“France Football” ka publikuar ditën e sotme dhe pikët zyrtare të grumbulluara nga futbollistët. Lionel Mesi i renditur në vendin e parë ia ka dalë të triumfojë ndaj Van Dajk me një diferencë prej vetëm shtatë pikësh. Sulmuesi i Barcelonës kishte 686 pikë, ndërsa holandezi i Liverpul, 679 pikë. Ronaldo ishte i shkëputur nga dy të parët duke marrë vetëm 476 pikë. Sakaq, saktësohet se nëse do të merreshin në konsideratë vetëm votat e Kontinentit europian, atëherë Van Dajk do të fitonte ndaj Mesit. Numri i tyre do të ishte 231 pikë për Van Dajk ndaj 194 pikë për Mesin. Gjithashtu, edhe në votat e numëruara në Azi, Van Dajk sërish ishte superior ndaj Mesit. Por, ato që rezultuan vendimtare ishin votimet në Afrikë, ku Mesi u rendit i pari dhe Van Dajk i treti, pas Mane. Ndërsa, Mesi fitoi edhe në votat nga Oqeania , Amerika e Veriut dhe Karaibet.

Klasifikimi:

1 – Lionel Messi (Barcellona), 686 pikë

2 – Virgil van Dijk (Liverpool), 679 pikë

3 – Cristiano Ronaldo (Juventus), 476 pikë

4 – Sadio Mané (Liverpool), 347 pikë

Votat nga Afrika:

(Mesi 187 pikë, Mane 170, Van Dajk 154)

Votat nga Oqeania:

(Mesi 22 pikë, Van Dajk 14)

Votat nga Amerika e Veriut dhe Karaibet:

(Mesi 102 pikë, Van Dajk 86)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, tha se ai shpreson se do ta vazhdojë ta shijojë futbollin për edhe disa vite të tjera pasi e fitoi Topin e Artë të hënën, mirëpo pretendoi se momenti i pensionimit është duke iu afruar.

Lionel Messi e mposhti mbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijkun dhe sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë që arrin t’i fitojë gjashtë Topa të Artë në ceremoninë e ndarjen së çmimeve të hënën në Paris, transmeton Gazeta Express.

“Së pari dua t’i falënderoj të gjithë gazetarët që votuan për mua. Natyrisht edhe bashkëlojtarët e mi, si në klub, ashtu edhe në ekipin kombëtar, që e kanë bërë këtë vit të mrekullueshëm, qoftë në disfatë apo fitore”, ka thënë 32-vjeçari.

“Unë e mbaj mend Topin tim të parë të Artë në Paris, kur mbërrita këtu me tre vëllezërit e mi. Isha 22-vjeçar dhe kjo ishte e pabesueshme për mua”.

“Tani, dhjetë vjet më vonë, unë e fitova Topin e Artë për herë të gjashtë, në një moment plotësisht të ndryshëm. Ky është një moment shumë i veçantë në jetën time personale, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mi. Unë jam me fat që ata janë këtu me vëllain tim dhe njërin nga nipat e mi”.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, unë kurrë s’kam pushuar së ëndërruari, kurrë s’kam pushuar së rrituri dhe le të shpresojmë se unë mund të vazhdoj ta shijoj atë që e kam dashur që kur isha 1 apo 2-vjeçar”.

“Jam i vetëdijshëm se sa i vjetër jam dhe po i shijoj këto momente kaq shumë sepse e di se momenti i pensionimit tim është duke ardhur”.

“Është e vështirë, e di se më kanë mbetur edhe pak vite. Koha fluturon dhe gjithçka shkon shumë shpejt. Unë shpresoj të vazhdoj ta shijoj futbollin, familjen time dhe gjithçka tjetër në jetën time”.

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.

Arrestohet Michel Platini ish-presidenti i UEFA-s për akuzën e korrupsionit në kuadër të hetimeve për organizimin e Botërorit “Katar 2022”. Bëhet me dije se Platini është transportuar në zyrën antikorrupsion në Paris ndërsa çështja për të cilën akuzohet daton që në vitin 2010 për të drejtën e organiuzimit të Kupës së Botës nga Katari dhe në atë kohë Platini ka qënë president i UEFA-s.
Vendimi përfundimtar për të drejtën e organizimit të Kupës së Botës iu dha Katarit nga Sep Blatter që në atë kohë  president i FIFA-s por më pas pati denoncime,hetime dhe arrestime gjë që çoi deri në ndryshimin e drejtuesve të FIFA-s e UEFA-s.

Në këtë skandal indirekt u përfshi edhe Platini me akuzën se ka marrë nga Blatter në vitet 1999-2002 pagesa jo të ligjshme dhe që më pas u skualifikua me 8 vite që zbritën në 4. Platini në atë kohë u detyrua të largohej nga drejtimi i UEFA-s dhe në 2015-tën u zëvendësua nga Ceferin. Hetimi për Botërorin 2022 u nis në vitin 2016 nga Prokuroria franceze me akuzën e korrupsionit aktiv e pasiv të personave që nuk ushtrojnë funksione publike. Në qënëdër të hetimeve është një drekë e organizuar disa ditë përpara se të shpallej fituesi për të organizuar Kupën e Botës.

Në atë drekë perveç Platinisë morrën pjesë edhe ish-presidenti francez Sarkozy,emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Jassem në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe i Sporteve  por edhe një këshilltare e Sarkozy dhe sekretari i përgjithshëm i Presidentit francez të cilët po ashtu janë thirrur për të dëshmuar.Platini kishte dëshmuar për llogari të këtij hetimi edhe në vitin 2017-të dhe ka thënë sesi kishte votuar për Katarin në 2010-tën por e dinte një gjë të tillë përpara se të organizohej dreka.

Dreka familjare e futbollistit Ezgjan Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth, vetëm se ai dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe.

Ezxhan Alioski, lojtar i kombëtares së Maqedonisë dhe një nga lojtarët më të mirë që luajti kundër Polonisë dhe Austrisë edhe pse i lënduar, sot përjetoi një moment jo të këndshëm në Prilep.

Alioski sqaroi për “Klan Macedonia Television” se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej nga restoranti për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski.

Lidhur me këtë që ka ndodh, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Reagimi I FFM-së:

Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.

Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë ka bërë 47 paraqitje për Leeds United në Championship sezonin që lamë pas, duke shënuar 7 gola dhe ka dhuruar edhe 5 asiste.

Numri 10-të s’do të jetë për Hazardin. Belgu ndoshta do ta veshë fanellën me numrin 7, aktualisht e mban Mariano – por raportohet se ai do të largohet nga Los Blancos.

Eden Hazard ka bërë të ditur në konferencën e parë si lojtar i Real Madridit se tashmë ia ka kërkuar numrin 10 Luka Modricit, por fituesi i “Topit të Artë” është përgjigjur me ‘JO’.

Hazard tha se këtë e ka bërë përmes Mateo Kovacic, i cili sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Chelsea nga Real Madridi.

“Kam pasur fatin të bisedojë me Modricin përmes Kovacicit. Me shaka e kam pyetur nëse mund të ma dhurojë numrin 10, me ka thënë që jo. Kështu që më duhet të kërkoj për një tjetër numër. Tani për tani, numri nuk është aspak me rëndësi”, u shpreh Hazard.

50 mijë tifozë ishin në Santiago Bernabeu për t’i dhuruar Hazardit mirëseardhje në Real Madridi

Eden Hazard do të jetë lojtar i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Tani çdo dyshim është hequr nga vetë lojtari dhe nga trajneri i Chelseat Maurizio Sarri, por belgu nuk do të prezantohet para 11 qershorit.

Hazard e bëri të qartë pasi e fitoi Ligën e Evropës me Chelsean të mërkurën se ka vendosur të largohet nga klubi londinez në kërkim të një sfide të re, transmeton Gazeta Express.

Koha e tij në Stamford Bridge ka mbaruar dhe ai ka zgjedhur të jetë lojtar i Real Madridit tash e tutje.

Cristiano Ronaldo e ka reklamuar veturën e tij të re luksoze, të cilën e shtoi së fundi në koleksionin e tij. Portugezi ia tregoi këtë veturë ndjekësve të tij në llogarinë në Instagram.

Sulmuesi i Juventusit i ka shpenzuar një milion euro për ta blerë këtë veturë të kompanisë McLaren Senna, e cila arrin shpejtësinë deri në 340 kilometra për orë.

https://www.instagram.com/p/Bx2IXW2oxtg/?utm_source=ig_embed

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, po kërkohet nga skuadra e madhe evropiane, Milano.

Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka pasur një sezon aq të mirë tek skuadra e Arsenal, duke u kritikuar shumë nga tifozët e skuadrës për gabimet e shumta në mbrojtje.

Por, përkundër kësaj, ‘The Sun’ raporton se skuadra e Milanos po interesohet për transferimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane është në nevojë për një qendër mbrojtës, dhe ata po e shohin Mustafin si idealin për ta transferuar.

Gattuso nuk do të mund të llogarisë më në Cristian Zapata pas fundit të këtij sezoni, kështu që ai po mendon për një mbrojtës të ri.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane synon t’i transferoj gjashtë lojtarë gjatë kësaj verë.

Mbrojtësi i Portës, Eder Militao ka nënshkruar për madrilenët derisa i riu Rodrygo Goes po vjen nga Santos.

Lojtarët e tjerë janë ylli i Chelseat, Eden Hazard, sulmuesi qendror i Frankfurtit, Luka Jovic, mesfushori i United, Paul Pogba, mbrojtësi i majtë i Lyon Ferland Mendy dhe mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen.

Zidane ka në dispozicion 500 milionë për të sjellë disa yje gjatë afatit kalimtar të verës që po vjen