image
Ylber VOKSHI

Nuk do të zbuloj asgjë të re nëse konstatoi se veprimet tona me ndërtime pa leje dhe në të shumtën e rasteve edhe me leje, po i dëmtojnë me të madhe zonat turistike si në bregdetin shqiptar në Shqipëri ashtu edhe në zonat malore të Kosovës. Në zonat e monumenteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nëpër qytetet kryesore turistike, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar me mburrje po prezantohen në “guidat” dhe reklamat shumë të bukura turistike, edhe në mediat e shkruara dhe elektronike tona dhe ndërkombëtare. Organet shtetërore në princip janë për respektimin e ligjit, pasi ashtu “deklarohen”, por kur të vjen në pyetje sanksionimi i tyre ata nuk veprojnë, situata reale tregon këtë.

Read More
image
Arsim SINANI

Në fëmijëri shpesh loznim me një lojë që ishte shumë interesante dhe atraktive që ne e quanim Telefoni i prishur, mbase kjo lojë ishte aq argëtuese dhe përcilleshin në rrethin e lojtarëve fjalë të ndryshme që herë na bënim të qeshnim e herë na argëtonin. Telefoni i prishur është një simbolikë e përditshmërisë tonë.
E nisa kolumnën time të radhës me tezën e telefonit të prishur sepse me gjasë më duket se në Maqedoni po funksionon loja e telefonit të prishur në formë tredimensionale. Telefoni i prishur së pari në relacionin kryeministër i Maqedonisë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, që është interesant të konkludohet se edhe pas më shumë se tre javëve nuk kemi asgjë konkrete për tre kërkesat publike të liderit të BDI-së.

Read More

“Sot Maqedonia ballafaqohet me një situatë të komplikuar në aspektin e integrimeve, respektivisht është e bllokuar përshkak të kontestit të emrit me Greqinë”.

 Këtë e deklaroi kreu i DR-së, Imer Selmani gjatë ligjeratës së tij, para stafit akademik dhe studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Ai tha se edhe ftesa për anëtarsim në NATO edhe vendimi për fillimin e negociatave me BE-në janë të kushtëzuara me zgjidhjen e këtij kontesti.

Read More

 

Duke kujtuar rolin historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, LIB-i iu uron të gjithë shqiptarëve 10 qershorin e lavdishëm të historisë dhe iu bën thirrje atyre, ta mbajnë gjallë sot dhe përgjithmonë Lidhjen, e cila si dikur, edhe sot por edhe nesër, i ka bashkuar dhe i  bashkon shqiptarët si komb.

Është e papranueshme se si institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Shqipërisë nuk e respektojnë 10 qershorin 1878, datën e themelimit të Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për institucionet në fjalë është ditë pune, ditë e zakonshme, thuajse nuk ka ngjarë asgjë para 132 vjetësh. Ndërkohë, nuk harrojnë të festojnë data të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët. Ne jemi shqiptarë dhe jetojmë në trojet tona, ne kemi histori, nuk jemi të shurdhër as memec, ne kemi identitet të fuqishëm, prandaj nuk e meritojmë të kemi institucione të cilat i injorojnë dhe i mohojnë datat të tilla të shënuara të historisë së popullit shqiptar, siç është data 10 qershor.

Read More

Deklaratë për media

Lëvizja për Bashkim ia uron mbarë popullit shqiptar 10 Qershorin, njërën prej datave më të rëndësishme të historisë sonë.

Është e padiskutueshme se 10 Qershori i vitit 1878 do të shënohet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, sepse pikërisht në këtë ditë do të sublimohen përpjekjet shekullore të popullit tonë për çlirim kombëtar dhe do të na e japin organizatën e parë politike e ushtarake mbarëkombëtare.

Read More

Driton AVDIU

 Sot kryeministri i vendit na u drejtua neve qytetarëve me një flamur që po e mban në dorë tash e sa ditë – luftë kundër korrupsionit. Por ç’i ndodhi kryeministrit që ta shpallë veten prijatar të luftës kundër korrupsionit, vetëm pak ditë që nga paraqitja publike në RTK kur akuzoi të njëjtin mekanizëm që sot e uron dhe e mbështet në këtë luftë pra EULEX-in, se po e linçon një ministër-njeriun e dytë në partinë e tij. Atë ditë aksioni i EULEX-it ndaj ministrit të ministrisë më të përfolur për korrupsion ishte “përpjekje për linçim”. Sonte (dhe në 5-6 ditët e fundit) kryeministri e ndërroi plotësisht pllakën.

Kjo paraqitje e kryeministrit u pasua nga disa paraqitje të tjera publike të kryeparlamentarit dhe të kryetarit të shtetit që shkuan në të njëjtën vijë me paraqitjet e kryetarit të qeverisë.

Read More
image
Psikologët pohojnë se interneti është mënyra më e lehtë, më e lirë gjithashtu edhe më e kapshme për të përmbushur interesat dhe kohën e të rinjve. Por kjo normalisht mban edhe rreziqet pas vetes

Mefail ISMAILI

Edhe pse është një e vërtetë shumë e hidhur, por është realitet, që shumica e të rinjve struganë nuk kanë para vetes asnjë të ardhme të sigurt, sepse ata kohën e tyre të lirë e nuk e kalojnë duke mësuar, duke u marrë me aktivitete sportive ose kulturore, por rrinë gjithë ditën dhe natën nëpër kafeteri në të cilat luajnë poker njëjtë si në “facebook”.
E gjithë kjo që ndodh me të rinjtë e Strugës, mund të thuhet që është një pakujdesi e prindërve të tyre, por nuk duhet të mos theksohet se kjo ndodh edhe për shkak të lënies anash nga autoritetet lokale dhe qeveritare të cilët, gjatë gjithë vitit nuk u mundësojnë asnjë aktivitet sportiv, kulturor madje as edhe kushte ku të organizohen ato aktivitete, ndërsa kur organizohen fushatat zgjedhore, pikërisht këta të rinj janë ata që shfrytëzohen nga funksionarët lokalë dhe qeveritarë, duke vrapuar pas nevojave të tyre të ndryshme.

Read More
image
Mahi Nesimi-Po kalojnë katër vjet shterpë, në të cilat pushtetin ekzekutiv e kanë ushtruar edhe partitë politike shqiptare. Gjatë kësaj kohe, që të tre përfaqësuesit aktualë politikë partiakë shqiptarë: Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani, janë zier në kazanin e integrimeve prej të cilit ende nuk ka dalë kurrfarë prodhimi për konsumim

Këtë javë, tashmë më në qetësi, do ta pranojnë njoftimin zyrtar edhe për një dështim të ambicieve njëzetvjeçare për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Vendimi negativ për nismën e negociatave për anëtarësim në BE ende nuk është formuluar, edhe pse përmbajtja globale e tij dihet. Kështu, deri në nëntor vendi ynë do të mbushë plot 5 vjet nga koha kur u caktua statusit i vendit kandidat. Kaq shumë pritje për kalim prej njërit në statusin tjetër ka përjetuar vetëm Turqia, si shtet ndaj të cilit, për shumë arsye, të njohura e të panjohura, nuk shikohet me simpati të njëjta nga disa shtete evropiane që janë me ndikim të theksuar në këtë organizatë.

Read More

 Autor: Bernd Riegert-Pas zgjedhjeve parlamentare në Hollandë, për herë të parë pas gati 100 vjetësh liberalët po bëhen përsëri partia më e fortë. Rezultati i zgjedhjeve thellon edhe më shumë një tendencë të zhvillimeve politike në Evropë.

Ishte kryesisht kriza ekonomike, jo armiqësia ndaj të huajve, që solli ndryshimin e qeverisë në Hollandë. Zgjedhëset dhe zgjedhësit hollandezë e ndëshkuan kryeministrin e padëshiruar konservator, Jan Peter Balkenende dhe ia besuan votën kryetarit të partisë së djathtë liberale Mark Rutte, i cili premtoi në fushatë vende të reja pune. Por diskutimi rreth euros dhe kriza e borxheve nuk ka çuar në një spostim të plotë nga e djathta në Hollandë, gjithsesi socialdemokratët me një diferencë shumë të vogël janë bërë forca tjetër në dhomën e dytë të parlamentit.

Read More

Varësia nga lojrat e fatit në Maqedoni është bërë e zakonshme për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. Në prag të fillimit të Kampionati botëror të fudbollit, bastet në Maqedoni vihen nga shumë të rinj.

Kampionati  Botëror i Futbollit “Afrika 2010” ka përfshirë bastoret që cilat janë stërmbushur me bastaxhinjë që po kalkulojnë ndeshjet e para. Rezultatet  nga hulumtimi i kërkuesit të internetit “Google” dhe gazetës amerikane “Forbs” bëjnë të ditur se qytetarët e Maqedonisë kryesojnë listat botërore të basteve sportive, mbi 40 përqind e qytetarëve praktikojnë lojërat e fatit.

Kampionati i botërorit në futboll shiet si një mundësi e madhe për fitim nga pronarët e bastoreve. “Jam pronare e një bastore së bashku me shokun tim. Interesimi i qytetarëve është i madh por me fillimi e kampionatit botërorë besoj se interesimi do të jetë edhe më i madh, do të kemi risi për të rinjtë, disa prej tyre luajnë prej hallit e disa kërkojnë fatin, besoj se do të kemi punë,” thotë Arlinda Rustemi pronare e bastores “Horizont”.

Read More