Presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se e ka ndjekur nga afër situatën e rëndë të tërmetit në Shqipëri.

Ai tha se është informuar nga kryeministri Rama për gjendjen e krijuar dhe se është treguar i gatshëm të ofrojë ndihmën e shtetit francez.

“Përjetuat një tërmet të tmerrshëm, mijëra njerëz pa strehë dhe ka shumë të vdekur”, tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu, se në Këshillin Europian javën që vjen, pritet që të organizohet një konferencë donatorësh publikë dhe privatë, e cila do të koordinojë ndihmat për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

“Franca është e gatshme të bëhet organizatorja e kësaj konference”, tha Macron.

Jam ulur perballë dritares, jashtë filloi te bie shi kam menduar shume për ty këto ditë dhe mund të them qe më mungon shume.
Sa shumë mendime më vijnë ne kokë dhe sillen rrotull,është kujtimi yt. Shpesh më duket se do hysh ne derë me buzeqeshjen tënde si të mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion ikën aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem në realitet, nuk je këtu dhe nuk do jesh më.
Faji dhe pendimi më ndjekin. Përse , përse nuk të thashë sa shume që të doja?
Sot je shumë larg meje,dëshiroj shumë të merrja dorën tënde dhë të ulesha bashkë me ty,pa thënë asnjë fjalë me gojë dhe të thosha gjithçka më zemër.
Në fakt më jep ankth kjo largesi, po të mundja në këtë moment do isha në krahun tënd, të të thosha që je shume i rëndësishem për mua dhe që të adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thënë asnjëherë? Pergjigja është e thjeshtë, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin tepër.
Po vuaj shume që nga ikja jote, më dhemb në shpirt që nuk jam afër teje dhe për më shumë sepse nuk të thashë kurrë atë se sa të doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete letër.
Kam nevoje të qaj , të shfryj,sepse nëqoftë se vazhdoj që para te tjerëve të dukem sikur jam mirë, sikur asgjë nuk më preokupon,trishtimi që më hap një boshllëk gjithmonë e më të thellë në shpirtin tim do me shkatërroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevojë për ty për të vazhduar të jetoj.
Do isha shumë e lumtur po të mund të shihja përditë pasqyrimin tim në sytë e tu ,te dëgjoja zërin tënd që të shqiptonte emrin tim, të thithja ajrin që thith ti, vetem me këto do ndihesha mirë dhe të siguroj që do ndihesha e lumtur.
Nëqoftë se e lexon këtë letër , do ta shohësh se çdo fjalë e shkruar në të është një lot dhe një  frymëmarrje dashurie per ty(megjithëse e di që nuk kë për ta lexuar kurrë).
Sa mirë do ishte sikur ta kisha shkruar më pare këtë letër sepse, nuk do ikje pa e ditur sa të doja . .

Të Dua

Te dua zemra ime te dua shume e di
si peshku pa uje pa ty nuk mund te rri.
edhe pse ti nuk me beson
kjo zemer vetem ty te don.
te shpresoj qe kete nje dite ta kuptosh
dhe ne krahet e mi me vrap te vraposh.

Loti S’do Te Pushojë

Loti s’do të Pushoj

ç’nga dymbëdhjet korriku
Loti mërrjedh si krua
Se di a ka ardhë te ti
Se di a te ka takuar

Ai po vjen te ti
Ta thot veq një fjalë
Se të desha shumë
E për ty kurrë
S’do të ndalet

E ti si të duash
i jep ndonjë porosi
Qoftë si shpresë e kotë
Apo hidhe në Arrati

Ai mund të shkoj në qiell
Po atje s’mund të rri
Ai kurrë s’do të pushoj
Sa do të ketë larg ty.

MBRËMË

Mbrëmë më qove letër
s´munda ta lexoj
më ra një pikë loti
dhe ma turbulloj.

Çka munda t´dalloi
dy zemratë ngrira
njëra ishte jotja
tjetra ishte imja.

Përse

Kurre skam menduar
se largohesh nga une
ma fike qirin e dashurise
ma bere zemren shkrume.
Ku e kam dashurine
a thua kush ma mori
perpiqem e digjem
pyes pse me treadhetoi!
Pse femra e zeze lind e vuan
pse dashuria eshte per te shkrumuar!
o zot me trego rrugen e dashurise
o zot me ndihmo dhe bisedo me mua?
ta qaj hallin tim se sa fort e dua
se vetem ti mundesh te me ndimosh
qe shpyrtin tim te ma sherosh..

VETËM TI MË VRET

Rrufe prej qielli që godet
as stuhi dhe as tërmet
nuk frigohem që më vret.
As puna s´më tretë
as lodheja s´më mundon
as plaga s´më dëmton
as nata pa fjetë
as një shtërngatë në jetë
vetëm ti më vret.

Ti zemra ime

Ne thellsine e zemres time
eshte vendos nje emer
Pergjithmone kete emer
do ta mbaj ne zemer

Me Mungon 

Me mungon i dashur cdo dite e me shum
Malli per ty po me le pa gjume
C`do cast c`do minute ne mendje te kam
Ndjej shum malle se afer ty s`te kam
Sa do doja zemer te takoj nje here
Te tergoj se jeta ime pa ty ska vlere
Te te te them te dua e te dashuroj
Jam gjithmone e jotja e per ty jeteoj
Por kjo largesi eshte e pa shpirte
Me mban larg teje c`do nate e c`do dite
Shum her ju kam lutur qe te sjelle tek une
Por lutjet e mia asnjeher su plotesune
A thu kjo largesi te verteten se di
Se je jeta ime e smund te rri pa ty?
Do mundohem t`ja shpjegoj sa shum te dua
At her ajo do tretet e ti do te jesh me mua

Dashuria jote

Sa me merr gjumi par ne enderr te shoh ty,
zgjohem naten e pyes Henen ku jan ata sy…?
E nga malli loti pikon nuk me merr gjumi…
S’kam menduar kurr ne jete se keshtu do te vij fundi..
Dashuria jote s’me le rehat as kur bie ne gjum,
vall cili hyri ne gjynah me njeri tjetrin me shum
a thua dhe ti s’behesh rehat si un,ndergjegjia te vret ngapak
cdo dit e me shum…!

Dua te vij

Dua te vi te shoh dy syt e tu kurr
s’do largohem se vetem ty te du,
Dua qe te puth dy buzet tua,,,
te kem perjetesisht se vetem ty te dua…
Dua te vdes ne krahet tua….ashtu te rrij
gjithmon,
Se vetem ty te dua…
Dua qe edhe ti t’me thuash qe gjithmon
vetem mua do t’me duash..!

Historia jone???

ndjenje e ngrohte e embel,

nje zjarr i forte qe na ndezi ndjesite me te thella,

por mesa duket nuk ka qene aq i fuqishem derisa u shua nga akulli,

lejoi ngricen te depertoj ne zemrat tona..

Ne heshtje therras gezimin,

e ne heshtje luftoj trishtimin,

e vetmuar shetis mbi rruget e harreses,

dhe me lot lotoj mbi plaget e kujteses..

vetmi e shthurur me ndjek nga pas,

dhe nata me ben shoqeri.

per nje moment largohem nga kjo bote,

e per nje moment kthehem perseri,

dhe shpirti qetesi me kerkon,

por vetmia e kesaj nate me shqeteson…

Kosova do të bashkohet në rrjetin energjetik të Shqipërisë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, sipas një marrëveshje të nënshkruar të hënën, duke i dhënë fund varësisë nga rrjeti i Serbisë, autoritetet e së cilës reaguan me zemërim.

Të hënën në Tiranë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST), nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Në një njoftim të KOSTT-it thuhet se “operimi si Bllok Rregullues i përbërë prej dy zonave rregulluese, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike si nga aspekti teknik ashtu dhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dy sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”.

Njoftimi citon kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it Ilir Shala , të ketë thënë se “kjo është marrëveshje historike për Kosovën meqë deri më tani ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese serbe (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut)”.

Fillimi i gjykimit për rastin “Reket” sërish i bëri bashkë Boki 13, Katica Janevën dhe Zoran Kiçeecin. Gjyqi filloi me vonesë. Boki nga Shutka u soll me vonesë prej 45 minutave. U ankua se nuk ndjehej mirë. Erdhi autoambulanca. Mjekët e kontrolluan dhe i dhanë një injeksion. Menjëherë më pas gjykimi vazhdoi. Boki 13 u deklarua i pafajshëm, por paralajmëroi se do t’i zbulojë të gjithë ndihmësit në rastin “Reket”. Kamerat në shtëpinë e prindërve të tij do të tregojnë ku kanë përfunduar paratë e marra nga Orce Kamçev. Edhe Katica Janeva u deklarua e pafajshme. Porositi gjykatësit të mos kenë frikë nga prokurorja Villma Ruskoska se do ta shkundë gjyqësorin nga “brekët”, por Zoran Milevski Kiçeec pranoi se është fajtor. Ruskoska ka pritur që edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën.

Avokati i Boki 13 pret një procedurë korrekte. Nuk e komentoi vendimin e të akuzuarit të tretë Zoki Kiççec i cili e pranoi fajin.

Avokatët e Katica Jnevës vlerësojnë se ajo nuk ka kryer vepër penale dhe këtë thanë se do ta dëshmojnë përmes provave që i dorëzuan sot. Për më tepër theksojnë se Ruskoska do të duhet të dëshmojë se si Janeva i ka marrë 50 mijë euro.

Avokatët paralajmëruan listë të gjatë të dëshmitarëve.

Avokati i Orce Kamçevit kërkoi që Boki 13 dhe Katica Janeva t’i kthejnë paratë që ia kanë marrë. Penalja i këshilloi që këtë ta bëjnë në një procedurë të veçantë.

Gjykata Penale për nesër paralajmëroi se do ta publikojë vendimin për Zoran Kiçeecin. Ai rrezikon dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet. Më pas gjyqi për Reketin do të vazhdojë të premten kur në Gjykatë do të duhet të dëshmojë biznesmeni Kamçev i cili e denoncoi zhvatjen si dhe gruaja e tij Ana e cila i ka dhënë gjysmë milion eurot e para.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) i është përgjigjur ministrit të Arsimit, Arbër Ademi lidhur me arsyetimet e tij pas daljes së rezultateve nga testi PISA. “Dëgjuam ministrin e arsimit, respektivisht “docentin” më të njohur se si lavdërohet me rezultatet e testit te PISA. Imagjinoni, Maqedonia e Veriut e zë pozitën e 67 prej gjithsej 79 shteteve që janë testuar dhe ai lavdërohet me rritje të rezultateve. Nëse Maqedonia e Veriut krahasohet me shtetet e rajonit, atëherë do të konstatojmë se fëmijët në Maqedoninë e Veriut kanë dalë më keq se Bosnja, Bullgaria, Serbia ose Qiproja.. Imagjinoni ai deklaron se ka përparim te dukshëm të nxënësve në Maqedoni dhe se kjo është meritë ekskluzive e ministrisë, paramendoni, kjo është një tragjedi e vërtet qe po i ndodhe arsimit. Ai thotë se politikat e projektuar te ministrisë kanë dhënë efekte kurse renditemi më keq se Brunei ose Kolumbia”, theksoi ASH. Kjo parti më tej shprehë brengëpër rezultatet shumë të dobëta të arritura nga nxënësit në Maqedoninë e Veriut. “Përkujtojmë se nuk është sukses nëse në të gjitha kategoritë e testimit Maqedonia e Veriut është ndër mesataren e arritur. Nuk mundet të jetë sukses nëse herën e parë kemi marrë notë të dobët, pra jo kaluese, në terminologjinë shkollore notë “njësh”, tani përsëri kemi marrë notën e njëjtë “njësh”, por kësaj radhe del ,,docenti” pa fije turpi dhe lavdërohet se kemi marrë nja disa pike më tepër. Dëshirojmë të kujtojmë ministrin se nota “njësh” është notë jo kaluese. Me notën “njësh” ngelet në klasë pavarësisht numrit te pikave. Ministri në fjalë është në pozitë të mjerueshme. Pas skandaleve të panumërta në resorin e tij, ai gjen te udhës te lavdërohet me një përmirësim minimal te numrit te pikëve të fituar, pavarësisht se përsëri ka ngelur ne klasë. Pres konferenca e sotme e tij ku tenton të hedh hi syve të qytetar[ve pasqyron mjerimin e vërtetë të sistemit arsimor në shtetin tonë. Aleanca për Shqiptarët së shpejti do të del me programin e saj edhe për fushën e arsimit, ku do te ofrojmë reforma të vërteta ne këtë fushë, e cila është katandisur falë politikave të mjerëueshme të BDI-së.”, nënvizon ASH.

Nxënësit e shkollave të mesëm në Maqedoninë e Veriut krahasuar me moshatarët e tyre të vendeve të rajonit janë më të mirë vetëm se nxënësit e Kosovës. Këtë e treguan rezultatet e testimit ndërkombëtarë PISA për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 vjeçe. Testimi është bërë në 79 vende të botës, ndërsa Maqedonia është në vendin e 67 për lexim dhe matematikë, ndërsa në vendin e 62 për dije në shkencat natyrore. Para saj janë Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria. Megjithatë sipas ministrit të Arsimit Arbër Ademi, ky është sukses i madh sepse Maqedonia është vendi i dytë me ngritje më të madhe në rezultate mes dy testimeve.

Unë mendoj se ky është një përparim i rëndësishëm. Ky është një tregues i shkëlqyeshëm që ne jemi në rrugën e duhur, ne jemi në drejtimin e duhur, dhe natyrisht duhet të vazhdojmë- tha Arbër Ademi – Ministri i Arsimit.

Megjithëse edhe krahas ngjitjes në renditje rezultatet janë akoma të dobëta, Ademi mendon se do të ishte edhe më keq nëse do të vazhdonim të gërmojmë fundin e botës.

Ndryshimet dhe rezultatet nuk vijnë brenda natës. Paramendoni nëse do të kishim rezultat më të keq, madje edhe për 1 pikë, jo më të mirë për 41 pikë në lexim. Cili do të ishte mesazhi? Me siguri do të ishte shumë më i keq- shtoi Arbër Ademi.

Në vendin e parë në botë janë shkollarët nga Kina,  Singapori, Makao, Hong Kongu ndërsa nga vendet evropiane, rezultate më të mira kanë treguar nxënësit e mesëm të Estonisë e cila u ngjit në vendin e pestë në renditje. Shkollarët në vend, testin PISA e dhanë në vitin 2000 dhe 2015 ku kishin rezultat ndërkombëtarë nën mesataren. Në vitin 2015, në fund të renditjes ishim me Tunizinë, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

Mospajtimet rreth ndarjes së pozitave kryesore në udhëheqjen e institucioneve të reja si dhe përplasjet politike nga e kaluara, sipas analistëve politikë, mund të shihen ndër arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po e kanë të vështirë ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës.

Ndonëse të dy partitë tashmë kanë deklaruar se janë dekoruar 100 për qind për programin qeverisës dhe numrin e ministrive, në momentin kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i filluan negociatat për ndarjen e pozitave udhëheqëse, bisedimet u ndërprenë për të vazhduar gjatë javës.

Njohësit e zhvillimeve politike, konsiderojnë se ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ende mospajtime për çështje të caktuara.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka dakordime mes dy partive që pritet ta formojnë qeverinë, por ka edhe shumëçka që ato nuk janë pajtuar.

“Realiteti është që përkundër vullnetit të madh për të bërë një qeveri, një koalicion, marrëdhëniet nga e kaluara këto dy parti nuk i kanë pasur të mira dhe reflektojnë në procesin e ndërtimit të koalicionit. Megjithatë këto dy parti nuk kanë alternative tjetër veç se të arrijnë një marrëveshje mes veti”, tha Rashiti.

Bazuar në dakordimet fillestare, Vetëvendosje besonte se do të marrë nën drejtim pozitën e kryeministrit dhe pesë ministri. Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe pesë ministri. Ndërkaq dy ministri u mbeten komuniteteve pakicë, një komunitetit serb dhe një tjetër komuniteteve joserbe.

Por, në këtë rrafsh mbetet pezull pozita e presidentit të Kosovës, e cila nga pranvera e vitit 2021 do të mbetet boshe pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Zyrtarët e LDK-së nuk e kanë fshehur se duan që ta sqarojnë edhe pozitën e presidentit të ardhshëm me marrëveshjen eventuale Kurti – Mustafa (Vetëvendosje – LDK).

Rashiti thotë se jo të gjitha pozitat kushtetuese do të duhej të ishin pjesë e negociatave për marrëveshje politike ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

“Koalicioni është për të ndarë apo për të formuar qeverinë e jo edhe postet e tjera kushtetuese, siç janë posti i presidentit e të tjera. Besoj se këto tema do ishte dashur të ndodhin në kohen kur t’iu vjen radha. Kjo ka të bëjë ende edhe me pasigurinë e votave në kuvend për formimin e qeverisë”, tha Rashiti.

“France Football” ka publikuar ditën e sotme dhe pikët zyrtare të grumbulluara nga futbollistët. Lionel Mesi i renditur në vendin e parë ia ka dalë të triumfojë ndaj Van Dajk me një diferencë prej vetëm shtatë pikësh. Sulmuesi i Barcelonës kishte 686 pikë, ndërsa holandezi i Liverpul, 679 pikë. Ronaldo ishte i shkëputur nga dy të parët duke marrë vetëm 476 pikë. Sakaq, saktësohet se nëse do të merreshin në konsideratë vetëm votat e Kontinentit europian, atëherë Van Dajk do të fitonte ndaj Mesit. Numri i tyre do të ishte 231 pikë për Van Dajk ndaj 194 pikë për Mesin. Gjithashtu, edhe në votat e numëruara në Azi, Van Dajk sërish ishte superior ndaj Mesit. Por, ato që rezultuan vendimtare ishin votimet në Afrikë, ku Mesi u rendit i pari dhe Van Dajk i treti, pas Mane. Ndërsa, Mesi fitoi edhe në votat nga Oqeania , Amerika e Veriut dhe Karaibet.

Klasifikimi:

1 – Lionel Messi (Barcellona), 686 pikë

2 – Virgil van Dijk (Liverpool), 679 pikë

3 – Cristiano Ronaldo (Juventus), 476 pikë

4 – Sadio Mané (Liverpool), 347 pikë

Votat nga Afrika:

(Mesi 187 pikë, Mane 170, Van Dajk 154)

Votat nga Oqeania:

(Mesi 22 pikë, Van Dajk 14)

Votat nga Amerika e Veriut dhe Karaibet:

(Mesi 102 pikë, Van Dajk 86)

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u shpalosën kritika të mëdha për shkeljet që u bëhen personave të kësaj kategorie. Prindërit kërkojnë kushte më të mira për fëmijët e tyre. Margarita Milloshevska, nënë e një vajze me aftësi të kufizuara kërkon ndryshime të dispozitave ligjore me qëllim rritjen e shumës së shtesave dhe e njëjta të fillojë nga mosha 18 vjet dhe jo  26 vjet siç është për momentin.

Ne nuk marrim ndihmë për personin e tretë, fëmija im është 16 vjet dhe unë kam gjithë kujdesin ndaj tij. Problemi tjetër është me Ligjin për shëndetësi, edhe këtu dëshirojmë të largohet kufiri prej moshës 26 vjeçare, sepse personat pas moshës 26 vjeçare participojnë në shëndetësi. Unë vlerësoj se personat e tillë pas moshës 26-vjeçare nuk shërohen por edhe më shumë ju përkeqësohet gjendja”-pohoi Margarita Milloshevska, nënë me fëmijë të aftësi të kufizuara.

Edhe zyra e Avokatit të popullit kritikon mos zbatimin e ligjit të ri për arsim fillor kur bëhet fjalë për përfshirjen e fëmijëve më aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt. Gjysma e Shkollave në Shkup nuk mundësojnë kushte dhe kuadër për përfshirjen e këtyre fëmijëve.

Në numër të vogël të shkollave ka të punësuar edukator special ose rehabilitues të cilët gjithashtu janë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Ajo që është shqetësuese është se punësimi i këtyre asistentëve është në nivel të aktiviteteve përmes projekteve që i financon UNDP dhe se komunat nuk janë të gatshme për momentin t’u dalin në ndihmë prindërve që kanë vërtetim për fëmijën se duhet të kyçet në arsimin e rregullt dhe të cilit i duhet kujdes përkatës”-tha Vaska Bajramovska, zv Avokate e Popullit.

Vërejtje edhe nga misioni i OSBE-së. Sipas tyre, personat me aftësi të kufizuara, vazhdojnë të përballen me sfida sa i takon përfshirjes së plotë dhe të barabartë në nivelet vendimmarrëse dhe pjesëmarrje e pamjaftueshme në politikë.

Gjasat që vajzat dhe  gratë të marrin kujdesin e duhur shëndetësorë janë më të vogla, por gjithashtu edhe mundësitë për punësim i kanë më të vogla. Gratë me aftësi të kufizuara janë në rrezik më të lartë për të përjetuar dhunë seksuale, krahasuar me ato pa aftësi të kufizuara. Punojmë në përforcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e këtyre femrave nga diskriminimi”-pohoi Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së.

Si rezultat i diskriminimeve të mëdha që u bëhen personave me aftësi të kufizuara, me 10 dhjetor është paralajmëruar protestë para Qeverisë e cila do të organizohet nga prindërit që kanë fëmijë të kësaj kategorie si dhe organizata të ndryshme.