Presidenti Topi niset për të marrë pjesë në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik.
Luigj Shkodrani Lajme nga Shqipëria -4 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, u nis sot për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin XIII Ekonomik Euro-Aziatik që do të zhvillohet në datat 5-7 maj në Stamboll. Në këtë Samit të organizuar nga Fondacioni Marmara, do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh, ministra, akademikë dhe drejtues të dhomave të tregtisë dhe ekonomisë së vendeve nga Evropa Juglindore, nga rajoni i Detit të Zi dhe i Kaspikut, Kaukazi, etj.
Politikat euro-aziatike për zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik, çështje të kapërcimit të krizës botërore ekonomike dhe financiare, politikat e zbatimit të projekteve të përbashkëta energjitike, rritja e prosperitetit për të gjithë vendet dhe e harmonisë mes popujve, janë disa nga temat kryesore që do të trajtohen nga pjesëmarrësit në këtë Samit.
Gjatë punimeve të Samitit XIII Ekonomik Euro-Aziatik, Presidenti i Republikës do të mbajë fjalën në seancën plenare të hapjes në emër të personaliteteve të huaja së bashku me Presidentin maqedonas Ivanov. Po ashtu, Presidenti Topi pritet të zhvillojë një vizitë në Bashkinë e Shishlit, ku kryebashkiaku Mustafa Sarugyl do i dorëzojë Kryetarit të Shtetit shqiptar çelësin e qytetit, gjatë një ceremonie të posaçme.
Marre nga faqja e Presidentit.
Kryeministri Berisha takon delegacionin e rajonit të Friuli-Venecia-Guilias (FVG)
|
– Në kuadër të fuqizimit të partneriteteve për të koordinuar strategjitë rajonale në fushën e shëndetësisë dhe atë sociale ky rajon ofron mbështetje për Shqipërinë që zhvillimi t`i shërbejë mbi të gjitha integrimit europian.
Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të rajonit të Friuli-Venecia-Guilias (FVG) të kryesuar nga drejtori i departamentit për shëndetësinë dhe politikat sociale. Zoti Vladimir Kosic, e falënderoi Kryeministrin për takimin dhe i përcolli përgëzimet dhe një ftesë nga presidenti i rajonit z. Renzo Tondo.
Në kuadër të fuqizimit të partneriteteve për të koordinuar strategjitë rajonale në fushën e shëndetësisë dhe atë sociale ky rajon ofron mbështetje për Shqipërinë që zhvillimi t`i shërbejë mbi të gjitha integrimit evropian. Z. Kosic u shpreh se ndër prioritetet që ata kanë në politikat e tyre shëndetësore janë fusha e onkologjisë, çështjet e personave me aftësi të kufizuar, kujdesi për nënën dhe fëmijën, teknologjia e avancuar biomjekësore, menaxhimi i sistemeve shëndetësore etj. Që prej vitit 1992 në spitalin Burlo Garofolo janë trajtuar pacientë nga Shqipëria, por është i mirëpritur formalizimi i bashkëpunimeve në fusha të ndryshme me Ministrinë e Shëndetësisë.
Në përbërje të delegacionit ishte dhe zv/presidentja e Informest znj. Silvia Acerbi e cila informoi Kryeministrin për aktivitetin e agjencisë për zhvillim e bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik dhe shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Shqipërinë në projekte të ndryshme. Kryeministri shprehu mirënjohje në radhë të parë për ndihmesën në trajtimin e pacientëve shqiptarë si dhe theksoi se bashkëpunimi i tyre ofrohet në një moment shumë të rëndësishëm për shëndetësinë dhe reformën e saj.
Kryeministri u shpreh se vetëm pak ditë më parë kërkoi që të punohet për kalimin e shërbimit të onkologjisë pranë QSUT-s në Institutin Onkologjik dhe se bashkëpunimi me qendrat më të mira të fushës në rajonin e FVG do t`i shërbejë jo vetëm diagnostifikimit e trajtimit më të mirë të sëmurëve por dhe përmirësimit të aktivitetit shkencor.
Duke vlerësuar përparësitë që ka ky rajon kryeministri Berisha u shpreh se çështja e personave me aftësi të kufizuar është trajtuar me kujdes nga qeveria dhe për këtë kategori janë bërë investime të mëdha, megjithatë është shumë e mirëpritur ndihmesa e tyre.
Në fund të këtij takimi z. Kosic vlerësoi shumë ndjeshmërinë dhe kontributet konkrete të kryeministrit në fushën e shëndetësisë dhe reformat që po ndërmerren në Shqipëri dhe u shpreh se ishte i impresionuar në gjetjen e gjuhës së përbashkët për problemet e nevojat e rrugëzgjidhjen e tyre. Kryeministri Berisha e siguroi z. Kosic se do të ndjekë me kujdes zbatimin e ecurinë e marrëveshjeve dhe projekteve me rajonin FVG. Marre nga faqja e Kryeministrit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pushtohet nga lodhja dhe ankthi
Eneida Jaçaj Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi i dikurshëm i paradave dhe festave, orët e fundit ka nisur të pushtohet nga ankthi teksa brenda çadrave qëndrojnë të ngujuar 19 deputetët e PS-së dhe mbi 180 mbështetësit e tyre. Distanca me godinën përballë, ku punon kryeministri Berisha, është e “murosur” me forca policie që duken të rraskapitur nga orët e gjata të shërbimit dhe vapa përvëluese. Greva e urisë maratonë dje shënoi ditën e katërt të saj dhe në radhët e grevistëve që kanë filluar ta ndiejnë drobitjen në trup u shënua rasti i parë i urgjencës. Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, u shtrua në spital. Por të ngujuarit nuk tërhiqen në kërkesën e tyre për të bërë transparencën e votës së lirë, betejë kjo e nisur të paktën 8 muaj më parë. Mjedisi Koha Shqetësimet Deputetja Trafiku Marre nga gazeta Albania Replika deputetësh në Bruksel, PS-PD përplasen para eurodeputetëve04/05/2010Ylli Pata |
Seanca e parë e Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Situata e komplikuar, Mirel paralajmëron për pasoja
Në ditën e parë të punimeve të mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë është përcjellë në mënyrë direkte kërcënimi i Brukselit zyrtar se acarimi i krizës dhe moszgjidhja e saj do të ndikojë direkt në opinionin për statusin e vendit kandidat, që do të thotë shtyrje të mëtejshme të integrimit të vendit në BE. Deklaratat janë bërë në mënyrë të qartë nga kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan, si dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel. “Lajmet që vijnë nga Tiranë tregojnë se situata po bëhet gjithnjë e më shumë e komplikuar. Mendimi im është që zgjidhja duhet të bëhet në institucione demokratike, të cilat duhet të respektohen”, theksoi kreu i delegacionit, Eduard Kukan, i cili bëri të ditur se të gjitha apelet që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare nuk po dëgjohen nga palët në vend. Ndërkaq, zyrtari i lartë i Brukselit, Pierre Mirel, deklaroi se “dua t’i bëj vetes një pyetje se në këtë fazë të procesit integrues të Shqipërisë, një grevë urie do të thotë të ecësh përpara në këtë fazë të procesit, kur ne po përgatisim opinionin për aplikimin tuaj në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian? Kjo nuk është një pyetje për analistët politikë, por në përputhje me kriteret politike që është funksionimi efikas i institucioneve demokratike. Si do t’i përgjigjeshim ne kësaj pike në opinionin tonë? Sigurisht që Parlamenti shqiptar nuk po funksionon prej tetë muajve dhe kjo do të reflektohet siç duhet në opinionin tonë”. Pas fjalimeve të drejtuesve të takimit ka nisur një përplasje deklaratash mes deputetëve të PS-së dhe PD-së në selinë e Parlamentit Europian, që është reflektuar më pas edhe nëpërmjet eurodeputetëve. Deputetja socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se greva e opozitës nuk është presion, pasi socialistët kanë dhënë prova që kërkojnë dhe duan një kompromis, ndaj kanë hyrë në Parlament dhe kanë njohur rezultatin legal të zgjedhjeve. Sipas Leskajt, ka qenë reagimi kryeneç i mazhorancës që e ka detyruar opozitën të hyjë në grevë urie. Pas Leskajt ka folur deputeti i PD-së, Jemin Gjana, i cili deklaroi se në “Shqipëri nuk ka krizë, por shah mat politik, ne jemi në ngërç që duhet ta zgjidhim sipas institucioneve. Nënkryetari i delegacionit të PE-së për Shqipërinë, Viktor Bostinaru, ka përkrahur protestën e opozitës dhe ka kërkuar që kriza politike të zgjidhet sa më shpejt, duke ulur në tryezë si mazhorancën ashtu edhe opozitën. Eurodeputeti rumun ka sjellë si shembull vitin 2001, kur zonja Doris Pack, atëherë kryetare e delegacionit, erdhi me mision special në Shqipëri për të gjetur konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, që si rezultat solli zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Zonja Pack ka replikuar menjëherë, duke thënë se nuk ishin faktet ashtu siç tha parafolësi. Më pas ka nisur një përplasje mes deputetëve shqiptarë me tone të larta, duke sjellë klimën e seancave tona plenare. Në seancë janë zhvilluar replika në mes deputetëve të PD-së dhe PS-së. Por pjesa më e rëndësishme e takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit do të zhvillohet ditën e sotme, ku do të diskutohet një draft-deklaratë e përbashkët, që do të miratohet në fund. Gjithashtu gjatë ditës së sotme do të ketë një deklaratë të posaçme edhe nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule, i cili do të mbajë një konferencë për shtyp. Në ditën e djeshme, është shpërndarë në mbledhjen e Komitetit edhe raporti i fundit i organizatës FRIDE. Deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka deklaruar dje nga Brukseli për mediat se vihet re një rritje e temperaturës për atë që po ndodh në Shqipëri. Sipas Bushatit, disa eurodeputetë kanë deklaruar se ishte zoti Berisha shkaktari i situatës, pasi ai ishte edhe autori i zgjedhjeve problematike të vitit 1996.
Marre nga gazeta Shqip.
Greva nuk e pengon ëndrrën e shqiptarëve
Topalli
Asnjë grevë urie nuk mund ta prishë ëndrrën e shqiptarëve për liberalizimin e vizave. Kjo ishte deklarata që bëri dje kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke iu përgjigjur interesit të mediave për grevën e urisë së deputetëve socialistë dhe simpatizantëve të tjerë të PS-së. “Unë besoj se 22 veta apo 220 veta nuk mund ta prishin kurrë ëndrrën e liberalizimit të vizave”, deklaroi Topalli. Nisur nga kjo, Kryetarja e Parlamentit shprehu mirënjohjen për 12 ministrat e Jashtëm të BE-së, të cilët më 30 prill u dërguan një letër autoriteteve më të larta që kanë në dorë vendimin për liberalizimin e vizave. “Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, autoritetet kryesore, shohin se shqiptarët janë të vendosur për të ecur përpara në proceset për liberalizimin e vizave dhe për këtë natyrisht është e rëndësishme që dialogu të bëhet në Parlament”, theksoi kryeparlamentarja. Sipas Topallit, kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk ka interes për dialog dhe se kjo ishte e trishtueshme. Nga ana tjetër, Topalli theksoi se incidenti me djegien e flamurit të NATO-s, ishte i paprecedentë. Por, sipas saj, pavarësisht se ishin disa militantë të Edvin Ramës që e dogjën këtë flamur, kjo nuk ka lidhje me shqiptarët, që janë njerëzit më pro NATO dhe më pro europianë në të gjithë rajonin.
Nga Shqip.
Flora, ekonomistja në grevën para kryeministrisë: Vajza ime më jep kurajë
TIRANË – Qëndron në cepin e çadrës së madhe, atu ku prej katër ditësh ndodhen 200 burra e gra. Që kur opozita vendosi të ndërmarrë hapin ekstrem të betejës politike, Flora ka zënë qoshëzën e çadrës, paçka se vetëm katër metra rrugë e ndajnë nga kryeministria. Pikërisht në këtë qoshëz, janë mbledhur të gjitha gratë që marrin pjesë në grevën e urisë. Në fillim ishin dhjetë, e tash e tutje do të jenë 9 për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Klodiana Spahiut. Por, duket se ky fakt nuk ka pezmatuar asnjë prej grave që vijon në kushte të rënda grevën e tyre. I ka bërë më të forta, aq sa të gjitha urojnë që shëndeti mos t’i braktisë deri në ditën e fitores.
***
Vendosi të futet në grevë urie e bindur që prej aty do të dalë me fitore. Për kërkesat që ka parashtruar opozita, Flora është gati të vetëflijohet, pasi për të, këto 20 vite nuk kanë qenë vitet për t’i harruar të jetës së saj. Ndaj ka braktisur familjen, (ajo është personi i vetëm që kujdeset në një shtëpi prej 6 anëtarësh) e bindur se vetëflijimi është rruga e vetme për të ndryshuar këtë vend. “20 vitet më të bukura të jetës sime më kanë kaluar në mjerim, varfëri dhe pa asnjë shpresë për të nesërmen. Unë nuk dua që fëmijët e mi të kenë të njëjtin fat, ndaj dhe nuk e kam menduar dy herë kur krerët e partisë që unë besoj se do t’i ofrojnë një të ardhme më të mirë të këtij vendi vendosën të ndërmarrin këtë hap”, – thotë Flora Hasanaj. Gruaja 45 vjeç është nënë e dy fëmijëve dhe për këtë vendim ka miratimin e familjes së saj. Flora të tregon, tejet e kënaqur, mesazhet e së bijës. Ajo jo vetëm e përkëdhel dhe i jep kurajë, por i thotë me plotë gojën sa krenare ndihet për të. Nuk është vetëm ajo dhe 8 gra apo 110 burra që prej katër ditësh tashmë kanë nisur luftën e tyre, jo vetëm kundër urisë. Ata kanë përkrahjen e familjarëve të tyre, e qindra e qindra njerëzve që jo vetëm i bëjnë të ndihen më krenar, por edhe të vlerësuar për sakrificën e tyre. Ndaj duket se jo vetëm Flora Hasanaj, por edhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë grevë urie, luten në zë që shëndeti mos t’i braktisë deri në ditën e fundit.
______________
Leka, shkodrani në grevë urie me deputetët e PS
Historia e Lekës, shkodranit grevist që gjendja e keqe ekonomike e ka renditur mes grevistëve të opozitës
Nuk i ka kaluar të 40-at dhe tek e sheh ashtu të mbushur me thinja, të parruar dhe në gramat e para të urisë përnjëmend beson se është 60 vjeç. Vitet e mbijetesës më shumë se sa ngujimi prej 24 orësh kanë lënë gjurmët e tyre mbi supet e shkodranit. Leka është një prej 200 burrave që mbrëmjen e së premtes vendosën të ngujohen në kërkim të votës së liri. Por duket se ky është emëruesi i përbashkët i të gjithëve, pasi ashtu si dhe Leka të gjithë kanë një barrën e tyre të halleve, çka i ka sjellë gjithsecilin prej tyre në shesh, që kur opozita nisi udhën e saj të protestave.
Leka nis të rrëfejë arsyet përse ka vendosur të jetë një prej grevistëve të urisë të ngujuar përballë kryeministrisë, në mesin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në orët e vona të natës çadrat e grevistëve janë rrethuar nga të afërmit e tyre. Ata kujdesen për shëndetin, apo edhe sjellin ndërresat e trupit. Askush prej grevistëve nuk del përtej kangjellave që rrethojnë çadrat, që orëve të vona të natës janë e vetmja mburojë e tyre. Nga larg i përshëndesin dhe mundohen më shumë se sa veten të mbajnë me gajret njerëzit e afërm, në sytë e të cilëve lexohet frika e së nesërmes. Mjekët thonë që gjendja e grevistëve është relativisht e mirë, shqetësimi lexohet në sytë e familjarëve.
Edhe të afërmit e Lekës gjenden aty, paçka se shkodrani të thotë se kjo punë do t’i dalë për mirë. “Kam gjashtë vjet pa punë, dhe dy fëmijë me një rrogë të gruas. Unë e di si ia dal, ndërkohë që në bazë të ligjit kam me vendim gjykate të drejtën për tu rikthyer në punë apo edhe shpërblimin për shkarkim të padrejtë nga puna”, – thotë Leka.
Lekë Njebza është ekonomist, dhe pikërisht varfëria ekonomike e ka sjellë në protestë. Po për këtë qëllim edhe të vetësakrifikohet, duke u shprehur se nuk do të heqë dorë deri në plotësimin e kërkesave të opozitës. Më shumë se sa uria mbi shpatullat e 40-vjeçarit duket se rëndon varfëria. Skamja dhe pamundësia e punës është bërë e papërballueshme për shkodranin.
Ndaj dhe Leka nuk e ka menduar dy herë, kur strukturat drejtuese të Partisë Socialiste vendosëm të përshkallëzojnë protestën e tyre. Ai është radhitur ndër 180 simpatizantët e Partisë Socialiste përkrah 22 deputetëve, në opozitën më të pazakontë të ndërmarrë nga opozita. Leka është i bindur që aty nuk do të dalë deri në përmbushjen e kërkesave. Duket se ky është vendimi i gjithsecilit prej tyre, ku hallet e përditshmërisë janë mbledhur aq shumë sa për tu ngujuar shi përpara kryeministrisë, dhe presin që e nesërmja ardhtë e bardhë për të gjithë shqiptarët.
********
Deshton antimitingu qeveritar
Ashtu sic edhe pritej, kanë deshtuar pritshmëritë e organizatorëve, në koncertin e sotem festiv të thirrur nga qeveria e Tiranes si antimiting ndaj protestes se opozites qe eshte shkallezuar ne nje greve urie masive.
Shumica e pjesemarresve, kane ardhur, kane nenshkruar ne listat prane zyrtareve te PD-se qe monitoronin pjesemarrjen nga qendrat e punes dhe jane larguar, duke qene se edhe njoftimet e para ishin se nuk do te kishte pjesemarrje dhe fjalime te politikaneve te qeverise.
Kur ka nisur koncerti, ne momentin qe po kendohej nje kenge me tekst “Shqiperia po marshon” etj, ne shesh nuk kishte me shume se 4 mije vete dhe tendenca ishte per tu larguar drejt Kodrave te Liqenit prane Sheshit Nene Tereza.
Duke pare kete zhvillim, eshte vendosur qe shesh te vije J.Topalli e pak me pas edhe vete Berisha megjithe deklaraten zyrtare te PD se nuk do kishte fjalime dhe pjesemarrje politike ne tribune. Pas fjalimit te ketij te fundit, turma eshte shperndare thuajse e gjitha, megjithese koncerti duhej te vazhdonte.
| Protesta e PS, 3 grevistë rëndë Rama: S’ndalemi para kauzës Patozi: S’hapim kutitë | ||||||
![]() |
||||||
| TIRANE- Gjëndja shëndetësore e njëzet e një deputetëve grevistë dhe 180 mbështetësve të tyre sa vjen e përkeqësohet. Ata vazhdojnë të qëndrojnë në cadrat e vendosura para godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kuadër të protestës të nisur në datën 30 prill në betejën për përmbushjen e kauzës për transparencën e votave. Rama: Nuk ndalemi , “greva nuk bëhen për pushtet, por për të garantuar transparence”. Zv kryeminsitri Meta fton opozitën për dialog. Patozi: Kushtetuta nuk lejon hapjen e kutive
ORA 14.30 GJIKNURI REPLIKON ME PATOZIN: ASNJE VENDIM NUK NDAL HAPJEN E KUTIVE ORA 14:20 DY DEPUTETE TE TJERE RENDE ORA 14:00 PD, PATOZI: HAPJEN E KUTIVE E NDALON KUSHTETUTA “Hapja e kutive ndalohet nga neni 20 i Kushtetutës”- tha Patozi duke shtuar se -edhe vendimi i Gjyk.Apelit ndalon hapjen e kutive. Sipas tij vendimet janë nga dy nivelet supreme të Gjyqësorit ORA 13:30-RAMA: NUK NDALEMI SE NUK PROTESTOJMË PËR INTERES Para cadrave të grevistëve, Kryetari i Partisë Socialiste bëri të ditur në një komunikim me shtypin sot se protesta me grevë urie nuk do të ndalet pasi qëllimi është një kauzë e madhe dhe jo interesi. Lideri i opozitës insistoi se nga ana e mirëqënies të gjitha vendet e rajonit janë më mirë se Shqipëria ndërsa kryeministri ynë flet për një vend që ka bërë zili edhe Kinën dhe Francën”. ORA 11:35 META OPOZITA TE REFLEKTOJE. ZGJIDHJE PERMES DIALOGUT ORA 11.30: NJE QYTETAR GREVIST DERGOHET NE SPITAL. BROKAJ: DIABETIKET TE NDERPRESIN GREVEN ORA 10:58 GJONI: NUK LEVIZIM NGA BULEVARDI PA HAPUR KUTITE ORA 08:30-DADE: GJENDJA E GREVISTEVE PO RENDOHET, POR MORALI I LARTE ORA 07:10 HYSI: BERISHA QENDRIM CINIK NDAJ GREVISTEVE Ajo u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e zgjedhjeve dhe se “ajo që bëhet sot është të gënjesh të luash me ato terma që ndërkombëtarët i pëlqejnë sic është reskeptimi i Kushtetutës, respektimi i vendimeve të gjykatave” 3 MAJ ORA: 19:41- RAMA: ASNJE VENDIM GJYKATE NUK PENGON TRANSPARENCEN “Sot dita për ne nisi me një barrelë pa u gdhirë, kur la kampin e grevës për të shkuar në spital deputetja Klodiana Spahiu, e cila nuk deshi të na dëgjonte dhe u fut në grevë pavarësisht një problemi të vjetër në stomakun e saj. Unë i përulem me mirënjohje Klodit” u shpreh Rama. Kryesocialisti komentoi reagimin e sotëm të kreut të qeverisë në lidhje me aksionin e opozitës duke i bërë thirrje Berishës ti tregojë popullit vendimin e gjykatës që ndalon transparencën, që sipas Ramës nuk ekziston. “Berisha përsëriti gënjeshtrën se transprencën e pengon vendimi i gjykatës . Tregoja popullit vendimin e gjykatës që, po mandatin tënd e ke me vendim gjykate. Vendim gjykate që ndalon transparencën nuk ka” u shpreh Rama. Kryetari i opozitës , duke folur në kuadër të ditës së shtypit, ka akuzuar qeverinë për kontrollin e Televizionit Publik Shqiptar duke paralajmëruar pezullimin e pagimit të taksës nga ana e popullit opozitar. “Paralajmëroj sot publikisht tutorin e TVSH, se nëse shfaqja e ulët e TVSH nuk ndërpritet, atëherë do të ndalet kontributi i cdo votuesi opozitar për të”, shtoi Rama. Greqi, 18 emigrantë në grevë urie: Të hapen kutitë, të ikë BerishaShekulli Online
ATHINË- Grevës së urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre në Tiranë i janë solidarizuar 18 emigrantë shqiptarë në Athinë.
Në një apartament të Athinës, 18 shqiptarë janë ngujuar në solidaritet të grevës së PS-së për transparancë.
Lajmin e ka njoftuar emigranti Skënder Hysa, që jeton prej 21 vitesh në Greqi. Ai ka deklaruar në linjë telefonike për “News 24”, se do të dijë se kush ka votuar në emër të tyre. “Kemi dy kërkesa kryesore, të hapen kutitë brenda datës 10 dhe të largohet Sali Berisha nga drejtimi i qeverisë”- ka thënë ai. Hysa ka sqaruar se nuk përfaqësojnë asnjë lëvizje socialiste, por janë solidarizuar pas protestës mbarëpopullore e madhështore të 30 prillit në Tiranë.
|
Meta, tjetër ftesë për dialog PS-së: Greva e urisë, barrikadë artificiale
“Ftoj grevistët e urisë për një zgjidhje demokratike. Është momenti për dialog”- ka thënë Meta.
Kjo eshte deklarata e dute e Metes per greven dhe vjen pas asaj te dhene gjate kongresit te rinisë së LSI-së, ku tha se të gjitha forcat politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë pozitive për integrimin e vendit.
Ndërsa për grevën e kolegëve të tij socialist ai tha se shpreh keqardhje për grevën në bulevard. “Natyrisht që është e drejta e tyre të zgjedhin edhe këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendimet që kanë. Kjo nuk më ndalon dot mua që t’i ftoj të bashkëpunojmë, t’i ftoj për dialog me mazhorancën dhe qeverinë për të realizuar pretendimet e tyre”, u shpreh kreu i LSI-së.
Ndërsa shtoi se “midis qytetarë shqiptarë është bërë një kontartë që është Kushtetuta dhe që duhet të respektohet nga të gjithë”.
Ndersa disa ore me pare per greven e socialisteve eshte shprehur edhe Kryetarja e KuvenditJozefina Topalli. Ajo e quajti grevën si mungesë dialogu të liderit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, ajo ka thënë prerë se grevistët nuk do të prishin të ardhmen e vendit në BE dhe as liberalizimin e vizave.
“Askush, as 122 vetë nuk mund ta prishin ëndrrën e shqiptarëve për liberalizimin e vizave. Dua t’i them ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian se shqiptarët janë të vendosur për të cuar përpara procesin e liberalizimit të vizave”, tha Topalli. Sipas saj, ashtu si kanë thënë edhe ndërkombëtarët, dialogu i vërtetë duhet të bëhet në sallën e kuvendit.


BRUKSEL-