AH, ÇFARË PAVARËSIE ËSHTË KJO ORE?
Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI –Fadil SHYTI
Politikanët e kombit te falsifikuar “kosovar” më shumë u besojnë politikanëve dhe udhëheqësve të huaj se, madje elitës politike dhe ushtarake më të devotshme shqiptare; por jo vetëm kaq, mirëpo, edhe sikur një narkoman apo rrugaç i huaj, kinse, “politikan” po t´iu thoshte diçka për Kosovën; këta shkretanë do t´i besonin por, po e përsërisim që: këtë besim nuk e kanë ndaj atdhetarëve shqiptarë edhe kur këta iu paralajmërojnë atyre për rreziqet që po i kanosen atdheut tonë.
-Kjo, dukuri negative, në mënyrë të theksuar u pa prej kohës që kur erdhi në skenën politike servile “kosovare”, “profeti” I. Rugova dhe fatkeqësisht kjo dukuri e shëmtuar po vijon më tutje deri në ditët tona; pra, qe 11 vite pas luftës, nga e lavdishmja UÇK.
–Dihet historikisht, çfarë roli negativ ka luajtur titisti-pacifist I. Rugova, gjatë luftës. Ai, bukëshkalë i politikës së qyqarëve, ai, e luajti rolin tejet reaksionar, në relacionin: Prishtinë -Beograd-Romë , ani pse ishte i mbushur me emblema dhe dekorata të presidencës “kosovare”, me seli të “shtëpisë së “bardhë” barakës në Prishtinë. Janë të njohura deklaratat e tij disfatiste si : “mos e provokoni situatën se Serbia për dy-tre ditë na shkatërron” e të tjera gjepura kinse pacifiste…Këto deklarata gjatë tërë kohës së “sundimit” të tij ishin të ziera në kuzhinën vrastare të S. Millosheviqit, ishin pro-serbe, sikur; S. Millosheviqi ta kishte emëruar zyrtarisht, ministër të tij të jashtëm.
-Duke u bazuar në shumë fakte, nuk lë vend për asnjë pikë dyshimi, kur dihet fakti që miqtë e hapur dhe të maskuar e sollën pas luftës në Prishtinë dhe, madje dhe në parlament i detyruan parlamentarët e Kosovës që, -me apo pa dëshirën e tyre ; ta njohin si kryetar!!! Ideja e shpikjes së “kombit kosovar” ishte në “agjendën” e qarqeve të huaja reaksionare që prej më tepër se gjysmë shekulli; -kjo ide pastaj u pranua dhe u ripërsërit nga “ i famshmi” politikan, I. Rugova, & Co.
–Kjo, herezi e tyre, ne artikullshkruesve nuk na habitë aspak!… Por, habitemi dhe na shqetëson fakti që, pse ish-shokët e komandantit, Adem Jashari po ia lejojnë vetes luksin, të bëhen aq servilë të politikës së tij pro-serbe dhe po e pranojnë aq mjerueshëm politikën e zvarritjes, -që po ia servojnë të huaj Kosovës me vise të tjera shqiptare, bile, herë-herë po krijohet me të drejtë përshtypja se , këta “strategë” të pangopur për pushtetin pa shtet dhe për para; -po ia kalojnë me përulësi edhe vet ish-pacifistit në fjalë…!!!
-Mjafton fakti që këta “vizionarë” të kishin lexuar me kujdes deklaratën e Ana Di Lellio; kur kjo ish zyrtare e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. (OKB-së), duke e vlerësuar “pavarësinë” e Kosovës, sipas Paketës së Ahtisarit thotë: “Kosova mund të bëhet plotësisht e pavarur, vetëm nëse përmbushen të gjitha kushtet e këtij plani. Por, këto kushte, ashtu si standardet e UNMIK-ut dikur, janë formuluar në mënyrë të tillë që nuk mund të përmbushen kurrë””! (Lajmet.com 16.09.2009).
-Mendojmë që, mjafton kjo për të konstatuar se, Pakoja e Marti Ahtisarit dhe shpallja e pavarësisë paskan qenë vetëm mashtrime të mëdha.
-Këto mashtrime ia shtojnë faktet e vërtetësisë që kur forcat e EULEX-it, erdhën në Kosovë, sipas asaj Pakete “të famshme”; me “bishtat” politikë të Planit 6 Pikësh serb; gjegjësisht të zyrtarizuar nga Ban Ki Muni, Sekretar i OKB-së.
–Me këtë rast, citojmë simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin i cili këto ditë deklaroi me të drejtë: “Është për t´u habitur se po manipulon mafia ndërkombëtare në Kosovë”! -Dhe, pikërisht këto ditë me rastin e dy vjetorit të shpalljes së “pavarësisë” dhe parapërgatitjes për “festime madhështore”, nga ata që deri dje u kënaqën me një autonomi të “krahinës së Kosovës” dhe tani janë të stër-kënaqur me një “autonomi të zgjeruar” të ashtuquajtur “pavarësi” e ngarkuar me njëmijë e një bagazhe ligjesh dhe ekzekutivesh të huaja, duke i parë këto në dritën e së vërtetës; Ay, burrë Shqipërie pa hezituar gjatë një interviste në RTK, deklaroi: “Kjo, nuk është pavarësi, kjo është vetëm mashtrim”!…
-Sa dinakë ishin dhe janë dhe sa anti-shqiptarë këta zotërinj “aleatë”; për lexuesit po e japim vetëm një shembull; pasi Bernard Kushneri, ish-përfaqësuesi i OKB-së për Kosovën e pas luftës, dha dorëheqje, për një kohë të gjatë nuk pati të emëruar shef të UNMIK-ut, në Kosovë; -një ditë duke biseduar me sekretarin gjeneral të Partisë Social Demokrate, që ishin në pushtet Erik Bool më njoftoi mua (Xhemil Zeqirin) se: ka diçka
të re, andej nga Kosova: “ OKB-ja e ka emëruar Hans Hakerupin shef të UNMIK-ut në Kosovë”.
–Ky, Hans Hakerupi, atëbotë ishte ministër i mbrojtjes daneze.
“Mirë, ia ktheva, ashtu gjakftohtë: që tani dua të bëj një komunikatë për shtypin shqiptar”.
-Jo, mos të lutem- më tha bashkëbiseduesi im, -mos, sepse ende nuk ashte zyrtare, dhe dije se, unë të tregova ty, si shok imi që je; sepse, ende janë duke u bërë biseda zyrtare me qeverinë serbe. Me atë rast krejt natyrshëm reagova:
“Po çfarë donë kjo diplomaci ndërkombëtare, pse të pyetet qeveria e Serbisë së S. Millosheviqit, kur dihet si na përgjakën e terrorizuan ?
“Ngadalë or mik- ma ktheu ai- sepse, diplomacia ndërkombëtare nuk mendon si ti dhe unë – natyrisht, pajtohem me ty; mirëpo, dije se: përderisa, në fuqi është Rezoluta 1244, Serbia do të pyetet për Kosovën”!
–Ay, përsëri m´ u lut të mos ia them askujt, sepse -unë të tregova në besim-tha ai.
“Në rregull, nuk ka problem”-i thash.
Megjithatë, unë nuk e mbajta fjalën, pa humbur kohë i tregova një shokut tonë, i cili tani është këshilltar i z. H. Thaçi se: “Hakerupi, ka qenë njëri ndër aktivistët më të përkushtuar për intervenimin ushtarak të NATOS-së, ndërsa, tani po emërohet me bekimin e Serbisë, kryeadministrator, në Kosovë.
-Dua të sqaroj këtu lexuesit se: unë në debatet me politikanët danezë, gjatë luftës në Kosovë, isha kundër intervenimit të NATO-s, këtë e bëja jo se kisha dhimbje për forcat gjakatare serbe, -por sepse e dija që udhëheqësit e NATO-s, me Havier Solanën në krye po ia përgatisnin një tragjedi të re për popullin shqiptar në Kosovë e me gjerë.
…Dhe, natyrisht unë do të isha i lumtur; sikur të mos dilnin parashikimet e mija por ja që prej përfundimit të luftës erdhi me dëshirën serbe për ndërprerjen e luftës me Marrëveshjen e Kumanovës; me ç´rast arkitektët e kësaj Marrëveshjeje janë Ahtisari, Millosheviqi dhe Çernomerdini rusomadh…
Vijon
Danimarkë -Suedi, 21 shkurt 2010