Raporti: “Larja e hesapeve”, shifra alarmante në Shqipëri Nga informacionet mbi hasmëritë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton se numri i të vrarëve për konflikte të ndryshme, të shpallur si “persona të zhdukur”, “të mbytur”, “të vetëvrarë” apo të aksidentuar është shqetësues. Për rreth 20 vjet janë regjistruar 5200 vrasje, në një kohë që hasmëria ka prekur një numër shumë më të madh të familjeve shqiptare. Shumë familje janë në hasmëri me familjen e burrit të vajzës, të shpallur si të vetëvrarë.
Read More
Albert Kotini | 19/05/2010 | Dossier | 12
Nga Kim Filbi te Fulvio Martino. Loja e dyfishtë e Filbit që shpëtoi jetën e Enver Hoxhës dhe krenaria pse evitoi gjakderdhjen me dekonspirimin e aksioneve të deversantëve.
Rrëfimi i ishdrejtorit të SISM-it Italian për shqetësimet mbi bazën e nëndetëseve në Pashaliman dhe zgjidhja e krizës së familjes Popa që kishte hyrë në ambasadën italiane në Tiranë
Në vendet ballkanike të pushtuara, agjenturat ishin ndarë gjatë Luftës II Botërore për vende që konsideroheshin, si aleatët e gjermanëve dhe vende që ishin armiq të saj. Gjermanët e konsideronin, Shqipërinë dhe Kosovën, si aleate të saj dhe këtë vlerësojnë edhe mjaft zbulimet e vendeve kundërshtare.
Read More
Kiço Blushi-Herën e kaluar mora shkas të hulumtoj për një vëllavrasës konkret, – i cili tash ndodhet në burg, me siguri i penduar – që çoi në botën tjetër vëllanë për “dy rrënjë domate”…Ky fatzi e lumëzi që u bë kriminel nga gjaknxehtësia apo qoftë edhe nga babëzia e nakatosur me padituri, më shërbeu për të dëshmuar se sa kobsjellëse është vëllavrasja që kryhet ndër ne, herë me armë, por më së shumti me fjalë e me vepra dëmsjellëse jo vetëm për vete, por edhe për shoqërinë; herë instiktivisht, po më së shumti me vetëdije; herë hapur, por më dendur në errësirë, në anonimitet, në tufë e në turmë, d.m.th, në pusi e pas gardhi, si e kemi pasur për adet jetemot! >>>
Read More
Fehmi Ramadani -Kutia e Pandorës është një mit grek dhe sipas mitologjisë greke thuhet se kur u bë hapja e kutisë së Pandorës gjithë të këqijat dolën nga kutia në këtë botë. Kjo kuti ishte një dhuratë e Zeusit për Pandorën, e cila ishte e martuar me Titanin Epimete. Kutia nuk duhej të hapej, por nga kureshtja e saj e tepërt Pandora e kishte hapur atë. Dhe që nga ajo kohë shumë te këqija erdhën në këtë botë. Para se të hapej kutia, njerëzimi nuk njihte të keqen dhe sëmundjet e ndryshme dhe njerëzit si edhe zotërat mbi të gjitha ishin të pavdekshëm. Por para se Elpisi (Shpresa) të dalë nga kutia, ajo u mbyll përsëri. Kështu për një kohë bota u bë një vend i pamëshirshëm, derisa Pandora hapi përsëri kutinë dhe në botë doli Elpisi (Shpresa). Në ditët e sotme hapja e “Kutisë së Pandorës” është sinonim për një gjë shumë të ndërlikuar që sjellë kob, fatkeqësi, por që sjellë edhe shpresë>>>
Read More
Të mërkurën në mesditë, Kryeministri Hashim Thaçi dhe katër ministrat e kabinetit të tij Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci, derisa po kalonin në portën përmes zonës VIP të aeroportit për të udhëtuar për në Turqi, janë kontrolluar në detaje bagazhet me skaner nga doganierët e misionit EULEX në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), – shkruan sot e përditshmja Zëri.
Përveç se janë kontrolluar, shkruan Zëri, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, ngase veturat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.
Read More
Strasburg, 21 maj – Ka përfunduar darka në Strasburg midis kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe drejtuesve të Parlamentit Evropian, takim i cili duket se është pa asnjë rezultat.
As kësaj here, evropianët nuk kanë mundur të bindin liderët e politikës shqiptare për të bërë një kompromis, i cili nëse do të arrihej do të ishte historik.
Darka ka zgjatur për orë të tëra në restorant “Korkodili” në Strasburg. Pas takimit që ka përfunduar orët e vona të mbrëmjes së shkuar, Berisha edhe Rama, kanë folur shkurtimisht për mediat. Nga ana e tij, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u shpreh se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Read More
Disa orë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në telefon me kryeministrin e Pakistanit, Syed Yusuf Raza Gilani, të cilit i ka kërkuar që ta njohë pavarësinë e Kosovës- raporton KTV.
Bëhet e ditur, se në përgjigjen e tij, kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi i tij është duke e monitoruar me kujdes situatën rreth kësaj çështjeje.
Read More
|