INTERVISTË ME ZOTIN GAFURR ADILI, DHËNË RADIOS “ZËRI I MITROVICËS
Reporteri: Jeni në valët të Radios “Zëri të Mitrovicës”. Në vazhdim do të transmetojmë intervistën me zotin Gafurr Adili, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, e cila u mbajt në valët e radios së “Zërit të Mitrovicës”, më 30 tetor 2010.
Gafurr Adili: Në Kosovë, siç është Lëvizja VETËVENDOSJE! e Zotit Albin KURTI, Lëvizja për Bashkim i zotit Avni KLINAKU, siç është ish LPK-ja i zotit ish deputet Hasan META, dhe siç është Lista e Shqipërisë Natyrale e zotit Koço DANAJ, i cili po sot në Tiranë mbajti një tubim për Shqipërinë Natyrale. Pra, të gjithë ne, bashkarisht, në një të ardhme jo të largët, besoj se do të bashkohemi në një formacion të vetëm mbarëkombëtar, dhe gjithashtu edhe besoj që ideja për bashkim kombëtar jo se nuk është stagnuar por bashkimi i shqiptarëve është shumë i afërt.
Reporteri: Zoti Gafurr, derisa jemi te bashkimi kombwtar, a ka mundësi të na shpjegoni në çfarë mënyrë do të bashkohemi, më luftë apo kështu, si do t’i bashkojmë trojet që i ka Shqipëria?
Gafurr Adili: Pas tri luftërave që i përjetuan shqiptarët në Ballkan, fillimisht në Kosovë, pastaj në Kosovë Lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanoc) dhe pastaj në Kosovën Jugore, apo siç i them unë Shqipëria Lindore, trojeve shqipotare nën Maqedoni, besoj se shqiptarët kanë derdhur shumë gjak, kanë derdh aq shumë gjak sa që meritojnë të ribashkohën, e para. E dyta, më sa i njofim konjunkturat politike të diplomacisë ndërkombëtare, në takimet që unë dhe shokët e mi i kam patur, konsiderojmë që bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që në Ballkan të ketë lufta. Ne mendojmë që ribashkimi i shqiptarëve duhet të bëhet me mjete demokratike. Shpresojmë që shumë shpejt bashkësia ndërkombëtare do të na njohi të drejtën e vetëvendosjes, që të gjithë shqiptarët, në bazën e së drejtën për referendum, të deklarohen PRO ose KUNDËR bashkimit kombëtar. Dhe jam shumë i sigurt jo se bëhën shtatë vjeç që jetoj këtu në hapësirat shqiptare, por edhe nga informacionet që m’i sjellin degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, se nëse do të vendoset në referendum dhe në takimet e ndërkombëtarëve iu kam thenë, jam shumë i bindur që 80% do të votojnë pro bashkimit kombëtar. Pra, format e luftërave nuk janë tani aktuale, jo për arsye sepse shqiptarët kanë derdhur gjak të mjaftueshëm, por bashkësia ndërkombëtare nuk është interesuar që të ketë më konflikte dhe luftëra ballkanike, për arsye e një logjike shumë të tjeshtë se nga kriza ekonomike globale që ka mbërthyer bota, Evropa, Shtetet e Bashkuara, edhe Greqinë, nga lufta mund të sjellin pastaj luftëra më të mëdha botërore, për çka edhe ne shqiptarët dhe konkretisht Fronti Demokratik nuk është i interesuar, sepse kemi frikë se dihet logjika kushdo që i shkakton luftërat, ai pastaj ndëshkohet, siç është ndëshkuar dikur Gjermania naziste. Pra, ne jemi shumë të sigurt, të bindur jemi që më në fund edhe bashkësia ndërkombëtare do të bindet që edhe populli shqiptar duhet t’i njihet e drejta e vetëvendosjes, një parim i garantuar nga dhjetra konventa dhe rezoluta të OKB-së, që padrejtësisht deri më sot i është mohuar vetëm kombit shqiptar, por më sa kemi vërejtur dhe kemi bërë analizat politike, duke u nisur nga konferenca e Dajtonit për Bosnje – Hercegovinën, akoma vazhdon në bashkësinë ndërkombëtare të sundojë parimi i OSBE-së për mosndryshimin e kufive. Por realisht OSBE-ja nuk thotë që të mos ndryshohen kufijtë, ajo thotë që të mos ndryshohen vetëm me dhunë, jo në format e tjera demokratike, dhe po shohim se ka filluar që të dominojë parimin wilsonian, i cili është parimi i vetëvendosjes së popujve. Pra me bazën e kësaj unë, në takimet me liderët që i përmendëm më lartë, pra ishim këtu në tubimin që e organizoi sot Koço DANAJ, biseduam dhe nuk kisha kundërshtim nga gjithë liderat e forcave politike që në, në të ardhmën të organizojmë një kongres mbarëkombëtar dhe ky kongres mbarëkombëtar edhe të aprovojë një Platformë për bashkimin e shqiptarëve, dhe të zgjedhin organe të cilët ta çojnë kombin shqiptar deri në ribashkimin të tyre.
Reporteri:Çfarë mendoni për krizën politike në Kosovë?
Gafurr Adili: Kriza politike në Kosovë është e stisur.Mendimi jonë është që kjo krizë është shkaktuar në momente të papërshtatshme për Kosovën, për arsye që bashkësia ndërkombëtare është e interesuar që të ketë dialogun Prishtinë-Beograd, dhe ku ne merremi me vetveten, realisht nuk kemi fuqi përballë… nuk i themi armikut, por kundërshtarit, siç është qeveria e zotit Tadiç Pra, ne Fronti Demokratik gjykojmë që kriza i intereson dikujt dhe themi me plotë përgjëgjësi se këmbëkryq vazhdojmë të kemi Serbinë në Kosovë.
Reporteri: Zoti Gafurr, derisa jemi te Kosova, në faqen zyrtare tuaj të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, lexova se keni thenë se Kosova është Palestina e Ballkanit. Ku bazoni ju në atë, për ata që nuk kanë lexuar?
Gafurr Adili: Unë i kam dhënë fakte aty, fakte që realisht Kosova për momentin ndodhet në një situatë të tillë dhe unë dhe Fronti apeloj që ne të konsolidohemi, pra forcat shqiptare të konsolidohemi forcat shqiptare në Kosovë dhe të mos lejojmë që Kosova të mbetet si Palestina e re e Ballkanit. Kurse realisht nëse ne do të përçahemi siç janë përçarë palestinezët, pra se janë të përçarë, edhe ne realisht na përçajnë të huajt edhe në Kosovë apo edhe në Maqedoni, po edhe në Shqipëri, pra Fronti kemi një filozofi i unitetit të forcave politike. Unë kam deklaruar që Mitrovica nuk mbrohet në Mitrovicë, por mbrohet në Sanxhak, që gjykojmë se pakoja i Ahtisaarit duhet të zbatohet edhe në Serbi, kurse shtet më multietnik se sa Serbia nuk ka, shtet më multietnik si Mali i Zi nuk ka, shtet më multietnik si Greqia nuk ka, dhe në qoftë se Kosova konsiderohet shtet multietnik dhe 5 % minoritete, atëherë pse mos quhett Serbia shtet multietnik, kur krahas popullit shqiptar në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe një qind mijë shqiptarët në Beograd, ka edhe hungarezë, ka edhe rumunë, ka edhe bullgarë, ka edhe malazezë, ka edhe boshnjakë në Serbi. Pra ne shqiptarët, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë duhet të mos merremi me vetveten, se duke u marrë me vetveten, armiqtë fërkojnë duart.
Reporteri: Lexojmë pyetjen e radhës që na vjen në postën elektronike. Unë, Besarti nga Franca, jam i lindur në Mitrovicë, vetëm dua të pyes diçka për veriun e Kosovës dhe për Mitrovicën. A do të jetë e bashkuar apo e ndarë kështu siç ka qenë pas luftës?
Gafurr Adili: Shiko, Mitrovicën Kosova nuk guxon ta humbasi, jo vetëm për arsye se Mitrovica ka qenë pjesë historikisht e Kosovës, por ne realisht duhet të kemi parasysh edhe atë ujin që është aty në Gazivodën dhe që furnizon Prishtinën. Pra Serbia synon që ta marrë atë ujë dhe nesër të luajë me Prishtinën dhe t’ia ndali rubinetin e ujit. Në qoftë se ne, pra themi që Leposaviçi dhe Zubin Potoku i janë bashkuar Kosovës në ’52 –in dhe i është marrë Kosovës Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, mund të flasim vetëm për Leposaviçi dhe Zubin Potoku, por jo për Mitrovicën. Pra, ne Fronti Demokratik nuk bëjmë kompromise me çështjen kombëtar. Ne nuk pajtohemi që shqiptarët edhe në të ardhmen të humbin trojet e tyre, siç i kanë humbur gjyshët e tyre. Ne, Fronti Demokratik jemi të interesuar dhe jemi në kontakte me Shoqatën e Muhaxhirëve që vepron në Kosovë që ne të sensibilizojmë edhe për krahinën e Toplicës dhe u përpiqemi që thjesht drejtuesit e asaj shoqatë të shkuajnë në arkivat e Stambollit dhe ata t’i marrin tapitë të pronave të tyre, siç i kanë çamët për Çamëri. Dhe krahas çështjes came, e cila dy parti kryesore këtu në Shqipëri e sensibilizojnë, ne interesohemi që edhe çështja e Toplicës, e cila është një krahinë porsa Kosova, edhe kjo faktikisht të rishqyrtohet dhe te shifet që edhe shqiptarët nga kjo krahinë që njihen në Kosovë si muhaxhirë, të kenë të drejtë të rikthehen në pronat e tyre, në pronat ku realisht kanë qenë autoktonë dhe realisht duhet të posedohen tapitë e tyre. Pra, ne nuk diskutojmë fare Mitrovicën, neve na intereson Sanxhaku dhe na intereson Toplica.
Reporteri: Zoti Gafurr, t’i kthehemi Maqedonisë tash, ku ndodhi ligji i lustrimit. Çfarë mendoni ju për të, është një proces i shpejtuar apo jo?
Gafurr Adili: Ne mendojmë si Front Demokratik që nëse vërtetë ky komision i lustrimit në Shkup do të merret me verifikimin e pastërtinë e figurave politike në Maqedoni, të mos gabojnë vetëm për shqiptarët, por ta bëjnë edhe për sllavo-maqedonasit, sepse ashtu për shqiptarët 100 vjet nën pushtim, ashtu ka patur edhe sllavo-maqedonas dhe në momentin që ata po nxitin dorë vetëm për shqiptarët, pavarësisht se kush janë ata shqiptarë, ne gjykojmë që kjo është nihile, pra nihile që maqedonasit e organizojnë brenda shqiptarëve, sidomos brenda dy forcave politike BDI dhe PDSH, që këta dy parti politike të krijojnë edhe një përçarje më të madhe të shqiptarëve atje, ta çojnë cështjen deri në vëllavrasje, atëherë për mendimin tonë është e dëmshme. Në qoftë se partitë politike do t’u bijnë pre provokimeve sllavo-maqedonase, atëherë mendojmë se do t’i gjykojë historia. Unë kam deklaruar në televizionin Kanal 5 para një viti, këmbëkryq në Shkup është ulur Serbia dhe këtë e kam thenë me plotë përgjëgjësi. Pra në Gjykatën e Lartë e Kushtetutës të Maqedonisë ka ndikim shumë Serbia . Edhe te komisioni i lustrimit ku gjykohen shqiptarët ka ndikim shumë Serbia . Pra realisht Serbia i fusin në luftë vëllavrasëse shqiptarët edhe pastaj përfitojnë elementi serb shumë i fuqishëm në Maqedoni. Pra, ne si Front apelojmë që shumë të kenë kujdes sidomos shqiptarët me dosje të tilla, pseudonime e tilla ne nuk paragjykohemi a janë të vërteta apo s’janë të vërteta, por realisht kërkojmë nga faktori politik shqiptar, nga partitë politike edhe demokratike të dy partive më të mëdhaja, zoti Ali AHMETI dhe zoti Menduh THAÇI, ata të kërkojnë nga pala maqedone që ky ligj i lustrimit apo ky komision të merret edhe me palën maqedone, me liderët politikë të Maqedonisë, me Crvenkovskin, me Gruevskin me të tjerë, dhe jo me shqiptarët. Sepse po e përseris edhe një herë deviza e armiqve ka qenë dhe mbetet “Përça e sundo”. Pra elementeve antishqiptare sllavo-maqedonase, serbe, greke dhe të tjerë u intereson që shqiptarët të merren me vetveten dhe pastaj të përfitojnë ata nga lufta vëllavrasëse, nga konflikti që mund të ketë shqiptarët. Pra çdo luftë vëllavrasëse në Maqedoni, unë gjykoj se Fronti do t’i dënojë dhe historia do ta ndëshkojë.
Reporteri: Zoti Gafurr, çfarë mendoni për zotin Ali AHMETI? Në një intervistë që e lexova dikur në 2008 e përmendni një emër tjetër, një mësues tanë, Sulejman Elezi STAROVA. Ai ka thenë në vitet ’86-ta se AHMETI është bashkëpunëtor i UDB-së. A është e vërtetë, apo jo?
Gafurr Adili: Në atë letër ku zotit Ali AHMETI i drejtohem, letër publike me titull “A të ka ngelur ndonjë pikë gjak shqiptari?”, aty përmendet emrin e Sulejman Elezit – STAROVA. Ishte momentin kur Ali AHMETI ishte në qeveri me GRUEVSKIN dhe realisht Gjeografia që ministri i arsimit, një Gjeografi ku shqiptarët përmenden se kanë origjinë gabele. Unë gjykova që Ali Ahmeti ishte dashur në atë moment të jep dorëheqje nga qeveria sllavo-maqedonase, sepse realisht ai sot për sot përfaqëson shqiptarët në atë qeveri dhë kur shqiptarët janë quajtur në Gjeografinë e shkollave të mesme me origjinë gabele, për mua është kjo një ofendim i madh. Nuk them që Ali Ahmetin e njoh shumë mirë, nuk them që Ali Ahmeti nuk ka gabime, nuk e marr në mbrojtje zotin Ali Ahmeti, nuk e marr në mbrojtje zotin Menduh Thaçi, unë nuk i përkas asnjë partie politike. Fronti Demokratik nuk është parti politike. Fronti Demokratik është formacion mbarëkombëtar. Pra ne pretendojmë të punojmë për bashkimin e shqiptarëve, mbi të gjitha për unitetin e shqiptarëve. Por realisht ne jemi të interesuar që të dy liderët e partive politike, Menduh THAÇI e zoti Ali AHMETI të ndërpresin luftën e tyre ndërshqiptare dhe të orjentojnë synimet e tyre me të vërtetë nga shqiptarët vetëm në drejtimin e palës maqedone. Unë kam thenë se sa kohë zoti Ali AHMETI është në qeverisje, realisht çështja shqiptare në Maqedoni është e denigruar shumë, është e denigruar aq shumë sa që mjafton në atë Gjeografi shqiptarët të quajnë gabelë. E kush thonë se shqiptarët janë gabelë, ata që kanë ardhur nga Karpatët, kur dihet origjina shqiptare iliro-pellazge!
Dhe nëse pak gjak shqiptari ka, atëherë ai duhet të reagojë. Mua me ka habit fakti, jo vetëm mos reagimi i Zotit Ali AHMETI- dalja e tij nga qeveria, por për cilin rast nuk reagoi Menduh THAÇI, por për cilin rast as Tirana zyrtare, dhe për cilin rast nuk reagoi as Prishtina zyrtare. Kurse çështja kombëtare nuk është vetëm e tij, dhe në qoftë se në një territor të Shqipërisë Etnike vetëm një pjesë i trupit i merret, pra i merret vetëm gjishti i këmbës, atëherë i merret edhe gjithë trupin. Pra, ne kërkojmë që për çështje kombëtare, Tirana, Prishtina, edhe partitë politike në Maqedoni të jemi një, dhe përpara se të dalim në Evropë, ne duhet të takohemi te Piemontin e çështjes shqiptare, te Tirana e jo të dali secili veç e veç. Unë kam pritur reagimi i zotit Ali AHMETI. Zoti Ali AHMETI nuk ka reaguar.
Por përsëri po apeloj: Ne duhet që komisioni i lustrimit të bëhet edhe për sllavo-maqedonasit. Dhe në qoftë se do të dali që politikanë shqiptarë, ashtu si sllavo-maqedonasë kanë qenë në shërbim të agjenturës serbe UDB dhe KOS –it jugosllav, ata të largojnë nga skena politike. Por jo të nxirren faktikisht vetëm shqiptarët, sepse Serbia vazhdon të jetë ulur këmbëkryq në mes të Shkupit, këtë e kam deklaruar nëpërmjet kanalit sllavo-maqedonas Kanali 5, në Gjikatën Kushtetuese, në Akademi të Shkencave, në qeveri, në shërbime sekrete, në prokurori. Pra, siç ka qenë Kondova, siç e ke Brodecin, ne e shohim se këta janë skenare të Serbisë, kundër interesave kombëtare shqiptare.
Reporteri: A janë në favor të shqiptarëve zgjedhjet e parakohshme të Kosovës?
Gafurr Adili: E mira do të ishte që zgjedhjet të mbahet të rregullta, por meqë është krijuar një krizë qeveritare të thellë politike në Prishtinë, atëherë zgjedhjet do të duhen mbajtur. Tani në qoftë se do të diskutohet zgjedhjet e parakohshme siç janë në shkurt, kam harruar datën, problemi shtrohet a do të fitojë mocionin qeveria Thaçi dhe ka mundësi të jenë të jashtzakonshme përpara saj. Në gjykojmë se zgjedhjet kudo që të mbajmë edhe qoftë në Shqipëri, të parakohshme, apo në Kosovë, janë shpenzime të tepërta. Kush do të fitojë në nuk mund të paragjykojmë por realisht po na shqetëson fakti se edhe në Kosovë po formohen shumë parti dhe kjo është përçarje në kapacitete kombëtare.
Reporteri: Shkojmë në pyetjen e radhës e cila na vjen prej Norvegjisë, prej Dritës. është e gatshme Kosova të hyjë në bisedime me Serbinë apo do të ishte duhur më mirë të bisedoheshim për bashkim kombëtar më Shqipërinë?
Gafurr Adili: Ne mendojmë që bisedimet me Serbinë kanë përfunduar një herë e përgjithmonë ne Vjenë. Tani realisht shqiptarët duhet të bisedojnë Prishtina me Tiranën. Në qoftë se neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parandalon të drejtën e bashkimit me një shtet të tretë ku fjalën e ka për bashkimin me Shqipërinë, atëherë realisht hapi i parë drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë do të ishte Unioni Shqipëri – Kosovë. Realisht ideja e ka hedhur Lëvizjen Popullore e Kosovës, por ne kemi gjykuar se Kosova nuk ka qenë e njohur si shtet. Tani është shtet dhe unioni krijohet nga shtetet. Pra edhe sot me përfaqësuesit e LPK-së e bisedova këtë, por jemi shumë të sigurt që realisht nëse ndodhet ribashkimi kombëtar, ne do të duhet të bisedojmë edhe me Serbinë. Mirëpo me Serbinë nuk duhet të bisedohet për statusin politik, sepse ajo ka marrë fund për gjithmonë. Serbia është e bindur se një herë për gjithmonë e ka humbur Kosovën. Tani Serbisë i intereson të rikthejë çështjen nga e para, kështu që përfaqësuesit e Serbisë që do të shkojnë në bisedime, ne mendojmë që do të duhet të kenë shumë kujdes.E para do të duhej të kërkojnë të zhdukurit e Kosovës. Ne kemi deklaruar që një hartë finale të një varreze e kemi. Ne kemi deklaruar që kemi mundësi të marrim edhe harta të tjera. Gjithashtu kemi deklaruar që hartat nuk i ka zoti Tadiç, sepse hartat i kanë marrë nga Millosheviçi, njërëzit e Millosheviçit. Pra, ish strukturat jonë inteligjente ka arritur të fusë në dorë. Mirëpo ne si Front nuk kemi arritur të paguajmë hartat të tjera, po them realisht, sepse aktiviteti jonë ka qenë në baza vullnetare dhe në nuk kemi patur dhe nuk kemi fonde, siç mund të ketë qeveria e Kosovës. Ne kemi deklaruar se për çdo vit qeveria e Kosovës ka dalë me 2,5 milionë për Shoqatën e të Zhdukurve të zonjes Kumnova. Neve na habit fakti se si ato miliona janë bërë rrush e kungulla dhe ata as nuk i ka qeveria e Kosovës që të bisedojë me Frontin dhe në t’i themi rrugët dhe format për ta marrë hartat e tjera. Nga ana tjetër ne realisht kemi arritur të punojmë dhe vazhdojmë të punojmë. Pra edhe nëse Prishtina do të futet në bisedime me Beogradin, ne konsiderojmë që çështjen e parë do të duhet ta kenë çështjen e zhdukurve të Kosovës. Përfundimisht familjet shqiptare do t’i dinë varrët ku janë eshtrat e familjarëve të tyre.
Reporteri: Zoti Gafurr, derisa jemi te varrëzat, posedoni ju dosjet të një harte të disa varrëzave masive?
Gafurr Adili: Ne një hartë finale e kemi dhe e dimë edhe varri ku ndodhet varrëza, por ne nuk kemi guxuar të zbulojmë këtë hartë, për arsye se na shkëputet lidhjet, jo mua por shokët që janë marrë me këtë çështje për hartat e tjera. Por realisht ata duhet paguar. Unë e kam deklaruar se vetëm mjetet financiare, neve nuk na kanë çuar deri në përfundimin e proceseve. Pra është një punë e palodhshme e djemëve më të mirë që i ka pasur Fronti 5 – vjeçare dhe neve na vjen shumë keq se përballë kësaj tragjedie dhe përballë kësaj që ne themi se kemi mundësi, hesht Prishtina zyrtare, harxhon miliona euro vite me radhë dhe ne po habitemi pse kështu?!
Reporteri: Një pyetje na ka ardhur prej një degjues prej Kumanovës. A është e vërtetë se Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe disa deputetë të tjerë të BDI-së kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së?
Gafurr Adili: Unë nuk e di a kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së. Unë nuk mund të them asgjë në këtë drejtim, them këtë me plot përgjëgjësi morale dhe politike, për arsye se unë nuk kam punuar oficer i UDB-së. Nuk po ironizoj pyetjen e atij bashkëkombasi tim nga Kumanova, por realisht nuk e di. Por për sa kohë njihen dosjet të tilla ku realisht nxirren edhe pseudonime, unë gjykoj që edhe PDSH-ja, Menduh THAÇI të mos mendojë se duke vepruar në këtë formë do të përfitojë politikisht. Për mendimin tim askush nuk përfiton politikisht. Përkundrazi, ne shqiptarët humbasim shumë, dhe realisht do të jetë një dhimbje e madhe edhe për mua sikur ato akuza janë të vërteta, sepse mua më dhemb shpirti kur nga radhët e Lëvizjes Atdhetare dalin sikur na kanë qenë udbashë. Kjo është një dhimbje jo vetëm për mua, por për të gjithë anëtarësinë e Frontit. Ne nuk duam që brenda lëvizjes të jetë një spiun i UDB-së, por e përseris edhe një herë. Zoti Menduh THAÇI, nëse vërtetë dëshiron që të zbardh të vërtetën, të kërkojë edhe palën maqedonase. Ne shqiptarët unanimisht kërkojmë që ligji i lustracionit të zbatohet edhe për sllavo-maqedonasit. Pra neve na dhemb shpirtin kur dikush akuzon se shqipfolës kanë vrarë ish udhëheqësit e Lëvizjes Atdhetare, Jusufin, Bardhoshin dhe Kadri Zekën. Ne nuk duam që të ketë shqipfolës që të vrasin shqiptarë të tjetër. Këekojmë që gjerat të merren me gjakftohtësi, të mos merrren me euforizëm, të kemi shumë kujdes kur akuzon dikend. Unë po e përseris edhe një herë, ligji i lustracionit, komisioni, para se të publikojë spiunat sllavo-maqedonas të UDB-së dhe të KOS-it jugosllav, nëse dihet se ata funksionarë të Maqedonisë që sot janë, Gruevski, Crevenkovski edhe shumë të tjerë, të mos u përmend emrat, edhe ata kanë qenë anëtarë e ish Lidhjes Komuniste, edhe ata kanë qenë anëtarë e atij pushteti serbo-jugosllav.
Reporteri: Porosia juaj për degjuesit e Radios “Zëri të Mitrovicës” si dhe dëgjuesit e Radios “Mitrovica”
Gafurr Adili: Porosia ime, si Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, është që shqiptarët të mos merren shumë me vetveten. Marrja me vetveten na humbet forcat dhe fuqinë për t’u marrë me kundërshtarët. Shqiptarët tani në të ardhmën duhet të unifikojnë dhe gjithmonë të mendojnë që procesin e bashkimit kombëtar, betimin e djemve dhe vashave më të mira të tre luftërave, ta bëjnë një realitet.dhe pa dashur të shprehem me megallomani se Fronti Demokratik është organizata me e organizuar, e them me plotë përgjiëgjësi se realisht po merr konturat e një formacioni mbarëkombëtar. Ai po shtrihet në çdo qytet dhe çdo krahinë të Shqipërisë Etnike, gjithashtu edhe në Diasporë. Unë apeloj që gjithë simpatizantët e idesë të bashkimit kombëtar t’i bashkohën radhat e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).dhe bashkarisht të çojmë procesin e ribashkimit të kombit shqiptar në një komb – shtet të vetëm me emrin Shqipëri.
Reporteri: Zoti Gafurr, një degjues tonë nga thotë kështu: Kam një informatë nga USA se Malësia e Malit të Zi është dhënë Malit të Zi për një periudhë një qind vjeçare, gjë që përfundon në vitin 2012 dhe se ekziston mundësia e bashkimit prapë me trojet shqiptare, bashkimi i Malësisë me Kosovën, ashtu thotë ky.
Gafurr Adili: Realisht unë këtë nuk e di, nuk pretendoj që e njoh edhe pse e historinë, por këtë fakt nuk e dita dhe falenderoj vëllaun nga Amerika nga trojet shqiptare të Shqipërisë Veriore, i them unë, nga trojet shqiptare nën Malin e Zi. Unë kam deklaruar dikur se 100 vjetorin, ne shqiptarët do ta festojmë në një Shqipëri të Bashkuar, prandaj duhet të punojmë bashkarisht të gjithë.
Unë quhem Gafurr Adili, jeni të lutur të degjoni Radio Mitrovicën.
Reporteri: Unë të falenderoj shumë.