Artan Mullaj-Duket se shpërthimi ende i pabërë, “i dashurisë” mes Berishës dhe Metës, ka gjasa të mos ndodhë asnjëherë… Të dy palët e koalicionit që sot qeveris Shqipërinë, nuk ndiejnë aq magjisht njëra për tjetrën sa të bëjnë marrëzira, por ato e kanë kuptuar dobinë e sakrificave të mëdha që duhet të bëjnë për të siguruar në aventurën e tyre, një ardhmëri të qetë, të gjatë dhe të pushtetshme.

Prandaj, edhe Meta, edhe Berisha, si ai çifti që zgjedh të bashkëjetojë edhe për hir të fëmijëve, paraqiten sot natyrshëm në publik, si familjarë të konsoliduar. Ka edhe një arsye tjetër që e bën të domosdoshëm kujdesin e ndërsjellë të liderëve për dashurinë artificiale që kanë. Kjo arsye nuk ka lidhje me merakun e tyre të shtirur për integrimin e vendit dhe as me pasurimin e tyre të shpejtë, çka është një ngjarje rutinë tashmë për ata dhe për të tjerët: të dy krerët po investojnë moralitet të ri dhe ndjeshmëri të re në mblesërinë e tyre, kryesisht për të sfiduar pa mëshirë kundërshtarin e tyre, kryetarin e fuqizuar sërish të Bashkisë së Tiranës.

Read More

INTERVISTA/ Kam dëshirë të takohem me Edi Ramën por deri tani nuk ka qenë e mundur. Pohimi i z.Ramiz Alia u bë në emisionin “Ora e Debatit” transmetuar mbrëmjen e së Premtes, në Ora News tv nga gazetari Alfred Peza. Më poshtë vijon intervista e plotë e zbardhur:

Ajo që është bërë shkaku kryesor apo spunto kryesore për t’ju ftuar është botimi i librit tuaj të fundit “Jeta ime”, kujtime. Është një libër që tregon historinë e jetës suaj nga rinia e hershme deri në pothuajse ditët e sotme dhe është një libër që me të thënë të drejtën, pothuajse edhe për shkak të angazhimeve mediatike, e kam lexuar pjesën më të madhe të botimeve tuaja, por ky më duket si një kapak i atyre librave, kujtimeve që ju keni bërë deri më sot, apo është një perceptim i gabuar ky që kam?

Jo, keni të drejtë. Unë kam shkruar edhe libra të tjera gjatë këtyre kohëve, por natyrisht ky është libër që jo rastësisht edhe titullin që mban është “Jeta ime”. Në të vërtetë në këtë libër unë jam përpjekur të përshkruaj jetën time që nga fëmijëria deri në ditët tona. Natyrisht nuk pretendoj që kam shkruar ndonjë vepër artistike, por jam përpjekur që të jem sa më realist për ngjarjet në të cilët kam jetuar. Unë jam 85 vjeç. Që 16 vjeç kam hyrë në rininë komuniste dhe që atëherë kam filluar jetën time si luftëtar për çështjen e interesave të atdheut tonë, të popullit tonë. Prandaj shumë-shumë gjëra në jetë kanë bërë vaki, kanë ndodhur, që unë doja t’i thosha.

Read More
Ahmadinejad dhe homologu turk Gul
Presidenti tha se marrëveshja me Turqinë dhe Brazilin nuk përsëritej

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, thotë se Irani nuk do të pranojë bisedimet për programin bërthamor, nëse Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendos sanksione të reja ndaj vendit të tij.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili ishte një rast i vetëm dhe nuk do të përsëritej.

Zoti Ahmadinejad, i ndodhur në Ankara me rastin e një takimi për sigurinë, i bëri thirrje Rusisë të mos mbante anën e armiqve të Iranit.

Megjithëse Moska ka qënë shpesh e kujdesshme ndaj veprimeve të ashpra ndaj Iranit, e mbështet projekt-rezolutën e fundit të OKB-së.

Presidenti iranian paralajmëroi se SHBA-ja do të humbte nëse kaloheshin masat e reja dhe i bëri thirrje presidentit Obama ta rishikonte qëndrimin.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka rënë dakord për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit.

Këto masa shtrëngojnë kufizimet financiare dhe inspektimet e dërgesave në Iran dhe edhe zgjerojnë një embargo të armëve.

Read More

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se “ditë të vështira janë para nesh në luftën për Kosovën”.

“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha zoti Jeremiq, në margjina të një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë.

Read More

Fotografi ilustruese

“The Wall Street Journal”

Nga koha kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim mori pushtetin në vitin 2002, politika e jashtme e Turqisë ka ndryshuar për 180 shkallë.

Lidhjet e fuqishme të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin janë dobësuar, bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian janë bllokuar, ndërsa Ankaraja ka dalë në mbrojtje të programit bërthamor të Iranit. Shkaku i kësaj kthese është shumë i thjeshtë: kryeministri Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria e tij besojnë se Samuel Huntington ka pasur të drejtë dhe se kemi të bëjmë me përplasjen e civilizimeve.

Por, ata janë në anën e islamistëve, jo të Perëndimit.

Read More

Afrika e Jugut

Ekipet kanë filluar të arrijnë dhe emocionet po shtohen, në pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit. FIFA është shprehur mjaft e kënaqur me faktin se përqindja e shitjes së biletave për Kupën Botërore, 2010, ka tejkaluar atë të Gjermanisë më 2006 dhe atë gati 100 për qind.

Të kualifikuara për pjesëmarrje janë 32 ekipe të vendeve botërore.

Ky kampionat gjithashtu shënon edhe herën e parë që një vend afrikan të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje botërore sportive. Pesë stadiume janë ndërtuar për këtë ngjarje dhe pesë të tjera u janë nënshtruar restaurimeve.

Loja e parë do të luhet në Johanesburg, midis Afrikës së Jugut dhe Meksikos.

Read More

  Arton Konushevci

Me gjithë përpjekjet, në aspektin institucional ende nuk është arritur asgjë lidhur me procesin e lustrimit. Sipas disa deputetëve, vendi është vonuar me këtë proces, por sociologët thonë se çështja nuk bën të hapet tani.
Në Kosovë, lustrimi është një term jo shumë i njohur politik. Ky nocion rrjedh nga fjala latine – lustrato, lustrare, që do të thotë pastrim. Në literaturë, lustrimi ka dy kuptime: kuptimin historik dhe atë modern.

Si term historik, lidhet me ritet e romakëve dhe grekëve të lashtë nga pastrimi i mëkateve. Ndërsa, versioni modern lidhet me kufizimin e përkohshëm të spiunëve dhe informatorëve të policisë sekrete në detyrat e shërbimit civil, në procesin e dekomunizimit të një vendi.

Read More
Luljeta Krasniqi

Rritja ekonomike përmes investimeve të drejtpërdrejta, si dhe shfrytëzimi i mirë i remitencave janë elementet kryesore të ngritjes së ekonomisë në Kosovë, kanë vlerësuar autoritete kosovare dhe përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë në vend.
Autoritetet kosovare dhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë kanë identifikuar një varg problemesh, të cilat po ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen ekonomike.

Read More

Zyrtarët e lartë të Danimarkës dhe Kosovës e kanë nënshkruar sot në Kopenhagë, kontratën sipas së cilës, Prishtina obligohet t’i pranoj të gjithë qytetarët e saj, të cilët nuk kanë fituar status të azilit në këtë vend, ka njoftuar ministria për refugjatë e Danimarkës.

Sipas këtij dokumenti, Danimarka dhunshëm mund t’i kthejë qytetarët e Kosovës, nëse atyre u është refuzuar statusi i azilantit, ndërsa nuk duan të kthehen vullnetarisht në Kosovë.

Read More

Sejdiu: Korrupsioni luftohet nga sistemi gjyqësor dhe prokurorialPresidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e vizitoi sot Gjykatën Supreme të Kosovës, ku u prit nga kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Hasani, si dhe nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci.

Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizite tha se ndjehet i kënaqur që ekipi që ka marrë mandatin për të udhëhequr gjykatat, por edhe nga fakti se gjyqtarët janë pjesë e një elite të përzgjedhur të juristëve të mirë të Kosovës, që dinë çka duan për vendin, për interesin e tij nacional dhe për lëvizjet e tij në proceset më të mira të përputhshme me sistemet bashkëkohëse të sistemit gjyqësor. Ai tha se nga vizita e tij e para një viti janë plotësuar një pjesë e punëve dhe vrojtimeve tona, siç është dekretimi i gjyqtarëve të rinj, por edhe janë shënuar lëvizje në procesin e reformave në të gjitha nivelet e gjyqësorit dhe të sistemit prokuroria të vendit.

Read More