BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Çfarë hyrje në Evropë, çfarë lideri  i Evropës dhe i Ballkanit mund të jetë Serbia, kur ultranacionalizmi, racizmi dhe fashizmi i saj kundër shqiptarëve, tanimë ka filluar të reprizohet edhe në  terrenin e vendeve demokratike evropiane. Këtë e provoi edhe djegja e Falmurit kombëtar shqiptar dhe parullat e shkruara:“ Ubij shiptara, ubij shiptara!”- Vrisni shqiptarët, vrisni shqiptarët!, të brohoritura nga tifozët  ultranacionalistë dhe racistë serbë në tribunat e stadiumit  futbollistik në Gjenova të Italisë, gjatë lojës Italia-Serbia, më 12 tetor 2010. Ja, ky është barometri më i saktë që tregon se në çfarë stadi Serbia “është reformuar” dhe distancuar nga recidivat e koncepteve të politikës dhe të propagandës nacionalshoviniste dhe raciste të regjimit kriminel të Slobodan Milosheviqit.Nuk ka asnjë dyshim se, edhe  ky akt racist dhe antisemitist i serbëve kundër shqiptarëve , është dëshmia më konkrete e demantimit të konstatimit të gabuar politik të Sekretares së shtetit amerikan, Hillary Clinton e cila gjatë vizitës zyrtare të saj Beogradit, më 12 tetor, deklaroi se: “…Jemi të bindur se Serbia, jo vetëm se mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por edhe lidere në Evropë..Asnjë vend nuk ka bërë përpjekje më shumë sesa Serbia për t’iu afruar Evropës, tha Clinton në konferencën e përbashkët me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq.”(www.Beta.com,wwwb92.net, 12 tetor 2010).

Me gjithë politesën e z.Hillari Clinton, ta inkurajojë Serbinë që të ecën drejt integrimeve, bashkëpunimit dhe reformave demokratike në “familjen” e 27-shës evropiane, duhet ta rikujtojmë Sekretaren e State Deparatment-it të SHBA-ve se,  në historinë e derisotme të Ballkanit dhe të Evropës, Serbia kurrënjëherë nuk ka qenë lidere e paqes dhe e demokracisë, por  zjarrvënëse e Ballkanit dhe e Evropës. Këtë  të  vërtetë e provojnë dy luftrat ballkanie hegjemoniste dhe kolonialiste të saj, shpërthimi i Luftës së Parë Botërore më 1914 (si shkak i atentatit vrastar politik të Arkidukës Franc Ferdinand në Sarajevë), si dhe tre luftrat agresive dhe gjenocidale pushtuese të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Vetëm në këtë pikëvështrim negativ, Serbia  dikur ishte lidere në Ballkan(1912-1999), duke vrarë, duke bërë gjenocid në popullin e pafajshëm shqiptar dhe, duke aneksuar dhe kolonizuar territoret e Shqipërisë Etnike.

 Mirëpo, kurrë më nuk do të jetë “lidere” në shfarosjen  dhe në pushtimin e territoreve të Shqipërisë Etnike, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s të jenë të pranishme në Kosovë dhe në Ballkan.

Të djegë, digje! Të vret, vrite! Të respekton, respektoje! Ky është reciprociteti-çfarë të mbillësh, atë edhe do ta korrësh!

 

Pas djegjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar nga  tifozët ultranacionalistë serbë në tribunat e stadiumit futbollistik në Gjenova të Italisë më 12 tetor 2010, gjatë zhvillimit të lojës së dy reprezentacioneve të Italisë dhe të Serbisë, me të drejtë pasuan reagimet  si kundërpërgjigje të djegjes së flamurit serb  përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë nga  disa dhjetra të rinj shqiptarë. – Iu lumtë! – Me këtë akt kundërpërgjigjës iu treguat serbomëdhenjve dhe Serbisë se, ende nuk janë vdekur të gjithë shqiptarët e Skënderbeut! Ende janë gjallë Azem Bejta, Isa Boletini, Avni Rrustemi dhe Adem Jashari, që për Flamur, për komb e për atdhe të shtrenjtë shqiptar, çdo armik  vrasës, e djegin për së gjallë.

Shembulli juaj protestues  në Prishtinë dhe në Tiranë në mbrojtje të Flamurit kombëtar shqiptar, është LEKSION PATRIOTIK kombëtar dhe atdhetar, që i apelon të gjitha partitë dhe subjektet politike shqiptare, si dhe të të gjithë shqiptarët liridashës në mbarë botën, se kur  nga armiku (qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm) digjet Flamuri shqiptar,  atëherë duhet ngritur të gjithë në këmbë  në protesta dhe në demonstrata gjithëkombëtare (si në hapësirat e Shqipërriës Etnike, ashtu edhe në Evropë dhe në mbarë botën) në mbrojtjen e tij, jo të bëhet sehir duke u mbyllur nëpër parlamente luksoze, nëpër kabinete dhe minsitri qevertitare (duke e futur kokën në zallë, duke “mos parë, se ç’po ndodh rreth e qark tyre), dhe nëpër birtiat dhe tavernat e errëta, duke llogaritur paratë e fituara të pazarit ditor etj.

Kur  sulmohet, nëpërkombet, ofendohet dhe luftohet identiteti i kombit dhe i atdheut shqiptar, çdo heshtje, çdo oportunizëm  dhe  çdo mashtrim, manipulim dhe maskim politik, duhet të zhvishet dhe të demaskohet  para  gjithë botës

Ashtu, “Rini, thuaja këngës më të bukur që di…”(Migjeni), kurr të mos pajtohesh me asnjë të keqe dhe me asnjë tragjedi, që e   njollos, që e poshtëron, që e mbështejllë në zi dhe, që e rrezikon  për vdekje kombin dhe atdhuen tënd të shtrenjtë-Shqipërinë Etnike.

Prandaj, shqiptarë, kudo që jini, mos flini në dafina, (mos poshtëroni, mos tradhtoni dhe mos vrisni njëri-tjetrin, për interesa injorantësh dhe shërbëtorësh së pushteve të huaja vasale sllave), por  ngrihuni e mblidhuni të gjithë tok rreth mbrojtjes së Flamurit tonë të shenjtë-Flamurit të Skënderbeut-Flamurit të Shqipërisë Etnike, rreth këtij Flamuri:

 

“O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.”

(Fan S. Noli, Hymni i Flamurit)

 

 

Fitorja jonë  përfundimtare, do të arrihet vetëm atëherë, kur do të jemi në gjendje ta kuptojnë drejt se ultranacionalizmi, fashizmi, gjenocidi dhe kolonializmi serbosllav ballkanik mbi shqiptarët dhe mbi trojet e  Shqipërinë Etnike, kurrë nuk mund të mposhtën me vardisje, me lavdata, me puthje, me përqafime, me kozmopolitizëm, me falje, me amnisitime dhe me falënderime, duke u hequr se kurrnjëherë nuk ka pasur asnjë të keqe  midis  shqiptarëve internacionalistë paqësorë dhe serbosllavëve agresorë pushtues. Pra, pa e kuptuar thellësisht këtë relacion asimetrik të marrëdhënieve  ndërmjet shqiptarëve dhe serbosllavëve të Ballkanit, nuk është e mundur që të arrihet kurrfarë pajtimi realist midis tyre, e as kurrfarë paqeje e qëndrueshme dhe afatgjatë në Gadishullin Ballkanik.

Rinia  studentore në protesta kundër djegjes së Flamurit shqiptar (demokratët dhe socialistët duke ia grabitur njëri-tjetrit votat për të sunduar gjithmonë në pushtet), kurse nacionalistët shqiptarë bëjnë sehir duke luajtur “poker politik” dhe, duke pritur (se mos do t’u pikë diç prej qiellit), sikur këtu e 20 vjet më parë, nuk duan pushtet ngaqë  si duket, janë të mjaftuar vetëm me emrin e bukur të nacionalizmit pozitiv shqiptar. Ky pasivitet politik është i dëmshëm  edhe për  vetënacionalizmin, edhe për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, sepse  vetëm me fjalë dhe me parulla boshe politike nuk vihet në pushtet, por me programe të noveluara demokratike kombëtare shqiptare dhe me përpjekje të përditshme politike në frymën demokratike dhe transicionale evropiane, ndryshe, do të mungojnë rezultatet politike, ashtu sikurse në dekadat e shkuara, ku partitë nacionaliste, asnjëherë nuk erdhën në pushtet. Nuk vihet në pushtet duke fjetur dhe duke shikuar oponentët e tjerë politikë se çfarë po bëjnë me votën e popullit për të ardhur në pushtet, për ta sunduar, mashtruar dhe shfrytëzuar popullin në emër të reformave demokratike dhe të integrimeve evropiane dhe rajonale etj.

Një filozofi e tillë e politikës pasive të partive dhe të subjekteve nacionaliste demokratike shqiptare, duhet të ndërpritet sa më parë, sepse favorizon oponencën e politikës së deritashme në pushtet (1990-2010).