Bent Hauch Fenger dëshmon se nuk është kurrë vonë për të nisur një kapitull të ri në jetë. Në moshën 85-vjeçare, danezi përfundoi këtë verë studimet për Juridik në Universitetin e Aarhusit, ndërsa pas vetëm pak ditësh do të nisë punën si praktikant avokatie.

Historia e tij nisi gjashtë apo shtatë vjet më parë, gjatë një bisede me të birin, Poul, i cili është avokat.

Fenger i ishte ankuar të birit se pothuajse e gjithë koha e tij ishte shndërruar në kohë të lirë dhe se i mungonin sfidat mendore.

“AtĂ«herĂ« mund tĂ« fillosh tĂ« studiosh Juridik”, i kishte thĂ«nĂ« i biri.

Ideja e bëri të mendonte. Ligji e kishte interesuar gjithmonë, por ai kishte një pyetje të natyrshme:

“ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«j me studimet pĂ«r Juridik?”

Përgjigjja e të birit ishte ajo që ndryshoi gjithçka:

“Mund tĂ« bĂ«hesh praktikant avokatie tek unĂ« – nĂ«se arrin ndonjĂ«herĂ« t’i pĂ«rfundosh studimet.”

Fenger e mori sfidën seriozisht.

Pas disa vitesh studimi, këtë qershor, në moshën 85-vjeçare, ai u diplomua për Juridik në Universitetin e Aarhusit.

Por historia nuk përfundon me diplomën. Vetëm pak ditë pas publikimit të rrëfimit të tij, Fenger do të nisë edhe rrugëtimin profesional si praktikant avokatie, duke punuar së bashku me të birin.

Për të, pikërisht mundësia që në këtë moshë të bëhej pjesë e një ambienti profesional së bashku me djalin ishte një perspektivë që nuk mund ta refuzonte.

“ËshtĂ« njĂ« botĂ« krejtĂ«sisht e re qĂ« po hapet”, shprehet 85-vjeçari.

Historia e Bent Hauch Fenger është një shembull i rrallë se arsimi dhe dëshira për të mësuar nuk kanë domosdoshmërisht kufi moshe. Megjithatë, ai ngre edhe një çështje më të gjerë: shumë pak njerëzve u jepet mundësia të fillojnë një arsimim të ri në një moshë të pjekur.

ZËRI News

Shpërndaje artikullin në: