Clinton në krye të ofensivës për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, duke u mbështetur në burimet diplomatike, një sektor i tërë i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve i ngarkuar me çështjen e Kosovës, gjendet në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku ka nisur sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve të Amerikës (OAS).

“Në Lima mëngjesin e së hënës ka arritur edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili, siç thonë burimet diplomatike, është përfshirë drejtpërdrejt në lobim për njohjet e reja të Kosovës”, raporton FoNet.

Read More
image
Maqedonia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë muajve tetor ose nëntor të këtij viti, nëse nuk gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit. Kështu deklaroi kryetari i nderit i Partisë VMRO-Popullore Lubço Georgievski, duke shtuar se, shkuarja në zgjedhje të parakohshme, varet nga BDI-ja, partnere në koalicionin qeverisës.
‘Fakt është se gjithçka varet nga BDI-ja sepse ndryshe nuk mund të zhvillohen zgjedhje. Jam thellë i bindur edhe pse partia në pushtet VMRO-DPMNE po bën provokime sistematikisht, mendoj se ata nuk janë të interesuar të mbajnë zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj se VMRO DPMNE i intereson që mandatin ta mbajë deri në fund dhe të vetmit që mund të çojnë Maqedoninë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nuk janë ato protestat nëpër rrugë, nuk është as fuqia e opozitës qoftë ajo edhe e bashkuar, ajo është vetëm një parti, e ajo është BDI-ja. Unë mendoj se çelësin nëse do të ketë apo jo zgjedhje të parakohshme, e ka vetëm BDI-ja’, deklaroi Lubço Georgievski – kryetar nderi i VMRO-Partia Popullore.

Read More

Vendim anti-kushtetues dhe anti-marrëveshjes së Ohrit. Kështu e ka cilësuar vendimin për 5000 punësime kryetari i DR Imer Selmani. Sipas tij me këtë vendim do të neutralizohen punësimet e shqiptarëve dhe etnive të tjera gjatë 5 viteve të fundit. Selmani, shprehet i habitur për mos reagimin nga ana e BDI-së. Kjo paraqet njëkohësisht edhe vazhdimësi të vendimeve kundërshtuese dhe mono-etnike të qeverisë Gruevski, siç janë enciklopedia, mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë dhe “Shkupi 2014”.
“Ky vendim qeveritar është kryekëput anti-Marrëveshjes së Ohrit dhe antikushtetues, për arsye se këto dy parime që janë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, me këtë vendim të pranimit të 5 mijë, kuptohet tanimë jo shqiptarëve por maqedonasve do të thyhet, do të prishet dhe thjeshtë ky vendim do të neutralizoj gjithë një rritje e cila është realizuar për 5 vitet e kaluara të punësimeve nga 200, nga 300 administratorë ose nga 500 maksimalisht nëpërmjet Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes  së Ohrit, tani me një vendim e gjithë ajo do të neutralizohet. Mendoj se kjo bëhet kryekëput për të punësuar anëtarë të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.

Read More

Rasti i Sopotit është bllokuar në labirinthet e gjykatave.Në kohën kur të gjithë presin një vendim të Gjykatës Supreme të Maqedonisë për këtë rast, cështja ende nuk ka arritur në këtë institucion. Këtë e konfirmon për ALSAT edhe numri një i Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski. Fajin për këtë Vangellovski e hedh te Gjykata themelore Shkupi 1, më saktë te njëri prej avokatëve.
“Cështja për kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm e dorëzuar nga pala mbrojtëse e të akuzuarve ende nuk ka arritur te Gjykata Supreme e Maqedonisë. Jam informuar se ka pasur disa pengesa administrative në kuptim që njëri prej avokatëve, bëhet fjalë për në avokat nga Kumanova, ende nuk ka pranuar lëndën me shkrim që duhet të pranojë nga Gjyqi, nga ku janë bërë përpjekje maskimale të kryhet pranimi, duke përfshirë edhe thirrje telefonike deri tek ai avokat, nuk e di emrin e tij, nuk di se për këtë bëhet fjalë, bëhen përpjekje sa është e mundur më shpejtë në mënyrë administrative të kompletohet lënda dhe si e tillë të parashtrohet deri te Gjykata supreme e Maqedonisë ashtu siç e shef ligji për procedurë penale”, thotë Jovo Vangelovski, kryetar i Gjykatës supreme.

Read More

Gjasat e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian janë shumë larg optimizmit që shprehet nga Qeveria e këtij vendi. Revista prestigjioze “Economist” ka bërë të ditur se Maqedonia pas vitit 2020 do të jetë vend anëtarë i BE-së.

“Përveç se Kroacisë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia është vështirë që deri në vitin 2020 të jenë anëtare të BE-së”, shkruan revista londineze.

Read More
image
Kim MEHMETI

Shqipëria shkon drejtë Evropës së bashkuar e ndarë në dysh dhe nëpërmjet dy rrugëve: rrugës nga është nisur “populli opozitarë” dhe asaj nga është drejtuar “populli institucional”. Kosova ecë drejtë Evropës si tren me dy lokomotiva, e që e zvarrisin në drejtime të kundërta, duke rrezikuar kështu që të humbet ndonjë “vagon” i shtetit më të ri në botë: me lokomotivën që e drejtojnë ndërkombëtarët, e të cilët shohin çdo gjë negative që bëjnë pushtetarët vendas, por nuk e shohin ish kryeministrin serb Koshtunica kur futet në Kosovë i armatosur,  dhe me lokomotivën e drejtuar nga qeveritarët vendorë, të cilët sundojnë duke qenë të mbikëqyrur nga  “kryesunduesit”. Shqiptarët e Maqedonisë ia kanë mësy Evropës së Bashkuar të hipur  në autobus, të cilit Gruevski ia ka shpuar të gjitha gomat, e për çka Ali Ahmeti e ka angazhuar gjithë potencialin partiak që edhe ashtu të prishur, atë autobus ta shtyjë e ta shpie deri në Bruksel. E në ndërkohë, kryetari i PDSH-së është mbyllur në Tetovë dhe shikon sehir, vepron ashtu siç i ka hije atij të cilin, po nuk e bëre konduktor që t’i mbledh parat e udhëtarëve shqiptarë, ai nuk lodhet as për kahen e udhëtimit, as për fatin e  udhëtarëve.

Read More

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan File deklaroi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është sfidë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit jnë sfidë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së, dhe theksoi se zgjidhja e këtij problemi është njëri nga kushtet për hyrje në Union”, tha File.

File shtoi se BE-ja nga vendet kandidate pret që çështjen për sundimin e së drejtës ta zgjidhin së shpejti, në procesin para inkuadrimit.

Read More

image

Gjithë kohën aleatët strategjik tanët (së paku ashtu ata na konsiderojnë) i bëjnë lutje Zotit që udhëheqësve tanë t’ua kthejë mendjen e cila, si duket, shumë lartë u ka fluturuar, por më kot kur lutjet nuk zënë vend kur janë në pyetje ateistët. Këtyre akoma u pëlqejnë “këngët” e të njëjtëve që mesazheve qëllimmira nga miqtë tanë strategjikë para 2001 u vënin bisht apo i pritnin në thikë. Akuzonin Brukselin dhe Uashingtonin për gjoja përzierje në punë të brendshme të Maqedonisë, për gjoja veprim të paskrupullt kërcënues dhe frikësues ndaj popullatës së këtushme për gjoja konspiracion në favor të shqiptarëve etj. Tani serish jemi në udhëkryq, në mes asaj që është racionale dhe nacionalizmit destruktiv, i cili tani dy dekada na mban peng të ngatërruar në rrjetin e thurur nga liderë me zemër të vogël, me mendje mesatare dhe me ambicie të mëdha.

Read More
image
Në aspektin  funksional të infrastrukturës, ajo nuk është njëlloj në gjithë shtrirjen e saj, ndriçohen rrugët si ajo e Bulevardit të Lirisë dhe ajo e Mirko Mileskit, ndërsa pjesa e vjetër e qytetit nuk ka as ndriçim publik rrugor të zakonshëm, e lëre më të bisedohet për festat madhështore

Për të pasur një transparencë të së vërtetës kërçovare të funksionuari të qytetit me të gjitha kategoritë e saj, dëshmi paraqesin netët e errëta e të pandriçuara, festat e ndryshme gjatë vitit, në të gjitha akset rrugore në tërë qytetin e Kërçovës. Kjo dukuri i bie në sy edhe shoqatës multietnike ”Forumit Shkollor të Rinjve“ (MOV), e cila organizon një defile nate në rrugët e Kërçovës duke mbajtur në dorë qirinj të ndezur e duke dërguar mesazhin e tyre te kompetentët me parullën ”ndriçoni Kërçovën”.

Read More
image
Kundrejt kësaj, politika është e nevojës të jetë më e hapur, më syçelë ndaj fenomeneve të ndryshme politike që, në fakt, duhet të mbrojnë të drejtën themelore të shoqërisë dhe të shtetit. Pavarësisht kushteve, politika duhet të funksionojë vigjilente, transparente dhe, para së gjithash, me mjete diplomatike

Derisa as e drejta dhe as ligjet nuk shërbejnë për të mirën e shoqërisë njerëzore me vlerësimin që të orientohen drejt udhëheqjes së kualifikuar shtetërore, atëherë politikës duhet t’i trokitet te dera me mjete të tjera që janë më pranë shprehjes së reformës shoqërore. Politika, në thelb, ka detyrën që ta zhvillojë dhe rrisë standardin e shtetit në formë që t’i kënaqë nevojat dhe ambiciet themelore të shoqërisë. Politikat pluraliste të shteteve ndryshojnë nga politikat regresive e izoluese, sepse këtu varen nga kushtet dhe ambiciet që pretendojnë vetë shtetet.

Read More