Shqiptarët e Maqedonisë do të duhej të shfletonin dosjen e harresës së tyre, e jo ato përplot paqartësi, e që merren me zbardhjen e së kaluarës së prijësve të tyre partiakë. Vetëm kështu ata do të mund të pikturonin portretin e plotë të udhëheqësve partiakë, e që sot vendosin për fatin e tyre. Dhe po ta shfletonin dosjen e ngjarjeve që u kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit, ata do ta shihnin sa të kota kanë qenë edhe shpresat se pas konfliktit të vitit 2001, do të fillonte epoka e re e zhvillimit të tyre, se do të jetonin në një Maqedoni, ku nuk do ndiheshin as të poshtëruar, as të lënë pas dore nga shteti.
Arkivi Zëripress 2010
Legjenda e këtij fshati do të mbetet “Parajsa e lirisë”
Nga Hadi Osmani-Fshati Sllupçan,Zvicër
Jetoj por nuk di pse jetoj, plas por nuk di pse plas, ndaj dhe vdes me shpresë se fshati im dikur do të shndërrohet në një qendër durimi, qendër e pushkës dhe trimërisë .Të flas dhe të shkruaj në qetësi për fshatin tim më duhen ditë, muaj, jetë por unë gjej vehten timë në këtë tekst, sepse dua të shpërthej me ndjenja dhe me kurajo se legjenda e këtij vendi do të quhet “Parajsa e lirisë”.Fshati im,vendlindja ime, ka mbi 5 mij banorë, 800 shtëpi,dy xhami, të prishura këto gjatë perudhës së luftës ku më pas banorët e këtij vendi të bekuar me djersë e me mund i rindërtuan, që të kërkojnë mëshirë nga Zoti, të falen dhe të luten për fëmijët e tyre jetimë, të falen për ata që mbetën dëshmorë të kombit, të falin mëkatet e sllavit, të cilët me hordhitë granatuan çdo shtëpi, plagosën,
Kush e solli Doruntinën
Legjenda për besën e Konstandinit dhe të motrës Doruntinën edhe sot e kësaj dite është e gjallë dhe kultivon besën, fjalën e dhënë, dhe më së tepërmi kualitetin pozitiv të jetës shqiptare në regjion, mirëpo më së shumti kohën e luftërave të pandërprera të shqiptarëve për të ruajtur vatanin. Kjo legjendë gjeti vendin e vet edhe tek shkrimtari i jonë, i madhi Kadare, i cili, sikur deshi me jetën e vetë, ta metamorfozojë legjendën me sintagmën, kush nuk e sjell Kadarenë në Shqipëri, i cili, sikur deshi të identifikohet me fatin e Doruntinës, u largua nga vendlindja për të shpëtuar mendjen, veten, demokracinë dhe mbi gjitha lirinë e cila nuk
Kush luan me popull mbaron si Duçe
Pas rënies të monarkive anembanë botës filloi pluralizmi politik, i përfaqësuar nëpërmjet partive politike. Fjala parti politike sipas fjalorëve enciklopedikë përfshin një grupim njerëzish të organizuar politikisht, të cilët duke deponuar kapitalin e vetë intelektual, profesional dhe material tentojnë përfaqësimin e vet në pushtet me të vetmin qëllim për të kthyer investimin e bërë. Në Maqedoni sot ka mbi 50 parti politike. Unë do të përqendrohem në oborrin tonë. Ne shqiptarët i kemi ngatërruar termat, Parti Politike dhe Lëvizje Kombëtare. Ne kemi parti nga të cilat kërkojmë realizimin e aspiratave kombëtare dhe harrojmë që partitë janë grupime interesash…
ME 14 NËNTOR- TË GJITHË NË PROTESTË !
POPULLI SHQIPTAR NË MAQEDONI NUK ËSHTË POPULL APATRID !
Të nderuar shqiptar,
Bashkimi Demokratik Shqiptar në vazhdimësi është përpjekur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare dhe opinionin demokratik se politika dominante e Shkupit ndër të tjera synon të shndërrojë popullin shqiptar në popull apatrid[1] :
– Që nga themelimi i kësaj republike mbi një pjesë të territoreve shqiptare qindra mijëra shqiptarë janë shpërngulur në shtetet e Lindjes dhe në shtetet e Perëndimit;
URIME HEQJA E VIZAVE, GJYSMËSHQIPËRI E LIRË DHE E PAVARUR!
BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Vizat iu hoqën gjysmë Shqipërisë londineze, por kur do të shkallmohet edhe sundimi i egër 100-vjeçar kolonial nga gjysma tjetër e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Natyrale Etnike? –Kjo është pyetja kyç që kërkon përgjigjje imediate edhe nga Tirana zyrtare, edhe nga BE-ja, edhe nga bashkësia ndërkombëtare
Leka fton shqiptarët në protestë kundër regjistrimit
Deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka ftoi shqiptarët që masivisht të mbështesin protestën e thirrur kundër propozim-ligjit për regjistrimin e popullësisë.
Deputeti Leka sot nëpërmjet një konference me gazetarët apeloi që shqiptarët të dalin në protestën e 14 nëntorit të ftuar nga Demokracia e Re, kundër propozim-ligjit për regjistrimin e popullësisë dhe mungesës së vullnetit nga ana e maxhorancës për të evituar manipulimin e këtij procesi të regjistrimit, që sipas kësaj partie do të jetë në dëm të shqiptarëve në Maqedoni.
“Ligji që e propozon Qeveria është antishqiptar dhe qëllimi i protestës është i përbashkët që kalon kufijt e interesave ditore partiake”, deklaroi deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka.
LDK, zgjidhet kryesia e re me në krye Isa Mustafën
Zgjidhet kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin e sapozgjedhur Isa Mustafa. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të mbajtur gjatë ditës, nënkryetar janë zgjedhur Sabri Hamiti, Teuta Sahatçiu dhe Haki Rugova, ndërsa sekretar partie është zgjedhur Ismet Beqiri.
Kryetari, Isa Mustafa tha se përbërja e re e kryesisë do të caktoj edhe listën e kandidatëve për deputet me të cilët LDK do të garoj në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne jemi marr vesh tani që kryesia të ulet dhe ti analizoj të gjitha këto propozime dhe pastaj me një listë të plotë prej 110 deputetëve të vijmë nesër para Këshillit të Përgjithshëm dhe të aprovojmë këtë listë”, u shpreh Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.
Telegram Urimi
Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi,
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha,
Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë,
Të nderuar përfaqësues legjitim të Republikës së Shqipërisë,
Vendimi i Ministrave të Bashkimit Europian për përfshirjen e Republikës së Shqipërisë në lëvizjen e lirë pa viza drejt vendeve anëtare të zonës shengen, konfirmon përmbushjen e standardeve demokratike të orientuara në një frymë euro-amerikane të shtetit Shqiptar.
Meta: Liberalizimi i vizave arritje e madhe
Zv. Kryeministri Ilir Meta deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave është arritja më e madhe.
Meta shprehu mirënjohjen e thellë për këtë votim historik, pasi shqiptarët arrijnë një stad të shkëlqyer të lirisë së tyre, që është rezultat i arritjeve të mëdha, i standardeve të plotësuara, dhe në këtë mënyrë realizohet një aspiratë e jashtëzakonshme e të gjithë atyre shqiptarëve, e të gjithë atyre nënave shqiptare, e të gjithë atyre të rinjve shqiptarë, e të gjithë atyre të cilët, edhe pse në këto 20 vite të tranzicionit

