Fusha e mejdanit
Çlirim DACI Arberësha ROZI
Në letërsinë popullore shqiptare kanë mbetur antologjike anekdotat nga më të ndryshmet, të huazuara edhe nga popuj të tjerë të Evropës. Ndër to është edhe tregimi mbi fushën e mejdanit .
Thuhej se një her kishin vendosur dy trima për të dalë në fushën e mejdanit për të treguar forcën e tyre para të pranishmeve, mirëpo beteja mes këtyre dy trimave kishte përfunduar shpejt , dhe spektatorët kishin ngelur të habitur, duke shtruar pyetjen të humburit në mejdan se si ndodhi kjo çudi, përgjigja shumë e thjeshtë:
“Nuk ishte edhe aq i fortë mundësi , po unë jam shumë i dobët”
Problemi Maqedono-Grek , si dhe problemi i shqiptarëve në Sllavo-Maqedoni kohëve të fundit si duket se i ka ardhur fundi duke ngjarë shumë me tregimin e fushës së mejdanit, por në situatën tonë i munduri kurrsesi s’po mund të merr veten e të thotë se është i dobëti.
Edhepse fitoret e shtetit të vjetër Helen po i rradhiten një pas një fitoret në arenen ndërkombëtare, “trimi” jonë, Nikolla, dhe trajneri i tij, Ivanov, kurrsesi nuk hedhin peshqirin e të pranojnë humbjen e thellë që pësuan në dy mejdanet: pranimin në NATO, negociata për BE. Duke mos llogaritur dëmet e kësaj beteje me ekuilibër të pabarabartë, politika maqedonase po përqëndron vëmendjen në situatën e brendshme, duke provokuar një mejdan-luftë me aleatin e tij më fisnik shqiptarët, që kur nuk e mohuan identitetin, të cilin e kanë të kontestuar nga gjithë fqinjët për rreth. Krejt kjo po bëhet për të fshehur disfatat që patën nga shteti grek që 19 vite me radhë , si dhe disfatën që pësoi në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, që me ndërmjetësimin e arbitrave ndërkombtarë u ndal fitorja e bindshme e u arrit një kompromis, por me garanci se kurrë më nuk do të del në mejdan.
Me projektet e fundit të qeverisë sllavo-maqedonase, ”Enciklopedia”, “ Shkupi 2014”, mosndërtimi i Burmali Xhamisë –Shkup, mësimi i sllavo-maqedonishtes që nga klasa e parë, mospërfillja e partive shqiptare, kanë sjellë Maqedoninë në një situatë edhe më të papërshtashme për ta, duke shprehur qartë se duan të revanshohen nga disfata e 2001-shit. Dalja si duket do jetë e dhimbshme.
Tanimë me përcaktimin e afatit kohor nga gjykatësit e ndeshjes, Bashkimi Evropian si dhe gjithë faktori ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjeve të brendshme e të jashtme, kanë sjellë lidershipin maqedonas para aktit vetëvrasës .
Zgjedhje mes antikvitetit dhe Sovranitetit, cilën do që të zgjedhësh, humbja do të jetë e pashmangshme dhe pakontestushme. Lehtësim në atë që do të ishte pranimi i humbjes, formim i një shteti federativ mes dy etnive e jo humbje e të dyjave edhe të shtetit edhe të identitetit.
Dhasht Zoti që këtu luftëtari i dobët të vetëdijësohet derisa mos të humbë durimin faktori shqipatarë që edhe një herë t’i vdek në mejdan e ta fiton me humbje të thellë .
Pranimi i rezultatit qoftë edhe negativ është pjesë e lojës dhe korrektësisë.