Fadil LUSHI

Të nderuar lexonjës të vëmendshëm dhe të paanshëm. Këtë shkrim do ta lidh me një shprehje proverbiale nga Shqipëria veriore, ku pos tjerash thuhet: poqese bën një nder (në veçanti ndaj vatanit) mos e ndiq pas. Dhe unë nuk do t’i vihem pas kësaj shprehje sepse nuk kam kushedi çfarë hise në ndërtimin e filozofisë dhe gjenealogjisë së saj. Këtë nuk do ta bëjnë as hisedarët e saj, ata që kanë pjesë në atë trashëgimi shpirtërore. Megjithatë, kësaj radhe do më duhet ta personalizoj pak shkrimin, shih për këtë do t’i referohem një historie që ka dy kaptina, njëra që do hetohet me jallaninë e ca shqiptarëve taze, të cilët, në emër të një pordhe që u ka ngelë në brekë, do mëtojnë të identifikohen me fatet e njerëzve që projektuan patriotizmin dhe atdhedashurinë, të kopjojnë retrospektivën nacionaliste të shumë shqiptarëve të cilët rininë e tyre e filluan dhe e përfunduan në kazamatet e ish Jugosllavisë dhe një tjetër kaptinë që heton atdhetarizmin e vërtetë të ca shqiptarëve që dikur në hapësirat e Luginës, Kosovës dhe Maqedonisë, kishin mëtuar të ndërtojnë një Shqipëri natyrale, siç do të thonin të gjithë ata që e duan Shqipërinë me këtë mbiemër

Read More

Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti

(Ky shkrim vijon nga dat. 30.05.2010)

-Dalifi, m´u drejtua dhe më tha: beso, Xhemil – “Unë, s´ dua të kem punë me këta njerëz dhe kurrë nuk bëhem përkrah me këta idiotë”!…

-Pra, pasi ishte anuluar demonstrata, si për ironi, nuk kaloi një javë që u mbajt së shpejti , nga organizatorë “të shquar”, një demonstratë, -mirëpo, në këtë demonstratë, kishte pak shqiptarë dhe nuk pati asnjë pjesëmarrës, përfaqësues danezë, që të fliste megjithatë, demonstrata u mbajt në praninë e Musa Xhaferit dhe, ky i fundit e mbajti një fjalim,në fakt kjo: “ishte një tallje” dhe u kuptua fort mirë nga masa se, pas këtyre qëndron, A.Kasami.

Read More

Punëtorja e Drejtorisë së Kadastrit në Prizren, Ajsela Lula, ka përfunduar në pranga mëngjesin e së hënës. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë mito prej 10 mijë euro, në kompensim të lëshimit të një flete poseduese të falsifikuar. Zyrtarja komunale është prangosur së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, Ibrahim Ahmeti dhe Muhamet Syla, përderisa mbi ta rëndon dyshimi se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare mitmarrjes dhe mashtrimit. Arrestimi i këtyre personave ka të bëjë me ngastrën kadastrale 142/2, pronë e “KBI Progres” në Prizren.

Read More

 Komuna e Tetovës dhe e Gostivarit do të kishin ndërtuar dhe zbukuruar sheshet e tyre, nëse do të kishin pas mjete financiare. Bustizimi i Tetovës dhe Gostivarit nuk do të bëhet, siç po bëhet bustizimi i Shkupit, pasi këto komuna nuk vuajnë nga ndonjë kompleks, por objekte dhe sheshe do të kishin ndërtuar pa tjetër nëse Qeveria I mbështeste projektet e tyre. Faton Murseli, përgjegjës për informim pranë Komunës së Tetovës tha se kjo komunë ka një projekt i cili përfshin ndërtimin e bibliotekës, teatrit dhe xhamisë në qendër të Tetovës, mirëpo nuk ka mjete financiare për ta realizuar atë. “Është një projekt i madh për të cilin nuk mjaftojnë paratë e komunës”, thotë ai, duke shtuar se projektin “Shkupi 2014″ e financon Qeveria dhe jo komuna. Ndërsa për të ndërtuar buste në qendër të qytetit, Komuna e Tetovës momentalisht nuk e ka në plan. “Për këtrë vit nuk është paraparë ndërtimi i ndonjë busti apo përmendoreje, por kjo s’do të thotë se vitin e ardhshëm nuk mund të ketë ndonjë të tillë”, thotë Murseli, duke shtuar se komuna bën plan një vjeçar.

Read More

Tetovë – Shoqata Sh.V.I.L. të UÇK-së “KALAJA”, reagon ndaj cinizmit të disa shoqatave joqeveritare dhe Institucioneve shtetërore që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoni të cilët në kohën kur flamuri shqiptar ndalohet, gjuha shqipe nuk e gëzon statutin e barabartë shtetëror dhe ende pa mbushur 40 ditët nga vrasja makabre e katër shqiptarëve në Radushë, ndër ta ish-Komandantët e UÇK Dëshmorët e Kombit Harun Aliu dhe Shaban Zenuni. Kanë paralajmëruar se do festojnë 132 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit në Maqedoni. Ne, këtyre vasalëve të sllavëve i pyesim publikisht se a e dini çfarë është Lidhja e Prizrenit dhe memorandumi i saj?

Ju lutemi mos u tallni me shqiptarët e Maqedonisë sepse shumë mirë e dini që amaneti i burrave të Lidhjes së Prizrenit nuk është realizuar ende. Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jetojnë nën trysninë e racizmin shtetëror sllavomaqedonas duke mos gëzuat asnjë të drejtë njerzore. Ne si shoqatë e dalë nga luftërat e bashkimit Kombëtar të ushtrive UÇKosovës dhe UÇKombëtare e dënojmë lojën ironike të vasalëve pushtetar të cilët po tregojnë një servilizëm tallës duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të cilët luftuan për bashkimin Kombëtar.

Read More

Janë tri nga sekrete që ka evidentuar autori Shefqet Balla në këtëlibër për shqiptarët; Lidhja me dheun e të parëve, drejtësia apohakmarrja me çdo kusht ndaj padrejtësive dhe kujdesi për ruajtjen apovazhdimësia e farës shqiptare     

Pas dy botimeve të suksesshmetë guidave për bukurit turistike të Kosovës, Shefqet Balla, vjen paralexuesve shqiptarë me librin e tij, “Sekreti i shqiptarëve”. Libër icili që nga sot është në duart e lexuesve dhe është i ekspozuar nëPanairin e Prishtinës.

Read More

Sulmi dramatik në anijet humanitare që kishin destinacion rripin e GAZÊS ndodhi ketë të hënë. Menjëherë përdorues të shumtë të mediave sociale siq është Facebook, twitter dhe të blogjeve tjera kërkonin informacione rreth asaj se cfarë kishte ndodhur me këto anije.

Gëzim Mekuli

Sulmi dramatik në anijet humanitare që kishin destinacion rripin e GAZÊS ndodhi ketë të hënë. Menjëherë përdorues të shumtë të mediave sociale siq është Facebook, twitter dhe të blogjeve tjera kërkonin informacione rreth asaj se cfarë kishte ndodhur me këto anije. Thashethemet morën dhenë.
Mirëpo tek të nesërmen bota mori disa informacione nga dëshmitarët e anijes.

Read More

Një bandë e madhe shqiptarësh që trafikonin drogë, është shkatërruar në Shtetet e Bashkuara me arrrestimin e dhjetëra personave në New York, Connecticut dhe në Canada, kanë bërë të ditur burimet zyrtare amerikane, të cilat saktësojnë se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Banda e njohur si “skuadra Krasniqi” e kishte bazën në Queens dhe Staten Island dhe trafikonte marijuanë në New York, Michigan dhe Connecticut. 13 persona janë arrestuar të martën, përfshirë këtu edhe kreun e bandës i identifikuar si Bruno Krasniqi, 26 vjeç, e bashkë me të është ndalur nga autoritetet edhe i vëllai, Saimir Krasniqi. Banda ka nisur të trafikojë marijuanë në vitin 2003. ” Kjo organizatë kriminale ndërkombëtare akuzohet gjithashtu për rrëmbime, grabitje e trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrës në akte të dhunshme që shërbenin për të themeluar dhe për të mbrojtur operacionet e grupit kriminal”, tha prokurori amerikan në Manhatan, Preet Bharara. Arrestimet janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të FBI-së dhe departamentit të policisë së New York-ut.

Read More

Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshave tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e SHQIPËRISË. Si qytetarë duhet t`i respektoni ligjet por ka regjime si ai i krimbave të FYROM-it, që duhen kundërshtuar e jo pranuar. Për to jam duke folur. Kemi nevojë urgjente për UNIFIKIMIN e veprimeve politike.

Propozoj të përcaktohet racionale cilido mendim,ndjenjë apo veprim që është në mbështetje të funksionimit dhe rritjes së përshtatshme të së tërës në të cilën bën pjesë, dhe irracionale atë që priret të dobësojë apo të shkatërrojë të tërën.

Read More

Shkruan: Arben JAHIU

Fillimisht, dua që të paraqes katër fakte historike dhe aktuale prej të cilave lehtë mundemi të nxjerrim përfundimin se pse duhet të jenë vetë shqiptarët ata që duhet të ngulin këmbë për një lëvizje serioze drejt një marrëveshje historike me fqinjin tonë verior, Serbinë. Sepse të dobishëm apo të padobishëm ata i kemi fqinjë dhe kështu ishte fati që do të duhet të jetojmë me ta si fqinjë për shumë vite në vazhdim dhe ata anasjelltas me ne. As Kosova e as Serbia nuk janë ishuj të vetmuar diku në Oqeanin Paqësor që do t’i jepte luksin e të jetuarit vetëm dhe rehat larg marrëdhënieve fqinjësore dhe konflikteve me vendet fqinje.

Read More