PPD – Haruni përgënjeshtron nismën e Vejselit
Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni hodhi poshtë iniciativën e ish sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik Zemri Elezi dhe të disa ish funksionarëve të kësaj partie, përfshirë edhe ish Kryetarin Abdylahdi Vejseli për riorganizimin e PPD-së. Haruni iniciativat e këtilla i quajti veprime “të argatëve të kompanisë ATA”, që nuk do të mund të realizohen, pasi nisma të këtilla ka pasur edhe më parë, por të njëjtat janë refuzuar.“PPD-ja njofton anëtarësinë e vet dhe opinionin se e ashtuquajtura inciativë e ish funksionarëve të PPD-së, tash edhe gjithë herë argatë të kompanisë ATA nuk daton nga kjo datë e shpalljes por disa muaj më parë kur ish sekretari i PPD-së Zemri Elezi dhe kryetari të përjashtuar nga PPD-ja në konferencën e pestë, në një takim me kryetarin aktual të PPD-së tentuan që në mënyrë dhe veprime prapaskenike Abdylhadi Vjeslei bashkë me grupin e iftarllëkut të ATA komercit përsëri të infiltrohen në kreun e PPD-së gjë të cilën kryetari Sejfedin Haruni nuk e ka pranuar” u shpreh kreu i PPD-së Haruni. Ai tha se tha se ky grup i ish funksionarëve të PPD-së është përjashtuar nga partia në kongresin e pestë të saj dhe se asnjëherë nuk mund të kthehen prapa në parti. Madje Haruni tha se njerëzit e këtillë janë shkatërrues të kauzës kombëtare dhe siç u shpreh “argat të Cërvenkovskit” “Këtij grupi të ashtuquajtur ish funksionarë të PPD-së, konferenca e pestë e PPD-së nga e cila doli kryesia e tashme e PPD-së iu dha mesazh i qartë se rrënimtarët e PPD-së dhe kauzës shqiptare që e bënë nëpërmjet infiltrimit të tyre në strukturat e PPD-së me mision të caktuar trazimtar dhe shkatërrues si argat të pafytyrë të Branko Cervenkovskit nuk do ta kenë asnjëherë shansin të kthehen prapë në PPD pra as edhe tash pas këtij të ashtuquajturi iftarllëk iniciativë dhe u është thënë troç që ta informojnë edhe Branko Cërvenkovskin se misioni i tyre dështoi përfundimisht” shtoi më tej Haruni. Reagimet e kryesisë aktuale të PPD-së erdhën pas publikimit të kronikës në ALSAT M një ditë më parë se ish funksionarët e lartë të PPD-së në një darkë të shtruar nga Abdylhadi Vejseli në restorantin ATA kanë ngritur iniciativë për ringritjen e PPD-së si forcë politike me qëllimin e vetëm që të ndikojnë në politikën e përgjithshme në Maqedoni. Shkëlzen Aqifi