Nga koha kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim mori pushtetin në vitin 2002, politika e jashtme e Turqisë ka ndryshuar për 180 shkallë.
Lidhjet e fuqishme të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin janë dobësuar, bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian janë bllokuar, ndërsa Ankaraja ka dalë në mbrojtje të programit bërthamor të Iranit. Shkaku i kësaj kthese është shumë i thjeshtë: kryeministri Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria e tij besojnë se Samuel Huntington ka pasur të drejtë dhe se kemi të bëjmë me përplasjen e civilizimeve.
Por, ata janë në anën e islamistëve, jo të Perëndimit.
Edhe pak ditë…
Të kualifikuara për pjesëmarrje janë 32 ekipe të vendeve botërore.
Ky kampionat gjithashtu shënon edhe herën e parë që një vend afrikan të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje botërore sportive. Pesë stadiume janë ndërtuar për këtë ngjarje dhe pesë të tjera u janë nënshtruar restaurimeve.
Loja e parë do të luhet në Johanesburg, midis Afrikës së Jugut dhe Meksikos.
Lustrimi – domosdoshmëri apo mundësi revanshizmi?
Me gjithë përpjekjet, në aspektin institucional ende nuk është arritur asgjë lidhur me procesin e lustrimit. Sipas disa deputetëve, vendi është vonuar me këtë proces, por sociologët thonë se çështja nuk bën të hapet tani.
Në Kosovë, lustrimi është një term jo shumë i njohur politik. Ky nocion rrjedh nga fjala latine – lustrato, lustrare, që do të thotë pastrim. Në literaturë, lustrimi ka dy kuptime: kuptimin historik dhe atë modern.
Si term historik, lidhet me ritet e romakëve dhe grekëve të lashtë nga pastrimi i mëkateve. Ndërsa, versioni modern lidhet me kufizimin e përkohshëm të spiunëve dhe informatorëve të policisë sekrete në detyrat e shërbimit civil, në procesin e dekomunizimit të një vendi.
Rritje e ulët ekonomike
Rritja ekonomike përmes investimeve të drejtpërdrejta, si dhe shfrytëzimi i mirë i remitencave janë elementet kryesore të ngritjes së ekonomisë në Kosovë, kanë vlerësuar autoritete kosovare dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë në vend.
Autoritetet kosovare dhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë kanë identifikuar një varg problemesh, të cilat po ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike.
Danimarkë, Kosovë: Nënshkruhet kontrata për kthim

Zyrtarët e lartë të Danimarkës dhe Kosovës e kanë nënshkruar sot në Kopenhagë, kontratën sipas së cilës, Prishtina obligohet t’i pranoj të gjithë qytetarët e saj, të cilët nuk kanë fituar status të azilit në këtë vend, ka njoftuar ministria për refugjatë e Danimarkës.
Sipas këtij dokumenti, Danimarka dhunshëm mund t’i kthejë qytetarët e Kosovës, nëse atyre u është refuzuar statusi i azilantit, ndërsa nuk duan të kthehen vullnetarisht në Kosovë.
Sejdiu: Korrupsioni luftohet nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e vizitoi sot Gjykatën Supreme të Kosovës, ku u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Hasani, si dhe nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci.
Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite tha se ndjehet i kënaqur që ekipi që ka marrë mandatin për të udhëhequr gjykatat, por edhe nga fakti se gjyqtarët janë pjesë e një elite të përzgjedhur të juristëve të mirë të Kosovës, që dinë çka duan për vendin, për interesin e tij nacional dhe për lëvizjet e tij në proceset më të mira të përputhshme me sistemet bashkëkohëse të sistemit gjyqësor. Ai tha se nga vizita e tij e para një viti janë plotësuar një pjesë e punëve dhe vrojtimeve tona, siç është dekretimi i gjyqtarëve të rinj, por edhe janë shënuar lëvizje në procesin e reformave në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të sistemit prokuroria të vendit.
Clinton në krye të ofensivës për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, duke u mbështetur në burimet diplomatike, një sektor i tërë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i ngarkuar me çështjen e Kosovës, gjendet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku ka nisur sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve të Amerikës (OAS).
“Në Lima mëngjesin e së hënës ka arritur edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili, siç thonë burimet diplomatike, është përfshirë drejtpërdrejt në lobim për njohjet e reja të Kosovës”, raporton FoNet.
Georgievski: Zgjedhjet e parakohshme, varen nga vullneti i BDI-së
‘Fakt është se gjithçka varet nga BDI-ja sepse ndryshe nuk mund të zhvillohen zgjedhje. Jam thellë i bindur edhe pse partia në pushtet VMRO-DPMNE po bën provokime sistematikisht, mendoj se ata nuk janë të interesuar të mbajnë zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj se VMRO DPMNE i intereson që mandatin ta mbajë deri në fund dhe të vetmit që mund të çojnë Maqedoninë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nuk janë ato protestat nëpër rrugë, nuk është as fuqia e opozitës qoftë ajo edhe e bashkuar, ajo është vetëm një parti, e ajo është BDI-ja. Unë mendoj se çelësin nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme, e ka vetëm BDI-ja’, deklaroi Lubço Georgievski – kryetar nderi i VMRO-Partia Popullore.
Për DR punësimet e reja kundër shqiptarëve, BDI mohon
Vendim anti-kushtetues dhe anti-marrëveshjes së Ohrit. Kështu e ka cilësuar vendimin për 5000 punësime kryetari i DR Imer Selmani. Sipas tij me këtë vendim do të neutralizohen punësimet e shqiptarëve dhe etnive të tjera gjatë 5 viteve të fundit. Selmani, shprehet i habitur për mos reagimin nga ana e BDI-së. Kjo paraqet njëkohësisht edhe vazhdimësi të vendimeve kundërshtuese dhe mono-etnike të qeverisë Gruevski, siç janë enciklopedia, mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë dhe “Shkupi 2014”.
“Ky vendim qeveritar është kryekëput anti-Marrëveshjes së Ohrit dhe antikushtetues, për arsye se këto dy parime që janë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, me këtë vendim të pranimit të 5 mijë, kuptohet tanimë jo shqiptarëve por maqedonasve do të thyhet, do të prishet dhe thjeshtë ky vendim do të neutralizoj gjithë një rritje e cila është realizuar për 5 vitet e kaluara të punësimeve nga 200, nga 300 administratorë ose nga 500 maksimalisht nëpërmjet Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, tani me një vendim e gjithë ajo do të neutralizohet. Mendoj se kjo bëhet kryekëput për të punësuar anëtarë të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.
Rasti i Sopotit ngatërrohet në labirinthet e gjykatave
Rasti i Sopotit është bllokuar në labirinthet e gjykatave.Në kohën kur të gjithë presin një vendim të Gjykatës Supreme të Maqedonisë për këtë rast, cështja ende nuk ka arritur në këtë institucion. Këtë e konfirmon për ALSAT edhe numri një i Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski. Fajin për këtë Vangellovski e hedh te Gjykata themelore Shkupi 1, më saktë te njëri prej avokatëve.
“Cështja për kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm e dorëzuar nga pala mbrojtëse e të akuzuarve ende nuk ka arritur te Gjykata Supreme e Maqedonisë. Jam informuar se ka pasur disa pengesa administrative në kuptim që njëri prej avokatëve, bëhet fjalë për në avokat nga Kumanova, ende nuk ka pranuar lëndën me shkrim që duhet të pranojë nga Gjyqi, nga ku janë bërë përpjekje maskimale të kryhet pranimi, duke përfshirë edhe thirrje telefonike deri tek ai avokat, nuk e di emrin e tij, nuk di se për këtë bëhet fjalë, bëhen përpjekje sa është e mundur më shpejtë në mënyrë administrative të kompletohet lënda dhe si e tillë të parashtrohet deri te Gjykata supreme e Maqedonisë ashtu siç e shef ligji për procedurë penale”, thotë Jovo Vangelovski, kryetar i Gjykatës supreme.



