LUIGJ SHKODRANI-LAJME NGA SHQIPËRIA 26.04.10

PS protestë në Durrës, Rama: Më 30 prill të ndalim degradimin e shtetitDURRËS- Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Kryesocialisti Rama i ftoi durrsakët të jenë të pranishëm në sheshin Skëndërbej, së bashku me miqtë e të afërmit për ti dhënë fund kësaj qeverie, që sipas Ramës është zhytur në borxhe.

“Ne do të jemi në 30 prill të gjithë bashkë me shumë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë, për ti dhënë fund një historie degradimi.Qeveria flet për borxhe të reja që i merr po i paguajnë shqiptarët. Ne do ta ndalim përpara se ekonomia jonë të përfundojë përsëri në humnerë, për shkak të kësaj piramide qeveritare të Sali Berishës” – u shpreh Rama nga Durrësi.

 
 
Të bashkohemi të gjithë më 30 prill deklaroi Rama, për ti treguar mbarë europës se vota e vjedhur nuk negociohet.
“Merrni me vete fqinjët, miqtë, familjarët, që të gjithë merrni për ti treguar botës mbarë se ne nuk e shesim lirinë e votës dhe nuk heqim dorë nga e drejta për të jetuar këtu” – u shpreh Rama

Sipas kreut të selisë rozë, kjo nuk është një betejë e lehtë, por duhet “ti japim fund epokës së pushtetarëve, të hapim një epokë të re ku qeveria të jetë e njerzve, dhe këtë e garantojmë vetëm me votën e lirë, vetëm kur populli të japë votën e vetë qeveria do jetë e detyruar të punojë në të mirë të tyre” – tha Rama.

“Jam më i vendosur se kurrë, që ta coj përpara këtë betejë, u bë 20 vjet që Shqipqëria është në tranzicion” – nëvizoi Kreu i PS.
(m.a/BalkanWeb)
 

Europa: Të shqetësuar për vazhdimin e krizës
 
Europa: Të  shqetësuar për vazhdimin e krizësSTRAZBURG- Nga Strazburgu vjen një tjetër apel për politikën shqiptare për të zgjidhur krizën politike e cila po mban peng integrimin e vendit.
E mbledhur sot në mëngjes Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi një deklaratë të përbashkët mbi situatën politike në Shqipëri ku nënvizon shqetësimin e saj për vazhdimin e krizës, pavarësisht kthimit të pjesshëm në Parlament të deputetëve PS.

“Byroja e Asamblesë është e shqetësuar për vazhdimin e krizës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve legjislative në qershor 2009, pavarësisht nga kthimi i pjesshëm në Parlament i deputetëve socialistë të opozitës në vijim të vizitës së Komitetit Presidencial të Asamblesë Parlamentare në Tiranë në shkurtin e kaluar.”- nënvizon APKiE.

Duke reaguar në prag të manifestimeve që dy partitë kanë planifikuar të zhvillojnë saktësisht më 30 prill nga PS dhe 1 maj nga PD, APKE “bën thirrje të gjithë drejtuesve politikë të garantojnë rifillimin e dialogut politik brenda parlamentit dhe të sigurojnë mbështetjen e popullit në këtë proces demokratik.”
“Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë aktivisht dhe në vazhdimësi në punimet e Parlamentit. Duhet të rifillojë pa vonesë funksionimi demokratik i institucioneve të Shtetit me qëllim që të çojë pëpara reformat urgjente të nevojshme për integrimin Evropian të vendit.”- thekson deklarata e përbashkët e Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Në fund të deklaratës Byroja kujton mundësinë për tju drejtuar Komisionit të Venecias për të kërkuar opinion lidhur me qëllimin e hetimit që do të zhvilohet nga komisioni parlamentar, veçanërisht për sa i përket rihapjes së kutive të votimit. Propozimi deri tani nuk pranohet nga opozita.

Më 25 shkurt, deputetët e Partisë Socialiste hynë në Parlament dhe bënë betimin, pasi bojkotuan për gjashtë muaj punimet parlamentare duke kushtëzuar prezencën e tyre në Parlament me aprovimin e dy projekt-ligjeve që kishin përgatitur, për të cilët pretendojnë se janë hartuar për t’i bërë zgjedhjet e qershorit 2009 plotësisht transparente. Më 19 mars, Parlamenti aprovoi një projekt-vendim për ngritjen e një komisioni hetimor mbi zgjedhjet legjislative të qershorit 2009.Në mungesë të një marrëveshjeje mes dy partive kryesore lidhur me mandatin e këtij komisioni hetimor, deputetët e partisë socialiste refuzuan të marrin pjesë në këtë komision.
(s.g/balkanWeb)

 

 
U përmbyt, blen karamele me paret e dëmshpërblimit
 
U përmbyt, blen karamele me paret e dëmshpërblimitSHKODER-Proteston në mënyrë të pazakontë një nga banorët i fshatit Trush në Velipoje, i cili ka pësuar deme te medha materiale si shkak i përmbytjeve që përfshinë zonën e NënShkodrës tre herë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Lush Ndoci sapo ka parë në listat e dëmshpërblimeve se ajo c’ka përfitonte ishte vetëm 5 mijë lek të reja pavarsisht se nga përmbytjet ka humbur fermën dhe bagëtite e tij, ka vendosur që me vlerën e 5 mije lekëve të bleje karamele e të qerase banorët e fshatit e tij dhe fëmijët e shkollës në Trush. E gjitha kjo në shenjë ironie dhe proteste ndaj pagesave modeste të demshpërblimeve. “Mora 50 mijë lek të vjetra dhe thashë, po qeras më mirë nxënësit dhe banorët. Asnjë kokërr nuk coj në shtëpi, pasi vlera e dëmit ka qënë më shumë sesa më dhanë”, tha Ndoci për News24.

“Cofën delet, pulat. Batanijet tek shpija u kalbën, qilimat, orenditë”, shton Ndoci i revoltuar.

Që nga fillimi i këtij viti, zona fushore e Nënshkodrës, u permbyt ne Prill për të tretën herë nga rreshjet dhe shkarkimet e Hidrocentraleve, gjë që u ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik banorëve të kësaj zone.
Qeveria keto dite po shperndan ne vlere monetare demshperblimin per permbytjet e Janarit.

(d.b/BalkanWeb)

 

Skandali i dietave, Topalli shpërblen veten me 73 mijë lekë në muaj

 
Fejzi Braushi
Skandali i dietave, Topalli shpërblen veten me 73 mijë lekë në muaj
 

TIRANË- Skandali i dietave në Kuvend përfshin edhe kryetaren e këtij institucioni, Jozefina Topalli. Ashtu si gjithë deputetëve të djathtë, kryeparlamentarja Topalli në 7 muajt e fundit, në kundërshtim me ligjin “Për statusin e deputetit”, i ka njohur vetes luksin e përfitimit të një shume të konsiderueshme prej 73.2 mijë lekësh të reja çdo muaj si shpenzime në formën e dietave për ardhjen nga Shkodra ku “banon” në Tiranë ku merr pjesë në jetën parlamentare. Ndërkohë që shpenzimet e tjera, ato të telefonit dhe karburantit, ndryshe nga çdo i zgjedhur tjetër, për shkak të detyrës si kryeparlamentare, i gëzon pa limit.

Shpenzimet
Kursimet e bëra nga mbajtja e rrogave të deputetëve socialistë për gjatë periudhës së bojkotit i kanë dhënë mundësi kryetares së Kuvendit që të “shpërblejë” deputetët e djathtë pa përjashtuar as veten e vet me dieta të ekzagjeruar. Kështu, zyra e financës duket se ka qenë e prerë në përllogaritjet e ndarjes së këtij kursimi, pasi e ka trajtuar kryeparlamentaren me dieta mujore me të njëjtën shumë që ka trajtuar edhe gjithë deputetët e tjerë të shumicës qeverisëse. Gazeta ka mundur të sigurojë së fundi edhe tabelat zyrtare të lëshuara nga zyra e financës për shpenzimet dhe pagën e kryetares Jozefina Topalli. Për të 6 muajt e fundit, duke filluar nga tetori, kryetares së Kuvendit, si dhe gjithë të zgjedhurve të tjerë të djathtë, i është akorduar një dietë fikse prej 73.2 mijë lekë të reja, çka presupozon se ajo është trajtuar me ditët e plota të dietave, ashtu siç përcakton ligji për të gjithë deputetët që nuk jetojnë në Tiranë dhe do të duhet të vijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në jetën parlamentare. Ç’ka në rastin e Topallit, ashtu si dhe në rastet e shumë të zgjedhurve të tjerë, nuk rezulton të jetë një referim shumë i saktë ligjor, pasi dihet tashmë që ajo jeton në Tiranë, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Përllogaritja
Ndërsa vendimi i Kuvendit i vitit 2003, i cili i ka dalë në bazë të ligjit “Për Statusin e deputetit” përcakton se “përfitojnë dietë 12 ditë në muaj deputetët që banojnë jashtë qytetit të Tiranes dhe 6 ditë në muaj deputetët që banojnë në qytetin e Tiranës dhe kanë zonën jashtë këtij qyteti”, kryetarja e Kuvendit duket se e ka klasifikuar veten e saj në grupin e parë, pavarësisht se jeton në Tiranë. Kjo pasi në rast se do të kishim respektim të ligjit “Për statusin e deputetit” dhe pikërisht pikës 2 të nenit 14 të tij, kryetarja e kuvendit do të trajtohej me dietë me një masë prej 4 për qind të vlerës së pagës mujore të saj, çka nga llogaritë del diku tek 8.9 mijë lekë. Në rast se do të pjesëtonim shumën prej 73.2 mijë lekësh që evidentohet në lajmërimin e shpenzimeve të Topallit me masën e dietës prej 8.9 mijë lekësh që asaj i takon si kryeparlamentare, i bie që ajo është trajtuar me dietë për me shumë 8 ditë çdo muaj ose me 2 ditë më shumë. Megjithatë në përcaktimin e shumës prej 73.2 mijë lekësh të reja, duket se zyra e financës e cila ka bërë dhe përllogaritjen nuk ka marrë parasysh aspak këtë kriter që përcakton ligji, pasi ajo ka qenë taksative, pra e barabartë, për të gjithë deputetët e djathtë dhe jo një shumë që ka dalë nga shumëzimi masës së dietës ditore me numrin e ditëve për të cilat i është njohur një shpenzim i tillë. Ndërkohë, deputetët socialiste vazhdojnë të trajtohen me një dietë qesharake prej 18.3 mije lekësh në muaj e papërcaktuar në asnjë vendim apo ligj konkret që flet për statusin e deputetit.


Dhjetori, Topalli mori 170 mijë lekë “gabim” për karburantin

Shpenzimet e Kuvendit rezultojnë se kanë arritur kulmin në muajin dhjetor. Nga krahasimi i tabelave të lajmërimeve të kreditimit të shpenzimeve të kryeparlamentares Jozefina Topalli në 6 muajt e fundit, rezulton se në muajin Dhjetor ajo ka marrë plot 244.7 mijë lekë, përveç rrogës prej 222.5 mijë lekësh të tjera. Nga detajimi që zyra e financës i ka bërë shumës së llogaritur si shpenzime për këtë muaj, vërehet se 169.3 mijë lekë Topallit i janë njohur si rimbursim për karburantin pavarësisht se transporti i saj kryhet me mjetet dhe shpenzimet e institucionit, 73.2 mijë si dieta dhe 2.2 mijë për pjesëmarrjet në mbledhjet e Byrosë. Por duket se një interesim i deputetëve të majtë për këtë skandal, ka detyruar kryetaren e Kuvendit që të japë urdhër që ti hiqet sërish kjo shumë e akorduar në mënyrë të paligjshme. Kjo ka detyruar zyrën e financës që në tre muajt e mëpasshëm, pra Janar, Shkurt dhe Mars ti mbajë kryetares nga llogaria e saj e shpenzimeve lekët e dhëna në dhjetor shpenzime për karburantin, duke e konsideruar atë një shumë të dhënë gabim.


Tabelë

Paga mujore e kryetares së Kuvendit 222.5 mijë lekë
Dieta ditore 4% qind e pagës ose 89 mijë lekë
Shuma e përfituar si dietë 73.2 mijë lekë
Ditët e trajtuara me dietë më shumë se 8 ditë
Telefoni celular pa limit
Transporti me mjetet e Kuvendit

Vendimi i Kuvendit i vitit 2003

III. Përfitojnë dietë 12 ditë në muaj deputetet që banojnë jashtë qytetit të Tiranes; 6 ditë në muaj deputetët që banojnë në qytetin e Tiranës dhe kanë zonën jashtë këtij qyteti, si dhe 6 ditë në muaj të gjithë deputetët e tjerë.
IV. Deputetëve u paguhet për shërbime telefonike 17 000 lekë në muaj, ndërsa kryetareve të komisioneve të përhershme dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare më të mëdha 20 000 lekë në muaj.

****

21 prill

Zbulohen super-dieta të firmosura nga J.Topalli

TIRANË – Rrogat e gjashtë muajve të 64 deputetëve të PS-së në periudhën e bojkotit parlamentar nuk kanë qenë të ardhura që mbetën në buxhetin e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre i është dhënë deputetëve të mazhorancës, përmes dietave tejet të fryra, lekëve për karburantin apo telefonin, dhe që në total përbëjnë një shumë që në disa raste ia kalon edhe rrogës, që ata marrin.

Kjo situatë vazhdon ende, ku deputetë të PD-së favorizohen nga kryetarja e Kuvendit në mënyrë krejt antiligjore, ndërsa homologët e tyre socialistë janë bërë pre e penalizimeve pa fund, edhe kur bëhet fjalë për shpenzimet që ata kryejnë në përmbushje të detyrimeve dhe të përgjegjësive të ngarkuara nga detyra që kryejnë. Gazeta “Shekulli” disponon faturat e lajmërimit të kreditimit të shpenzimeve të muajit mars për disa deputetë të djathtë dhe të majtë, ku natyrisht evidentohet qartë ndryshimi i përfitimit financiar i të zgjedhurve socialistë, si dhe abuzimi që në këtë rast bën kryeparlamentarja në shpenzimin e buxhetit të institucionit të Kuvendit. Nga krahasimi i këtyre tabulateve vihet re se të gjithë deputetët socialistë për muajin mars janë trajtuar financiarisht vetëm me 18.3 mijë lekë për dieta, ndërsa nuk u është kompensuar asnjë lek qoftë për karburantin ashtu edhe për telefonin.

Ndryshe nga ata, kolegët e tyre të djathtë përveç dietave të majme që arrijnë deri në 74 mijë lekë të reja, janë trajtuar financiarisht edhe për karburantin që kanë konsumuar në udhëtimet e tyre, për telefonin celular, çka në total në disa raste shuma ka shkuar deri në 160 mijë lekë të reja. Kështu, deputeti socialist i Beratit, Erion Braçe, ka mundur të marrë si kompensim për shpenzimet e muajit mars vetëm 18.3 mijë lekë dhe këto të detajuara vetëm si dieta dhe nuk i është paguar kompensuar as karburanti dhe as telefoni, megjithëse kjo parashikohet në ligjin “Për statusin e deputetit”.

Ndërkohë që kundërshtari i tij i të njëjtit qark, Lefter Maliqi, pavarësisht largësive të barabarta nga Tirana ka marrë në total 140 mijë lekë të reja, nga të cilat 73.2 mijë si dieta (një deputet që banon në Tiranë i paguhen 6 ditë dieta me nga 30 mijë lekë, ndërsa një deputeti që banon jashtë Tirane i njihen 12 ditë të tilla), 40.5 mijë për karburantin, 17 mijë për telefonin, si dhe 9 mijë lekë për pjesëmarrjen në komisione. Në rastin e Maliqit duhet të theksojmë se nga deklarata e tij e pasurisë në ILDKP rezulton se ai ka shtëpi në Tiranë.

Pra, nga krahasimi i të dhënave duket qartë trajtimi me dy standarde që Kuvendi i bënë deputetëve të të njëjtit qark, pavarësisht se ligji parashikon një trajtim të barabartë mes tyre. Një tjetër rast është ai deputetit Taulant Balla, i cili ashtu si Braçe ka marrë vetëm 18.3 mijë lekë për dieta, duke mos iu njohur as kompensimi i karburantit dhe as i telefonit. Ndërsa kolegu i tij i të njëjtit qark, Luçiano Boçi, ka përfituar në total 139 mijë lekë të reja, nga të cilat 73.2 mijë lekë dieta, 37.8 karburant, 17 mijë lekë telefon dhe 10.8 mijë lekë nga komisionet. Pra, sërish vihet re fenomeni i favorizimit të deputetëve të djathtë. Një rast akoma më flagrant përbën ai i deputetit Igli Cara, i cili pavarësisht se është deputet i Durrësit, pra vetëm 30 km larg Tiranës, ka mundur të marrë në total 132 mijë lekë, nga të cilat 73.2 mijë si dieta, 33.3 mijë për karburantin dhe 17 mijë lekë për telefonin. Pabarazia mes deputetëve të djathtë dhe të majtë bëhet edhe më e madhe në rastin e deputetëve të zonave të largëta.

Kështu, ndërsa deputeti socialist Qemal Minxhozi ka përfituar si dietë vetëm 18.3 lekë, kolegu i tij i djathtë i të njëjtit qark Bedri Hoxha ka marrë plotë 160 mijë lekë të reja si dieta, karburant, telefon dhe për pjesëmarrjen në komisione, ose thënë ndryshe rreth 300 mijë lekë më shumë sesa rroga që ai merr si i zgjedhur.

Marre nga Shekulli
 
 

KE: Shqiperia permbush kriteret per vizat
Rozeta Rapushi
 
 
Shqiperia ka permbushur kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave plotesisht dhe pergjithesisht ne disa kapituj. Ne nje raport prej 44 faqesh te perpiluar nga Komisioni Evropian per procesin e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, jepet vleresimi per arritjet e bera nga vendi yne ne lidhje me kete proces, duke u pergezuar plotesimi i kerkesave per sigurimin e kufijve si dhe prodhimit te dokumenteve te sigurta te identitetit. Raporti do te diskutohet diten e marte dhe sipas tij, Shqiperia ka permbushur plotesisht, nje nga kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per sa i perket procesit te prodhimit te dokumenteve te identitetit dhe sigurimit te kufijve.
 
 Ne dy blloqe te tjera, vleresohet se pergjithesisht objektivat u arriten dhe per bllokun e fundit, se eshte permbushur pjesa me e madhe e tyre. Duke vleresuar se Shqiperia ka miratuar nje numer te madh ligjesh vetem ne tre mujorin e pare te ketij viti, ne raport permendet fakti se nje gje e tille eshte bere edhe ne mungese te opozites ne parlament. Miratimi i nje kuadri te madh ligjor nga Shqiperia, eshte vleresuar nga Komisioni Evropian, i cili kerkon tashme ne raport qe vendi yne ti zbatoje ne menyre efikase ato. Me ne detaje, ne raport permendet se disa nga ligjet e miratuara ndonese me vonese, jane ai per mbrojtjen ndaj diskriminimit, plani i aksionit ndaj korrupsionit, ligji anti-mafia, plani i ri i aksionit kunder droges, ligji i ri per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtje kriminale si dhe rregullat per ceshtjen e azilit. “Periudha e plotesimit te ketyre kritereve, deshmon se prania e opozites ne parlament nuk ka qene e domosdoshme, duke nxjerre pikepyetje perse ky kuader ligjor nuk u miratua menjehere pas zgjedhjeve, apo madje dhe gjate 12 muajve perpara tyre, qe nga momenti i marrjes se udherrefyesit”, thuhet ne raportin e KE-se.
 
 Ky komision i sugjeron Shqiperise gjithashtu qe te zbatoje strategjine dhe planin e aksionit kunder pastrimit te parave dhe krimit financiar, per luften ndaj krimit te organizuar e terrorizmit, per te cilat kerkohen me shume perpjekje per rezultate konkrete dhe zbatim efikas te kuadrit ligjor. “Duhet te garantohet dhe zbatohet e drejta e refugjateve per te pasur dokumente identifikues dhe sistemi MEMEX eshte operacional, por duhet te eksplorohet potenciali i plote i tij”, permendet ne raport. Per trafikun e qenieve njerezore, vleresohet se shume pak ceshtje i kaluan gjykates gjate vitit 2009 si dhe kerkohet zbatim i metejshem i Konventes se Keshillit te Evropes ndaj ketij fenomeni, vecanerisht per te integruar dhe shkolluar femijet e trafikuar. Operacionet e njesise se krijuar ne Policine e Shtetit, fale ligjit anti-mafia, duhet te koordinohen me ato te hetuesise, dhe stafi duhet trajnuar sic duhet, kerkon Keshilli i Evropes. Po keshtu, ne raport theksohet se nevojiten me shume trajnime te specializuara ne Policine e Shtetit dhe nderrimet e shpeshta te personelit te trajnuar duhet te reduktohen.
 
“Duhet trajnuar policia dhe prokuroria ne fushen e bashkepunimit nderkombetar gjyqesor, per te rritur vetedijen e sistemit te perbashket operues per ceshtje te trafikut ilegal”, vijon raporti. Vleresimi dhe kerkesat e Keshillit te Evropes Ligji per mbrojtjen ndaj diskriminimit Plani i aksionit ndaj korrupsionit Ligji anti-mafia Plani i ri i aksionit kunder droges Ligji i ri per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtje kriminale Ne fushen e azilit, rregullat per apel u qartesuan me udhezim te Keshillit te Ministrave Kerkohet Forcim i kapaciteteve te agjencive qe merren me trafikun e qenieve njerezore. Te miratohet nje strategji me masa konkrete per te lehtesuar kthimin dhe integrimin e personave te riatdhesuar. Ne menaxhimin e kufijve, aksesi ne te dhenat e Interpol-it, eshte i mundur, por nuk eshte i automatizuar. Ligji i ri per organizimin dhe funksionimin e Agjencise per Administrimin e Aseteve te Konfiskuara. Te rritet bashkepunimi mes policise dhe prokurorise
 
Koha Jone
 
 
Ministri Basha: Kriteret e BE për vizat janë përmbushur, presim vendimin pozitiv
  
 
Ministri Basha: Kriteret e BE për vizat janë përmbushur, presim vendimin pozitiv

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, deklaroi sot se Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kriteret e udhërrëfyesit të Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave. Në fjalën e mbajtur gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë së Brendshme, Basha tha se “tensionimi i qëllimshëm apo përpjekja për tension social dhe politik nëpërmjet protestave, për të cilën është përdorur një retorikë e papranueshme, nuk le asnjë gjurmë të mirë dhe asnjë shije të mirë tek partnerët tanë dhe natyrisht që kjo nuk jep asnjë kontribut pozitiv për procesin e liberalizimit të vizave”. “Shqipëria ka bërë progres solid e të dukshëm në plotësimin e kritereve dhe ne presim nga Komisioni Evropian, brenda një kohe jo fort të largët, një propozim pozitiv për heqjen e vizave”, siguroi ministri i Brendshëm. Përsa i përket kritereve teknike për vizat, ai tha se Shqipëria është e para në rajon, madje dhe para atyre vendeve që kanë përfituar tashmë nga liberalizimi. Por, sipas tij, se kur do të ndodhë ky proces për vendin tonë do të varet vetëm nga axhenda e Brukselit.
 
Koha Jone