image

Edi Rama i jep fund grevës së urisë së deputetëve socialist dhe mbështetësve të majtë, 19 ditë pas fillimit të saj para godinës së qeverisë. Ky vendim është marrë pas angazhimit të ndërkombëtarëve për të ulur në bisedime të enjten në Strazburg, Sali Berishën dhe Edi Ramën dhe për të gjetur një zgjidhje. Këtë fakt e konfirmoi kreu socialist ndërsa bëri publik fundin e grevës në protestën e së mërkurës, para çadrave të grevistëve.
“Nesër përfaqësuesit më të lartë të së majtës e të djathtës evropiane me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar presin në tryezë të dyja palët për të kërkuar zgjidhjen dhe për t’i hapur rrugën jo vetëm transparencës, por edhe përballjes me sfidat e integrimit. Përgjigja ime në emrin e të gjithëve ju, në emër të atyre ka qene e menjëhershme dhe pa asnjë ngurim, po ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje kësaj krize, jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave, ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e integrimit të vërtetë të Shqipërisë në BE” tha Rama.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI

Ka vite që në shkrimet e atyre pak analistëve përparimtarë, me të drejtë kanë folur dhe shkruar, prej kohësh është paralajmëruar fakti i hidhur, që padrejtësitë e pushtetit maqedonas në bashkëpunim me politikanët puthadorët e tyre në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë; ka rrezik serioz që të destabilizohet rajoni! Mirëpo, pushtetarëve në Maqedoni dhe gjetiu, nga njëri vesh u hynte – në tjetrin u dilnin fjalët dhe shkrimet që e pasqyronin gjendjen e hidhur të së vërtetës.

Read More

Hadi Osmani-Fshati Sllupçan,Zvicër

Udhërëfyesit e Qeverisë janë demagogët që me breshëri plumbash po na vrasin dita ditës dhe tanimë kjo është fundi i pashpirtësisë së tyre , tani kur vranë katër shqiptarë dhe me arsyetime të kota mundohen të mbulojnë mëkatet dhe fajin e tyre.Sllavët po na vrasin me të madhe, varret tona nuk kanë fund dhe ne po na ngec pështyma në fyt duke thënë deri kur kështu. Në vitin 2001 u bë lufta dhe në krye te kesaj lufte ishte njeriu më me autoritet, njeriu që ishte me merita dhe vepër me te madhe si asnjë shqiptar tjetër, Ali Ahmeti.,Ky njeri kishte një histori në vete,që nga koha kur ishte student. ,dhe pas asaj kohe ai nga pushteti i atehershëm iku dhe migroj ne Zvicër por kur nuk u largua nga çështja shqiptare, ndaj kontribuoi në emër të UÇK dhe hyri në pushtet.

Read More

Mona Agrigoroaiei

Në emisionin „Rubikon” të Kohës TV, i ftuar ka qenë Avni KLINAKU.

Ai ka thenë se LKÇK-ja ka bërë gabim se nuk ka pranuar Rambujenë.

 „Gabim” e bën zotëria, sepse Rambujeja ka qenë një kushtetutë e Kosovës si autonome në kuadrin e Jugosllavisë!

Read More
image
Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të hedh dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit, që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani Nebi Dervishi me rastin e promovimit tha se ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve joserioze shkencore, ndaj atyre që duke pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes. Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është i pa zot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan.
“Botimi i librit Leka i Madh është një vërejtje serioze për historianët shqiptarë sidomos për ata që merren me studimin e antikitetit si dhe në të njëjtën kohë është një përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve sllavo-maqedonas të cilët duke pasur kompleksin e origjinës ikin nga vërtetësia. Ky libër parasëgjithash u drejtohet atyre që kërkojnë të dinë dhe kanë mendje por edhe cytën nga shpirti dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve në trojet etnike që nga antikiteti e deri në ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi.

Read More

Shekulli Online,

Ish-presidenti propozon disa variante për të zgjidhur krizën dhe për të afruar palët në bisedime

Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet të shohim kutitë

“Nëse ne nuk do të mësohemi të respektojmë njëri- tjetrin nuk do të na respektojnë edhe të tjerët”. Ish-presidenti i republikës, z.Alfred Moisiu niset nga një përvojë e hidhur personale e pak ditëve më parë, kur gjeti mbyllur sallën VIP në aeroportin e Rinasit, ndërsa kthehej nga parada e Moskës, me rastin e 65-vjetorit të fitores mbi nazizmin.

Read More

Mero Baze

Nga Mero Baze, “Faktori Plus”

Opozita shqiptare po përballet me pasojat shëndetësore dhe fizike që vijnë nga tejzgjatja e krizës politike në vend, pasi dhjetëra grevistë të urisë po dërgohen çdo orë në spital në gjendje kritike. Situata e cila rëndohet nga çasti në çast, natyrisht që ka futur në vështirësi lidershipin e opozitës rreth marrjes së një vendimi teknik për vazhdimin e protestës. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar socialist, është vendim politik, i cili garanton vazhdimin e grevës dhe protestave në rrugë. Por përballë opozitës tanimë gjenden dy mundësi teknike për ta vazhduar grevën. E para është që të zëvendësohen grevistët e larguar për arsye shëndetësore.

Read More

William Walker

 William Walker
Edona Peci

“Vetëm shikoni se çfarë presioni është vënë mbi ta (Beogradin) lidhur me kriminelët e akuzuar. Unë nuk i marr shumë seriozisht ato që thuhen në Beograd lidhur me krimet e luftës”, thotë ambasadori William Walker.
RADIO EVROPA E LIRË

Zoti Walker, disa ditë më parë filloi të hetohet një varr masiv në Rashkë. Zyrtarët serbë kanë deklaruar se do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë lidhur me varrezat eventuale masive dhe lidhur me personat e pagjetur. A u besoni deklaratave të tilla?

Read More
Koncesioni i Aeroportit

Në emër të popullit amerikan dëshiroj të uroj Qeverinë dhe popullin e Kosovës për dhënien e suksesshme të Partneritetit të parë Publik-Privat (PPP) të shtetit, koncesionin 20-vjeçar për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Për shkak të akuzave që janë bërë në mediume lidhur me transaksionin, ndiej se është e rëndësishme që opinionit të Kosovës t’i jepet një shpjegim objektiv i procesit. Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të bëjnë këtë, sepse ne i kemi siguruar Qeverisë këshilltarët strategjikë që të sigurojmë se procesi i ofertimit është i drejtë dhe transparent, me qëllim që të maksimizohen përfitimet për Kosovën. Kështu ne kemi njohuri të hollësishme për mënyrën se si është udhëhequr transaksioni, si dhe për masat e sigurisë që janë vendosur për të mbrojtur interesin publik.

Read More