DENONCIM PUBLIK
Mona Agrigoroaiei
Në emisionin „Rubikon” të Kohës TV, i ftuar ka qenë Avni KLINAKU.
Ai ka thenë se LKÇK-ja ka bërë gabim se nuk ka pranuar Rambujenë.
„Gabim” e bën zotëria, sepse Rambujeja ka qenë një kushtetutë e Kosovës si autonome në kuadrin e Jugosllavisë!
Vetëm kush nuk e ka lexuar marrëveshjen e Rambujesë apo kush do të mashtrojë njerëzit bën pohime të tilla antikombëtare.
Unë mendoj se është varianta e dytë.
Ka ardhur koha të qes në publik faktin se gjatë vitit të kaluar, kur kam qenë në Prishtinë dhe e kam takuar zotin Avni KLINAKU, në mëngjesin e 11 gushtit 2009, kur zoti Klinaku ka ardhur në zyrë, kam vërejtur se ai flet serbisht në Facebook dhe kur e pyeta unë, „A flet serbisht?”, ai tha: „Unë jam për dialog edhe me Oliver Ivanoviçin, fakt që më ka detyruar të ndërpres çdo lidhje me të dhe të mos dua të rri asnjë sekondë. Në Facebook, ai fliste serbisht me një serb që i thoshtë (se më ka perkthyer) : „A do të ende një hërë burgosesh për Shqiperinë Etnike?” Dhe ai qeshte si i çmendur dhe i përgjigjte diçka serbisht…, nuk e di çka, sepse nuk e di serbishtën.
Nuk kam pranuar më të bisedoj më me një individ që flet serbisht dhe do dialog me kriminelin e Serbisë, Ivanoviç, pavarësisht se është edhe Avni KLINAKU, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim.
Jo pas shumë kohë ka filluar ndaj meje një terror psikologjik të vazhdueshëm dhe kam qenë edhe arrestuar nga policia e Prishtinës.
Gjykoni edhe ju, të dashur lexues, nëse kryetari i një lëvizje kombëtare siç është Lëvizja për Bashkim ka të drejtë të flet serbisht dhe të dojë dialog me një kriminel lufte!
Më sa e di, organizata e tij, është organizatë për bashkim shqiptar, jo për bashkim-vëllazërim!
Në fakt, duke mos e përcaktuar çfarë lloj bashkimi mund të jetë, mund të kuptohet çdo gjë…
Konsideroj se ai wshtw i degjeneruar shpirtërisht, pavarësisht nga fryma që e afishon dhe kështu më i rrezikshëm. Kështu që, kam marrë iniciativën TA DENONCOJ PUBLIKISHT.
18 Maj 2009