Adem Demaçi i ka kualifikuar udhëheqësit politikë të Kosovës si njerëz që thonë “po” për çdo gjë që u kërkohet atyre nga bashkësia ndërkombëtare. Ai i ka përkufizuar “yesmanë” njerëzit që e përbëjnë estabilishmentin politik të vendit, të enjten kur e ka mbajtur një ligjëratë përpara studentëve të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me temë “Defektet e politikës së Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare”.
“Shumica e këtyre, po të mos ishin ‘yesmanë’, asnjëri prej tyre, qofshin në pozitë a në opozitë, nuk do të ishin të instaluar aty ku janë. Përzgjedhja e tyre është bërë pikërisht sepse kanë dhënë provime që janë ‘yesmanë’ dhe se mendojnë të jenë të tillë nëpër situata të ndryshme”, është shprehur ish-i burgosuri shqiptar me më së shumti vjet në ish-Jugosllavi. “Fatkeqësisht, po them, ata shumica janë ‘yesmanë’ dhe kjo është ajo pjesa e defektit të politikës kosovare që duhet ta shtyjë popullin që të vetëdijesohet që t’i dallojë gjërat që shihen”, ka thënë ai.

Urim Hasipi-13 prill- Rezultatet tregojnë se vitin e kaluar gjysma e qytetarëve kanë qenë pushim. Pjesa më e madhe e tyre në Maqedoni – 59 për qind, ndërsa më i vizituari ka qenë Ohri. Nga shtete e tjera, qytetarët e Maqedonisë më së shumti kanë shkuar në Greqi 16 për qind, si dhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.

TIRANE-Kur sapo ka kaluar një muaj nga premtimi që Ministri i Jashtëm Ilir Meta bëri nga Beogradi se do të heqë vizat për serbët që shkelin në Shqipëri, qeveria shqiptare e konkretizon këtë vendim.


