Në moshën 24 vjeçare, William Pitt më 7 dhjetor të vitit 1783, bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani.

Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën.

Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë.

Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishteish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

14 ditë pas tërmetit tragjik që goditi vendin duke lënë 51 të vdekur, mbi një mijë të plagosur dhe shumë dëme materiale, prokuroritë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe në Lezhë nisën hetimet.

Sipas Shqiptarja.com prej ditës së djeshme janë marrë në pyetje edhe kolauduesit dhe ndërtuesit.

Siç raporton kjo media se ka shumë mundësi që brenda kësaj jave apo maksimumi javën tjetër mund të ketë arrestime.

Hetimet janë shtrirë duke sekuestruar të gjitha dosjet e ndërtimit të objekteve që janë shembur me fokus të veçantë godinat që zunë brenda rrënojave 51 viktimat.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë deklaroi se janë 60 firma ndërtimi që po hetohen, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela në një vizitë në qytetin bregdetar deklaroi se njerëzit presin drejtësi.

“Shumë shpejt do të ketë rezultate të prekshme, do mbajnë përgjegjësi maksimale qoftë zyrtarë e ndërtues” tha ai për mediat.

Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) ka qenë poet gjerman, dramaturg, novelist dhe shkencëtar. Ai konsiderohet një prej figurave më të mëdha letrare të moshës së tij, dhe jo vetëm.

Në vitin 1765, Goethe ishte larguar nga shtëpia për të studiuar drejtësi, siç kishte dëshiruar i ati, por për shkak të sëmundjes së tij (me shumë gjasë tuberkuloz), ai ishte rikthyer në shtëpi pa u diplomuar.

Sidoqoftë, gjatë kohës në universitet, Goethe kishte qenë më shumë i pasionuar me shkrimin, ndonëse supozohet se ai i ka djegur disa prej shkrimeve të tij sepse i ka konsideruar si të pavlefshme.

Shpeshherë i vlerësuar edhe si Shakespeari gjerman, Goethe e ka arritur famën në moshën 25 vjeçare pas publikimit të novelës “The Sorrows of Young Werther”. Thuhet se novela ka pasur aq ndikim mbi meshkujt, saqë e ka bërë vetëvrasjen të jetë në modë për ta.

Megjithatë, vepra “Faust” mbetet kryevepra e tij. Ai e ka filluar dramën dypjesëshe poetike rreth moshës 23-vjeçare dhe e ka përfunduar vetëm pak muaj para vdekjes.

Legjenda e eruditit që ia shet shpirtin Djallit për njohuri të pafundme dhe kënaqësi ka qenë bazë për shumë punime tjera artistike.

Sidoqoftë, më poshtë jua sjellim disa thënie nga Goethe të cilat do t’jua ndryshojnë mënyrën se si e shihni veten dhe tjerët.

– “Njeriu sheh në botë atë se çfarë bart në zemrën e tij”

– “Lehtësisht mund ta gjykoni karakterin e njeriut duke e parë se si i trajton ata që nuk mund të bëjnë asgjë për të”

– “Shijoni kur mundeni, e duroni kur duhet”

– “Njeriu duhet që të paktën çdo ditë ta dëgjoj një këngë, ta lexojë një poemë të mirë, ta sheh një pikturë të bukur dhe, nëse është e mundur, t’i flet disa fjalë të arsyeshme”

– “Njeriu dëgjon vetëm çfarë kupton”

– “Kuraja është përkushtimi për të filluar pa ndonjë garanci për sukses”

– “Në mbretërinë e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën e vërtet e gjitha varet nga këmbëngulësia”

– “Posa t’i besoni vetvetes, do të dini si të jetoni”

– “Të mendoni është lehtë. Të veproni është vështirë. Por gjëja më e vështirë në botë është të veproni në përputhshmëri me mendimet tuaja”

– “Magji është të besoni në vetvete, dhe nëse mund ta bëni këtë, ju mund të bëni gjithçka”

– “Mos ëndërroni pak sepse ëndrrat e vogla nuk e kanë fuqinë t’i lëvizin zemrat e meshkujve”

– “Çdo gjë është e vështirë para se të bëhet e lehtë”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po e kanë të lehtë t’i ndajnë postet politike, edhe pse për programin bashkëqeverisës tashmë janë dakorduar.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se mosmarrëveshja për ndarjen e posteve është zhgënjyese për elektoratin e të dy partive. “Nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejt ndërmjet këtyre dy partive, analistët vlerësojnë që një qeveri kalimtare do ta shpëtonte vendin nga ngërçi politik.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse patën premtuar që menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve do ta zyrtarizojnë koalicionin qeverisës, tashme kur janë bërë më shumë se një javë, ende nuk ka ndodhur një gjë e tille.

Pengesa kryesore është mosmarrëveshja për ndarjen e posteve politike. Analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se mosmarrëveshja e LVV dhe LDK-së për ndarjen e posteve politike është dëshpëruese për elektoratin e dy partive. Sipas Burjanit, nëse këto dy parti nuk do të mundë të merren vesh për bashkëqeverisje, zgjidhja e duhur do të ishte një qeveri kalimtare, vetëm sa për t’i përfunduar disa punë që, sipas Burjanit, nuk presin.

“Ndoshta opsioni më i mirë, për të mos shkuar direkt në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte krijimi i një qeverie kalimtare, pra, një qeverie që do të jetë reformuese dhe do ta ketë votën e parlamentit aktual, d.m.th të këtyre që kanë fituar mandatin e deputetëve, dhe ta respektojnë mandatin e një qeverie kalimtare për periudhën 9 mujore apo së paku për periudhën njëvjeçare”, tha Burjani

Ndërkaq, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me LDK-në, do të duhej të merren vesh sa më shpejt dhe të fillojnë qeverisjen. Ndryshe, Baraliu mendon që sipas Kushtetutës ka afat mjaftueshëm që këto dy parti të merren vesh dhe vendi të mos kalojë në ngërç politik, siç ka ndodh më parë.

“Dy partitë fituese duhet t’i flasin arsyes dhe të merren vesh pa kërkesa të mëdha dhe antikushtetuese, dhe të bëjnë një koalicion dhe të fillojnë qeverisjen, pasi ka shumë punë të mbetura përgjysmë nga qeverisja e kaluar, dhe ka shumë probleme që lidhen me miratimin e buxhetit, që është i lidhur me afat ligjor” , theksoi Baraliu.

Baraliu gjithashtu, vlerëson se mosmarrëveshja për ndarjen e posteve politike mes LVV dhe LDK-së është zhgënjyese për elektoratin e dy partive.

“Elektorati i këtyre dy partive nuk ia ka dhënë mandatin dhe as besimin asnjërës prej këtyre dy partive që të bëjnë kalkulime politike dhe tregti politike, të kërkojnë në mënyrë irracionale dhe të pamerituar poste të cilat në asnjë mënyrë nuk do të duhej të hynin në matematikat e kësaj marrëveshjeje”, deklaroj Baraliu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 27 nëntor ka certifikuar zgjedhjet e 6 tetorit. Ndërkaq, LVV e LDK, ndonëse për programin qeverisës janë marrë vesh më lehtë, për ndarjen e posteve politike kanë hasur në vështirësi, çka edhe po e vonon krijimin e institucioneve.

Autor: Kosovare Gashi, Radio Kosova

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me kryetar Bardhyl Mahmutin, përmes një deklarate për media ka thënë se propaganda e shtetit serb në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë është intensifikuar, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë” më 8 maj 2019.

Në këtë deklaratë të kësaj qendre, është theksuar se krimi i gjenocidit që njihet në opinionin publik si “Masakra e Reçakut”, ka qenë dhe mbetet objekt i sulmeve të vazhdueshme të strategjisë̈, që synon mohimin e vërtetësisë së saj.

“Në kuadër të kësaj strategjie duhet të shihet edhe deklarata e fundit e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e cilëson krimin e gjenocidit në fshatin Reçak si ‘trillim i sajuar nga William Walkeri’. Kjo deklaratë e Aleksandar Vuçiqit nuk paraqet asnjë risi. Përkundrazi është përsëritje e fjalëpërfjalshme e asaj që ka thënë disa herë gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas 17 janarit të vitit 1999, kur Qeveria e Serbisë e shpalli William Walkerin ‘persona nongrata’ dhe i dha afat prej 48 orësh që të largohej nga Kosova”, thuhet në deklaratën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështet reagimet e shumta ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila ka për qëllim mohimin e gjenocidit në Kosovë.

“Me qëllim që të jemi koherentë lidhur me qëndrimet tona, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që të mobilizohemi si shtet dhe si shoqëri, që më 15 janar të shënojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”, thuhet në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë:

Duke u nisur nga fakti, se gjenocidi është krimi më i rëndë që njeh njerëzimi dhe që është i ndëshkueshëm sipas të drejtës penale ndërkombëtare, Serbia si shtet ka ngritur një sistem të tërë veprimtarish, në funksion të shkatërrimit të vërtetësisë së gjenocidit që kreu gjatë luftës në Kosovë. Përpjekja për të humbur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve ka qenë dhe mbetet strategji e vazhdueshme e Serbisë, me qëllim mohimin e gjenocidit. Gjatë luftës në Kosovë këtë funksion e ka orkestruar Ministria e Informatave e Qeverisë së Serbisë, me në krye me Aleksandar Vuçiqin, ndërsa pas përfundimit të saj, për këtë qëllim janë angazhuar ministri të shumta dhe sektorë të veçantë të shtetit serb, të cilin e drejton po i njëjti person: Aleksandar Vuçiq.

Propaganda e shtetit serb në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë është intensifikuar, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë” më 8 maj 2019. Nga rezoluta e lartpërmendur do të veçojmë vetëm faktin, se “Kuvendi i Kosovës kërkoi që 15 janari të shpallet “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë”, për arsye se në këtë datë, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat serbe kanë kryer një nga krimet më të shëmtuara gjenocidare që kishte ndodhur deri në atë kohë, që revoltuan komunitetin ndërkombëtar dhe e mobilizuan, për t’i dhënë fund politikës së gjenocidit në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, krimi i gjenocidit, që njihet në opinionin publik si “Masakra e Reçakut”, ka qenë dhe mbetet objekt i sulmeve të vazhdueshme të strategjisë, që synon mohimin e vërtetësisë së saj. Në kuadër të kësaj strategjie duhet të shihet edhe deklarata e fundit e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e cilëson krimin e gjenocidit në fshatin Reçak si “trillim i sajuar nga William Walker-i”. Kjo deklaratë e Aleksandar Vuçiqit nuk paraqet asnjë risi. Përkundrazi është përsëritje e fjalëpërfjalshme e asaj që ka thënë disa herë gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas 17 janarit të vitit 1999, kur Qeveria e Serbisë e shpalli William Walker-in “persona nongrata” dhe i dha afat prej 48 orësh që të largohej nga Kosova.

Tani që po mbushen 21 vjet nga krimi i gjenocidit në Reçak, shteti serb dhe presidenti i saj dëshirojnë ta mbulojnë të vërtetën për Reçakun me propagandë, duke menduar se pluhuri i kohës mund të ketë mbuluar edhe të vërtetën për këtë krim të planifikuar e të zbatuar nga shteti serb. Arsenali propagandistik i shtetit serb duke u përpjekur ta shkatërrojë të vërtetën, ka sajuar gënjeshtrën se gjoja të vrarët paskëshin qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe se gjoja pas përfundimit të betejës, trupave të tyre u janë hequr uniformat dhe u janë veshur GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR 1200 Genève E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com – 2 – rroba civile. Se kjo është një gënjeshtër dhe një fyerje e rëndë ndaj viktimave, këtë e dëshmojnë edhe ekspertët mjeko-ligjorë finlandezë, që ishin ngarkuar nga Bashkimi Europian për të bërë një ekspertizë të pavarur. Sa për ilustrim për ata që nuk kanë pasur mundësi të informohen hollësisht rreth rezultateve të analizave të kësaj ekspertize, do të citojmë deklaratën e udhëheqëses së këtij ekipi mjeko-ligjor, Helena Ranta: “Me autopsinë e trupave, me gëzhojat që u gjetën në vendin e krimit, me hulumtimet në përrua, ku çdo centimetër e tokës së tij është përshkuar me lopatë, me lugë dhe me detektor metalesh, çështja e Reçakut është tema e shoshitur më së miri në historinë e Gjykatës së Hagës (…). Të vdekurit bartnin veshje civile, shtatë-tetë shtresa njëra mbi tjetrën, sepse ishte dimër. Autopsia vërtetoi se ata ishin vrarë me këto tesha. Gjatë hulumtimeve u gjetën plumba në gropën e përroit, nën sipërfaqen e dheut, aty ku u gjetën viktimat. Kategorikisht, përjashtohet mundësia që 23 njerëzit e gjetur në përrua të jenë vrarë në ndonjë vend tjetër. Nuk janë vendosur më vonë në këtë përrua dhe nuk ka pasur asnjë inskenim. Civilët shqiptarë janë vrarë nga afër dhe nuk ka asnjë rëndësi nëse ishin vrarë nga distanca një apo dy metra. Sido që të jetë, ata nuk janë vrarë në betejë”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” mbështet reagimet e shumta ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila ka për qëllim mohimin e gjenocidit në Kosovë. Me qëllim që të jemi koherentë lidhur me qëndrimet tona, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që të mobilizohemi si shtet dhe si shoqëri, që më 15 janar të shënojmë në mënyrën më të mirë të mundshme Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Gjenevë, 8 dhjetor 2019
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Kryetari Bardhyl Mahmuti

E kam mohuar, e kam perzen
e kam dashur , e kam urryer

ka dhen dhimbje
me ke dhen emocione
te lendon e te sheron.

pse ky emocion nuk me len te jetoj
pse pa te dot nuk jetoj
pse kurr e urrej e kerkoj
pse te dua edhe kurveten e shkatroj
pse un ndjenjen ta mohoj
dhe un vet shpirtin ta mallkoj


e shtyj e perplas me ze te lart i flas
po prap perball ajo syt i perplas
nuk te dua nuk te kerkoj
me kembgulje e mohoj
po prap kurr se harroj
ah dashuri sa shum per ty do maj zi.

je qorre e qesharake
je dinake e kurr su plake
per ty bejm lufta
per ty jetojm
per ty vuajm dhe veten shkatrojm
a lum si ai qe ty te ka provuar
ah mjer si ai qe ty te ka provuar
se kurr per jet pa ty ska per te jetuar.

Te lutem me fal,
qe nga gjumi po te zgjoj,
Se ne kte cast vetmie
zemra ty po te kerkon.

Te lutem me fal,
qe ne endrrat e tua u futa,
Se vetem aty mund te te puth
dhe te te them te dua.

Te lutem me fal,
qe ne zemren tende u struka,
Dhe gjysmen e shpirtit tim,
te gjysma jote e futa.

Ku me ike ku humbe ku u trete
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet
Se di c’me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S’e di se c’ndjen kur me ke prane
Kur të dy vetëm rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im

S’e di a e ndjen shpirtin tim ?!
S’e di c’mendim ke ti për mua
Kur të shtrengoj por s’them të dua
Kur them se vdes për buzet e tua
S’e di a me beson ti mua?
S’e di c’do të ndodhë me ne të dy
Sikur të mos jem me me ty
Sikur kjo ender të ndalet një ditë
S’e di a do të shoh me o drite?
S’e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s’do këtë kuptim
S’e di o fiksim i trurit tim.
S’e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S’e di a do ndjej me nxehte a bore.
S’e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë të dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.
E ndjej se shumë do të të dua
Sa kohe këto buze do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t’me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.
S’e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S’di si do shkoje ne të vërtetë
Por diçka di me siguri
Mendova se isha drita jote ne erresire
Gezimi jot ne trishtim
Zjarri jot ne grice
mengova gabim e di
me the vet ti,e pash
me fal shum për bezdisjen
nëse të thash se je airi im
jeta ime shpirti im
gjysma ime që sjetoj dot paty
por un jetoj dhe pa ty mos ke frikë
crendesi ka nëse jeta ime është shkretire
nëse shpirti sme buzeqesh
nëse dhimbja me trete
rëndësi ka që jetoj dhe pa ty
mos ne buzeqeshje ne trishtim
Po shkoj me the
dhe dy pika loti t’nrine ne sy!
Po shkoj me the
atje ku malli do t’me trete për ty!
Do shkosh të thash
po un cfar të t’jap si kujtim?
Para se t’nisesh
trete n’zemër mallin tim!
Sa herë që shuhet 1 yll ne qiell
2 pika loti m’ndrijn ne sy!
Ne shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veç mall, veç mall për Ty

Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike do të rishikohet bazuar në vlerësimit e Komisionit të Venecias. Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke komentuar mendimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten doli me një sërë vërejtjesh lidhur me përmbajtjen e këtij ligji, që edhe në fazën e miratimit kishte shkaktuar tensione e reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se do të ketë ndryshime në pjesën që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në gjyqësor, në mënyrë që të shmanget situata që rrezikojnë të drejtat tjera dhe që të mundësohet e drejta e përdorimit të gjuhës amtare.

Komisioni i Venecias ka konstatuar se përmbajtja e ligjit mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me të Konventën ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Gjuhët janë që njerëzit të kuptohen mes veti, ne kemi dalë në një zgjidhje ligjore, por edhe atëherë, kur debatuam në kuvend dhe pas miratimit të tij thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe do ta respektojmë vlerësimin, kështu që qëllimi im është të respektojmë Komisionin e Venecias. Ministria e Drejtësisë do të përgatisë ndryshimet dhe ne do t’i dërgojmë ato përsëri për miratim në kuvend, në përputhje me vlerësimet e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila në vazhdimi është deklaruar kundër Ligjit për gjuhët, kërkon që të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias, që sipas kësaj partie “konfirmoi vërejtjet dhe kritikat që qytetarët dhe VMRO-DPMNE i patën në kohën e miratimit të ligjit”.

“Pozicioni i Komisionit të Venecias duhet të respektohet, veçanërisht pasi ne jemi një vend që po synon anëtarësimin në Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë thënë se “Komisioni i Venecias ka mbështetur tërësisht politikat tona për barazi gjuhësore”, pa komentuar vërejtjet e komisionit.

Komisioni i Venecias gjithashtu rekomandoi që detyrimi i përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim ndërinstitucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativë dhe atyre civilë, të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar ose futja e tij në fuqi të shtyhet deri në zbatimin e duhur të asaj dispozite sa të jetë e pranueshme.

Ligji për përdorimin e gjuhëve që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe është miratuar më 14 mars të vitit 2018, por hyrja e tij në fuqi është zvarritur për gjatë kohë meqë ish-presidenti, Gjorge Ivanov refuzonte dekretimin e tij.

Ligji që është në fuqi parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në qeveri, kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike. Edhe mbishkrimet e të gjitha institucioneve në nivel qendror janë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhën shqipe.