Ish-futbollisti Edson Arantes do Nascimento “Pelé” u shtrua në spital të hënën, por ai është në gjendje të stabilizuar dhe do të dalë nga spitali në ditët në vijim.

Përmes një deklarate, spitali “Israelita Albert Einstein” bëri të ditur se pranimi i “O’Rei” do të vazhdonte me trajtimin e një tumori të zorrës së trashë.

“Edson Arantes do Nascimento u shtrua në spitalin Israelita Albert Einstein për të vazhduar trajtimin për një tumor të zorrës së trashë, të identifikuar në shtator 2021”, thuhet në deklaratë.

Pelé, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori, është në gjendje të mirë dhe së shpejti do të lirohet nga sanatoriumi, shton dokumenti.

Gjendja e tij klinike është e mirë dhe stabile, dhe daljen nga spitali duhet të ndodhë në ditët në vijim”, përfundon deklarata e shkurtër.

Kampioni i botës tre herë me Brazilin iu hoq tumori i zorrës së trashë në shtator të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ai ka bërë vizita të rregullta në spital për të vazhduar trajtimin. 

Kylian Mbappe po luan ndeshjet e fundit të tij me PSG-në në Ligue 1, pasi lojtari në fund të sezonit do të largohet nga kampionët francez.

E ardhmja e sulmuesit francez shpesh herë është lidhur me një kalim te Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, por akoma asgjë zyrtare nga vetë palët.

Së fundi ka qenë gazetari dhe eksperti i merkatës, Gianluca Di Marzio, ka raportuar për arritjen e marrëveshjes verbale mes Kylian Mbappes dhe Real Madridit.

Sipas italianit, sulmuesi 23-vjeçar do të firmosë kontratë 5-vjeçare me “Los Blancos”, teksa Mbappe të përfitojë nga madrilenët 50 milionë euro në vit, teksa pritet të marrë edhe 100 milionë euro si bonus nënshkrimi.

Sulmuesi francez te Real Madridi pritet të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor.

Korea Veriore është shteti i parë, i cili ka anuluar pjesëmarjen e vet në Lojrat Olimpike “Tokio 2021”. Ministria për Sport në Korenë Veriore , ka vendosur që asnjë sportist mos të paraqitet në Lojrat Olimpike në “Tokio 2021”, me qëllim që të mbrojë ata nga pandemia e “Covid 19”.

Vendimi është marë më 25 mars, ndërsa është shpalosur në mediumet pas 10 ditësh, pas së cilës është e qartë se Korea Veriore, për herë të parë nuk do të merr pjesë në Lojrat Olimpike, pas vitit 1988.

Sipas “BBC”, kjo lëvizje e pazakontë nuk sjell lëvizje pozitive për planin e vitit 2032, organizmin e Lojrat Olimpike së bashku me Korenë e Jugut.

ashmë edhe Pele e ka pranuar faktin se Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e tij për më së shumti gola të shënuar në ndeshje zyrtare.

Ronaldo arriti sot në kuotën e 770 gola duke e kaluar të madhin Pele i cili ka 757, shkruan Gazeta Express.

Për këtë, më në fund ka reaguar edhe ish-futbollisti brazilian.

“Cristiano, çfarë udhëtimi të bukur po kalon! Ju admiroj shumë dhe kjo nuk është sekret për askënd. Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshjet zyrtare. E lë këtë foto për nderin tuaj, me shumë dashuri, si një simbol i një miqësie që ekziston për shumë vite” – shkroi Pele në Facebook.

36-vjeçari ka thyer heshtjen që zgjaste që nga eliminimi i Juventusit në Champions League.

Portugezi e ka bërë këtë duke postuar një foto nga stërvitja dhe duke e shoqëruar me një shkrim të gjatë.

Në raport me numrin e rrëzimeve që pëson në jetë, më e rëndësishme është se sa shpejt ringrihesh. Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë, fokusi ynë është te Cagliari dhe te gjithçka që mund të arrihet ende në këtë sezon. Fatmirësisht, futbolli ka kujtesë të fortë (edhe unë): historia nuk fshihet, por shkruhet çdo ditë me këmbëngulje, shpirt skuadre dhe shumë punë. Kush nuk e kupton këtë, nuk do ta arrijë kurrë lavdinë dhe suksesin”, lexohet në postimin e CR7.

Ditët e fundit, mediat spanjolle kanë shkruar se portugezi po mendon kthimin te Real Madrid.

Sipas gazetës “AS”, ka disa muaj që CR7 dhe Real Madrid kanë nisur kontaktet, për të parë nëse është i mundur kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll, aty ku ka fituar 4 Champions League si protagonist dhe 4 herë “Topin e Artë”, duke shënuar 450 gola në 438 ndeshje.

Paris Saint Germaini është një tjetër klub që do të dëshironte ta kishte në radhët e saj një kampion si Ronaldo. 

Pa u mbyllur mirë plaga e eliminimit të Juventusit nga edicioni i 29 i Champions League-s filluan të dëgjohen menjëherë zërat e parë mbi një largim të mundshëm të yllit të bardhezinjve Cristiano Ronaldo nga “zonja e vjetër”.

CR7 është shumë i pakënaqur me skualifikimin që në fazën e 1/8 nga Porto, për më tepër Juventusi konsiderohej nga të gjithë si tepër favorit për të kaluar pengesën që ofronin në këtë tur “dragonjtë”.

Nisin në këtë mënyrë shpejt hamendësimet mbi destinacionin e ardhshëm të 36-vjeçarit portugez dhe në mënyrë të kuptueshme një ndër alternativat e para është padyshim skuadra e Paris SG.

Situata e sulmuesit të saj Kylian Mbappe është vërtet shumë e paqartë dhe natyrshëm me kaq shumë oferta në dispozicion askush nuk do të habitej për një largim të mundshëm të 22-vjeçarit të përfaqësueses franceze, me origjinë kameruno – algjeriane nga klubi i mirënjohur parizien. Në rast se Drejtori Sportiv Leonardo dhe Presidenti Nasser Al – Khelaifi nuk do t’ia dalin mbanë për ta bindur lojtarin e tyre më të çmuar atëherë në mënyrë të kuptueshme klubi i famshëm francez do të marrë masa për ta zëvendësuar të paktën në mënyrë të denjë numrin 7 të ekipit. Kështu pas Lionel Messit te Paris SG ka nisur të lakohet gjithashtu edhe emri i Cristiano Ronaldos.

Kjo javë e muajit mars do të kujtohet vërtet gjatë, sepse për herë të parë pas 16 vjetësh në fazën çerekfinale të Champions League-s nuk do të jenë as Cristiano dhe as Leo Mesi, dy golashënuesit më të mirë në gjithë historinë e kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër. Fillimisht Cristiano dhe më pas Messi. Eliminimet e dhimbshme të Juventusit dhe Barcelonës, dy klubeve që e nisën aventurën e këtij edicioni për më tepër në po të njëjtin grup pritet të lënë pasoja. Fillimisht Juvja dhe më pas Barça. Dy ndër klubet me më shumë emër në rruzull u eliminuan në këtë mënyrë në harkun e vetëm 24 orëve nga ky aktivitet.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pavarësisht vuajtjeve pa fund të pjesës së parë në “Parc des Princes” klubi parizien ia doli të kualifikohet mes tetë ekipeve më të mirë të Champions-it. Falë investimeve kolosale drejtuesit e Paris SG po bëjnë çmos për ta shndërruar klubin parizien në një superfuqi të futbollit botëror. Nëse Mbappe largohet vërtet, duke parë humorin jo të mirë të Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldos nuk është shumë e vështirë për të parashikuar një transferim të mundshëm të njërit prej këtyre dy yjeve në radhët e klubit që po dominon prej afërsisht një dekade futbollin francez.

Që Messi po kërkon të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, kur i përfundon kontrata me klubin blaugrana, ky është një fakt që nuk përbën më ndonjë lloj sekreti, megjithëse për hir të së vërtetës presidenti i sapozgjedhur Joan Laporta do t’i lëvizë të gjithë gurët dhe do të bëjë çmos për ta bindur kapitenin që të mos largohet nga “Camp Nou”, sidoqoftë në krahun tjetër eliminimi i bardhezinjve që në këtë fazë ka mërzitur pa fund edhe vetë yllin luzitan. Pavarësisht fizikut të tij të veçantë, Cristiano tani është 36 vjeç, e ashtu si për Messin, edhe për sulmuesin nga Madeira nuk është se mbeten edhe shumë alternativa për të vazhduar këto vite të fundit të karrierës.

Sipas Le Parisien krerët e klubit kryeqytetas janë duke ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet më të fundit. Nëse situata e Mesit dihej pak a shumë prej kohësh rasti i CR7 është i freskët, për më tepër siç zbulon e përditshmja franceze duke patur parasysh përfundimin e kontratës të Cristianos në verën e vitit 2022, kontaktet ndërmjet menaxherit të futbollistit të famshëm portugez Jorge Mendes dhe Nasser Al Khelaifi-t nuk janë ndërprerë kurrë.

Për 36-vjeçarin nga Funchal-i idea e Parisit SG si një destinacion për të përmirësuar rekordet dhe për të vijuar edhe për pak sezone karrierën si protagonist në Kontinentin Evropian përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer, kuptohet përpara se gjithçka të mbyllet në kampionatin e ndonjë vendi ekzotik. Nyja gordiane pra mbetet Kylian Mbappe, të cilit i përfundon kontrata gjithashtu në verën e vitit 2022. Prandaj është e qartë se nëse 22-vjeçari parizien vendos të firmosë një kontratë afatgjatë për klubin e mirënjohur kryeqytetas atëherë në mënyrë të kuptueshme si Messi ashtu edhe Cristiano do të vuajnë vërtet shumë për të gjetur klube që të përmbushin dëshirat e tyre, pa bërë sakrifica të ndjeshme në aspektin ekonomik.

a ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, boksieri që u bë i famshëm pasi, në vitin 1978, i mori titullin botëror për peshat e rënda legjendës Muhamed Ali.

Spinks kishte vite që luftonte me kancerin. Ai ka fituar një medalje të artë në Olimpiadën e Montrealit dhe ka një bilanc prej 26 fitoresh, 17 humbjesh dhe 3 barazimesh.

Por, ndeshja që e bëri të famshëm erdhi vetëm një vit pas debutimit të tij si profesionist, ku pas vetëm 7 sfidash të zhvilluara, Spinks pati mundësinë për titullin botëror kundër boksierit më të madh të historisë.

Liverpool luajti ndeshjen e radhës në FA Cup ndaj Aston Villës, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat 4-1.

Kthesë e madhe e ndeshjes ishte inkuadrimi i Xherdan Shaqirit në lojë, i cili asistoi 2 herë me të inkuadruar.

Ai pas ndeshjes ka thënë se është shqetësuese hapësira që iu është ofruar atij këtë sezon.

Jurgen Klopp e ka inkuadruar Shaqirin vetëm në 4 ndeshje në Premierligë këtë sezon, njëra ndër arsyet kryesore janë lëndimet që ai ka pësuar.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha që është e rëndësishme që të shënoni gola dhe të ndryshoni ndeshjen.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitiv dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.

29 vjeçari gjithashtu tha: “Kam punuar shumë për tu rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmojë bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, tha Shaqiri. 

Përkundër pengesave për shkak të pandemisë Covid-19, futbolli evropian ka vazhduar rrjedhën e tij dhe nuk ka munguar as shkëlqimi i disa prej futbollistëve që tashmë kanë lënë gjurmë në këtë sport.

Por, cila është renditja e futbollistëve më të mirë nga 1 deri në 10 për vitin 2020?

241 gjyqtarë nga 71 vende të ndryshme me 9,640 vota totale midis lojtarëve e ish-lojtarëve si Fabregas ose Zanetti, ish trajnerë dhe gazetarë, kanë votuar për të zgjedhur Top-100 futbollistët më të mirë.

Çdo anëtar jurie krijoi listën prej 40 të parëve nga një listë prej mbi treqind lojtarësh (40 pikë për të parin, 39 për të dytin dhe kështu me radhë).

Në top-10-shen më të mirë, listën e kryeson Robert Leëandoëski, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo është Top-10-shja më e mire e futbollistëve të vitit 2020:

1: Robert Lewandowski

2: Lionel Messi

3:Cristiano Ronaldo

4: Kevin De Bruyne

5: Sadio Mane

6: Erling Haaland

7: Kylian Mbappe

8: Mohamed Salah

9: Neymar

10: Virgil Van Dijk 

Robin Krasniqi është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nder arritjes së tij më ta madhe në karrierë, fitimin e titullit të botës në boks.

Boksieri nga Kosova, Krasniqi – i cili lufton nën flamurin gjerman – u shpall kampion i përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë pasi e mundi Dominic Boesel me një nokaut dërrmues në rundin e tretë të shtunën në Magdeburg, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, i cili i kishte humbur luftërat për kampion bote në vitet 2013 dhe 2015, e jetësoi ëndrrën në tentimin e tretë.

33-vjeçari po qëndron për një vizitë në atdhe, ku i ka sjell me vete dhe titujt e botës për të cilën është nderuar nga shefi i shtetit.Presidenti Thaçi e dekoroi atë me “Medaljen Presidenciale të Meritave” pas një takimi të mërkurën.