Pse nuk largohen?!
Shqiptarët e “burgosur” kanë të drejtën të lirohen nga burgimi i rremë, kanë mundësinë të largohen prej andej nëse e shohin të padurueshme qëndrimin e mëtejshëm.
Aurel Dasareti, Arizona, 01-11-2010
Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ky proces mund të kërkojë vite e vite me radhë për një të sëmurë që do me të vërtetë të shërohet prej simptomave të tij, dhe një jetë të tërë për një njeri që dëshiron vërtet të jetë vetvetja. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër njeriu është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.
Liria kombëtare, liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi, shfrytëzimi dhe poshtërimet nga grekët, kolonialistët sllavo-ortodoks dhe kodoshët shqipfolës, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë e shqiptarit për Shqipërinë Etnike, për jetën, forcën e vetme që mund të mposhtë dashurinë e tij për vdekjen. Një shtegdalje në kuptim të gjerë do mund të gjendet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në strukturën tonë politike e shoqërore.
Shqiptari i okupuar nuk mund të jetoj më si një send, si një zar i hedhur nga gota. Ai duhet të motivohet nga pasionet njerëzore që shndërrojnë njeriun nga diçka e thjeshtë në hero, në një qenie që kërkon t`i japë një kuptim jetës, pa marrë parasysh pengesat e frikshme. Shqiptari i kolonizuar është në kërkim të dramatikes, të ngacmuesit; nëse nuk arrin të përfitojë një kënaqësi të nivelit më të lartë të lirisë kombëtare, do të krijon për veten dramën e shkatërrimit. Shqiptari i diskriminuar duhet të përpiqet për t`i dhënë një kuptim jetës dhe për të vënë në provë shkallën më të lartë të fuqisë dhe të forcës që ai mund (apo beson se mundet) të arrijë në rrethana të caktuara. Armiku i jashtëm në bashkëpunim me të brendshmin, me shantazh apo korrupsion, domethënë me një kushtëzim të përshtatshëm, mund ta bindin atë të braktisë “religjionin” e tij, ta konverton në kultin e përgjithshëm të jo-unit, të robotit, të automatizimit. Por kjo rrugëdalje psikike e privon prej tiparit të tij më të mirë, prej cilësisë së tij të lashtë – ilire për të qenë njeri e jo send.
Pasionet njerëzore, qoftë “ të mira” apo “të këqija”, mund të jenë të kuptuara vetëm si përpjekje e një individi për t`i dhënë një kuptim jetës së vet, për të dalë përmbi nevojat e thjeshta e të rëndomta të gjallesës. Një ndërrim i personalitetit është i mundshëm vetëm nëse ai është në gjendje të “konvertohet”: të gjejë, pra, një mënyrë të re për t`dhënë një kuptim ekzistencës, duke mobilizuar pasionet që inkurajojnë jetën, duke vënë në provë kështu një kuptim jete dhe integrimi më të larta se ato që kishte më parë. Përndryshe, mund të jetë i zbutur, por kurrsesi i shëruar. Edhe pse pasionet që gjenden në shërbim të jetës shkaktojnë një ndijim më të madh ngazëllimi, integrimi, jete, në krahasim me destruktivitetin dhe me mizorinë, këto të fundit përfaqësojnë, ashtu si të parat, një kundërpërgjigje ndaj problemit të ekzistencës njerëzore.
Nuk habitem që politikanët shqipfolës të trojeve etnike brenda dhe jashtë murit të arbrit e gënjejnë shqiptarin për të mbetur edhe më tej në postet e fituara nga tradhtia kombëtare dhe kriminaliteti, por më shqetëson fakti që shqiptari i rëndomtë akoma lejon të manipulohet, korruptohet dhe me vullnetin e tij të mashtrohet nga këta kriminel antikombëtar. Sa më tepër që kalon koha aq më shumë vërejmë tek shqiptari një njeri që ka marrë rrugën e gabuar në kërkimin e tij të shpëtimit./31 Oct 2010/A.D.