Drejtuesit amerikanë të Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Komiteti i Helsinkit, kanë shprehur keqardhje të thellë që demonstratat në Tiranë lanë të paktën tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Arkivi Zëripress 2011
Kryeminsitri i Kosovës apelon për stabilitet në Shqipëri
Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, spektrin e gjerë politik dhe qytetarët që në këto momente jashtëzakonisht të rëndësishme për perspektivën integruese dhe zhvillimore të Shqipërisë të ruajnë stabilitetin e vendit…
“Republika e Shqipërisë, qytetarët shqiptarë, institucionet e shtetit dhe të gjitha forcat politike duhet që bashkërisht të punojnë në frymën e forcimit të shtetit shqiptar, të fuqizimit të rendit dhe ligjit, të paqes, demokracisë, dhe mbi të gjitha të ruajnë frymën e solidaritetit dhe të unitetit politik dhe qytetar, që është vlerë kulmore e shqiptarëve”, thuhet në apelin e Thaçit.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të protestës të së premtes në Tiranë, ndërsa të lënduarve iu dëshiron shërim të shpejtë.
Rama Vrasja e paramenduar, tronditese
Vrasja në demostratat e PS në Tiranë NEWS 24
Berisha: Banditë e kriminelë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë
Konferencë shtypi e kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të demonstratave të dhunshme të organizuara nga partia Socialiste.
Rreth orës 19.30 minuta në selinë e kryeministrisë Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp në të cilën shprehu qëndrimin e tij e të Qeverisë shqiptare për protestat e dhunshme të socialistëve. “Sot ju dhe mbarë miqtë e Shqipërisë kudo në botë panë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Evdin Kristaq Ramës, djalit të ish-ministrit të regjimit të shtetit të diktaturës, të masakrës së Shkodrës, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, projektuesit të një akti kriminal. Këta banditë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar në bazë të skenarit të përgatitur ditë më parë nga Edvin Kristaq Rama.
Grupe banditësh, trafikantë e terroristë, jo më shumë se 200-300 vetë për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, për t’i vënë asaj zjarrin dhe të kështu të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte që me çdo kusht të merrnin kryeministrinë, që me çdo kusht të marrin parlamentin dhe ministritë. Në këtë përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë, përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto binë mbi liderin socialist.
Prokuroria nis hetimet për demonstratën se së premtes
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar për ngritjen e një grupi hetimor të përbërë nga prokurorë e oficerë të policisë gjyqësore i cili është i angazhuar për kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ngjarjen e rëndë të ditës së sotme para kryeministrisë, ku gjetën vdekjen 3 persona.
Prokuroria sqaron se një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendngjarje, pranë kryeministrisë për të gjetur çdo lloj prove materiale. Hetuesit, thuhet në deklaratën e prokurorisë, janë vënë në zotërim të librave të gatishmërisë dhe planit të masave të Gardës së Republikës si dhe të kamerave të vendosura nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.
Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar këqyrjen e viktimave dhe sekuestrimin e veshjeve të tyre nën cilësinë e provave materiale si dhe marrja në pyetje e të gjithë personave të plagosur, qofshin policë apo civilë.
Rama akuzon Berishën dhe Bashën për vrasjet
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp pas mesnatës ku akuzoi kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 3 demonstruesve gjatë protestave të ditës së djeshme.
Rama, duke iu referuar videove në qarkullim në media tha se doli me zë e figurë tmerri i ditës së premte dhe akuzoi Berishën se nëpërmjet Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha preu jetën e tre të pafajshmëve.
“Tmerri i ditës doli me zë e figurë, njësoj si llumi i matrapazllëkut të ditëve më parë. Dora e Saliut përmes Lulit të tij preu jetë të pafajshme. Sali, ku i ke provat që nxore për opozitën e për mua personalisht?”, tha Rama.
Rama tek demonstruesit e plagosur në spital, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në këto momente në spitalin ushtarak
duke vizituar personat e plagosur gjatë incidenteve që shoqëruan demosntratën e mbajtur sot në Tiranë.
Pak minuta më parë, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se “sot i ka lyer duart me gjak shqiptar”.
Vdes protestuesi i katërt në Tiranë
Gjatë orëve të natës në Tiranë ka humbur jetën protestuesi i katërt nga tubimi i opozitës socialiste para selisë së Kryeministrisë.
Përfaqësues të shërbimeve spitalore bënë të ditur se krahas 4 të vrarëve, janë paraqitur edhe 31 qytetarë të plagosur dhe 27 policë të plagosur, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë pasur plagosje të lehta.
Qeveria dhe Partia Socialiste në opozitë kanë nisur shkëmbimin e akuzave të ndërsjella.
– – – – –
Delegacioni i Maqedonisë mbështet raportin e Dick Martyt
Shumica e delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës do të mbështesin projekt-rezolutën e raportuesit zviceran të KE-së, Dick Marty.
Kjo është kumtuar nga televizioni proqeveritar Sitel, duke u thirur në burime të partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE.
