image
Kim MEHMETI

Shqipëria shkon drejtë Evropës së bashkuar e ndarë në dysh dhe nëpërmjet dy rrugëve: rrugës nga është nisur “populli opozitarë” dhe asaj nga është drejtuar “populli institucional”. Kosova ecë drejtë Evropës si tren me dy lokomotiva, e që e zvarrisin në drejtime të kundërta, duke rrezikuar kështu që të humbet ndonjë “vagon” i shtetit më të ri në botë: me lokomotivën që e drejtojnë ndërkombëtarët, e të cilët shohin çdo gjë negative që bëjnë pushtetarët vendas, por nuk e shohin ish kryeministrin serb Koshtunica kur futet në Kosovë i armatosur,  dhe me lokomotivën e drejtuar nga qeveritarët vendorë, të cilët sundojnë duke qenë të mbikëqyrur nga  “kryesunduesit”. Shqiptarët e Maqedonisë ia kanë mësy Evropës së Bashkuar të hipur  në autobus, të cilit Gruevski ia ka shpuar të gjitha gomat, e për çka Ali Ahmeti e ka angazhuar gjithë potencialin partiak që edhe ashtu të prishur, atë autobus ta shtyjë e ta shpie deri në Bruksel. E në ndërkohë, kryetari i PDSH-së është mbyllur në Tetovë dhe shikon sehir, vepron ashtu siç i ka hije atij të cilin, po nuk e bëre konduktor që t’i mbledh parat e udhëtarëve shqiptarë, ai nuk lodhet as për kahen e udhëtimit, as për fatin e  udhëtarëve.

Read More

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan File deklaroi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është sfidë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jnë sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe theksoi se zgjidhja e këtij problemi është njëri nga kushtet për hyrje në Union”, tha File.

File shtoi se BE-ja nga vendet kandidate pret që çështjen për sundimin e së drejtës ta zgjidhin së shpejti, në procesin para inkuadrimit.

Read More

image

Gjithë kohën aleatët strategjik tanët (së paku ashtu ata na konsiderojnë) i bëjnë lutje Zotit që udhëheqësve tanë t’ua kthejë mendjen e cila, si duket, shumë lartë u ka fluturuar, por më kot kur lutjet nuk zënë vend kur janë në pyetje ateistët. Këtyre akoma u pëlqejnë “këngët” e të njëjtëve që mesazheve qëllimmira nga miqtë tanë strategjikë para 2001 u vënin bisht apo i pritnin në thikë. Akuzonin Brukselin dhe Uashingtonin për gjoja përzierje në punë të brendshme të Maqedonisë, për gjoja veprim të paskrupullt kërcënues dhe frikësues ndaj popullatës së këtushme për gjoja konspiracion në favor të shqiptarëve etj. Tani serish jemi në udhëkryq, në mes asaj që është racionale dhe nacionalizmit destruktiv, i cili tani dy dekada na mban peng të ngatërruar në rrjetin e thurur nga liderë me zemër të vogël, me mendje mesatare dhe me ambicie të mëdha.

Read More
image
Në aspektin  funksional të infrastrukturës, ajo nuk është njëlloj në gjithë shtrirjen e saj, ndriçohen rrugët si ajo e Bulevardit të Lirisë dhe ajo e Mirko Mileskit, ndërsa pjesa e vjetër e qytetit nuk ka as ndriçim publik rrugor të zakonshëm, e lëre më të bisedohet për festat madhështore

Për të pasur një transparencë të së vërtetës kërçovare të funksionuari të qytetit me të gjitha kategoritë e saj, dëshmi paraqesin netët e errëta e të pandriçuara, festat e ndryshme gjatë vitit, në të gjitha akset rrugore në tërë qytetin e Kërçovës. Kjo dukuri i bie në sy edhe shoqatës multietnike ”Forumit Shkollor të Rinjve“ (MOV), e cila organizon një defile nate në rrugët e Kërçovës duke mbajtur në dorë qirinj të ndezur e duke dërguar mesazhin e tyre te kompetentët me parullën ”ndriçoni Kërçovën”.

Read More
image
Kundrejt kësaj, politika është e nevojës të jetë më e hapur, më syçelë ndaj fenomeneve të ndryshme politike që, në fakt, duhet të mbrojnë të drejtën themelore të shoqërisë dhe të shtetit. Pavarësisht kushteve, politika duhet të funksionojë vigjilente, transparente dhe, para së gjithash, me mjete diplomatike

Derisa as e drejta dhe as ligjet nuk shërbejnë për të mirën e shoqërisë njerëzore me vlerësimin që të orientohen drejt udhëheqjes së kualifikuar shtetërore, atëherë politikës duhet t’i trokitet te dera me mjete të tjera që janë më pranë shprehjes së reformës shoqërore. Politika, në thelb, ka detyrën që ta zhvillojë dhe rrisë standardin e shtetit në formë që t’i kënaqë nevojat dhe ambiciet themelore të shoqërisë. Politikat pluraliste të shteteve ndryshojnë nga politikat regresive e izoluese, sepse këtu varen nga kushtet dhe ambiciet që pretendojnë vetë shtetet.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sërish ka theksuar se ish- njeriu i fundit i nomeklaturës komuniste, Ramiz Alia, duhet të japë llogari për masakrën e 5 mijë të rinjve në Tivarë.

Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nga Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor, për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Read More
Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.
Milaim Zeka

Ka disa ditë që në mënyrë çnjerëzore është nisur një lojë lugetërish të disa gazetarëve të Kosovës, të cilët profesionin e tyre e kanë mësuar nëpër bankat e turpshme të një mentaliteti të ndyrë ballkanik.

Read More

(I njohur me emrin e artit ne internet Tim Shkupi)

 Musau eshte edhe shkrimtar, ka botuar dy libra, “2001 Fundi i Botes” dhe “Historia e Fese Hyjnore”, ne vitet 90-ta  ka punuar si imam ne Shkup. Ka shkruar per shume gazeta dhe eshte njohes i mire i politikes shqiptare ne Maqedoni dhe me gjere. Tash 10 vjet Musau jeton dhe punon ne Londer prej ku drejton shume faqe shqiptare ne internet, ku nder me te njohurat eshte faqja AlbaNur.Net. Ai gjithashtu ka edhe faqen e vet personale www.musalmallari.com Kemi kenaqesi qe sonte e kemi musafire permes telefonit ne RTV Zeri Kosoves ne Kopenhage te Danimarkes.

 Adnan Aliti: I nderuar Tim Shkupi, sapo jeni kthyer nga Maqedonia, si ishte situata atje dhe cka thone shqiptaret e Maqedonise?

Read More

Janë intensifikuar debatet për hetimin e incidentit vdekjeprurës kur komandot izraelite ndaluan disa anije me ndihmë humanitare për Gazën.

Qeveria izraelite ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për një hetim të jashtëm.

Një zëdhënës tha se ushtria izraelite ka filluar tashmë hetimin e saj dhe kërkesa për një hetim të jashtëm tregonte standarde të dyfishta ndaj shtetit hebrenj.

Ndërkohë, Izraeli ka deportuar aktivistët që u kapën në anije gjatë incidentit.

Read More

Shefqet DIBRANI

Shkruan: Shefqet DIBRANI*

Postet e dyfishta janë bërë parime të rregullta për kreun ekzekutiv të LDK-së. Duke nisur nga kryetari i LDK-së dr. Fatmir Sejdiu, që ka të paktën dy poste, ky ves është bartur e zgjeruar kate kate duke u shtrirë deri në skajin e fundit të këtij organizimi. Tashti kryetari i partisë nuk ka as fuqi morale, as njerëzore, (sepse për ato juridike e statusore as që mund të bëhet fjalë) ti thotë dikujt të lë njërin post, ai dhe vetëm ai duhet t’i prinë valles së dorëzimit të posteve të mbetur peng që prej kohësh. Tash ai nuk mund ta përmirësoj këtë gjendje kaq të shkret pasi ai vet është personi i parë që e ka shkel këtë parim, qoftë ky moral, politik a ligjor. Pa lërë më t’i shkoj mendja dikujt nga ky klan të luftoj të keqen në Qeveri, në Institucionet e shtetit, sepse para se të flasin për oborrin e fqinjit duhet ta pastrojnë së pari oborrin e vet. Ndonëse qasja ime ka prizmin LDK-në të gjitha ilustrimet do t’i marrë brenda kësaj kornize, për të parë anëtarësia dhe mbase edhe elektorati me çfarë biçim kryesie kemi të bëjmë fjalë.

Read More