Shqetësime në Shkup para raportit të KE-së për MaqedoninëNë Shkup duket se po shtohen shqetësimet para raportit të pritshëm të Komisionit Evropian (KE) mbi arritjet e Maqedonisë. Shoqëria civile dhe mjetet e informimit në Maqedoni presin që raporti i progresit i KE-së të jetë mjaft kritik. Diplomatë evropianë, ndërkohë, janë të mendimit se trysnia ndaj shprehjes së lirë por dhe mungesa e reformave në disa fusha, mund të jenë elementë që mund të zënë vend në raport. Ndërkohë, autoritetet maqedonase thonë se është shënuar përparim gjatë këtij viti në Maqedoni