Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual.

Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjoz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe Topin e Artë.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.

“Trofeu Kopa”

Këtë vit për herë të parë “France Football” do të japë edhe trofeun Kopa (në nder të ish futbollistit francez Raymond Kopa), ose ndryshe Topi i Artë për futbollistët nën 21 vjeç, çmim për të cilin janë nominuar 10 futbollistë, dhe për ta do të votojnë 33 fituesit e Topit të Artë ndër vite, që janë ende gjallë.

Nominimet për Topin e Artë:

Dillon Danis, shoku i ngushtë i Conor McGregorit, ka marr vëmendje të madhe mediatike.

Luftëtari profesionit i UFC-së është 25 vjeçar nga New Jersey dhe është pjesë e stafit të irlandezit, që i ka ndihmuar atij që nga viti 2016 në stilin e kapjes së kundërshtarëve në luftimet në kafaz.’

Danis ka arritur që të jetë në vëmendjen e medieve, pas fyerjeve që ia bëri Khabibit, e që u sulmua nga ky i fundit, përcjell “lajmi.net”.

Rusi ishte sulmuar edhe më parë nga stafi i McGregorit, por që kjo e fundit solli përmasa më të mëdha.

Khabib kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmin ndaj autobusit të tij, andaj fyerjet që iu bënë pas meçit ndaj irlandezit, bënë që ai ta kaloj edhe tetëkëndëshin dhe t’i qëroj hesapet me ta.

https://youtu.be/VyqYMzvj5yA

Conor McGregor ka filluar ta shfaq anën e tij prej një sportisti profesionist.

Irlandezi ka thënë se ai ka marr një goditje nga rusi, por që kërkon një ri-përballje.

“Mirë goditi. Unë pres për ri-përballje”, ka shkruar McGregor në Twitter, përcjell “lajmi.net”.

Irlandezi ka hequr dorë nga padia ndaj stafit të Khabibit, duke i qetësuar gjërat, pasi kërkon që të hakmerret për humbjen.

Çdo vit, në nëntor organizohet Kupa Pavarësia, ku marrin pjese skuadra nga Shqipëria, Kosova si dhe skuadrat shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri.

Këtë vit, një event i ngjashëm do të organizohet dhe për skuadrat e futbollit të femrave.

Ekipi i futbollit të femrave, nënkampionet aktuale të Shqipërisë, “Tirana AS” do të udhëtojë të mërkurën drejt Gjilanit, për të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar “Fadil Vokrri”. Përveç ekipit tonë, në aktivitet do të jenë edhe “Kosova” e Prishtinës, “Intelektualet” e Gjilanit dhe “Tetova 2017” nga shqiptarët e Maqedonisë, raporton Sportekspres.

Ky event është në nder të legjendës “Fadil Vokrri” i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendes, ishte shumë i inatosur nga fakti se UEFA nuk i dha portugezit, çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit.

“Është qesharake, një turp i vërtetë. Kristiano shënoi 15 gola në Champions, duke e çuar Realit në fitimin e këtij trofeu”,  deklaroi Mendes.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë ishte edhe drejtori i Juventusit, Bepe Marota, për çmimin që iu akordua kroatit Luka Modriç. “Mund të them se nuk e prisja diçka të tillë, por duhet ta respektojmë. Ky çmim shkon për performancën në Champions, dhe jo në Kupën e Botës, dhe besojmë se e meritonte Ronaldo, që i ka dhënë kaq shumë emocione këtij kompeticioni.

Nuk i heq asgjë vendimit të jurisë apo votave të trajnerëve dhe gazetarëve, por nëse do votoja unë, atëherë do zgjidhja Ronaldon.”

Liverpooli është në grup me Crvena Zvezdën në Ligën e Kampionëve, por interesante do të jetë nëse Xherdan Shaqiri do të luaj në Marakanë kundër kampionit të Serbisë

Xherdan Shaqiri e ka edhe një betejë me serbët.

Pasi i mundi ata në Botëror, ku në minutat e fundit shënoi gol për Zvicrën dhe bëri shqiponjë, gjilanasi tani do të udhëtojë me ekipin e tij, Liverpool drejt kryeqytetit të Serbisë, Beograd.

Sigurisht, Zvezda konsiderohet ekipi më jofavorit në Grupin C, të cilit i prin Paris Saint-Germain, Napoli dhe Liverpooli.

Meqë do të jetë një ekip me i dobët, nuk përjashtohet mundësia që në këtë përballje Shaqiri të starton në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp.

FIFA përpos Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteinerit ka dënuar edhe Federatën e Futbollit të Serbisë

Read More

FIFA ka publikuar vendimin për Xherdan Shaqirin, Grnit Xhakën dhe Stephan Lichststeiner që bën shqiponjën gjatë ndeshjes më Serbinë

Read More

Ishin heronjtë e ndeshjes duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Read More

Gazeta prestigjioze “The Guardian” nga Britania e Madhe është përkujdesur që ta shkruajë njërin prej shkrimeve më të veçanta për fitoren

Read More