Letër e hapur drejtuar z.Ali Ahmeti dhe shokëve të tij
Abedin Zymberi-Kur u përaqitën organizimet e para të luftës së vitit 2001 shumë pak persona guxonin të kapeshin për disa punë që bëheshin në atë kohë. E më pak dikush nga ata që sot po thirren komandanta lufte nuk kishin guximin që në atë kohë të merrnin përgjegjësi. Sot pas shumë dështimeve dhe dallaverave që po iu bëhen ish-ushtarëve të UÇK-së pikërisht nga BDI-ja, ende po keni fytyrë ta manipuloni këtë popull të lodhur, asnjëherë ju që po bëni manifestime të luftës dhe shumica prej jush që po thirren në luftë nuk ia ndëgjuan asnjëherë erën barutit.
Prej përfundimit të luftës e deri më sot BDI-ja e cila edhe thirret si krahu i luftës asnjëherë nuk morri iniciativa të zgjidh problemet e atyre që më së shumti i dhanë luftës, për ata që më së shumti u shkatërruan, edhepse unë dhe kolegët e mij si deputetë kishim shumë amandamente për financimin e shumë projekteve në komunën e Likovës, deputetët e BDI-së ishin ata që votuan kundër dhe sot vini në Sllupcan për t’i gënjyer prap me vendosjen e një Guri.
Turpi edhe më i madh është se në vend që të bëhet diçka për të gjallët dhe të investohet në këto troje të përgjakura nga të gjitha zvillimet historike e sidomos kësaj të fundit, kjo pupullatë u manipulua deri në skajshmëri. Keni filluar nga bishti ti bëni punët. Ku është ligji për ushtarët e UÇK-së? në atë Marrëveshje të Ohrit që ju tërë kohën thirreni shkruan shumë qartë për ish-pjesëmarrësit e Luftës se si duhet të zgjidhet satatusi i tyre.
Ju akoma asgjë s’keni ndërmarrë në atë drejtim. As për familjet e dëshmorëve e as për invalidët e luftës nuk gjetët një formë së paku më të thjeshtë për t’iu dalur në ndihmë, por tentoni t’i manipuloni njerëzit me pllaka dhe përmendore. Më së paku keni pasur nevojë të vini në Sllupçan dhe të vëni një gurë në një shtëpi që vertetë e meriton të jet e tillë, por ka edhe shumë shtëpi të fshatit që ishin të hapura për UÇK-në, i tërë fshati ishte kazerma e UÇK-së, e ju i keni ndarë njerëzit në parti politike, me ata që ju shërbëjne juve si BDI, kurse të tjerët as që i keni vizitu ndonjëherë. Si nuk ju vjen turp që ti dalloni ushtarët në “ata të BDI-së” me “ata të tjerët”? Si mund t’i ndani edhe familjet e dëshmorëve dhe invalidët e tuftës me “të BDI-së” dhe “të tjerët”? Ju nuk keni qenë këtu për t’i ditur aktivitet e kujt kanë qenë më ushtarake, kush ka qenë më luftëtar e kush jo, ne e dijmë edhe dëshmorët që kanë rënë se kush çfarë vlera ka pasur. I keni harruar komandantat e vërtetë që ranë dëshmorë në luftë siç janë: Beqir Sadiku(Sllupcani), Lefter Bicaj(Teli), Fadil Nimani(Tigri) e shumë të tjerë. Sot pas luftës po nderohen vetëm disa familjet e të cilëve janë me BDI-në.
Më vjen keq të them, por shumë keni shkelur mbi vlerat e luftës, sot e keni hutu poullin me një inflacion të komandantave të cilët gjatë luftës disa ikën për në Prizren e disa nuk dilnin nga podrumet, disa as që kishin uniforma. Ku mbetën komandantat e vërtetë të luftës dhe ushtarët e vërtetë? Shumica prej tyre jan vrarë në rrethana të paqarta, një numër i madh janë në burgje, disa në arrati e disa kapën gurbetin. A s’ju vjen aspak turp që të promovoni njerëz që në kohën kur Sllupçani digjej ata nuk ishin këtu dhe sot ju gënjejnë se kan bërë namin? Mos shkelni mbi vlerat e luftëtarëve, mos shkelni mbi gjakun e tyre t derdhur dhe vlerat e tyre! Veçmë 9 vite përfitoni në emër të luftes. Ata që ishin jashtë luftës sot thirren luftëtarë kurse ata që ishin në ball të luftës ku janë sot? Ja unë po ju tregoj ku janë. Xhezair Shaqiri rrin në mal(komandant Hoxha), Harun Aliun(komandant Kushtrimi) e dënuat me burg të përjetshëm, Komandant Bekim Dardhishtën e burgosët ju, komandant Zaim Halili i dënuar me burg të përjetshëm, komandant Naim Halili I dënuar me 4 vite burg, komandant Çakalla i dënuar me 17 vjet burg, bashkë me shumë ushtarë të tjerë.
Shumë prej tyre janë në arrati jashtë Maqedonisë. Pse në vendosjen e kësaj pllake përkujtimore në Sllupçan nuk i kishe komandantat që ishin çdoherë në vijë të parë të frontit, ata sot nuk i thirr të jen prezent. Si nuk ju vjen turp të thirreni si krahu i luftës pas gjithë kësaj që po na ndodh, si nuk keni fare turp të vini në Sllupçan dhe t’i përçani Sllupçanasit mes veti, po edhe mes fshatrave tjerë. Shumë fshatra kishin lëshuar shtëpitë e tyre të cilat u shndërruan në kazerma duke filluar prej Vakcince, disa fshatra të malësisë, Orizare, Likovë, Hotle, Mateç e më vonë edhe në Vishticë e Nikushtak. A jeni të vetëdijshëm se kjo që bëni ju është gjest përçarës? Nëse doni ta nderoni këtë komunë e keni momentin dhe situatën të investoni në projekte të cilave do t’ia shohin hajrin e gjithë popullata e kësaj ane.
Sllupçani sot ka nevojë për zhvillim e jo për pallavra, Sllupçani sot duhet të shpallet i tëri si kala e pamposhtur, sepse i tërë fshati ka dhënë kontributm siç është familja Demiri(e haxhi Hakijës), shtëpia e të cilëve ishte shndërruar në kamp për mobilizimin dhe pranimin e ushtarëve. Ku janë shtëpitë e familjes Emini, aty ku ishte spitali ushtarak dhe kazerma. Ku janë shtëpitë e familjes Demiri(e Gorgiçve) që ishin shtëpitë e para që pranuan ushtarët, ku është shtëpia e Haxhi Selajdinit(dëshmorit të kombit Abdulmexhidit) e cila ishte shtabi i parë i UÇK-së? Ku janë shtëpitë e familjes Avdiu? Ku është shtëpia e Zymberajve(Ibrahimit dhe Isait) që mbante armatimin e parë të fshatit dhe ishte depo e parë e UÇK-së? Ku mbeti shtëpija e Zymberajve ku u vranë 10 anëtarë të kësaj familje(te Skenderi)? Ku mbetën edhe shumë shtëpi e shtëpi të cilat ishin kazerma të ushtarëve të UÇK-së? I tërë Sllupçani ishte kazermë e UÇK-së. Pse tentoni ta përçani popullin, deri kur do të tentoni që me vendosjen e një guri t’i kërkoni votat e këtij populli? Ikni sa më shpejtë nga ky fshat i përgjakur sepse për Zotin do të përgjaken të gjithë ata që luajnë me gjakun e luftës dhe me nderin e këtij fshati! Hiqni dorë nga kjo kala e pamposhtur se për Zotin do t’ju dënojë populli dhe historia!
Lus gjithë Sllupçanasit, bashkëfshatarët e mij që të heqin dorë nga profiterat e luftës, nga hajnat dhe nga ata që më së shumti përfituan nga lufta. Mos të lejojmë që dikush nga jashtë të na përçajë dhe sundojë.
Mos lejoni që ju të jeni vetëm makineri e votave të dikujt. Sllupçani ka burra që dijnë ta mbrojnë dhe ta drejtojnë këtë vënd. Sllupçani ka vlera me të cilat duhet të mburret. Ne nuk do të lejomë që të luhet me ndërgjegjen e pastër të tij!
Ish-komandant i UÇK-së
05.04.2010 Deputet aktual i DR-së
Sllupçan A b e d i n Z y m b e r i