Në fakultet në moshë “të shkuar”

Numri i vendeve të parapara të lira në universitetet publike në Maqedoni është 1570, gjegjësisht në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup 795 vende, në Shën Klimenti i Ohrit në Manastir 130 persona të moshuar, në Universitetin e Tetovës 525, si dhe 120 vende janë paraparë për Universitetin Goce Dellçev në Shtip.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ngriti iniciativë për realizimin e “Projektit 45”, me të cilin do t’u mundësohet qytetarëve më të moshuar se 45 vjeç për burra, gjegjësisht 35 për gra, të fitojnë arsimim sipëror.

Qëllimi i projektit është mundësimi i kushteve për fitimin e diplomës akademike për personat që nuk kanë arritur ta përvetësojnë të njëjtën paraprakisht.Numri i vendeve të parapara të lira në universitetet publike në Maqedoni është 1570, gjegjësisht në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup 795 vende, në Shën Klimenti i Ohrit në Manastir 130 persona të moshuar, në Universitetin e Tetovës 525, si dhe 120 vende janë paraparë për Universitetin Goce Dellçev në Shtip.

Regjistrimet do të organizohen më 7 dhe 8 shtator dhe do të vlerësohet suksesi nga arsimimi i mesëm. Të gjitha studimet do të jenë të çrregullta në pajtim me programet tashmë të akredituara studentore dhe sipas sistemit ekzistues EKTS, ndërsa taksa shkollore e paraparë me bashkëfinancim arrin 200 euro për një vit studentor.