Nga Adnan Aliti

Në vitin 2025, Maqedonia e Veriut, si një vend që ende nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, ka arritur të tërheqë vetëm 221 milionë euro investime të huaja.
Ndërkohë, Kroacia, një vend anëtar i BE-së dhe pjesë e ish-Jugosllavisë, ka siguruar plot 54 miliardë euro investime vetëm gjatë këtij viti.
Kjo do të thotë se Kroacia ka tërhequr rreth 244,4 herë më shumë investime sesa Maqedonia e Veriut.
Ky hendek i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por pasqyra e një realiteti të dhimbshëm. Ai tregon çmimin që qytetarët paguajnë me mirëqenien e tyre, duke jetuar në varfëri, me paga të ulëta dhe me mungesë mundësish, si rezultat i politikave të gabuara dhe mungesës së reformave, duke votuar prej dekadash qeveri që i largojnë gjithnjë e më shumë nga rruga evropiane.
Pasojat e kësaj gjendjeje shihen qartë edhe nga këto dy të dhëna tronditëse.
Sipas informatave zyrtare, nga 1 janari 2007 deri më 17 qershor 2025, janë lëshuar 216,594 pasaporta bullgare për qytetarë të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar shtetësinë bullgare, kryesisht për të përfituar të drejtat dhe liritë që ofron anëtarësimi në BE.
Ndërkohë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, 172,900 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut jetojnë jashtë vendit, duke u shpërngulur për një jetë më të mirë dhe për mundësi që vendi i tyre nuk ua ofron dot.
Këto shifra janë dëshmi e qartë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut e shohin BE-në si destinacionin e vetëm të shpresës, duke u larguar masivisht nga vendi.
Por, në vend që udhëheqësit e vendit të punojnë për të afruar Maqedoninë me BE-në, ata vazhdimisht e zhvendosin vendin në drejtim të kundërt.
Është shumë paradoksale që, në vend që të thellojnë bashkëpunimin me Kroacinë dhe Slloveninë, vende që, ashtu si Maqedonia, dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë dhe sot përfaqësojnë shembuj të shkëlqyer të reformave dhe integrimit në BE, pushtetarët zgjedhin të afrohen me shtete jo-demokratike të rajonit.
Në ato vende ku mbizotëron frika dhe shtypja, ku burgosen liderë opozitarë, gazetarë dhe intelektualë që guxojnë të kritikojnë pushtetin, ku mediat kontrollohen dhe zërat e lirë heshten me dhunë.
Nuk thellohet bashkëpunimi me ato vende ku qytetarët e tyre të lodhur nga korrupsioni dhe padrejtësia, dalin masovikisht në rrugë duke protestuar për të rrëzuar regjimet autoritare të tyre dhe për të fituar lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e tyre themelore.
E vërteta është shumë e thjeshtë, me këtë mentalitet dhe me këto politika, Maqedonia nuk do të ecë kurrë përpara.
Në vend që të frymëzohet nga përpjekjet për liri dhe nga suksesi i fqinjëve që kanë zgjedhur rrugën evropiane, udhëheqësit tanë zgjedhin të mbyllin sytë dhe të vazhdojnë rrugën e gabuar, duke e larguar edhe më shumë vendin dhe qytetarët nga ëndrra e integrimit në BE.

Shkruan: Ben Blushi 

Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm.

Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është Albini, mund të jenë të dëmshëm siç është Albini, mund të jenë të dhunshëm siç është Albini, mund të jenë pa ide siç është Albini, mund të jenë të mërzitshëm siç është Albini, mund të qëllojnë demagogë siç është Albini, mund të jenë poetë të dështuar siç do donte të ishte Albini, mund të jenë delirantë siç është Albini.

Të gjitha këto kanë ndodhur dhe do ndodhin.

Mirëpo popujt e gjejnë zgjidhjen. 

Ata i zbojnë Albinëët nga qielli i tyre njëlloj si korbat.

Kur e kuptojnë se korbat nuk ikin, popujt largojnë ushqimin e tyre kryesor : insektet.

Prandaj them se ikja e Albinit nuk është më diçka që i duhet lënë atij në dorë.

Albin Kurtit i duhet hequr ushqimi.

Ikjen e Albinit e kanë në dorë ata që e krijuan Albinin : qytetarët e Kosovës.

Përveç shumë dëmëve që i ka bërë vendit të vet, Albin Kurti do mbahet mend se krijoi një lidhje fatale mes fjalës sekt dhe insekt.

Ai ka krijuar një albinsekt.

Albinsektet janë ushqimi i Albinit, ata e mbajnë të ndezur zemrën e tij të shuar, ata ia tundin krahët kur nuk fluturon dot, ata ia hapin sqepin kur duhet të kafshojë, ata ia ngarkojnë flatrat e urrejtjes me gurë, ata e shërojnë kur ai plagoset, ata ia pastrojnë kthetrat kur ai nxjerr sytë, ata qeshin kur ai nuk ka cipë, ata ia rrahin rivalët me rrip, ata e quajnë hero meqë flet shqip, ata e çojnë nga rënia në gropë, ata nuk ndahen kur ai bëhet copë.

Por sot është dita që dhe albinsektet të bëjnë një bilanc.

Çfarë ka bërë Albin Kurti për pesë vjet?

Aktualisht në Evropë nuk ka asnjë shoqëri më depresive se Kosova.

Të varfërit po varfërohen, të pasurit po rrallohen.

Mijëra njerëz ikin çdo ditë.

Bizneset po mbyllen.

Ekonomia është rrudhur dhe prodhimi është pakësuar.

Papunësia është më e larta në rajon.

Investime publike nuk ka.

Investimet e huaja janë një koncept i panjohur.

Bizneset e Kosovës po emigrojnë në Shqipëri.

Elita gjithashtu.

Parlamenti ka shtatë muaj jashtë funksionit.

Qeveria nuk formohet dot dhe Albin Kurti është një kryeministër me mandat të skaduar.

Marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë në pikën më të ulët.

Me vendimin e djeshëm Amerika e ka shpallur Albin Kurtin de fakto non grata.

Raportet me Evropën janë të bllokuara prej dy vitesh.

Kosova është nën embargo.

Marrëdhëniet me Shqipërinë janë më keq se në kohën e Jugosllavisë.

Kufiri është i hapur, por shpirti është i mbyllur.

Njerëzit takohen, por Albin Kurti i ndalon të duhen.

Administrata albinsekte e shtetit të Kosovës është kthyer në një agjensi anti-Shqipëri.

Ajo ndot plazhet dhe i tremb turistët duke i cuar në Greqi.

Që kur e njoh Kosovën nuk kam parë kurrë një sentiment më të fortë kundër shqiptarëve të Shqipërisë se sa sot.

Nga një parti e themeluar kundër Serbisë, Vetëvendosja e Albin Kurtit është kthyer në një parti kundër Shqipërisë.

E megjithatë kur ia bën këtë bilanc disa njerëzve në Kosovë ata thonë po ke të drejtë, të gjitha janë të vërteta, por Albin Kurti është i ndershëm.

Unë kam një pyetje për të gjithë kosovarët.

E pse qenka Albin Kurti i ndershëm?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që e fut vendin e vet në konflikt me Amerikën?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që ka arritur të fusë vendin në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian njëlloj sikur të ishte Rusia e Putinit?

Si mund të jetë i ndershëm një njeri që kërkon të qeverisë kur nuk ka fituar?

Si mund të jetë i ndershëm dikush që dështoi 50 raude parlamentare duke kërkuar diçka që nuk i takonte?

A mund të jetë i ndershëm dikush që refuzon të dëshmojë në prokurori siç bëjnë sa herë ju kërkohet 2 milion qytetarët e atij vendi?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që kundërshton vendimet e gjykatave?

A mund të jetë i ndershëm një njëri i cili, që nga dita që ka ardhur në pushtet nuk i ka shtuar asnjë njohje shtetit të vet?

A mund të jetë i ndershëm dikush që ushqen me dashje akuzat e gjykatës së Hagës për ata që çliruan Kosovën?

A mund të jetë i ndersëhm dikush që përdor fenë për vota?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që ka shkatërruar mijëra vende pune?

A mund të jetë i ndershëm një njeri që beson se rritja ekonomike është pasurim i padrejtë?

A mund të jetë i ndershëm dikush që e përdor varfërinë për pushtet?

Ne shqiptarët kemi disa shembuj të ndershmërisë politike.

Po marr një rast klasik.

Një pjesë prej nesh, besojnë se Enver Hoxha ishte i ndershëm. 

Ata thonë se ai nuk i vidhte taksat e popullit, nuk kishte prona, nuk kishte vila dhe pasuri, megjithëse i fuste kundërshtarët në burg, megjithëse ia mori të gjithëve pronat,megjithëse kolektivizoi lopët,megjithëse ne hanim një racion mish në muaj dhe megjithëse kur vdiq e la Shqipërinë vendin më të varfër në botë dhe më të izoluar,në konflikt me Evropën, Amerikën Rusinë dhe Kinën.

Pavarësisht të gjithave, thonë disa, Enver Hoxha ishte burrë i ndershëm sepse nuk e vidhte lapsat me të cilët firmoste varjen e njerëzve në litar.

Pra një njeri që i la të gjithë pa gjë, quhet i ndershëm meqë vetë nuk mori asgjë.

Ky është koncepti i disa kosovarëve sot për Albin Kurtin.

Ata besojnë se ky njeri nuk e vjedh printerin e vendimeve të dëmshme që merr.

Unë do preferoja më mirë një njeri që e shpërdoron bojën e printerit, bashkë me printerin, por nuk na fut në sherr me shtypshkronjën e demokracisë : me Amerikën.

Prandaj duke njohur disi Kosovën, them se problemi aty nuk është opozita, problemi është pjesa albinsekte e shoqërisë kosovare që beson se duke e ushqyer korbin me flutura do ta shndërrojnë në shqiponjë.

Albin Kurti e humbi mundësinë të bëhet shqiponjë sepse nuk u ngrit asnjëherë në atë lartësi.

Ai është një korb që do vazhdojë të ushqehet me insekte, duke vrarë fluturat e shpresës.

Shpresoj jo edhe për shumë kohë.

Tre burra me lidhje me Trump duan të depërtojnë në Grenlandë, shkruan DR – PET: një objektiv i qartë

Shërbimi i Inteligjencës Policore në Danimarkë (PET) mendon se Grenlanda është bërë shënjestër e fushatave të ndikimit, që synojnë të krijojnë përçarje mes Grenlandës dhe Danimarkës.

Sipas PET-it, kjo mund të bëhet duke përdorur mosmarrëveshje ekzistuese ose edhe duke shpikur të reja – për shembull, duke i dhënë më shumë rëndësi çështjeve të ndjeshme apo duke nxitur mendime të caktuara në Grenlandë lidhur me marrëdhëniet me Danimarkën, SHBA-të ose vende të tjera që kanë interes atje.

Çfarë ndodh me amerikanët?

Sipas disa burimeve, të paktën tre amerikanë që kanë lidhje me ish-presidentin Donald Trump po merren me aktivitete të tilla në Grenlandë.

Njëri prej tyre thuhet se ka mbledhur emra të grenlandezëve që mbështesnin idenë e Trump për të blerë Grenlandën.

Ai gjithashtu dyshohet se ka nxitur grenlandezët të tregojnë çështje që mund të dëmtojnë imazhin e Danimarkës në mediat amerikane – si rastet e largimit me detyrim të fëmijëve grenlandezë në Danimarkë apo “çështja e spirales”, ku vajzave dhe grave grenlandeze iu vendos spiral pa pëlqimin e tyre në vitet 1960–70.

DR thotë se ka folur me tetë burime anonime – nga qeveria, institucionet, por edhe nga Grenlanda dhe SHBA. Nuk është e qartë nëse këta burra po veprojnë për llogari të tyre apo me urdhër.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur pyetjes së DR-së nëse amerikanët kanë marrë urdhër zyrtar për këtë.

Reagimi i Danimarkës

Një përfaqësues i ambasadës amerikane në Kopenhagë tha për DR se qeveria amerikane nuk i kontrollon qytetarët privatë dhe se individë amerikanë mund të kenë interesa në Grenlandë.

Ministri i jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha se çdo përpjekje për t’u përzier në punët e brendshme të Mbretërisë së Danimarkës është e papranueshme.

Për këtë arsye, ai ka thirrur për një takim diplomatin amerikan në Danimarkë që është përgjegjës për ambasadën derisa të emërohet ambasadori i ri.

Donald Trump ka propozuar Ken Howery si ambasador në Danimarkë, por ai ende nuk ka marrë miratimin politik dhe nuk e ka filluar detyrën.

Përgatiti: Adnan Aliti

Çdo parti politik që ka ardhur në pushtet në trojet shqiptare nuk e ka parë historinë si një themel mbi të cilin mund të ndërtojë, por si një armik të cilin duhet ta shkatërrojë. Në vend që të pasuronin trashëgiminë shtetërore të paraardhësve të tyre, ata e kanë demonizuar, përmbysur dhe zhdukur gjithçka që u takonte epokave të mëparshme.

Ky cikël hakmarrjeje dhe përçarjeje ka shkaktuar mungesë stabiliteti, prapambetje dhe ka lënë trojet tona etnike gjithmonë në një fazë të tranzicionit të vazhdueshëm, ku çdo pushtet i ri fillon ta nisë gjithçka nga e para, duke mohuar, injoruar, anashkaluar dhe shkatërruar gjithçka që është bërë më parë.

Ky mentalitet ka disa pasoja të rënda:

1. Mungesë stabiliteti dhe vazhdimësie – Çdo qeveri e re shpesh e fillon mandatin e saj duke prishur gjithçka që ka bërë e mëparshmja, edhe kur ka gjëra pozitive. Kjo pengon zhvillimin afatgjatë.

2. Krijimi i armiqësive dhe përçarjeve – Politika bëhet një betejë mes “neve dhe atyre”, duke ndarë qytetarët në kampe të papajtueshme dhe duke mbjellë urrejtje mes brezave.

3. Mungesë përqendrimi në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik – Në vend që të punohet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën, politikanët shpenzojnë energjinë e tyre në akuza dhe propagandë kundër paraardhësve.

4. Kapja e shtetit – Çdo qeveri përpiqet të vendosë njerëzit e saj në çdo institucion, duke e politizuar administratën dhe duke bërë që shteti të mos funksionojë për qytetarët, por për partitë.

5. Mungesë llogaridhënieje – Kur një qeveri e re e justifikon çdo dështim të vetin me “gabimet e paraardhësve”, nuk ka përgjegjësi reale për premtimet që ka bërë.

Metodat Manipuluese për të Fituar Pushtetin:

1. Manipulimi i opinionit publik – Duke krijuar narrativa të rreme, duke devijuar vëmendjen nga problemet reale dhe duke e shitur çdo dështim si sukses.

2. Sulm ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve – Kushdo që guxon të kritikojë pushtetin etiketohet si “armik”, “tradhtar”, ose i lidhur me një axhendë të fshehtë.

3. Ruajtja e status quo-së – Në vend që të kërkojnë zhvillim dhe ndryshim, këta individë shërbejnë për të ruajtur sistemin ekzistues, sepse janë vetë pjesë e tij dhe përfitojnë nga ai.

4. Zhurmë për të mbuluar realitetin – Kur mungojnë rezultatet konkrete, shpiken armiq të jashtëm dhe të brendshëm, krijohen kriza artificiale dhe prodhohen debate të kota për të shmangur diskutimin për varfërinë, korrupsionin, mungesën e reformave dhe dështimet e qeverisë.

5. Krijimi i një kulture mediokriteti – Duke promovuar individë pa merita dhe duke u dhënë hapësirë të paditurve e servilëve, shoqëria humbet respektin për vlerat e vërteta, si puna, ndershmëria dhe profesionalizmi.

6. Etiketimet e zakonshme: “komunist”, “fashist”, “tradhtar”, “servil i të huajve”, “hajdut”, etj.

✅ Qëllimi: Shkatërrimi i kredibilitetit të kundërshtarit dhe largimi i vëmendjes nga dështimet e veta.

Në vend që historia të shërbejë si një rrugë zhvillimi të natyrshëm, ajo është shndërruar në një betejë për fshirjen e së kaluarës dhe vendosjen e një realiteti të ri politik, ideologjik dhe institucional, duke munduar të instalojnë praktika, sikurse historia e popullit shqiptarë fillon nga vet ata.

Ja disa nga shembujt kryesorë të kësaj armiqësie midis fraksioneve dhe udhëheqësve shqiptarë në periudha të ndryshme historike:

1. Haxhi Qamilistët vs. Ismail Qemali-Nacionalistët e Rilindjes

•Haxhi Qamilistët: “Ne jemi mbrojtësit e fesë dhe të Perandorisë Osmane, Ismail Qemali na tradhtoi duke sjellë një pavarësi të brishtë!”

•Rilindasit: “Ne bëmë Shqipërinë shtet më vete! Ju donit të na mbani të robëruar nga osmanët.”

✅ Pika e vërtetë: Nacionalistët krijuan pavarësinë, por shteti i ri shqiptar ishte i dobët dhe i rrezikuar nga fqinjët.

2. Zogistët vs. Fanolistët (1924)

• Zogistët – Mbështetësit e Ahmet Zogut, i cili sundoi Shqipërinë si kryeministër, president dhe më pas si mbret (1928-1939). Këta ishin monarkistë dhe konservatorë, të mbështetur nga shtetet perëndimore, veçanërisht Italia dhe Britania.

• Fan Noli dhe qeveria e tij revolucionare e 1924-s erdhi në pushtet duke përmbysur Ahmet Zogun.

• Ahmet Zogu u kthye gjashtë muaj më vonë me ndihmën e serbëve dhe jugosllavëve, duke rrëzuar Nolin dhe duke e përzënë nga Shqipëria.

• Zogu pastaj ndoqi dhe persekutoi kundërshtarët e tij politikë, duke përforcuar një regjim autokratik.

✅ Raporti armiqësor: Fanolistët e quanin Zogun “tradhtar” dhe “shërbëtor të serbëve”, ndërsa zogistët i akuzonin nolistët për kaos dhe paaftësi.

3. Zogistët vs. Italianët (1939)

• Zogu u përpoq të luante mes fuqive të mëdha, por përfundimisht humbi pushtetin kur Italia fashiste e pushtoi Shqipërinë më 1939.

• Mbreti Zog iku në mërgim dhe nuk mundi të rikthehej më.

• Qeveria kolaboracioniste nën italianët e konsideroi Zogun të vdekur politikisht dhe e shpalli armik të shtetit.

✅ Raporti armiqësor: Zogu i urren fashistët, por më parë kishte pasur aleanca me ta; ndërsa italianët e përdorën Zogun derisa nuk u duhej më.

4. Partizanët vs. Ballistët dhe Zogistët (1944)

• Partizanët e Enver Hoxhës luftuan për të marrë pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore.

• Ata i shpallën armiq ballistët dhe zogistët, duke i akuzuar si tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të fashistëve.

• Pas luftës, partizanët likuiduan kundërshtarët e tyre politikë dhe imponuan një regjim komunist.

• Legalistët – Pasuesit e Mbretit Zog pas vitit 1939, të cilët luftuan për kthimin e tij në pushtet gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

✅ Raporti armiqësor: Ballistët dhe zogistët ishin të përndjekurit kryesorë nga regjimi i ri komunist.

5. Enveristët vs. Titistët dhe Komunistët e Tjerë (1948)

• Enveristët – Mbështetësit e Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH), që sunduan Shqipërinë me një regjim të ashpër komunist (1944-1991).

• Titistët – Shqiptarë që simpatizonin modelin jugosllav të Josip Broz Titës, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni. Ky grup u persekutua ashpër nga Enver Hoxha pas prishjes me Jugosllavinë në 1948.

• Fillimisht, Shqipëria ishte nën ndikimin e Jugosllavisë së Titos.

• Në 1948, Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Titon dhe e shpalli atë “armik të popullit”.

• Të gjithë komunistët që kishin pasur simpati për Jugosllavinë u burgosën ose ekzekutuan.

✅ Raport armiqësor: Një aleat u bë armik brenda natës, dhe Shqipëria përfundoi e izoluar.

6. Enveristët vs. Stalinizmi i Vërtetë (1961)-Maoistët

• Stalinistët – Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik në 1961, Enver Hoxha dhe ndjekësit e tij mbetën besnikë ndaj vijës staliniste dhe izoluan Shqipërinë.

• Maoistët – Pas vitit 1978, Shqipëria mbështeti Kinën maoiste për një periudhë, por më pas u distancua edhe nga ajo.

• Shqipëria prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik pasi Hrushovi denoncoi Stalinin.

• Enver Hoxha akuzoi sovjetikët për “tradhti ndaj marksizëm-leninizmit”.

• Shqipëria u lidh më pas me Kinën maoiste, por edhe kjo aleancë u prish në 1978.

✅ Raporti armiqësor: Enver Hoxha i luftoi edhe ata që dikur i kishte idhuj.

7. Enveristët vs. Demokratët (1991)

• Berishistët – Mbështetësit e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike pas vitit 1990.

• Socialistët (Pasardhësit e PPSH-së) – Pasuesit e Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila u formua nga ish-komunistët, por me kohën u reformua në një parti social-demokrate.

• Pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985 dhe rënies së komunizmit në 1991, Partia Demokratike e Sali Berishës mori pushtetin.

• Enveristët dhe ish-komunistët u dëbuan nga pushteti, por mbetën aktivë në hije.

• Berisha promovoi një politikë antikomuniste dhe persekutoi figurat e së kaluarës dhe shkatëroi gjithëcka që kishte ndërtuar komunizmi.

✅ Raporti armiqësor: Demokratët i shkatërruan simbolet e komunizmit, por shumë ish-komunistë u kthyen në politikanë të rinj.

8. Berishistët vs. Socialistët (1997 – Sot)

• Pas krizës së piramidave në 1997, qeveria e Berishës ra dhe socialistët (ish-komunistët e reformuar) morën pushtetin.

• Të dyja palët kanë pasur një luftë të vazhdueshme politike, me akuzat për korrupsion dhe tradhti kombëtare.

✅ Raporti armiqësor: Lufta mes Berishës dhe socialistëve vazhdon ende sot.

9. Rugovistët vs. UÇK-ja (1998 – Sot)

• Lëvizja Nacionaliste Shqiptare në Jugosllavi – Grupime që luftuan për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi, përfshirë organizatat si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).

• UÇK-istët – Pasuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi për pavarësinë e Kosovës (1998-1999). Pas luftës, një pjesë e tyre u përfshinë në politikë, kryesisht përmes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

• Rugovistët – Mbështetësit e Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që promovuan pavarësinë e Kosovës në mënyrë paqësore.

• Rugovistët e LDK-së besonin në rezistencë paqësore kundër Serbisë.

• UÇK-ja dhe forcat çlirimtare mendonin se vetëm lufta do të sillte pavarësinë.

• Pas luftës, raportet mes dy grupeve mbetën të tensionuara.

✅ Raporti armiqësor: Pas pavarësisë, pati akuza për tradhti nga të dyja palët, por UCK ja, kishte të drejtë se Kosova asnjëherë nuk do të clirohej me fjalë.

10. Fraksionet Fetare dhe Ideologjike

• Islamistët – Pas viteve 1990, një numër i vogël i shqiptarëve ndoqën rrymat islamiste, përfshirë disa individë që u radikalizuan dhe u përfshinë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

• Sekularistët dhe Pro-Europianët – Ata që mbështesin ndarjen e fesë nga shteti dhe modernizimin e Shqipërisë dhe Kosovës sipas modelit evropian.

• Konservatorët dhe Tradicionalistët – Ata që ruajnë vlerat tradicionale shqiptare dhe janë kundër ndryshimeve të mëdha kulturore.

11. Albinistët vs. Të Gjithë (2010 – Sot)

• Albin Kurti dhe Vetëvendosja akuzojnë të gjitha partitë e vjetra për korrupsion dhe tradhti kombëtare.

• Ai ka sfiduar elitën politike të Kosovës dhe ka fituar mbështetje të madhe popullore.

• Kundërshtarët e akuzojnë për populizëm dhe mungesë përvoje në qeverisje dhe dështime politike.

✅ Raporti armiqësor: Një luftë e re politike midis një gjenerate të re dhe elitave të vjetra.

12. Në Maqedoninë e Veriut, politika shqiptare ka qenë historikisht e ndarë midis dy rrymave kryesore:

  • Ish-titistët shqiptarë – Këta ishin pjesë e elitës politike dhe burokratike të sistemit jugosllav, të cilët pas pavarësisë së Maqedonisë më 1991 u përfshinë në strukturat e reja shtetërore ose krijuan fraksione politike që tentonin të ruanin një lloj kontinuiteti me të kaluarën socialiste. Ata shpesh kishin lidhje të ngushta me partitë maqedonase dhe vepronin më shumë si përfaqësues institucionalë se sa si aktivistë për të drejtat kombëtare shqiptare.
  • Partitë e reja pas pavarësisë – Këto parti u krijuan kryesisht si kundërpërgjigje ndaj diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni dhe shpesh kishin një qasje më radikale ose nacionaliste. Partia e parë shqiptare në Maqedoni, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), u formua në vitin 1990 dhe përfaqësonte një linjë të moderuar. Më vonë, nga PPD u shkëput Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e drejtuar nga Arbën Xhaferi, e cila kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
  • Pas konfliktit të vitit 2001, me marrëveshjen e Ohrit, skena politike shqiptare ndryshoi ndjeshëm. U formua Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), parti e dalë nga strukturat e ish-UÇK-së dhe që u bë forca kryesore politike e shqiptarëve në Maqedoni. Ndërkohë, PDSH e Menduh Thacit vazhdoi të jetë në opozitë dhe në vitet e mëvonshme u krijuan edhe parti të tjera si Baskimi Demokratik ( BDSh) i Bardhyl Mahmutit, PDK, Lëvizja BESA, Alternativa, Aleanca Shqiptare, etj që sfiduan dhe sfidojnë dominimin e BDI-së dhe përfaqësojnë një brez të ri politik.

Përfundimi

Kjo është një nga tragjeditë e politikës shqiptare që kanë kaluar nga një regjim në tjetrin pa ndërtuar institucione të forta demokratike. Në vend që të krijohet një kulturë politike ku opozita dhe pushteti bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve, cikli është shpesh ai i hakmarrjes politike dhe demonizimit të kundërshtarit.

A do të ndryshojë kjo ndonjëherë? Apo do të vazhdojmë të shkatërrojmë njëri-tjetrin, në vend që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë?

Zgjidhja afatgjatë është krijimi i një kulture politike ku zgjedhjet nuk shihen si një “luftë për jetë a vdekje”, por si një proces normal demokratik ku kundërshtarët politikë duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë për një vizion të përbashkët kombëtar. Por për këtë duhet vullnet politik dhe një shoqëri që nuk bie pre-e manipulimeve dhe propagandave boshe.

Shkruan: Kimete Berisha

1. Duhet të jesh Çika e atij,

A po të kujtohet…!

2. Të jesh djali i asaj këngëtares!

3. Gruaja e atij dëshmorit të harruar, vrasësi i të cilit nuk kërkohet më!

4. Babai i një djali që politika ia shfrytëzojnë vdekjen për vota!….

E babai i të cilit nuk e kërkon të vërtetën për djalin e tij të vdekur në

burg dhe për gjurmët e tij të vjedhura nga shteti, por kërkon të bëhet deputet, në shpinë të vdekjes!

– Ah, sa e tmerrshme është kjo dashuria…!

5. Babai i një futbollisti të njohur, që nganjëherë jep gola për Evropën dhe fiton pare që nuk i ndan me popullin’!

– E në asnjë rast babai i një minatori!

6. Ajo që në emër të Drejtësisë, i ndihmoi kunatit të saj, i dënuar për krime, që të rivendoset në hotelin e burgut të Smrekovnicës!

– E një të burgosur shqiptar që iku nga burgu e u vra në Serbi, pasi që s’e kishte kunat, ministresha e quajti kriminel….!

7. Gruaja e askujt!

8. Ai burri i dashuruar në Albinin!

9. Burri që e ka rrahur gruan e tij dhe një lypësar!

10. Avokati i njohur që ecë rrugës me rrëmojse në gojë!

11. Milioneri i uritur!

12. Tregtari i flamurit!

13. Valltarja e Rugovës që nuk di ta lexoj letrën e vet!

14. Fabrika e Pambukut!

15. Gllavna Sestra!

16. Gruaja që vjedhte miell të gryt’!

– Asnjë poet!

– Askush i panënshtruar.

– Asnjë mendje e pabindur!

– Vetëm ndjekës dembelë që e njohin përmendësh veç një rrugë, atë të nënshtrimit!

17. Hamës…!

18. Dama me kamelie!

19. Gruaja që e fshehu pasurinë nga shteti!

20. Doktori që e kishte pasion të lozte me zemrat e shqiptarëve, dhe të bëhej i pasur nga kjo lojë… dhe, u tregua aq i mençur, sa i shpëtoi burgut!

21. Profesori nga Parisi i cili e ka idole Donika Gërvallën, për arsye sekrete, dhe Pecin, për dijet e tij të

thella për bujqësi!

– Askund militantët dhe paramilitarët që janë këputur duke sharë me nanë e duke akuzuar se kush shkruan kundër vjedhjeve të qeverisë Kurti, është

me Serbi!

(Po ti ku je, o xhan).

– Dhe ku është ai aktori i harruar që i shet librat si farat e kungullit në rrugë!

Sa e sa e shëmtuar është ajo dashuria e tij e sëmurë për Albin Kurtin, i cili anipse s’e bën hesap për njeri dhe e ka lënë të mjerë në rrugë, ky prap e do…thotë që e do,

ju ka tekë…

– Dashuri që kërkohet mëshirë!

– Asnjë varfanjak!

– Asnjë i papunë!

– Asnjë fshatar i harruar që netëve të

gjata të dimrit, pranë zjarrit të fikur, shkruan poezi mbi dashurinë për Zotin!

22. Këngëtarja pa dëgjues, e cila e ndërtoi karrierën e saj duke e portretizuar veten si grua serioze, që vishej me namus, e tash, që shoqet e saj kanë zbritur në tokën e Pambukut, ajo kish fluturuar, si qese e plastikës.

– Kryeministri, njëkohësisht dëshmitari i miellit të vjedhur, e përthekoi Listën e tij të trashë me rripin e shtrenjtë të Valentinos në belin e këngëtares dhe me një kazan botoks e rinoi Lëvizjen e tij të lodhur shpejt nga pushteti…

– Lista e tij është një cucëll e madhe me të cilën do ta mashtrojë veten në ditët pa diell!

Dhe me lullaby primitive të shkruara nga ndjekës primitivë!

– Pra, e vetmja mburrje e kryeministrit ishte Valentino dhe botoksi!

– Lumiri tha se është i rrethuar me një ekip të shkëlqyeshëm.

Por, çfarë të bëjmë ne që ky vet nuk është i shkëlqyeshëm, e ia ka dhënë Zoti të rrethohet me ekip të shkëlqyeshëm!

– Prap kish përbiruar Xhavit Hajdari, që duket si një hije e mesjetës, që s’ka kush që e zë…

– Ka edhe njerëz të mirë, anipse janë raste të izoluara, por tani s’kam kohë për t’i kërkuar!

P.S. f you miss the train I’m on,

You will know that I am gone…

Media shtetërore ruse raporton se presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë me familjen e tij.

Duke cituar një burim të Kremlinit, media shtetërore ruse TASS raportoi se Asadit dhe anëtarëve të familjes së tij kishin marrë azil në kryeqytetin rus. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe media shtetërore ruse RIA. Më herët, një reporter izraelit për Axios raportoi se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë besojnë se Assad është në Rusi

Shkruan: Milazim Krasniqi

Para pak ditësh kremtuam 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, e cila është data më e rëndësishme në historinë e kombit tonë. Meqë ne ende nuk e kemi një histori të shkruar dhe të verifikuar të kombit tonë, ne nuk e kemi vlerësimin e plotë të rëndësisë së kësaj date për fatet e kombit tonë, të cilat do të mund të ishin edhe më fatale nga sa qenë, po të mos ishte proklamuar atë ditë Shqipëria e mosvarme, si atdhe i të gjithë shqiptarëve, të të gjitha territoreve, të të gjitha grupeve sociale dhe të gjitha bindjeve politike e fetare. Pa atë pavarësi të proklamuar, me shumë gjasë etnia shqiptare më parë do të fshihej nga faqja e dheut, se sa që do të konsolidohej në një komb evropian, aq më pak në një komb unik, i cili e realizoi brenda vetes edhe sintezën e identiteteve fetare. Shqipëria e pavarur dhe e pandarë edhe sot mbetet kusht për ekzistencën e kombit shqiptar.

Projektet politike dhe planet ushtarake të shteteve ballkanike, sigurisht të miratuara edhe nga disa nga fuqitë evropiane ishin kundër ekzistencës së çfarëdo Shqipërie të pavarur. Në fakt ishin për shkatërrimin biologjik të shqiptarëve dhe asimilimin e atyre që do të mbijetonin. Ato projekte u vunë në zbatim sidomos gjatë lufërave ballkanike. Sipas demografit e historianit amerikan, Xhastin Mc Carthy, 27% e shqiptarëve janë vrarë, ndërsa 35% janë dëbuar nga vatrat e veta, që i bie se në total janë çrrënjosë 62% e shqiptarëve. “Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16)
Produkti që u përftua pas gjenocidit serb e grek kundër shqiptarëve në luftërat ballkanike ishte një Shqipëri e dërrmuar, një komb i traumatizuar, i copëtuar, i defetarizuar, më saktë i deislamizuar, i cili nuk pati fuqi t’i kundërvihej ideologjisë komuniste, ku ajo u shfaq, sepse e kishte humbur ekuilibrin dhe imunitetin.

Megjithatë, pavarësia e Shqipërisë e pamundësoi zhdukjen e të gjithë shqiptarëve. Për ata shqiptarë që mbeten jashtë shtetit shqiptar, mbeti gjithnjë kërcënuese përsëritja e gjenocidit, gjë që u riciklua disa herë nga serbët e grekët. Por as gjithë ato mizori nuk u mjaftuan armiqve tanë. Prandaj ata rihartuan projekte për zhdukjen e shtetit shqiptar. Sponsorizuan rebelimin e haxhi Qamilit, Protokollin e Korfuzit, Marrëveshjen Pashiq-Toptani, Republikën e Mirditës. Traktati i fshehtë i Londrës i viti 1915 është dëshmi e hidhur e tërë asaj armiqësie kundër Shqipërisë. Poashtu në projektin e Ivo Andriqit të vitit 1939 insistohej në copëtimin dhe zhdukjen e Shqipërisë, me arsyetimin se çfarëdo Shqipërie që të ekzistonte, do të ishte referencë për iredentizmin shqiptar të territoreve të okupuara. Pra, copëtimi ose dezintegrimi i Shqipërisë, me formimin e ndonjë kreature të re mercenare, ka mbetur deri në ditët tona orientim strategjik i armiqve të shqiptarëve.

Në fakt, u duk sikur pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, armiqtë ishin të dekurajuar nga synimet e tyre, por ajo nuk zgjati shumë. Rikthimi te projektet për dezintegrimin e Shqipërisë dhe për futjen e thikave të përçarjes ndër shqiptarë tashmë janë rikthyer me shumë virulencë. Dy prej tyre veçohen për arsye se formalisht duken me autorësi nga vetë shqiptarët. E para është iniciativa morbide për braktisjen e fesë islame, e emërtuar si “Lëvizja e Deçanit”, e cila ka elemente të Rekonkuistës spanjolle, e cila u imponoi hebrenjve dhe muslimanëve në Spanjë e Portugali konvertimin, ose dëbimin dhe vdekjen. Pra, në Kosovë po synohet të bëhet konvertimi i muslimanëve në të krishterë, tash për tash vetëm me dhunë propagandistike. Ndërsa në Shqipëri u lancua një iniciatvë poashtu morbide, për formimin e një kreature fetare-shtetërore të bektashinjve. Po të mos lancohej nga kryeministri i Shqipërisë, iniciativa do të mund të trajtohej si një ide e ndonjë të lajthituri, ose të droguari, i cili në zellin e ndonjë transi kuazifetar, ka përfytyruar pronësinë mbi një shtet imagjinar. Por, e lancuar nga kryeministri i Shqipërisë, iniciativa ka elemente të një kalkulimi gjeopolitik, të maskuar me një mantel religjioz. Kryeministri mund të jetë futur në një lojë gjeopolitike, të udhëhequr nga qarqe okulte, por mbetet e pakuptueshme pse është futur në atë lojë kreu i bektashijve shqiptarë. Kjo lojë e tij paraqet problem shumë më serioz. Kreu bektashi në një rast ka deklaruar se e don një shtet bektashi “njëlloj Vatikani.” Analogjia me Vatikanin e zbulon se është fjala për futjen e tij në një konsipraciom të përmasave të mëdha, ku Shqipëria rrezikon të përdoret si dashi që përdorej për të thyer portat e kështjellave në Mesjetë. Një udhëheqës fetar i devotshëm nuk mund të futet në aso aventure. Ta fusësh Shqipërinë në skemën e luftërave sektare të botës së sotme muslimane, madje duke i dhënë një rol “qendror”, minimalisht do të thotë ta ekspozosh në të ardhmen si një shënjestër të ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit. Pse? Sepse ato shtete muslimane e ata agjentë joshtetërorë që do të ndiheshin të atakuara nga ajo kreaturë fetare konkuruese ndaj pozitave të tyre, do ta shndërronin Shqipërinë në cak legjitim të sulmeve të tyre terroriste, natyrisht edhe të sulmeve diplomatike, ekonomike e propagandistike. Siç shihet e dihet, në decenien e fundit bota ka parë tmerrin e konflikteve sektare në Siri, në Irak, në Libi, në Jemen, në Sudan, sikundër që ka parë tmerrin e kasaphanes sektare ndërmjet Irakut e Iranit në vitet tetëdhjetë. Prandaj kushdo që tenton të bartë në Shqipëri atë mal urrejtjesh, paragjykimesh e armiqësish nga Lindja e Mesme, bën edhe akt të rëndë tradhtie shtetërore e kombëtare.

Futja në atë sherrnajë të lemerishme të Lindjes së Mesme do të shërbente edhe për ta rihapë kutinë e Pandores të urrejtjes, paragjykimeve dhe armiqësive të kombeve ballkanike e europiane kundër Shqipërisë e shqiptarëve. Ashtu Shqipëria do të ishte në një senduiq të armiqësive të shteteve muslimane në njërën anë dhe të shteteve europiane, nën akuzën se bëhet shkaktare e jostabilitetit dhe dhunës, në anën tjetër. Si mund të mbijetojë një shtet i vogël dhe i varfër si Shqipëria në një asi rrethimi armiqësor? Thjesht, nuk ka gjasa të mbijetojë, prandaj në atë rast rrezikon të kthehet sërish në objekt të copëtimit e të dezintegrimit, si në rastin e Protokollit të fshehtë të Londrës.
Ngado që ta vështrosh, mbetet e qartë si është e mundshme që një shtet shtet sekular, anëtar i NATO-s, në proces integrimi në Bashkimin Europian, të marrë përsipër formimin e një shteti fetar në territorin e vet dhe atë në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit dhe që për atë shkak të futet një një sherrnajë globale e në një rrezik potencial për t’u rikthyer në objekt planesh ogurzeza të armiqve që gjithnjë kërkojnë pretekste për sulme, ngase kurrë nuk kanë reshtur së bëri plane për zhdukjen e tij.
Po të shikohet vetëm në planin thjesht fetar, nuk mund të ketë asnjë shenjë barazie ndërmjet katolicizmit e bektashizmit, rrjedhimisht në asnjë rast Vatikani nuk mund të shërbejë si një model për organizimin e jetës fetare të bektashijve shqiptarë. Prandaj këshilla ime është: mbylleni këtë qasje donkishoteske dhe idiotike!

Poashtu është e ditur se bektashizmi nuk është fe më vete po është një sekt i fesë islame, ndonëse një sekt i devijuar në disa segmente në raport me Shpalljen e fundit Hyjnore. Por fe, sidomos fe e shpallur, nuk mund të jetë asnjëherë. Prandaj do të duhej të braktiseshin edhe ato lojëra të vjetra e të reja me statusin e bektashizmit si gjoja fe më vete e komunitet fetar më vete. Nëse shkon më tutje kjo tendencë e separimit, ajo mund ta dëmtojë sintezën e arritur të harmonisë fetare brenda kombit shqiptar. Në atë rast mund t’i ekspozojë bektashijtë si plangprishës e kjo etiketë, për një komunitet aq të vogël prej 115.000 frymësh që nuk kalojnë as 5% të shtetasve të Shqipërisë, mund të ketë pasoja shumëplanëshe. Meqë kontributet e shqiptarëve bektashi, që nga formimi i kombit e këndej, do të mbeten përherë në pronësi të kombit shqiptar, një krature bektashiane purofetare do të ishte pa kujtesë, pa histori, pa ardhmëri.

Një kreature të tillë absurde do të mund t’i matej e mbahej mend vetëm dëmi që do t’i shkaktonte kombi tonë. Njëri nga dëmet e mundshme do të ishte oksigjenimi i projektit okult për formimin e të ashquqajturit “komb kosovar” në Kosovë. Ka disa qarqe klerikalo-fashiste në Perëndim, të cilat sponsorizojnë idenë e formimit të “kombit kosovar”, me synimin që ta amputojnë këtë pjesë të kombit shqiptar nga korpusi shqiptar dhe që më lehtë ta krijojnë realitetin për kthimin e Kosovës nën kontrollin serb. Pra, nëse do të formohej një kreaturë shtetërore e bektashijve në truallin shqiptar, ajo do të mund të përdorej si stimulues për idenë e kombit kosovar, duke e relativizuar identitetin shqiptar. Ndërsa në atë rast shumë më lehtë do të arsyetohej projekti serb për formimin e një entiteti fetar e shtetëror serb, i cili do të lidhte Patriarkanën e Pejës dhe manastirin e Deçanit. Ka disa vite që në qarqe të caktuara fetare e shtetërore serbe propozohet kthimi i selisë së Patriarkanës Serbe nga Beogradi në Pejë. Sikundër dihet, manastirin e Deçanit e ruajnë në mënyrë speciale forcat e KFOR-it, i cili faktikisht është jashtë juridiksionit shtetëror të Kosovës, bashkë edhe me disa monumente të tjera ortodokse serbe, që kanë statusin e eksterritorialitetit.
Me gjasë, ideja për shtetin bektashi e ka brenda vetes strategjinë që në stilin e karambollit, të ndihmojë për formimin e të ashtuquajturit “Atosit serb” në Kosovë e ndoshta edhe të një autonomie të Himarës. Pra, ngado që ta shikosh, ideja për formimin e një shteti fetar bektashi në Tiranë, është e rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin e reputacionin e mirë të shtetit shqiptar, po edhe për ekzistencën e kombit shqiptar.

Në Prishtinë, 2 dhjetor 2024

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e ka gjetur kabinetin me borxhe dhe porosi që sipas tij janë të dyshimta dhe të paarsyeshme. Paraardhësi i tij, Krenar Lloga ka zhdukur dokumentin e klasifikuar të Misionit Vlerësues të KE-së. Për këtë Filkov thotë se ka hetim dhe do të vërtetohet se ku ka përfunduar. Ai shpalosi edhe porositë e ombrellave, bluzave dhe shisheve të cilat janë arsyetuar, ndërsa tha se Lloga ka blerë telefona celular me vlera marramendëse nga çmimi real në treg, ndërsa në porosi ka përfshirë edhe skuterë elektrik. Filkov tha se nevoja e këtyre porosive nuk është arsyetuar dhe mungon evidenca, aq më tepër sa sipas tij, pajisjet nuk janë kthyer.

“Mora detyrën pa pranim-dorëzim nga paraardhësi im dhe kabinet i zbrazur pa mëshirë, por me gjëra të sapo porositura si: ombrella, bluza, çanta, shishe dhe gjëra të tjera secila prej tyre nga 200 copë dhe faturë e papaguar prej 956 mijë denarë për të njëjtat. Hasa në resurse të zbrazura financiare. Nuk ka evidencë për marrjen dhe shfrytëzimin e telefonave celular, laptopa dhe skuter elektrik. Kjo dëshmon për mëvetësimin e ministrisë nga paraardhësi im”, deklaroi Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Në muajin nëntor do të fillojnë debatet publike për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Mbi ndryshimet në Kodin Penal, po kërkohen modalitete se si do të mund të përfshihen dispozita me fuqi retroaktive.

“Mbi Këshillin Gjyqësor e dini se gjatë muajit që pason do të fillojmë me debatet publike për Ligjin mbi Këshillin Gjyqësor. Momentalisht do të shkojmë me grup të ri pune. Akoma punohet gjetjen e zgjidhjes me të mirë. Nuk diskutohet ajo që neve duam ta bëjmë rreth Kodit Penal. Ajo për të cilën duhet të diskutohet është se ligji nuk lejon zbatimin retroaktiv dhe neve duhet të fokusohemi këtu për të gjetur zgjidhjen e duhur se si të ketë përgjegjësi për atë që është bërë deri tani”, tha Igor Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Filkov deklaroi se në përpunim është edhe ligji që do të rregullon pensionimin e gjykatësve dhe se kufiri i propozuar është paraparë 67 vjeç. /Alsat.mk

Shqipëria ka marrë vrull drejt Bashkimit Europian, ndërsa të martën e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim. Kryeministri Edi Rama pret që për 5 vjet vendi të hyjë në BE. Shumë optimist është edhe presidenti Bajram Begaj. Nga Kosova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti dërguan urime. Shtetit që e udhëheqin ata do t’i duhet të bëjë shumë rrugë për të mbërritur aty ku është Shqipëria tash. Kosova është i vetmi vend në rajon që s’e ka marrë as statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky hap i radhës kërkon vendim unanim të Këshillit Europian dhe mosnjohja nga pesë prej 27 shteteve anëtare të bllokut, premton një proces shumë të ndërlikuar.

Pikësëpari më lejoni të përshëndes idenë e Drejtorisë së Seminarit të UT-së për ta bërë temë qendrore të këtij tubimi shkencor temën: “Kontributi i Rexhep Qosjes në letërsinë dhe kulturën shqiptare”.

Arsyet për këtë janë të shumta dhe nuk ka nevojë të shtjellohen posaçërisht.

Profesor Rexhep Qosja është pa dyshim një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare. Ai është figurë poliedrike në kuptimin e plotë të fjalës. Vepra e tij letrare dhe shkencore, por edhe intelektuale e njerëzore, është e madhe dhe e një rëndësie të veçantë për kulturën tonë kombëtare dhe për Kombin shqiptar në përgjithësi, kudo që jeton.

Njeri me dhunti të madhe krijuese dhe me kulturë erudite, që e shquan edhe përkushtimi i madh ndaj punës, akademik Rexhep Qosja ka botuar, duke filluar nga viti 1967, kur e botoi librin e vet të parë e deri më sot, rreth dyzet vepra letrare, shkencore, publicistike e të tjera, që përbëjnë një opus gjigant, aq sa duket gati e pabesueshme që kjo vepër të jetë krijuar brenda një jete njerëzore.

Ka shkruar kritika, recensione, sprova, trajtesa, studime dhe monografi historiko-letrare; tregime, romane dhe vepra dramatike; artikuj publicistikë e polemikë, por edhe libra me karakter shoqëror e politik; ka shkruar e botuar, veçanërisht në vitet e fundit, edhe ditarë e kujtime, çfarë është libri në nëntë vëllime Dëshmitar në kohë historike dhe kushedi çka tjetër, që nuk ka dalë ende në publik dhe që mund të gjendet nesër në sirtarët e tij në Institutin Albanologjik apo në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Profesor Rexhep Qosja vazhdon të shkruajë e të botojë ende (libri i tij më i ri sapo ka dalë nga shtypi), duke iu përmbajtur, si rrallëkush tjetër ndër ne, parimit të njohur të Faradejit: «To work, to finish, to publish» (Të punosh, të përfundosh, të botosh).

Rexhep Qosja është në radhë të parë kritik letrar dhe historian i letërsisë (ky është profili i tij kryesor), i cili me shkrimet e tij të shumta teorike, kritike, eseistike dhe historiko-letrare, por edhe me punën e tij shumëvjeçare në organizimin e jetës shkencore dhe të studimeve letrare në Kosovë, mund të quhet lirisht themelues i një shkolle të studimit të letërsisë ndër ne, të shkollës që mbështetet në koncepte teorike e metodologji moderne, por pa hequr dorë prej traditës pararendëse. Puna e tij në studimin e letërsisë shqipe është e gjerë dhe e shumanshme, por kontributi i tij më i madh në këtë fushë është studimi me themel i letërsisë së Rilindjes Kombëtare, përkatësisht Romantizmit Shqiptar, që është fushë e specializimit të tij.

Veprat e tij kapitale Historia e letërsisë shqipe-Romantizmi I, II, III (1984-1986), sikurse  edhe monografia për Poetin Kombëtar, Naim Frashërin, Porosia e madhe (1986), paraqesin sinteza të mëdha shkencore dhe si të tilla janë të pakalueshme për këdo që do të merret me studimin e letërsisë shqipe të kësaj periudhe. Nuk mund të shkruash për asnjë autor të rëndësishëm të letërsisë shqipe, nga De Rada e këndej, pa e konsultuar më parë veprën e Rexhep Qosjes. Nuk mund të shkruash për asnjë problem të rëndësishëm të letërsisë shqipe, përfshirë këtu edhe problemin kompleks të periodizimit të saj, pa iu referuar studimeve të thelluara të këtij autori.

E shoh të udhës të ndalem pak te një çështje, për të cilën spekulohet mjaft: çështja e metodës që përdor ky autor në studimet e tij për letërsinë. Deri vonë është thënë se metoda që aplikon Rexhep Qosja si kritik letrar është e ashtuquajtura “metodë integrale”. Dhe ky pohim, ç’është e vërteta, nuk mund të quhet i pabazuar. Krijues që është formuar në frymën e traditës së madhe humaniste të letërsisë evropiane; që ka lexuar veprat e Ipolit Tenit, të Sent-Bëvit, të De Sanktisit, të Bjelinskit, të Gustav Lansonit, të Plehanovit dhe të shumë kritikëve e historianëve të tjerë letrarë të shekujve të shkuar, ashtu siç ka lexuar edhe veprat e Hegelit, të Kantit, të Volterit, Paskalit, Montenjit, Vikos, Kroçes, Hartmanit, Ingardenit etj., Rexhep Qosja ka mësuar nga vepra e tyre dhe ka asimiluar atë që mund të quhet me vlerë dhe e gjallë në krijimtarinë e këtyre kolosëve të mendimit kritik, estetik e filozofik. Por, ai nuk ka mbetur aty. Përkundrazi. Ka ecur tutje, drejt së resë. Për të nuk janë të huaja as metodat dhe konceptet e estetëve, kritikëve dhe teoricienëve bashkëkohorë francezë, anglezë, amerikanë, gjermanë, italianë, rusë, spanjollë e të tjerë, çfarë janë, fjala vjen: Rolan Barti, Henri Xhejmsi, Elioti, Riçardsi, Rene Uelleku, Nortrop Fraji, Jakobsoni, Bahtini, Llukaçi, Sartri, Adorno, Lotmani, Umberto Eko e shumë të tjerë, prej të cilëve ky autor ka asimiluar atë që e ka konsideruar të nevojshme për mënyrën e leximit dhe të interpretimit të veprës letrare si strukturë gjuhësore artistike. Është i paqëndrueshëm dhe arbitrar, prandaj, mendimi i një poeti nga Tirana se Rexhep Qosja “ka bërë studime sociologjike letrare”, sikurse edhe mëtimi i një kritiku nga Prishtina se Qosja “u rri larg metodave moderne të studimit të letërsisë”.

Le të shohim për një çast se ç’thotë vetë autori lidhur me këtë çështje. Në parathënien e veprës Historia e letërsisë shqipe-Romantizmi, duke ua paraqitur lexuesve metodën e tij të punës, Profesor Qosja shkruan: “Në këtë vepër të bazuar në parimet e poetikës strukturale historike letërsia e romantizmit shqiptar studiohet në rrafshin sikronik dhe diakronik, kurse hetimi i ligjësorive të zhvillimit të brendshëm të strukturës letrare përcillet me hetimin e marrëdhënieve të saj jashtëtekstore”, për të shtuar se “vetëm studimi i gërshetuar i rrafsheve tregon përpikmërisht stilin e epokës”.

Qëndrimi i këtij studiuesi ndaj metodës së historisë së letërsisë dhe shkencave historike në përgjithësi kristalizohet qysh në veprën Prej tipologjisë deri te periodizimi (1979), ku autori citon një mendim brilant të Kurciusit, në të cilin thuhet se “Shkencat historike do të përparojnë kudo ku harmonizohen dhe gërshetohen specializmi dhe shikimi i tërësisë. Ato kërkohen reciprokisht, duke qëndruar në marrëdhënie komplementare. Specializimi pa universalizëm është i verbët. Universalizmi pa specializëm është flluskë sapuni”.

Në qoftë se detyrë e kritikës si aktivitet intelektual është të tregojë “se si, në ç’mënyrë, ekziston estetikisht vepra dhe çka ekziston në atë vepër”, postulat teorik dhe metodologjik i Qosjes si historian i letërsisë del të jetë kombinimi i pjesës me tërësinë, i sinkronisë me diakroninë, i strukturës së brendshme letrare me rrethanat jashtëtekstore, pra i tekstit me kontekstin, por edhe kombinimi i dijes së gjerë universale me shkathtësitë e specializimit të ngushtë profesional.

Këtij parimi ai i është përmbajtur kur ka analizuar veprat e De Radës, të Naimit, të Serembes, të Çajupit, të Asdrenit, të Ndre Mjedës, të Fan Nolit, të Gjergj Fishtës etj., që i takojnë periudhës së Romantizmit ose asaj që Profesori e quan: Romantizmi-Realizmi-Simbolizmi, por edhe kur merr në shqyrtim krijimtarinë e shkrimtarëve bashkëkohorë, poetë e prozatorë, nga Esad Mekuli, Enver Gjerqeku e Ramiz Kelmendi e deri te Din Mehmeti, Rrahman Dedaj e Anton Pashku, pa harruar as krijimtarinë letrare të Adem Demaçit, njeriut që dhuntinë e tij krijuese ia fali kauzës kombëtare, por la gjurmë edhe në letërsi.

Mjafton të lexohet me kujdes studimi Poetika e risemantizimit, për të parë se ky studiues shfrytëzon rezultatet e semiologjisë dhe të teorisë së receptimit, për të ardhur në përfundim se pohimet e tipit “u rri larg metodave moderne” (hiq mbase fazën e tij fillestare si kritik), s’janë tjetër veçse paragjykime.

Natyrisht se Rexhep Qosja si studiues dhe kritik letrar është ngritur kundër keqpërdorimit të metodave moderne të studimit të letërsisë në mjedisin tonë, ashtu siç është ngritur edhe kundër spekulimeve që janë bërë dje e që vazhdojnë të bëhen me gjuhën dhe terminologjinë e saj dhe këto keqpërdorime i ka dëshmuar më se një herë me analiza konkrete të teksteve të disa kritikëve kinse modernë, të cilët në mjedisin tonë provincial shfaqen me aureolën e dijes dhe të qytetërimit modern evropian.

Rexhep Qosja e konsideron mision të kritikës letrare dhe të mendimit intelektual në përgjithësi mbrojtjen e vlerave dhe çmistifikimin e pseudovlerave, të cilat kritika mediokre e klanore i shpall, jo rrallë, vlera kulmore. Ithtar i flaktë i frymës kritike dhe kundërshtar i rreptë i dogmës në shkencë dhe në art, por edhe në marrëdhëniet shoqërore, ai ka shqiptuar shumë fjalë kritike në adresë të ideve prapavajtëse dhe dukurive frenuese e çintegruese, aq të pranishme në jetën tonë politike e kulturore.

Shembull eklatant i kësaj dukurie është qëndrimi gjithnjë e më negativ i qarqeve të caktuara ndaj gjuhës standarde shqipe dhe kërkesa absurde për rishikimin e normës gjuhësore të kodifikuar në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, si dhe ideja qesharake e “krijimit të identitetit të ri kombëtar”, identitetit kosovar, që janë shprehje tipike të filozofisë provinciale dhe ideologjisë çintegruese, të cilat, si të tilla, e dëmtojnë rëndë jo vetëm imazhin e shqiptarëve si komb, por edhe kohezionin e tyre shpirtëror.

I edukuar në frymën e ideve të Rilindjes dhe korifenjve të saj, Rexhep Qosja si shkrimtar, publicist dhe intelektual është ithtar i idesë së bashkimit kombëtar, madje ideolog i saj, si kusht për integrimin e shqiptarëve si komb në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës janë.

Kritik si gjithmonë ai i kundërvihet mendësisë së robit, vardisjes dhe mimikrisë, duke kërkuar që parullat t’i zëvendësojmë me përpjekje të sinqerta e këmbëngulëse për shtetin e së drejtës dhe demokracinë e vërtetë.

Vijmë kështu te një aspekt i rëndësishëm i opusit krijues të Rexhep Qosjes: publicistika, pa të cilën portreti i tij krijues nuk do të ishte i plotë, ashtu siç nuk mund të jetë i plotë kurrsesi ky portret pa krijimtarinë e tij letrare në prozë e dramë, që paraqet një dimension shumë të rëndësishëm të veprës së tij, por edhe pa shkrimet për probleme të kulturës dhe tekstet e tij polemike, të cilat, për arsye kohe, nuk do t’i shqyrtojmë me këtë rast.

Duhet theksuar, ndërkaq, se vepra e akademik Rexhep Qosjes, pavarësisht nga forma në të cilën është shkruar: kritikë, eseistikë, histori letërsie, ditar, biografi, prozë, dramë a publicistikë, ka karakter kompakt dhe përfshin një korpus temash, idesh e mesazhesh, që, në instancën e fundit, sillen rreth vlerave më sublime të jetës njerëzore: lirisë, të drejtës dhe të vërtetës.

Të njësishme e bën këtë vepër edhe gjuha dhe stili i saj, që e shquajnë qartësia e shprehjes dhe e mendimit, thellësia e gjykimit, sistemi i fortë i argumentimit, por edhe shprehja e bukur e elokuente. Rexhep Qosja është nga ata shkrimtarë, që, siç thoshte Hemingueji, i karakterizon prirja për të gjetur kurdoherë fjalën e vërtetë e jo motrën a kushërirën e saj.

Njeriu mund të pajtohet ose të mos pajtohet gjithmonë me mendimin e tij; mund të mos jemi, pra, gjithmonë në një mendje me qëndrimin e tij për ndonjë çështje të veçantë apo me vlerësimin për ndonjë vepër a autor, por nëse jemi të drejtë e parimorë, nuk mund të mos ushqejmë respekt e mirënjohje për punën e tij të madhe dhe për fjalën e tij të fuqishme, të pazëvendësueshme.

Dhe, në fund, para se ta mbyllim këtë fjalë, le të shtrojmë një pyetje: Ç’do të ishte kultura shqiptare pa Rexhep Qosjen?

Duke iu përgjigjur shkurt kësaj pyetjeje, do të thoshim: e varfër, minore dhe jokritike.

Pa veprën e tij kultura shqiptare do të ishte më e varfër për një dimension të rëndësishëm estetik, teorik, etik, letrar dhe artistik.

Ai është përfaqësues i gjedhes kritike të mendimit mbi artin, shkencën dhe jetën kulturore, politike e shoqërore.

Kritik letrar e historian i letërsisë; prozator e dramaturg; eseist e publicist; intelektual jokonformist dhe polemist pasionant, Rexhep Qosja është një personalitet me ndikim të madh në jetën letrare e kulturore shqiptare.

Në shkrimet e tij artikulohet qartë vetëdija mbi ekzistencën e një letërsie dhe të një kulture kombëtare shqiptare, që ka një traditë të përbashkët dhe që krijohet në një gjuhë të përbashkët letrare standarde, kurse me emrin e tij lidhet konsolidimi i kritikës letrare në letërsinë shqipe në Kosovë dhe modernizimi i shkencës letrare shqiptare në përgjithësi.

Për të gjitha këto, Rexhep Qosja mund të quhet institucion i kulturës shqiptare dhe si i tillë ai ka hyrë tashmë qysh për së gjalli në lagjen e të pavdekshëmve.

Ju falemnderit!

(Fjalë e mbajtur në Seminarin kushtuar Akademik Rexhep Qosjes në Universitetin e Tetovës, në Tetovë, më 25. 9. 2024)