Deklaratë për media

Lëvizja për Bashkim ia uron mbarë popullit shqiptar 10 Qershorin, njërën prej datave më të rëndësishme të historisë sonë.

Është e padiskutueshme se 10 Qershori i vitit 1878 do të shënohet me shkronja të arta në historinë e popullit shqiptar, sepse pikërisht në këtë ditë do të sublimohen përpjekjet shekullore të popullit tonë për çlirim kombëtar dhe do të na e japin organizatën e parë politike e ushtarake mbarëkombëtare.

Është e habitshme dhe e pakuptimtë që kjo datë të mos shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë edhe në Republikën e Shqipërisë dhe kudo që jetojnë shqiptarët.

Prandaj Lëvizja për Bashkim kërkon nga organet zyrtare të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës që 10 Qershori të hyjë në kuadrin e festave zyrtare të të dy vendeve dhe të shënohet me dinjitet, ashtu siç e meriton kjo datë e shënuar e historisë.

PRISHTINË, 10.6.2010                          LËVIZJA PËR BASHKIM