i rremë, kanë mundësinë të largohen prej andej nëse e shohin të padurueshme qëndrimin e mëtejshëm.

Aurel Dasareti, Arizona, 01-11-2010

Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër njeriu është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Çfarë hyrje në Evropë, çfarë lideri  i Evropës dhe i Ballkanit mund të jetë Serbia, kur ultranacionalizmi, racizmi dhe fashizmi i saj kundër shqiptarëve, tanimë ka filluar të reprizohet edhe në  terrenin e vendeve demokratike evropiane. Këtë e provoi edhe djegja e Falmurit kombëtar shqiptar dhe parullat e shkruara:“ Ubij shiptara, ubij shiptara!”- Vrisni shqiptarët, vrisni shqiptarët!, të brohoritura nga tifozët  ultranacionalistë dhe racistë serbë në tribunat e stadiumit  futbollistik në Gjenova të Italisë, gjatë lojës Italia-Serbia, më 12 tetor 2010. Ja, ky është barometri më i saktë që tregon se në çfarë stadi Serbia “është reformuar” dhe distancuar nga recidivat e koncepteve të politikës dhe të propagandës nacionalshoviniste dhe raciste të regjimit kriminel të Slobodan Milosheviqit.

Read More

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili arriti për vizitë zyrtare në Kosovë, në orët e mbrëmjes ka arritur për vizitë në qytetin e Prizrenit, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijëra qytetarë të kësaj komune. Në këtë vizitë në Prizren, kryeministrin turk po e shoqëron edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

* * * * * *

Turqia, një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, është shprehur e gatshme që të marrë ndonjë detyrë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

Read More

Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”,me seli në Tetovë, reagon ashpër ndaj deklaratës së dhënë në mediume se Beqir Sinani, është vetëshpallur pas luftës anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

“Po ju pyes publikisht juve, si nuk ju vjen turp, të vazhdoni akoma me trillime të fëlliqura dhe me genjështra si çdo herë, që keni bërë deri tash? Atëherë po ju pyesim. Kush ishin anëtarët e vërtetë të Shtabit të Përgjithshëm? Mos vallë Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartë çantën Ali Ahmetit për t`u shpallur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sikur bënte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet në reagimin e Kalasë.

Në reagimin e kësaj organizate më tej thuhet se Beqir Sinani, ishte ndër shtyllat kryesore të luftës bashkë me vëllaun e vet Ridvanin që pas luftës e vrau dora e zezë.

Read More

  Futbollisti shqiptar Bajram Fetai, njëri nga sulmuesit e dalluar të kampionatit danez ka mbërritur në Shkup për të përfunduar të gjitha formalitetet për të veshur fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë.

Fetai, më parë lojtar i Glasgou Rangers në Skoci, i cili aktualisht luan për skuadrën Nordsjeland në ligën e parë të Danimarkës, njihet me rezultatet e tij të suksesshme, me 97 paraqitje në këtë klub, ku ka shënuar 26 gola.

 Agjencia e lajmeve INA ka zhvilluar një intervistë me Fetain pas mbërritjes së tij dje në Aeroportin e Shkupit, i cili shpjegon arsyet e vendimit për reprezentacionin e Maqedonisë, sfidat e së ardhmes në futbollin evropian si dhe dëshira për të luajtur në kampionatin gjerman.

Read More