NOSTALGJIKËT DHE PAKURRIZORËT-TITIST TË SOJIT AZEM VLLASI

Shkruan: Elife LUZHA

KRIMET E LUFTËS NUK VJETROHEN KURRË

”Nacionalizmi i ka lëshuar thellë rrënjët në institucionet arsimore dhe në disa fusha të krijimtarisë… Propaganda armiqësore sistematikisht është futur atje ku ne me aktivitetin politik nuk kemi qenë të pranishëm … Armiku doli me parullat, qëllimet dhe planet që janë përgatitur në shtabet e fuqive reaksionare të cilat gjithmonë kanë punuar dhe punojnë kundër Kosovës dhe Jugosllavisë vetëqeverisëse dhe socialiste… Procesi i diferencimit duhet të jetë i tërësishëm…” (Gazeta, Epoka e Re, 5-6 maj 2006, f. 9-10). Kështu u deklarua z. Azem Vllasi në mbledhjen e 17’të të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, mbajtur më 5 maj 1981 në Prishtinë. Ishte kjo dita kur në Kaçanik, nën parullën ”Kosova – Republikë” u demonstrua kundër vrasjeve dhe burgosjeve që po i bëheshin rinisë dhe intelektualëve shqiptarë anekënd Kosovës nga pushtuesi gjakësor serbosllav dhe puthadorëve të tyre. Ishte kjo dita kur diferencimi, burgosja e kriminalizimi i rinisë e intelektualëve shqiptarë, i kërkuar pikërisht edhe nga z. Azem Vllasi, mori përmasa të papara, duke mos kursyer as fëmijët.

SHTOJCA E PASHTRIKU.ORG

Shikoni: Pritja e satrapit Tito në Kosovë nga Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza etj, në kohën kur mijëra atdhetarë shqiptarë dergjeshin burgjeve jugosllave! Foto: Betimi i ushtarit të Titos Azem Vllasi, në Bileqe, në vitin1976 – Foto: Treshja titiste – Azem Vllasi, Sinan Hasani dhe Ali Shukriu Foto: Kolgeci, Kaçusha, Vllasi dhe Kolë Shiroka, v. 1988

E them këtë ngase personalisht isha e përndjekur dhe e diferencuar, qysh në moshën 15 vjeçe. Më 25. 09. 1981, bashkë me vëllain u përjashtuam nga shkolla me Vendim të Gjyqit në Kaçanik, sipas ligjit dhe Statutit të QAMO ”Tito”, për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat “armiqësore” të 5 majit 1981. Më vonë do të pasojë edhe arrestimi ynë, si dhe kriminalizimi i tërë familjes, duke mos kursyer as nënën tonë. Për të argumentuar këtë që po them do të paraqesë vetëm disa nga të dhënat që kam hasur gjatë hulumtimit në arkivin e Komunës së Kaçanikut ku thuhet:

· Në mbledhjen e Komitetit Komunal të LK në Komunën e Kaçaniku, të datës 06. 05. 1981, në procesin e diferencimit ideo-politik, janë verifikuar 70 protestues, nga LK janë përjashtuar 14 persona (8 nxënës), 3 punëtorë të arsimit janë pushur nga puna, 6 veta janë dënuar me burg, 5 studentëve iu janë ndërprerë bursat kurse dy kryetarë janë ndërruar nga detyra….

· Në mbledhjen e komitetit komunal të MPP dhe VMSH, mbajtur më 08. 09. 1981 u shqyrtua lista e nxënësve të QAMO’s, të cilët janë dënuar me përjashtim nga shkolla, për shkak të daljes në demonstrata, bojkotimit të mësimit dhe përkrahjes së veprimtarisë armiqësore më 05. 05. 1981, 25. 05. 1981, në diferencimin ideor më 16. 05. 1981, 19. 05. 1981, 20.05 1981.

· Të mos u lejohet regjistrimi në vitin shkollor 1981-82: Nxënësve të dënuar me burg për kundërvajtje dhe vepër penale për pjesëmarrje në demonstratat armiqësore si:

· Kadri Ilmi Luzha, kl. IV

· Emrush Ismaili Mulaku, kl. IV

· Fadil Nazmi Dullovi, kl.IV

· Elife Ilmi Luzha, kl.I… vazhdojnë edhe emrat e 20 nxënësve tjerë (Informata nr. 199-1. 10.09. 1981).

DËSHMI E PASHTRIKU.ORG

Nxënësi i vitit të katërt Kadri Luzha, i arrestuar nga UDB’a më 10 shkurt 1982 /me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj/ në procesin gjyqësor të mbajtur në korrik të vitit 1982 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sipas aktgjykimit: P.nr. 69/82 datë 10 korrik 1982, “në emër të popullit” dënohet me pesë (5) vjet burgim të rëndë. Këtë dënim z.Luzha ia vërteton edhe Gjykata Supreme e Kosovës më 25 nëntor 1983, me aktgjykimin A.p – nr. 135/83. ( Më tepër lexoni në fund të reagimit të znj.Elife Luzha: “Kush e dënoi grupin e Hydajet Hysenit, Jakup Krasnqit, Mehmet Hajrizit .., më 10 korrik 1982 )

Në vijim lexoni kreun e faqes së parë të Aktgjykimit A.p – nr. 135/83 të shpallur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

_____________________________________

A.p – nr. 135/83

NË EMËR TË POPULLT

Gjykata Supreme e Kosovës – kolegji i përbërë nga gjyqtarët: Aqif Tuhina, kryetar, Tadej Rodiqi, Shefqet Qytyqi, Miodrag Bërklaq dhe Halil Halilaj, anëtarë, me bashkëpunëtorin profesional Qerim Metaj, procesmbajtës, në lëndën penale të të akuzuarve: Jakup Krasniqi nga Negrovci, Mehmet Hajrizi nga Prishtina, Gani Syla nga Kishnareka, Nebih Murtaj nga Prishtina, Berat Luzhan ga Begraca, Sherafedin Berisha nga Prishtina, Ismail Syla nga Kishnareka dhe Jahir Hajrizi nga Prishtina, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore të parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ dhe të akuzuarve: Sheqir Zeneli nga Prapashtica, Fehmi Plakiçi nga Nekovci, Azem Syla nga Kishnareka, Xhevdet Syla nga Prishtina, Fatmir Krasniqi nga Tërpezi, Ferit Qollaku nga Gajra, Hysni Hoti nga Caralluka, Kadri Luzha nga Begraca, Mustafa Ademi nga Prishtina dhe Jashar Alijaj nga Kovraga, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ. (…)

Shikoni dhe lexoni: Fasimilin e këtij Aktgjykimi

Këto janë vetëm fillet e diferencimit, kriminalizimit e burgosjes së rinisë dhe intelektualëve në rajonin e Komunës së Kaçanikut. Përderisa sipas statistikave gjatë periudhës 1981-1990, kriminalizimi i rinisë dhe i shqiptarëve anekënd Kosovës arrin numrin deri në 700.000. Janë llogaritur në rreth 666 shekuj burgim të shqiptarëve kosovarë pas Luftës së Dytë Botërore. (Dr. Sabile Basha: “Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990”.)

KRIMINELI KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!

Gjithçka që më shtyri ta bëj këtë shkrim është përgjigja që z. Azem Vllasi i dha pyetjes, bërë nga gazetari i kanalit televiziv ”Klan Kosova” në edicionin e lajmeve të orës 20.00 më 25 maj 2010, në përvjetorin e ditëlindjes së satrapit Tito, apo të ashtuquajturës Dita e Rinisë Socialiste. Në pyetjen e gazetarit se çfarë mendimi kishte për 25 majin si ish kryetar i Rinisë Socialiste në ish Jugosllavi, z. Azem Vllasi, me buzëqeshje u përgjigj ”Për mu ajo ishte histori e mirë” . Duke e njohur z.Vllasi qysh në kohën kur u përjashtova nga shkolla e që pasoi edhe me burgosjen time nuk u befasova me përgjigjen e tij. As që kishte se si të përgjigjej ndryshe. Puthadorësi i tipit si Azem Vllasi pas çdo dhune të ushtruar kundër rinisë e intelektualëve shqiptarë, shpërblehej nëpër sallone, me qumësht e mjaltë nga kazanët e Beogradit, andaj si mos të ishte ajo kohë ”histori e mire për ata”.

MIDERATORI I PASHTRIKU.ORG

Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim

Rugova janë përgjegjës për burgosjen

e parë dhe të tretë të Ukshin Hotit!

Thënien e vjetër se ”krimineli kthehet në vendin e krimit” e bën edhe më të besueshme deklarimi i z. Azem Vllasi, bërë në televizion. Nostalgjia prej shërbëtori të bindur, bën që azemvllasët të kujtojnë ”kohërat e mira” të tyre. I dehur nga nostalgjia për kohërat e shkuara dhe ndjesia e komoditetit në të cilën po kalon, siç duket e kanë bërë Azem Vllasin ta humbë arsyen dhe të harrojë realitetin e kohës në të cilën po jeton.

As kallëzimi penal, bërë kohëve të fundit nga atdhetari deputet, Nait Hasani, kundër të tjerët figuron edhe emri i z. Azem Vllasi, siç duket nuk ia kanë lëkundur ndjesinë e komoditetit e të ëndërrimtarit të ”historive të mira” që i gëzoi në Jugosllavinë socialiste. Por, ”liria e atdheut ndërtohet nga hiri i të rënëve”, e jo nga pakurrizorët e sojit Vllasi. Tipat e sojit të tillë, as që dinë se çka është atdheu, as që dinë se çka është kombi.

KALLËZIMI PENAL I NAIT HASANIT

KUNDËR ISH’POLITIKANËVE,

PROKURORËVE DHE UDBASH’ëve

HESHTËM PËR HIRË TË KOSOVËS E

TË DËSHMORËVE TË KOMBIT

Sot jetojmë në realitetin e shtetësisë së Kosovës, ëndërr kjo e mijëra shqiptarëve të rënë. Atdhetarët vepruan dhe u flijuan për të mirën e përgjithshme, dhe e mira e përgjithshme ishte Kosova e tyre e dashur, e lirë. Të rritur nën kërbaçin serboçetnik, ata nuk e njohën nënshtrimin, e as dëfrimin nëpër sallonet ku flitej sllavishtja, siç dëfrehej A.Vllasi. Shteti i Kosovës u formua nga bijtë më të mirë të saj. Pa dyshim se Kosova po përballet me sfidat ndër më të ndryshmet. Nuk na nevojitet shumë të studiojmë, për bëmat e atyre që kontribuuan për shtetin e Kosovës. Ato janë të prekshme kudo. Ashtu siç nuk ka nevojë as për ndonjë studim të veçantë për të dalluar bëmat e keqdashësve kundrejt shtetit të Kosovës dhe kombit në përgjithësi.

Autori Enver Robelli në një artikull të tij kritikon kallëzimin penal ndërmarr nga atdhetari deputet Nait Hasani, për të dhënë llogari të gjithë ata që ishin pjesëmarrës të krimit dhe gjenocidit në kohën kur Kosova ishte e pushtuar. Këtë nismë z. Robelli e quan të ”shkrirë si tëlyeni në diell”, pasiqë për t’u realizuar një gjë e tillë sipas tij po na u nevojitka një studim serioz historik! Vallë a mund të ketë dokument apo studim më të fortë historik, se vet dëshmitarët e gjallë? Pa dyshim se pjesën më të madhe të dosjeve të krimeve tashmë e ka të kompletuar deputeti, Nait Hasani. Por ka edhe shumë nga ata që këtë kallëzim penal jo vetëm që e mbështesin dhe ndihmojnë por janë të gatshëm që edhe ta dëshmojnë.

Janë pikërisht ata atdhetarë që deri tani i kanë heshtur këto fakte. Dhe jo se ja patën frikën bandave puthadorëse sllave, por për hir të shtetit të Kosovës e dëshmorëve të kombit, për hir të atyre që e ëndërruan Kosovën e lirë e të bashkuar.

Jam shumë koshiente se nuk duhet cënuar lirinë e tjetrit. Por në këtë rast do të doja t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre që në një apo mënyrë tjetër janë të përfshirë në krimet e ish sistemit sllavokomunist, që të paktën për hir të të rënëve, të mbijetuarve të masakrave kriminale e të fëmijëve të dëshmorëve, t’u shmangen paraqitjeve dhe deklarimeve të tilla si të A.Vllasit, ku haptas shprehet admirimi për kohën që solli shumë gjak e lot për nënat shqiptare. Deklarimet e tilla provokojnë katërçipërisht të gjithë ata që ende jetojnë me tmerret e krimit. Do të doja gjithashtu, t’u dërgoj një mesazh të gjithë atyre bashkëpjesëmarrësve në krime se, krimi i luftës nuk vjetrohet kurrë, zatën këtë na e shpjegojnë edhe të gjitha dokumentet dhe përvojat ndërkombëtare. Andaj dhe kushdo që mendon se do të harrohet, apo do t’i shpëtojë mëkateve të veprimeve kriminele, GABOHET!

* Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY , Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.

=====================

KUSH E DENOI GRUPIN E HYDAJET HYSENIT- JAKUP KRASNIQIT – MEHMET HAJRIZIT…, MË 10 KORRIK 1982?!

Foto: Pamje nga gjykimi i Mehmet Hajrizit…10.VII.82

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori NJAZI BURGIDEVA, më 10 korrik 1982 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, Trupi Gjykues i kryesuar nga gjykatësi ISAK NISHEVCI…, sipas „nenit 136 par.1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ-së“…, „në emër të popullit“ i dënoi këta veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare:

1. HYDAJET HYSENI, me 15 vjet burgim të rëndë,

2. JAKUP KRASNIQI, me 15 vjet burgim të rëndë;

3. MEHMET HAJRIZI, me 12 vjet burgim të rëndë;

4. GANI SYLA, me 15 vjet burgim të rëndë;

5. NEZIR MYRTAJ, me 12 vjet burgim të rëndë;

6. BERTA LUZHA , me 12 vjet burgim të rëndë;

7. SHERAFEDIN BERISHA, me 5 vjet burgim të rëndë;

8. ISMAIL SYLA, me 12 vjert burgim të rëndë;

9. JAHIR HAJRIZI, me 11 vjet burgim të rëndë;

10. SHEQIR ZENELI, me 4 vjet burgim të rëndë;

11. FEHMI PLAKIQI, me 5 vjet burgim të rëndë;

12. AZEM SYLA, me 5 vjet burgim të rëndë;

13. XHEVDET SYLA, me 4 vjet burgim të rëndë;

14. FATMIR KRASNIQI, me 4 vjet burgim të rëndë ;

15. FERID ÇOLLAKU, me 8 vjet burgim të rëndë ;

16. HYSNI HOTI, me 6 vjet burgim të rëndë ;

17. KADRI LUZHA, me 5 vjet burgim të rëndë ;

18. MUSTAFË ADEMI, me 6 vjet burgim të rëndë ;

19. JASHAR ALIJAJ, me 6 vjet burgim të rëndë;

(…)

Ndërkaq më 25 nëntor 1983 aktgjykimi i shkallës së parë u shqyrtua, në Gjykatën Supreme të Kosovës nga kolegji i përbërë nga:

1. AQIF TUHINA – kryetar i trupit gjykues,

2.TADEJ RODIQI – anëtër i trupit gjykues,

3. SHEFQET BYTYQI – anëtar i trupit gjykues,

4. MIODRAG BËRKLAQ – anëtar i trupit gjykues,

5. HALIL HALILAJ – anëtarë i trupit gjykues.

– Ky trup gjykues dhe shumë gjyqtarë të tjerë, që kanë punuar në gjykatën supreme të Kosovës, por edhe në gjykatat e qarkut nëpër komuna, gjatë viteve të 80’ta kanë denuar mijëra intelektualë shqiptarë, vetëm pse janë angazhuar për realizimin e kërkesës “Kosova Republikë”, dhe për çudi të tillët edhe sot punojnë në të gjitha nivelet e gjykatave të Republikës së Kosovës !!!