Haga jep burgim të përjetshëm për Srebrenicën
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.Dy prej tyre morën dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid. Pesë të tjerët morën dënime më të lehta mes 5 dhe 30 vjetësh burg. Akuzat ndaj tyre lidheshin me ekzekutimet e më shumë se shtatëmijë myslimanëve të Bosnjës burra dhe djem në një zonë të shpallur të sigurt nga OKB-ja. Ky ishte gjyqi më i madh për krime lufte në Hagë dhe ka përfshirë dëshmitë e 450 dëshmitarëve gjatë seancave të zhvilluar për tre vjet. |
|||||
|
|||||
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.