image
Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së miratoi sot, me unanimitet, heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Qytetarët e këtyre dy vendeve mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen që nga 15 dhjetori i këtij viti, një ditë pas botimit të këtij vendimi në fletoren zyrtare të BE-së.
Por unanimiteti nuk erdhi nga dashamirësia, por nga shoqërimi i këtij vendimi të  27 ministrave të brendshëm me mekanizmin e monitorimit të Komisionit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit, ky u përfshi edhe artikulli 78, paragrafi 8 i Traktatit të Lisbonës, i cili stopon pezullimin e regjimit të vizave për vendet abuzuese.
 “Nëse një vend përballet me situata të veçanta urgjente, atëherë Komisioni mund të ndërhyjë nëpërmjet të gjitha masave të nevojshme për ta zgjidhur problemin. Dhe ju mund ta shihni se disa nene të liberalizimit të vizave parashikojnë në disa raste edhe suspendimin e regjimit të lirë të vizave. Ajo çfarë bëmë ne ishte thjesht përkujtesa se këto rregulla ekzistojnë si edhe të themi se mund ti përdorim ato nëse do ketë abuzime me regjimin e lirë të vizave”, deklaroi  Melchior Watelet, Ministri belg për azil dhe emigracion

Read More
image

 “Më lehtë punësohet një femër e bukur se një ish ushtarë i UÇK-së. Ministrat tonë i kanë mbushur kabinetet me vajza të reja të cilat në disa raste as shqip nuk flasin mirë, ndërsa kanë harruar ata që e bënë luftë dhe që i sollën në ato poste ku janë” kështu e fillon rrëfimin i revoltuar nga politikanët shqiptarë ish ushtari i UÇK-së, Ersan Haziri, nga fshati Llopat i Kumanovës. Ai i është bashkangjitur UÇK-së në moshën 17 vjeçare, për t’iu kundërvënë politikës nënçmuese ndaj shqiptarëve. Tani është 27 vjeç, bredh rrugëve i pa punë, ndërsa mbijeton nga ndihma që i ofrojnë disa familjarë të cilët qëndrojnë më mirë ekonomikisht. Jeton në një shtëpi bashkë me tre vëllezërit dhe prindërit e tij.

Read More

Kim MEHMETI

Duke vlerësuar sipas deklaratës së një ish-shefi të shërbimeve për siguri shtetërore të Jugosllavisë së dikurshme, të dhënë për një TV vendëse, se spiuni që fshihet pas pseudonimit “Ibar” është një “superintelektual”, rritet besimi se kjo dosje është e fabrikuar, se ajo nuk ka të bëjë me ndonjë udhëheqës të tanishëm partiak shqiptar, ngaqë shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë asnjë kryetar partie që do ta meritonte një vlerësim të tillë.

Read More

Populli shqiptar, edhe pse historinë e tij të lavdishme e ka shkruar me gjak e barot, që nga origjina e tij iliro-pellazge dhe deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka zhvilluar politike ofensive, siç kanë bërë armiqtë e tij, sllavët dhe grekët, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike, si dhe edhe në lashtësi edhe kundër Perandorisë së Ilirisë, të cilët gjithmonë dhe rregullisht e sistematikisht kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Historike e kanë zbatuar parimin: “Sulmi është mbrojtja më e mirë!”.

Read More
image

Përderisa Nikolla Gruevski po hyn ngadalë dhe qetë në vitin e pestë si kryetar i Qeverisë së Maqedonisë për momentin lëvizjet aktuale në skenën politike nuk japin sinjale se qeverisjes së tij po i vjen fundi. Do të protestojë partia e Boshkovskit, Demokracia e Re, Lëvizja qytetare ‘Zgjohu’. Mbetet të shihet nëse përmes këtyre protestave antiqeveritare do të mund t’i thuhet mjaft politikës izoluese 

Në historinë e Maqedonisë nuk mbahet mend që dikush përmes protestave ta ketë rrëzuar një qeveri për të cilën është shprehur pakënaqësi. Kjo, ndoshta për faktin se protestat nuk kanë qenë të asaj natyre që të rrezikohet stabiliteti i një kryeministri.

Read More
image

Xhelal NEZIRI-Pra, na del se  lustrimi te shqiptarët nuk ka filluar pas miratimit të Ligjit për verifikimin e fakteve të propozuar nga Stojan Andov, e as pas konsolidimit të Komisionit përkatës me anëtarë të propozuar nga partitë më relevante politike. Lustrimi, duhet ta pranojmë, është ngulitur në mentalitetin tonë kolektiv si sport kombëtar

Politika shqiptare në Maqedoni assesi të dalë nga skemat bajate të dyluftimeve për gjëra që në shoqëri normale do ishin cilësuar si të kota. Që nga viti 1991 e deri më sot, pra për gati njëzet vite me radhë, kemi një dyluftim të vazhdueshëm politik midis protagonistëve të partive shqiptare për gjëra triviale, por që opinionit i janë paketuar si çështje me rëndësi kombëtare. Më konkretisht, kjo luftë politike kishte për qëllim dëshmimin se njëra parti është patriotike kurse tjetra tradhtare. Njëra ka punuar për kauzën e madhe shqiptare, kurse tjetra ka qenë bashkëpunëtore e kauzave të popujve armiq të shqiptarëve.

Read More

BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ata që nuk e mbështesin Ribashkimin e Kombit dhe të Shqipërisë Natyrale, janë të dyshimtë edhe para Zotit, edhe para Kombit, sepse nuk kemi komb dhe atdhe tjetër rezervë, përpos kombit shqiptar dhe Shqipërisë Natyrale. Kjo duhet të jetë e qartë si dielli për çdo shqiptar dhe shqiptare, pavarësisht nga interesat personale, klanore, grupore, partiake, ideologjike, politike, materialiste, karrieriste dhe shpirtmeskine. Pa ribashkim nuk ka Shqipëri, veç mashtrim, mjerim, varësi dhe robëri koloniale të pakufijshme.

Read More

Fryma e ditës 4 nëntor 2010

Fryma e Re përhapet në Mitrovicë. Ftoheni të merrni pjesë në

ceremoninë e hapjes së zyrës së Frymës së Re në qytetin tuaj.

Read More

Tashmë sikur është ber modë, që nga individ apo grupe të ashtuquajtur të  “pakënaqurish” të  krijohen parti, shoqata apo nisma të reja të cilat aq shumë janë shtuar sa që lirisht mundë të themi se është i vetmi mall vendor i prodhuar me aq bollëk, që sikur të gjendeshin importues të interesuar ,vendi ynë do të ishte ndër eksportuesit më të mëdhenj në rajon e më gjerë,për kokë banori,për këtë far lloj malli.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI-(Kushtuar, përkujtimit të vizitës në Shqipëri dhe burgosjes së 8 shokëve e shoqeve tona, gjatë muajit Nëntor të vitit të lavdishëm, 1981)

TRADHTARËT

 Dje vasalë.

Sot urith të lëvizjes

Për çlirim kombëtar.

Nesër – ngordhësira

Read More