Stamboll, 29 prill – Turqia ka bërë të ditur se do të ndërtojë një urë të tretë mbi Bosfor për të lehtësuar trafikun në Stamboll, që është dhe qyteti më i madh turk.
Ura, që do të kushtojë rreth 6 miliardë dollarë, do të jetë njëherësh një lidhje e re mes Evropës e Azisë, raporton REL.

Në një tjetër projekt madhor për lidhjen e dy brigjeve, evropiane dhe aziatike të Stambollit, është paraparë edhe ndërtimi i një tuneli ku do të kalojë hekurudha që do të jetë 60 metra nën nivelin e detit.