Agonia e politikës shqiptare
Ylber JAHIU
Që nga vitet e 90-ta kur në Maqedoni do të krijohet sistemi shumë partiak, kinse forma dhe metoda më e lehtë e te menduarit ndryshe kjo në fakt nuk nënkuptonte ashtu. Themelimi i një subjekti politik shqiptarë në ato vite padyshim ishte një vlerë që synohej të mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni, por kjo në fakt nuk ndodhi. Ky subjekt iri si organizim ishte forma më e përkryer që bashkoi shqiptarët në një vend, por devijimi i kësaj lëvizje bëri që ajo të mos ari të përçon zërin e të vërtetës shqiptare në IJRM dhe në vesh të Gligorovit. Dështimi i këtij organizimi politik krijoi pakënaqësi të mëdha, kështu që filloj themelimi i subjekteve të reja të njëpasnjëshme, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Konflikti i pranverës së 2001 padyshim ishte vlera më e madhe që shqiptarët arritën për gjatë funksionimit të shtetit sllavo-maqedonas si republikë e pavarur nga sistemi Jugosllav. Paraqitja skenike e UÇK-së, te shqiptarët ringjalli dëshirën e atdhe dashurisë dhe orientimin për një pozitë më të mirë ku ata do të arrinin atë që donin. Ky zhgënjim do të na fus në një rrugicë të verbër e cila u shëndrua në një morte për shqiptarët e që jetojnë në IRJM. Formimi i formacionit politik duke synuar integrimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo në strukturat euroatlantike në Unionin Evropian dhe Nato, politikën shqiptare e shëndroi në një agoni si që ndodh aktualisht. Kjo agoni ka kapluar kolltukun e pashave të cilët nuk shohin në oborr të tyre se të zotët janë bërë qiraxhinj e qiraxhinjtë të zot si ç’janë ata. Dështimi i përcjelljes së zërit të këtij populli edhe në veshët e kryeministrit shurdhmemec nuk po arin të del, dhe kjo tani më nuk do të nxit formim subjektesh por turbulenca ndëretnike. Bindja për një të ardhme më të mirë, te shqiptarët tani më është zbehur tej mase, sa që kjo po fryn në një erë të rëndë si para do vitesh. Ikja masive e të rinjve nga ky shtet politikën shqiptare do ta fus në një ferexhe, me të cilën ata do mbulojnë turpin e tyre, ferexhe të cilën s’do ta heqin kurë më, për borxhin që i kanë këtij populli ati gjaku të dëshmorëve dhe fëmijëve jetim të tyre. Orientimi i çorjentuar i politikës aktuale të shqiptarëve është nisur drejt një kapitullimi të pafund ku shqiptarët kanë humbur peshën e tyre të të qenurit shqiptarë. Përfaqësimi ynë edhe më tej do të zbehet nga ikja masive e të rinjve, kjo do të bëj që shqiptarët të humbin numrin e përfaqësuesve të tyre në dhomën vendim marrëse të IRJM-së. Faktori politik shqiptarë në vazhdimësi po ndihmon degjenerimin e kulturës, identitetit dhe vlerës si popull. Raste të montuara dhe vite të pa numërta burg, bëjnë të mos njohim veten dhe të pyetemi kush na vret? Shkatërrimin e institucioneve në mënyrë të qetë dhe në formë të përkryer, ky pushtet është duke realizuar përmes shqiptarëve të cilët pa ndërpre betohen “ t’lutemi zot mos lujashim nga ky vend”, dhe kjo thotë që është mbushur kupa. Të presim ku të del tym ngase populli thotë “atje ku ka tym ka edhe zjarr” e këtë zjarr nuk do ta shuaj integrimi i shqiptarëve në kulturën Maqedonase dhe në këtë shtet gjysmë identitet.