Shkup, 10 qershor – Nëse VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikola Gruevski do të shpallë zgjedhje para zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, atëherë partitë shqiptare do t’i bojkotojnë ato zgjedhje dhe do të shqyrtojnë mundësinë e bashkërendimit të aktiviteteve të tyre të mëtejme.
Burime partiake i thanë gazetës “Koha Ditore” se ky vendim do të jetë si rezultat i mospërmbushjes së aspiratave kryesore të të gjitha partive shqiptare – integrimi në BE dhe NATO, me ç’rast kushti kryesor është kompromisi me Athinën zyrtare për emrin e ri të shtetit.
Kjo vlerësohet të mos ia kthejë mendjen Gruevskit, i cili në tubimin e 15 qershorit në qendër të Shkupit pritet të grumbullojë rreth njëqind mijë simpatizantë, të cilët pritet t’i japin mbështetje politikës së tij. Në kremtimin e 20-vjetorit të themelimit të partisë vlerësohet se Gruevski do ta fillojë fushatën për zgjedhjet e parakohshme dhe do të tentojë të dëshmojë forcën e tij politike. Burime tona thonë se VMRO-ja ka filluar edhe grumbullimin e materialit propagandistik, i cili kryesisht po transportohet nga Kina. Gruevski thuhet të jetë i bindur se tani është momenti kur ai mund të sigurojë edhe një mandat katërvjeçar, ndoshta edhe të rrisë numrin e deputetëve nga ai që ka deri tani.
Arkivi Zëripress 2010
Prizreni rikujtoi ngjarjen që e futi në historinë e kombit
Prizren, 10 qershor– Lidhja e Prizrenit ka qenë lëvizja e parë me karakter politik e ushtarak, e cila në saje të angazhimit të shumë patriotëve nga shtresa të ndryshme shoqërore ka mundësuar njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e territoreve të tij dhe formimin e një shteti autonom, është thënë në akademinë solemne me rastin e shënimit të 132 vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë ditë të shënuar të mbamendjes kombëtare, historianët kanë pohuar se atdhetarët e kohës me punën e nisur në Prizren kanë sjellë një qasje të re në përpjekjet për lirinë e kombit, duke i shfrytëzuar të gjitha format e veprimit.
Haga jep burgim të përjetshëm për Srebrenicën
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.Dy prej tyre morën dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid. Pesë të tjerët morën dënime më të lehta mes 5 dhe 30 vjetësh burg. Akuzat ndaj tyre lidheshin me ekzekutimet e më shumë se shtatëmijë myslimanëve të Bosnjës burra dhe djem në një zonë të shpallur të sigurt nga OKB-ja. Ky ishte gjyqi më i madh për krime lufte në Hagë dhe ka përfshirë dëshmitë e 450 dëshmitarëve gjatë seancave të zhvilluar për tre vjet. Hashim Thaci:Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi (?) Zijadin GashiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një fjalim para Parlamentit, se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, po i vjen fundi. Sipas Thaçit, Kosova ka kapacitete të plota t’i zbatojë standardet e nevojshme për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ndërkaq, deputetë opozitarë vlerësuan se deklarata të tilla nuk kanë të bëjnë me realitetin ekzistues.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të enjten në një fjalim para Parlamentit se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, po i vjen fundit. Ai tha se shteti i Kosova ka ngritur dhe po ndërton kapacitete të mjaftueshme për t’iu bashkuar familjes së integruar evropiane. Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftës së sajArbër Ahmeti: Arbër Ahmeti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit- Organizimi ushtarak dhe shembuj të luftës së saj Arbër Ahmeti: Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878, dhe ishte fillimi i organizimit te vetëm mbrëkombëtar që nga koha e Skënderbeut. Rreziku që i kanosej shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i madh. Lakmitë e shteteve shoviniste fqinje dhe fitoret e aleatës së tyre Rusisë mbi Turqinë përbënin rrezik për ekzistencën e Kombit Shqiptar.Ministri i jashtëm serb Ilia Garashanin hartoi dokumentin “Naçertania” më 1844, projekt që synonte rritjen e Principatës së vogël serbe në “shtet të madh sllav sipas shembullit të perandorisë së Stefan Dushanit”. 132-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Sefedin Haruni: Të gjitha partitë politike shqiptare kanë struktura të Shërbimit sekret të Maqedonisë Rafis Haliti ka hedhur poshtë deklaratat e liderit të PPD-së Sefedin Haruni se edhe në Bashkimin Demokratik për Integrim ka struktura të shërbimeve sekrete. Kryetari i PPD-së mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur’, tha se në të gjitha partitë politike shqiptare ka struktura të Drejtorisë së Pestë të Shërbimit sekret të Maqedonisë, por nuk dha asnjë emër konkret. Ndalet hovi i “rebelëve” të BDI-së
Maji i përgjakur – historia përsëritetAgim JAKUPI Nga mëvetësimi i Maqedonisë deri më sot, të gjitha të këqijat iu bënë popullit të pranueshme duke e bindur atë se ka edhe me keq! Për më tepër, populli po nxitet të duartrokas për të “keqen e mirë”! INTELEKTUALET DHE PSEUDO-INTELEKTUALET E TRANZICIONITShenasi Rama-Reflektimi lidhur me vendin dhe me rolin e intelektualeve ne jeten publike eshte i nevojshem dhe i dobishem dhe per mua ka kene nje preokupim qe e kam pase gjate gjithe ketyre vjeteve ne mergim. E megjithate, shkas per analizen e meposhtme u be nje shkrim i sotshem i botuar ne gazeten Shekulli. Autori i shkrimit synon te argumentoje se intelektualet qe nuk marrin anen e dikujt ne perplasjen politike te parise se Tiranes, e qe, ne kete rast, nuk shohin drejtesine e kerkesave te kryetarit te PS-se, te para simbas optikes se kryetarit te saj e te shkruesit, jane duke i bere nje sherbim te madh Sali Berishes. Mirepo, sipas autorit, intelektualet qe jane duke folur kunder te dy paleve te parise, qe jane duke ndenjur menjane apo jane duke u sjelle super partes, jane krejt gabim. Argumenti i tij eshte se intelektualet e tille po tregohen drite-shkurter, e, nder te tjera, ‘diletante,’ ‘injorante,’ ‘apatike,’ ‘te paafte,’ e me mungese te theksuar ‘mendimi kritik’, njerez per te cilet autori i shkrimit ndjen meshire sepse jane ‘deshtake’ e ‘te ngrate.’ |
Gjykatësit në Hagë kanë dhënë vendimin e tyre për shtatë serbë të Bosnjës të akuzuar në lidhje me masakrën e Srebrenicës në 1995.
Zijadin Gashi
