image
Pushteti fiktiv në institucione i pamundëson partitë të mos munden të kenë ndikim te elektorati shqiptar apo të rekrutojnë votues të rinj. Analistët thonë se USHT-ja dhe BFIM-ja janë mënyra më e lehtë për të ushtruar pushtetin e munguar dhe për të dominuar me popullatën shqiptare në vend

Blerina SALIU
 

Bashkësia Fetare Islame (BFI) dhe Universiteti Shtetërorë i Tetovës (USHT) janë dy institucionet, të cilat partitë politike shqiptare me ardhjen e tyre në pushtet qëllim kryesorë kanë që t’i  kontrollojnë. Edhe pse janë dy institucione me garanci kushtetuese për autonomi dhe liri të veprimit në kuadër të ligjeve ekzistuese, partitë shqiptare shpesh bëjnë edhe luftë të vërtetë për të shtruar kontrollin e tyre mbi to.
Njohësit e mirë të situatës politike në vend vlerësojnë se ushtrimi i pushtetit mbi USHT-në dhe BFIM-në nga ana e partive shqiptare ndodh për shkak të mungesës së pushtetit të real në qeveri dhe institucionet shtetërore. 
Pushteti fiktiv në institucione, sipas analistëve, i pamundëson partitë të mos munden të kenë ndikim te elektorati shqiptar apo të rekrutojnë votues të rinj. Ato thonë se USHT-ja dhe BFIM-ja janë mënyra më e lehtë për të ushtruar pushtetin e munguar dhe për të dominuar me popullatën shqiptare në vend.
Sipas tyre, secila parti shkel autonominë e USHT-së dhe BFI-së duke deleguar njerëz “të besueshëm” në pozitat udhëheqëse të këtyre institucioneve.
“Ajo që i shtyn partitë politikë t’i kontrollojnë këto dy institucione është fakti se BFIM-ja dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës kanë më së shumti ndikim te popullata. Mendoj se arsyeja se pse këto dy institucione aq lehtë lejojnë që të jenë të kontrolluara nga partitë dhe që i bën aq lehtë të bien në kthetrat e politikës është fakti se këto institucione nuk kanë njerëz dinjitoz që i udhëheqin. Përveç kësaj, në krye të këtyre institucioneve qëndrojnë njerëz që janë të përlyer politikisht, të cilët s’mund të dalin nga kthetrat e politikës”, tha Mehmeti.
Sipas tij, me kontrollin e bashkësisë islame tentohet të ndikohet te pjesa më e moshuar kurse nëpërmjet universitetit te rinia.
“Nëse kontrollon rininë atëherë e kontrollon tërë shoqërinë e një populli,” theksoi Mehmeti.
Profesori universitar, Mersel Bilalli, vlerësoi se tragjedia më e madhe e shoqërisë shqiptare është kur partitë politike kontrollojnë tani edhe arsimin superior.
“Mendoj se mënyra më e mirë për ta shpëtuar arsimin është mospërzierja e partive politike. Na duhen kritere strikte, të definuara dhe transparente për organizimin, funksionimin dhe pranimin e kuadrove”, nënvizoi Bilalli.
Duke rikujtuar kërkesën për e patjetërsueshme për hapjen e universitetit, Bilalli tha se tani nevojitet një riformatim klasik për USHT-në, me qëllim që të eliminohet virusi politik. “Për t’u vendosur në binarë USHT-ja duhet së pari të mbyllet dhe më pas të hapet me kritere normale”, shtoi Bilalli.
Sipas tij, kontrollin që partitë politike bëjnë ndaj BFIM-së është pjesërisht me vetë fajin e njerëzve të fesë.
“Vetë Bashkësia Islame ka deficit të mjaftueshëm të moralit me vetë faktin se lejon të manipulohet nga të tjerët”, tha Bilalli.

Mungesa e dinjitetit

“Mendoj se arsyeja se pse këto dy institucione aq lehtë lejojnë që të jenë të kontrolluara nga partitë dhe që i bën aq lehtë të bien në kthetrat e politikës është fakti se këto institucione nuk kanë njerëz dinjitoz që i udhëheqin. Përveç kësaj, në krye të këtyre institucioneve qëndrojnë njerëz që janë të përlyer politikisht, të cilët s’mund të dalin nga kthetrat e politikës”, tha shkrimtari Kim Mehmeti.

Riformatimi i universitetit

Duke rikujtuar kërkesën për e patjetërsueshme për hapjen e universitetit, profesori Mersel Bilalli tha se tani nevojitet një riformatim klasik për USHT-në, me qëllim që të eliminohet virusi politik. “Për t’u vendosur në binarë USHT-ja duhet së pari të mbyllet dhe më pas të hapet me kritere normale”, shtoi Bilalli