
i Pestë Zgjedhor i PDK-së ka konfirmuar në mënyrë unanime Kryetarin e tanishëm të partisë Hashim Thaçin edhe për një mandat të ri në krye të kësaj partie.
Pas marrjes së besimit për të parin e partisë, Thaçi ka akuzuar LDK-në për krizën institucionale, duke thënë se me rastin e marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese se Fatmir Sejdiu ka shkel Kushtetutën, ish-presidenti i vendit i kishte kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi ka theksuar ky ka qenë momenti që ka ardhur deri te prishja e koalicionit, ndërsa momenti tjetër ka qenë dalja e LDK-së nga institucionet në mënyrë tinëzare, duke lënë bosh ministritë.
Në zgjedhjen për kryetar partie, Hashim Thaçi nuk pati kundërkandidat.