Adnan Aliti duke bërë intervistë me Nijazi Muhamti
(Kliko për shikuar intervistën për RTVZIK) Intervistë me Nijazi Muhametin,autorin e librit \”Maqedonia Shqiptare\”
Në disa qytete dhe shtete amerikane ka vazhduar karvani i promovimit të librit të mirënjohur “Maqedonia Shqiptare”, një enciklopedi me dëshmi dhe materiale faktike historike të bashkërenduar dhe të publikuar nga publicisti Nijazi Muhamedi.
Rrugëtimi i Muhamedit nga Tetova drejt SHBA-ve ishte tejet impresionues, sidomos pritja madhështore dhe pranimi me shumë ngrohtësi dhe interes të lartë të veprës “Maqedonia Shqiptare”. Muhamedi ka arritur që të shpalos përmbajtjen e kësaj vepre, e cila ishte publikuar me ndihmën e bashkautorëve të tjerë dhe me promocionin e bujshëm të agjencisë së lajmeve INA dhe gazetës “24 orë”.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Kosova ka shënuar përparime të mëdha që nga hyrja e forcave të NATO-s në qershor të vitit 1999. Por, në rrugën e shtet ndërtimit, thotë ai, ka ende punë për të bërë, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, presidenti Sejdiu shpreh besimin se lufta kundër korrupsionit do të shkojë deri në fund, ndërsa tërheq vërejtjen se krimi ekonomik në veriun e Kosovës zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë serbo-shqiptar. 


Statuja të tjera grandioze janë vendosur në anën e majtë të Urës së Gurit dhe lumit Vardar, e cila lidhet me Çarshinë e Vjetër në Shkup.