Shkruan: Fadil SHYTI-(Kushtuar, përkujtimit të vizitës në Shqipëri dhe burgosjes së 8 shokëve e shoqeve tona, gjatë muajit Nëntor të vitit të lavdishëm, 1981)

TRADHTARËT

 Dje vasalë.

Sot urith të lëvizjes

Për çlirim kombëtar.

Nesër – ngordhësira

Kundërmuese

Në histori!

(Autori)

Muaji i shumëngjyrësh i gjetheve vjeshtore të tetorit po tundej jo vetëm nga stuhitë e erërave, por pothuaj përditë po tundej dhe nga stuhitë anti-njerëzore të urithëve titistë serbo-xhelatë dhe të shqipfolësve që, si shushunjat përditë e më tepër si s´ka zi e më zi; atëbotë, të vitit 1981, po ia pinin djersën dhe gjakun rinisë revolucionare shqiptare.

Pranvera e kuqe e zgjimit të madh kombëtar padyshim kishte lënë gjurmë të thella qëndrese, bese, nderi –të gërshetuara me djersë e gjak çlirimtarësh e çlirimtaresh, por edhe me pastrim të tokës sonë me lot nënash e baballarësh, me lot vëllezërish e motrash të atyre që, si luanët e luaneshat po binin o në luftën e barrikadave të qëndresës heroike në demonstrata o burgjeve fashiste-titiste.

Ilir Malësia, ndonëse i ballafaquar me jetën skëterrë në robëri nga shumë aspekte të ndryshme; ia kishte arritur të mbaronte të gjitha provimet në UP, i cili atëbotë nga papagajtë e çakejtë horristë; po etiketohej si vatër e ndezjes së gjakrave irredentiste në Kosovë dhe gjetiu, kudo në trojet shqiptare. Në kohën e stuhishme “shoqërore” të “vëllazërim-bashkimit”, që karakterizohej me shtrëngimin e darëve të shtypjes dhe të shfrytëzimit, në vitin e lavdishëm 1978, kur po përkujtohej Lëvizja Shqiptare e Prizrenit (LSHP), kishte shkruar ca vargje të thukëta që premtojnë…–siç do t´konsideronte dëshmori dhe vëllai i idealeve, Mustafë Shyti; duke e pasqyruar fillimin e hapave fillestarë poetik të Ilirit.

Ato poezi shprehnin fuqishëm urrejtjen ndaj perandorit qelbanik, Tito dhe demaskonin politikën e regjimit të tij, si një politikë reaksionare dhe tejet anti-shqiptare.

MASHTRIME!

Heu, sa “mrekulli” -në këtë shtet,

Të zi, shumë të zi,

Me emrin e pistë, Jugosllavi;

“Vëllazërim-bashkim,

Xhelati me viktimë!

“Vetëqeverisje”, -me vrasje,

burgosje, vrasje dhe arratisje,

E, gjithë kjo idiotizëm,…

Formulohet, nën maskaradën,

T I T I Z Ë M.

Derisa, Tito Matuf Papagalli,

Po i zbaton amanetet, rrëmetet,

Që ia la i pari, –krajli!

-Kur paturpshëm -po llomotitë

Nëpër botë, -për paqe e barazi,

Po trillon e po zhurmon kot,

Gjuhë-shpatë…

Ditë e natë!

Shqiptarët enveristë,

-Çlirimtarët, anti-fashistë!

Gjakun po derdhin rrëke,

Nga ky tradhtar,

Nga ky xhelat!

Kaos në të zezën shkini,

Si s´ka -zi e më zi!

Bashkëjetesë, -për faqe të zezë,

Gjithçka, si në ëndrrat –hata!

Po ikën e po rikthehet në dëshpërim,

Sepse, jemi në pushtim…

Qëndro në beteja të reja,

O, populli im!

Sot, o nesër…

E jona do jetë,

A R DH M Ë R I A

Do bëhet vërtetë, jona,

SH Q I P Ë R I A!

(Prishtinë, barakë nr. 13, 1978).

Iliri, prej kohësh ishte betuar se, për asnjë çast nuk do të pushonte së shkruari e vepruari që, njëherë e përgjithmonë të shkëputeshin ata zinxhirë të robërisë shekullore që po ia përgjaknin trupi e atdheut.

Prej kohësh kishte krijuar ca lidhje të forta si graniti, besnikërie dhe nderi shqiptar, si në ato kohët e moteve të mëdha, kur bashkoheshin trimat e trimëreshat atje në malësitë e shqipeve tona.

Që prej kur ishte pionier, kishte filluar të interesohej për gjëra që i dukeshin herë-herë tejet të paqëndrueshme nga aspekte njerëzore dhe shoqërore; prej kohësh e dinte se njëri nga nipat e familjes së tij, në kohët e errëta të vitit 1956, kur shqiptarët po rriheshin dhe u kërkoheshin armë nga regjimi kriminal i Aleksandër Rankoviqit, kishte kaluar kufirin -siç i thonë fjalës popullore: “me kokë në strajcë”; kishte kaluar, pra nga Kosova shqiptare, drejt Shqipërisë Londineze. Dhe, që prej asaj kohe, atij i ndalohej rreptësisht kthimi në “Arbërinë e Vogël” të Drenicës Kreshnike.

Prej kohësh, Ilirit i vinin mendimet vërdallë e në veçanti kur vinte halla e tij për vizitë dhe në valixhen e saj kishte ca pite, që kalamajtë i quanin “kuleçë”, për ata ishin të paharruar përjetësisht; mirëpo, nuk kalonte nata dhe sikur këtyre “kuleçëve”, iu kalonte shija nga rrëfimet e saj; kur ajo thoshte: “Ore vëllezër, po më digjet zemra për Ibrahimin, sepse, kaluan kaq vite pa e parë djalin, kjo shkini e keqe, nuk po na lejon ta vizitojmë-përkundër kërkesave tona”!

Këto fjalë të saj, i përjetonte si goditje “shpullash”, jo në fytyrë por në shpirtin e tij të njomë, djaloshi i revoltuar.

Ishte dhe një “pikë neurologjike” që e bënte shpesh edhe më të hidhur shpirtin e tij luftarak; kur gjyshi i tij rrëfente në odën e kullës, për luftën e tij dhe për vrasjen e vëllait të tij, Muharremit, nga bandat çetnike të Drazha Mihajloviqit.

Si për t´iu vu kurora qëndrese këtyre vuajtjeve; një ditë të bardhë fëmijërore, derisa po ktheheshin nga shkolla fillore e katundit “Guribardhë, shoku i tij, Fatbardhi ia ofroi një libër të bukur –sa, për të nuk kishte libër më të bukur në botë, me titull, ” Politika e drejtë e partisë, sjellë begati dhe në malësitë tona”! Kanë kaluar kaq vite dhe kurrë nuk harrohen idetë madhore që, shoku Enver kishte folur në një qytet verior për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, kur midis tjerash theksonte: “Andej, nga kufijtë tanë verior, vëllezërit e motrat tona, po vuajnë të zitë e ullirit në robëri nga krajli Tito dhe qeveria e tij, Partia dhe populli ynë kurdoherë është interesuar dhe do të interesohet për fatin e tyre, për zgjidhjen e drejtë të çështjes së tyre; këtë as e kemi bërë neglizhencë as do ta bëjmë kurrë”!

-Këto ide ishin ngulitur fuqishëm në mendjet dhe zemrat rinore të shokëve besnikë; -ku zienin e lëshonin rrënjë shpresat djaloshare, ato, pastaj do të ktheheshin ndër vite e dekada në pika qëndrese, në rrugëtimin e tyre jetësor.

Urrejtja për armiqtë dhe kureshtja për ardhmërinë kombëtare, Ilirin e bënin disi më të fortë dhe njëkohësisht, pse ta fshihte dhe ca më të pjekur nga vuajtjet e asaj kohe të pakohë!

-Gjatë atyre viteve, kishte filluar të riciklohej historia e qëndresës ndër brezni!

-Po fillonte një epokë e përpjekjeve për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Në vitet shtatëdhjeta, Iliri, Fatbardhi, Kreshniku dhe shumë të rinj e të reja, po zgjoheshin e po bashkoheshin me idetë revolucionare. Ky rrugëtim i përbashkët e jo i veçuar, kishte dhënë rezultatet e para. Viti 1979 do të ishte për grupin e tyre, një vit i paharruar që kishte lënë gjurmë të fuqishme në jetën e tyre.

Po realizohej për ata një ëndërr e pa realizuar që, prej kohësh i kishte zgjuar në dhimbje dhe ankthe; vizitën në Shqipërinë Londineze po e bënin realitet.

Pasi i kishin mbaruar disa formalitete jo të pa rreziqe, duke u detyruar të udhëtonin në kryeqen (de-rr -ishten , e krye (qen-rishten ) e quajtur, Beograd; pas një pritje dhunuese tre mujore, që, autoritetet jugosllave i kërkonin për kalim kufiri, shqiptaro-shqiptar; grupit të Ilirit i erdhi ftesa e aprovimit edhe nga ana e ambasadës së Shqipërisë, në Beograd. Ftesa do të realizohej në muajin e bukur të Tetorit të Kuq!

Them kështu, sepse rinia heroike shqiptare e cila më pastaj do të binte pre e persekutimeve të regjimeve jugosllave, pikërisht në këtë muaj e kishte filluar rrugën e kuqe të lirisë, duke shkelur mbi gjethet e kalbura e të pista të rrugëve me gropa e të minuara me insinuata e komplote akuzash për irredentizëm, nacionalizëm, kundërrevolucion e të tjera gjepura të errëta të ruajtura si relikte të krajlive të egra të Serbisë, nga armiqtë dhe horrat-urithët shqipfolës, titistët çapaçulë.

Tetori shkëlqyes i vitit 1979, sikur donte për t´ua plotësuar dëshirat e grupit, nuk po binte aspak “në provokimet e natyrës”, ishte një muaj i qetë, “pa erëra në drejtime të ndryshme”, shkëlqyes nga malet plot ngjyra, diellor vezullues mbi tokën, me det jo të trazuar dhe me qiell të pastër, si vet zemrat rinore. Pritja vëllazërore kudo në Atmëmëdhe qe e paharruar; të rinjtë dhe të rejat, ishin takuar e çmallur me të gjitha brezat popullore, gëzimi dhe krenaria kishin kulmuar me vizitën grupit , në stadiumin “Qemal Stafa” kur po jepej Spartakiada e 35 Kombëtare, e 35 vjetorit të Çlirimit të asaj pjese të Atmëmëdheut.

Kishin parë e dëgjuar mrekullia të jetës socialiste, kur të gjitha shtresat popullore e në veçanti rinia dhe ushtria e shëndetshme, e pastër dhe e fuqishme e Atdheut ishte përgatitur përkrah profileve të ndryshme të klasës punëtore dhe për të dalë sa më me sukses para popullit, në përkujtimin e atij përvjetori të madh. Iliri me shokët dhe shoqet e grupit u gëzuan shumë kur shoqëruesit: Dedë Preka, Halil Sykja dhe Ilir Malollari i njoftuan me kënaqësi se, në atë manifestim të madh, po merrte pjesë dhe komandant, “Shpati”. Aty, do të kishin mundësi dhe ta shihnin nga afër, por jo edhe të takoheshin me të. Ndonëse, kjo dëshirë qe e theksuar ndaj xha Ajet Haxhiut, në veçanti nga shokët Iliri, Fatbardhi e Kreshniku; kjo, -për shkaqe që vetëm Ay i dinte, me këmbënguljen e tij refuzuese, nuk u realizua dot.

Ajet Haxhiu, qe një atdhetar i madh, e filloi karrierën e tij si ish-korrier partizan, kishte kaluar kufijtë e Atdheut, në moshë të njomë, gjatë luftës kishte vepruar atje përtej kufijve veriorë dhe pastaj, pas luftës kishte vendosur të jetonte i lirë në atë pjesë të Atdheut.

Mirëpo, për përpjekjet e tij, për çlirim të viseve të tjera shqiptare, nga okupatorët jugosllavë familja e tij, si shumë familje të tjera atdhetare kishte përjetuar prej kohësh golgotën titiste, duke ia persekutuar shpesh familjen e në veçanti babin, Muharremin, -të cilin titistët e verbuan në tortura burgjeve, që nga Goliotoku e gjetiu…

-Bile, këtij martiri të Kosovës, Ajeti ia ka kushtuar një libër historik “Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike në Kosovë”, ku në fillim të librit shkruan: “Babait tim, Muharremit, që serbët burgjeve në tortura, pa sy e lanë”!

Kurse, as Nënës heroinë, nuk i mbetet borxh, duke ia kushtuar librin tjetër historik “Shota dhe Azem Galica”, gjithashtu, në fillim të librit shkruan: “Ta kushtoj ty, nënë e dashur që ke qëndruar si burrëreshë të falem nderit, Nënë”!

Ilirit, i kishte shkuar mendja se, -“Mos Ajeti e dinte që, rreziqe të mëdha do t´i përcillnin në jetë të rinjtë entuziastë, po të merrej vesh, vizita e tyre tek Enveri, nga Lubia e krye-qen (d) ër derrishtes, Beo…, e cila dhe mund të kishte ndonjë strofull në Tiranë. Të gjendur para kësaj situate të papritur djelmoshat u befasuan. Mirëpo, Ajeti , për t´u dalë disi hakut ua propozoi që t´i shkruanin një letër “Shpatit” -kjo ide, u realizua në mbrëmjen e 4 Nëntorit 1979 dhe të nesërmen u dorëzua në postë.

Në atë letër të shkruar në qendër të Tiranës, – veç tjerash djelmoshat do të betoheshin dhe do të zotoheshin tek komandanti se: “Tërë jetën do të përpiqemi e do të veprojmë për ribashkimin e Kosovës me Nënën Shqipëri”!

Zhvillimet ishin pozitive dhe plotësisht të arritura: letrën shkruar gjeniu, “Shpati”e mori me kohë dhe kënaqësia qe tejet e madhe, në zhvillimet e Spartakiadës së 35-të Kombëtare, kur si kurdoherë Legjendari erdhi i buzëqeshur, me përshëndetje krenare me grusht dhe i papërkulur nga stuhitë e jetës!

Iliri me shokë e shoqe qëndronin në stadium jo më shumë larg vendit ku ishin udhëheqësit e partisë e cila e kishte bërë luftën anti-fashiste dhe në ballë të kombit, po e ndërtonin vendin për 35 vite të e paqes së përkohshme…

Duke u gjendur në një stadium me udhëheqësit e shtetit shqiptar; që, për më tepër se 20 vite, ilegalisht, i kishin dëgjuar e parë në televizion; për të rinjtë dhe të rejat e grupit, kjo ishte mrekulli e shkuar mrekullisë, bukuri e shkuar bukurisë, madhështi e shkuar madhështisë- por, tani jo si diçka imagjinatave dhe ëndërruese; por ishte thellësisht realizuese e prekur me duar dhe e ndier me shpirtra…

Duke e parë komandant “Shpatin” duke e përshëndetur me grusht popullin, Ilirit iu kishte dukur disi si një personazh mitologjik, si Anteu apo si një Drangua që kishte zbritur nga qielli në tokë, për t´i shërbyer me devotshmëri, tërë jetën, kombit të tij.

Iu kishte dukur gjithashtu se,-vërtetë, qenka mrekulli e pa përshkruar kur dy diej e rrezatojnë botën shqiptare; njëri në qiell dhe tjetri në tokë!…

…Dhe, për një moment “ndoshta” s´kishte shiquar nga ekstaza e madhështisë realiste dhe ashtu i vendosur të kënaqet, shpejt e kishte marrë veten…

Gjatë zhvillimeve të Spartakiadës së 35 Kombëtare, të 35 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë Londineze; një pjesëmarrëse –siç u njoftua nga ajo; ishte mësuese në Gjirokastër, me një sinqeritet vëllazëror e kishte pyetur Ilirin: si të duket paraqitja?

Iliri, gjatë paraqitjes së ushtrisë popullore e kishte pikasur idenë e plagës e të dhimbjes shekullore të ndarjes së trojeve shqiptare.

Kur u gjend para kësaj pyetjeje; pa hezitim i tha mësues gjirokastrite se: përgatitja qenka vërtetë madhështore, mirëpo moj motër e nderuar –këtu në këtë hartë të ushtrisë sonë, ka diçka mizore; -ajo, u habit…; dhe Iliri vazhdoi: -Mizoria qëndron aty, sepse, këtu në hartën e Shqipërisë, mungojnë Kosova dhe Çamëria e të tjera vise shqiptare, të cilat tani po vuajnë nën robërinë e shteteve okupatore sllave e greke.

-Mësuesja, pasi e vështroi Ilirin, po me atë bindje dhe besnikëri ia ktheu: “Kosova, ishte dhe do të bëhet e Shqipërisë, Çamëria dhe vise të tjera të robëruara janë shqiptare, prandaj, i takojnë kësaj Shqipërie”!

…Ditët po kalonin dhe vizita po merrte përmasat e vërteta të një vizite shkencore, kur të rinjtë dhe të rejat shkuan në qytetin “Studenti”, atje u takuan me pedagogë e studentë me të cilët trajtuan shumë probleme shkencore dhe kombëtare.

Një qëndrim pothuaj tepër rigoroz-siç i dukej Ilirit, e kishin shprehur të gjithë nikoqirët, se: “Ju, studentët dhe populli shqiptar në Kosovë, jeni të guximshëm, të fortë dhe të zgjuar, ju e dini se, çfarë u takon; ne- thoshin ata, do të japim ndihmën tonë të pakursyer nga të gjitha fushat e betejave të punës e të luftës, në përpjekjet tuaja për liri dhe përparim; -mirëpo, ne kurrsesi nuk ia lejojmë vetes atë luks-siç thoshin ata; -që, ne të marrim rolin udhëheqës- për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Vise; në historinë tonë të re”!

Nga kjo, kujtoj se, me atë qëndrim, ata, donin të forconin idenë se: -ne jemi ata që mundemi dhe duhej t´i lëviznim “gurët”, pastaj ndihmat vëllazërore nuk do të mungonin!

Ne, jemi vëllezër e motra, të një Gjaku, të një Gjuhe, të një Ideali dhe të një Flamuri!

Çdo përpjekje për të vënë, “pyka” e “ferra” në këtë mes, ka dështuar dhe do të dështojë me turpe…! –Thoshin me vendosmëri, më tej!…

Ky qëndrim për Ilir Malësinë ishte forcuar më tej kur u takua me nipin e tij Ibrahimin, të cilin e pyeti: “Nëse ne rinia e Kosovës, ngritemi në kryengritje kundër shovinistëve jugosllavë, a do të ishte Shqipëria Socialiste, përkrah nesh?! Nipi, që atëbotë ishte profesor në një gjimnaz të qytetit verior të Lezhës, pasi u mendua, e peshoi fjalën mirë dhe tha: “Dëgjo dajok! Nëse ju do të ballafaqoheni vetëm me policinë, kjo nuk mund të bëhet, por, nëse kundër jush sulmon ushtria jugosllave- ne, do të jemi atje, përkrah jush”!…

Nga ky zotim, Iliri e kuptoi qartësisht se, Shqipëria nën udhëheqjen e Enver Hoxhës dhe të PPSH-së, vërtetë nuk e paska harruar popullin e saj. Pikërisht, ashtu siç e kishte lexuar si pionier, në librin më të bukur në botë, siç e kujtonte ai, që nga mosha 15 vjeçare,” Politika e drejtë e partisë, sjellë begati dhe në malësitë tona”.

Kjo ndjesi e thellë shpirtërore, mendore dhe fizike e asaj vizite në Shqipërinë Londineze, ishte bërë bosht qëndrese në beteja të reja përballë urithëve dhe gjarpërinjve titistë.

Ngjarjet po rrokulliseshin me shpejtësi, padrejtësitë e regjimeve kriminale serbo-jugosllave s´kishin të ndalë!

-Prandaj, rinia heroike shqiptare, po fillonte demonstratat dhe betejat kundër kësaj “Lubie” 20 milionëshe, që shekujve ia kishte pirë djersën dhe gjakun shqiptarisë.

Kjo “Lubi”, e ashtuquajtur, Jugosllavi, -atëbotë, ishte unike rreth parullës mashtruese dhe rrenës më të madhe në botë: “Vëllazërim-Bashkim”!

Popujt e asaj Jugosllavie, po shtypeshin pamëshirë e në veçanti popujt, e vegjël, të klasifikuar e të ndarë në “pakica” -siç konsideroheshin nga cinikët e zinj shovinistët jugosllavë; shqiptarët dhe boshnjakët, përkundër faktit që, ne shqiptarët ishim me numrin e banorëve dhe të territorit unik-shqiptar ku jetonim ndër shekuj në trojet tona, në atë shtet fashist; pra, ishim, -kombi i tretë.

Pasi Iliri, kishte marrë pjesë aktive në ato ngjarje historike, për faktin se, takimet për ca vite më herët me ilegalët, ia kishin ndriçuar rrugën e ecjes përpara; pa vonesë i ftoi ca shokë dhe shoqe të grupit dhe u sqaruan, u parapërgatitën për çdo “të papritur”, për çdo sulm të armikut, të ishin vigjilentë, prandaj, duheshim marrë masat me kohë, si të qëndronin në “kalatë” –siç i quanin qelitë e burgjeve atëbotë! Në muajin e lavdishëm të Majit 1981, u bë një takim urgjent, në njërin nga parqet e bukura të Prishtinës. Aty, u vendosë si t´i përballoheshin sulmet shtazarake të horrave…

…Dhe, aty nga mesi i Tetorit të vitit 1981, armiku e rrethoi shtëpinë e Kreshnikut.

Djaloshit i kërkoheshin disa nga veprat e Enver Hoxhës.

Vëllai i Kreshnikut, duke e parë rrezikun, kishte shkuar pa vonesë tek Iliri të cilin e kishte njoftuar për burgosjen e Kreshnikut.

Iliri, me të marrë këtë lajm të hidhur, vendosi të bisedonte me Fatbardhin për hapa të mëtejshëm…

Ata dhe grupi i tyre i kishin këto mundësi: të rezistonin, të kalonin në ilegalitet brenda vendit, të arratiseshin jashtë shtetit o të pranonin të burgoseshin.

Pas një debati të dobishëm –siç e vlerësuan ata; duke e parë gjendjen aktuale, vendosën që, e vetmja alternativë për momentin do ishte të ndërronin burgjet e vogla me mërgimin, burgun e madh!

-Edhe për faktin që, po të arratiseshin, konsideronin se, “ashtu do të tërhiqeshin nga rruga e qëndresës” dhe për më tepër do t´ia rëndonin gjendjen në burg, shokut, Kreshnik.

Vendosën njëzëri të mbeten për aq sa të jetë e mundur në tokën e Kosovës, të pathyeshëm në përpjekje për çlirimin e saj!

…Dhe, pa kaluar as një javë e plotë në fillim të nëntorit, kur Iliri po e përgatiste me shkrim mbrojtjen e diplomës në UP, më 1 Nëntor 1981, i filloi punimet Kongresi i Tetë i PPSH-së, me ç´rast referatin kryesor do ta mbante, gjeniu Enver Hoxha.

Iliri, jetonte në qytet, përkundër faktit që ishte i përcjellë nga sytë “danjollistë”, as i përfilli këto: gjatë ditës, vendosi që ta ftonte Fatbardhin në mbrëmje, që pastaj të dëgjonin fjalën historike të Enver Hoxhës dhe zhvillimet e Kongresit. Fatbardhi, këtë ftesë e mori si nderim të madh dhe vendosi të gjendej atje, si mysafir i nderuar, si kurdoherë…

Është e paharruar në historinë e kongreseve të PPSH-së, fjala e udhëheqësit të shtetit shqiptar, në përkrahje të kërkesave të drejta të popullit të Kosovës. Kjo, u pasqyruar hapur dhe në Kongresin e tetë!

-Ay, veç tjerash e dënoi ashpër dhunën që po ushtronte policia jugosllave, mbi demonstruesit dhe ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi; kur deklaroi botërisht se: “Kosova po mbulohet në tragjedi dhe në varre, njerëzit nuk po e dinë ku i kanë fëmijët e tyre, inteligjencia shqiptare po kositet, atë po e ofendojnë me njëmijë e një epitete, atë po e lënë rrugëve”!…

-Gjatë punimeve të Kongresit, i ftoi udhëheqësit e shtetit jugosllav të pas-Titos, që të merreshin vesh me shqiptarët e Kosovës dhe me emigracionin e saj.

Pastaj,m u zotua se: “Shqipëria Socialiste- i ka përkrahur dhe do t´i përkrah vëllezërit shqiptarë në trojet e veta në Jugosllavi, e, për këtë të mos kenë dyshim jugosllavët, por as opinioni i jashtëm botëror”!

Ajo natë me dritë-hëne e ardhmëri diellore; e paharruar për t´u kalitur me ndjenja revolucionare, për djelmoshat, sikur qe parapërgatitje për sfida të reja, që do të duhej përballonin!…

Pa u zbardhur dita e 2 Nëntorit 1981, ata do të gjendeshin të rrethuar nga qarqe të errëta udbashe. Po këtë “fat” do ta kishin dhe shokë e shoqe të tjera, po ato ditë të stuhishme…

-Në qelitë e burgut dhe në hetuesi, ato ditë dimri të rëndë do të përballeshim me mashtrime e dhunë, me premtime e kërcënime të puthadorëve kokëshkretë si: Zejnullah Shala, Sulejman Arifi, Faruk Mehmeti, Muharrem Danaj, Burhan Prishtina Enver Maxhuni, Ramadan Cana, Nexhemdin Ajeti, Hajriz Mazhiqi, dhe njëfarë pisi dinak, serbo-hiqi-“Moma”e quanin shkurt, -he, jetën e shkurtë e pastë!…

-Dhe, shiheni sa keq!…

-Kaq shumë shqipfolës që i bënin “argat” djallit-shkja!

-Dhe, shiheni sa mirë!

Asnjëherë, nuk kanë munguar Shqipërisë Etnike, atdhetarët dhe atdhetaret ndër shekuj të rëndë e të vështirë!

-E, aty në hetuesi ne e takuam, vetëm një “Momë Ziun!!!

I cili kur erdhi në kontroll tek shtëpia ime, e fuste dorën e tij të zezë -jo vetëm në vrima të tjera muri, por, edhe në vrimën e oxhakut të shtëpisë, me shpresa se, mund të gjente armët apo librat ilegale, por, ja që, vigjilenca ilirjane revolucionare, ia kaloi nuhatjes së tij prej qeni – në rrugën e tij pakrye dhe reaksionare. Aty, dhe askund nuk i gjetën materialet, ai, por as ata qyrramanët “shkije shqipfolës” që i përkuleshin si maçokët nën sofër me aq servilizëm. As librat e as armët ilegale, nuk i morën dot!

Ato, e kishin vendin përkohësisht, në trojet dhe në malet e mia!…

Kur jam duke shkruar për këto kujtime të larmishme e të stuhishme të jetës sonë të dikurshme rinore, nuk dua të harroj pa e theksuar faktin që, edhe pas daljes nga burgjet e vogla, Mitrovicë-Prishtinë; në atë, “ Burgun e madh-Kosovë”-siç do të shprehej kur doli nga burgjet, i madhi A. Demaçi, gjithnjë ishim të përcjellë nga hijet e huaja agjenturore, mua më ka rastisë disa herë që të kontrollohem kur isha duke kaluar rrugës ndalohesha për kontrolle “rutinore” –siç i minimizonin hienat, kur isha në ndonjë tubim popullor, më largonin prej aty; e gjetiu…

Pikërisht, për këto maltretime atyre shkretanëve ua kisha shkruar një satirë që, e pasqyronte gjendjen e tyre ndër vite:

HIENAT

Kujtojnë njerëzit, se hienat

Jetojnë vetëm në male,

Apo në kopshte zoologjike,

Kujtojnë, se jetojnë…

Jo, ore jo!

Hienat, strofkullat i gërryejnë,

-Dhe, në katundet e qytet tona,

Mëngjeseve ose netëve të vona,

Sorollaten, rrufisin e spiunojnë!

Të gjithë sojin zuzarë,

Që dje sot dhe nesër,

Për armiqtë gërmuan!

Si hienat sulmuan…

Vërtetë, në radhët e njerëzve

Të “gjallërojnë” ,

-Nuk iu ka aspak hije!

Jo, jo! Ata, as ato,

Nuk i quaj shqiptarë,

As shqiptare,

Por, do t´i quaj:

Sllavo-shkije, dhe,

T R U TH A R Ë!

E, sllavo shkina,

T R U TH A R E!

Guribardhë, 1981

-Zejnullah Shala, një figurë-karikaturë e ligë udbashi si shumë të tjerë, që në pamje të parë ngjante si një kufomë, tek të burgosurit krijonte një lloj pasigurie si në filmat kriminalistik dhe nga më të tmerrshmit.., i burgosuri padyshim fillimisht, do të mendonte: ja, si qenka fati im, të kacafytem e të dialogojë me këtë “ kufomë të gjallë”, i cili tani qenka përballë meje!

Ilirit, iu kujtua menjëherë se, gjatë muajit Maj 1981, i kishte folur kushëriri i tij, tani dëshmor, Mustafë Shyti, kur ishte në izolim se, ky pus i ndyrë nga kënetat e bretkosave të Danubit, i paska thënë kur ishte në hetuesi: “Fol more irredentist , për veprimtarinë tënde, sepse për ata që nuk flasin, ne dimë edhe ndryshe- ja, shihe atë “pendrek”…e kishte kërcënuar me shkopin prej gome; i cili ishte i varur në mur.

Mustafai, i revoltuar ia kishte kthyer me një buzëqeshje cinike: “Dëgjo mirë o Zejnullah Shala, ato që i deklarova i ke mbi tavolinë, të tjera deklarata s´të jap dot dhe nuk tërhiqem nga ato…, -por, dije mirë se provove me më prekë me dorë, nëse dalë i gjallë prej këtij ferri, diell me sy ti s´ke me pa; -kurrë nuk kam me ta falë, por kam me të ndjekë edhe deri në botën e përtej varrit”!…

-Nga ky kërcënim i arsyeshëm dhe tejet i vendosur i trimit, të paepur, Mustafë Shyti; Zejnullah Pusi -“Xhenazja” -siç e quanim ne atëbotë; ishte tërhequr, siç tërhiqet një bushtër me bisht nën këmbë”!

Kur i erdhi radha Ilirit, të hyjë nëpër dyert e ferrit pas-titist, ky qerratai kishte provuar ta merrte me lajka djaloshin; por, kur Iliri s´i bindej dot, udbashi me damkë, -nuk i kishte harruar ato shikimet militantiste, sakrifikuese të Mustafës.

Kur Ilirit ia shtroi pyetjet, fillestare pas deklaratës së tij e pyeti; kush jam unë?!

Ti, je Zejnullah Shala, -ia ktheu djaloshi!

Ku e din ti, se unë jam Zejnullahi? – shtoi ai.

E di – ia ktheu i burgosuri, sepse, siç flisni ju për ne, edhe ne flasim për ju, që punoni këtu!

Ne, ju shohim në qytete dhe katunde dhe e dimë fort mirë, kujt i shërbeni!

Pas këtyre fjalëve, Zejnullah Pusi ia tha vetëm edhe një fjali: “Dije, mirë djalo, se këtu tek ti, më i mirë se unë- nuk ka me të ardhur!

–Dhe, menjëherë doli, dhe më asnjëherë nuk u mor me çështjen e tij! Nga kjo ngjarje tani se, nuk thotë kot populli ynë që: “Kur të djeg tambli i nxehtë, i frynë edhe kosit”. Zejnullah Shala, duke pranuar të ikën nga arsimi ku e ligjëronte lëndën e historisë; e duke marrë atë detyrë horrash; Ilirit i shtohej revolta më tej, sepse, ky palaço e paska tradhtuar historinë tonë!..

.

Enver Maxhuni, një udbash me sjellje tejet perfide, me Ilirin sillje kinse i kulturuar, por, kurrsesi nuk mundej të fshihte shpirt-egërsinë e tij, gjatë marrjes në pyetje në hetuesi, Ilirit i kishte bërë përshtypje përpjekja e tij për ta mashtruar djaloshin që, krejt qetë- qetë të fundosej me deklaratat që, do t´i a jepte në besnikëri; mirëpo këto llogari i gjori “Velë Shkjau” i kishte bërë pa hanxhiun. I burgosuri e dinte se, besë me të pabesin nuk ka!

Për më tepër ky “Vela Shkaju”, vazhdimisht, disi i fshihte duart nën tavolinën e tij të pistë; kjo e bëri kundërshtarin të mendonte se, ai edhe po fotokopjon me ndonjë manjetofon apo…

Shkurt, vigjilenca me Enver Maxhunin, kërkohej të ishte thellësisht e madhe. Ky udbash i pacipë që e kishte lënë arsimin, gjegjësisht nga profesor i Letërsisë Shqiptare, kishte pranuar të bëhej vegël e huaj qorre; kjo ia shtonte më tej mërinë ndaj tij, Ilirit. Kur këtij “Velë Shkjaut”, iu sosën gënjeshtrat me mashtrime, u largua ashtu siç erdhi me taktikë, i qetë… Vendin e tij e mori për ta quar “përpara” kodoshi, arrogant, Sulejman Arifi, i cili, karakterizohej nga dy aspekte një trashullak; nga aspekti fizik dhe mendor. Ishte në fobinë e tij të fryhej si biban, kjo e karakterizonte edhe më mendje-paktë, -që në gjuhën popullore këta njerëz quhen torollakë!

-Tregonin të rinjtë e të rejat se, atëbotë kur nuk ia doli dot t´i thyente revolucionarët, në ndihmë e kishte “jaranin” e tij, atë “kandarin e burrave” – që varej në muri, -atë “ilaçin” -që “juve ju bjen n´ mend –kur nuk e njihni as e doni askë tjetër, -pos Enver Hoxhën dhe PPSH-në ”, -siç, çirrej ai.

Për Ilirin, është i paharruar një dialog “miqësor” me këtë kokëbosh:

-Pasi një natë e mori në hetuesi; ende pa e mbyllur derën me një gjuhë të trashë “kosovarishte” i tha: “O Ilir, hiç mos u mërzit o djalë që je këtu, se, qe besa mirë ka me u ba, ne po presim veç edhe pak kohë, derisa të vdes Enver Hoxha, e pastaj, gjithçka do të shkojë mirë- dije se, unë edhe ti, bashkë kemi me shkuar me letërnjoftime në Shqipëri! Se, Jugosllavia, baco, ka plane si të veprojë me Shqipërinë…-Po, ju a jeni n´ mend ore, po si kujtoni ju që, mund ta thyeni Jugosllavinë?! -Dhe, shtoi: Po, a je ti o i poshtri i botës, që, po në muajin Maj të këtij viti; një odë të katundit, Guribardhë, (ish-Ashlan) një plak, ish-luftëtar i Shaban Palluzhës; të ka pyetur se, si do të na vinë punët me Serbinë; ti, pa pikë mendje në kokë i paske thënë: o axhi im i dashur Kamber, punët do të na vinë kështu: aty, ku e keni lënë ju, duhet ta vazhdojmë më tej ne, dhe aty e ke kujtuar, këto fjalë të këngës së Ahmet Shtimjes:

-Ngoni këtu more vllazni,

Shitni lopë e shitni dhi,

Bleni pushkë edhe allti,

Me luftue me Serbi”!…

-Kjo, do të jetë alfa dhe omega jonë me armiqtë dhe tradhtarët e kombit tonë”. Dhe, udbashi i gjorë, kishte vijuar më tej t´ia thoshte si s´ka më zi ,

bindjet e tij dhe ashtu si torollak që ishte, e kishte shprehur hapur edhe frikën për të ardhmen e sojit të vet të keq; që hanë… dhe majmen me çorba të huaja.

-Po, a e din ti o pis, -(e fyente ai, Ilirin) se, kjo është thirrje për rezistencë të armatosur, po sikur të të dëgjonin katundarët, ata do të na vrisnin ne, si spiunë, po, ti me shokë e shoqet tuaja, nuk jeni n ´mend more; mashtrime janë këto që ua kanë bërë juve, me ata krye-rebelat: Enver Hoxha, Adem Demaçi e të tjerë”!…

-Pavarësisht faktit që kjo akuzë që ia thoshte spiuni, ishte e vërtetë, Iliri, në fillim nuk ia pranoi dot por, pastaj me një vendosmëri dhe dëshirë që ta zbulonte spiunin i cili kishte qenë i pranishëm në odë dhe kishte rrëshqitur në tradhti në mesin e të afërmve të tij, -iu drejtua: ”O Sulejamn Arifi, qe ta zëmë se, i paskam kënduar si vjershë ato vargje, dhe po deshe ti të ngritesh më lart mbi vuajtjet e mia në këtë pushtet, ja, po ta pranoj edhe sikur ta di që, do të dënohem 10 vite burg- vetëm dua me ia pa ”fytyrën e pafytyrë” atij pisi që ju ka gënjyer”.

Pasi u përplas vërdallë nëpër hetuesi; pa u hamendur fare, por me një cinizëm shkretan; udbashi ia ktheu: ”E, more dai, po kush je ti, t´i zbulosh njerëzit tanë, dhe dije se, kot e ke, sepse , kurrë atij njeriu s´ke me ia pa fytyrën”!…

Me kaq nuk mbaroi ky përballim-vetëtimë, midis së mirës dhe së keqes, midis atdhedashurisë dhe tradhtisë!

-Nga hetuesia e bërë prej këtij “miku”, Iliri e kishte dhe një “të papritur” prej tij në bashkëpunim me dy-tre të tjerë.

-Një natë afërsisht, pas orës 21 e kishin nxjerrë nga qelia, e kishin lëshuar me shpejtësi makinën, mes përmes qytetit të Mitrovicës, -tani të ndarë me ura gjaku…; 2 agjentë ishin përpara, Iliri ishte në ulësen e pasme të makinës, i ruajtur nga një polic i armatosur që, nuk e fshihte fare revolen; -kishin ikur nga qyteti atje mbi male të Shalës; pasi kishin arritur tek “Tuneli I-rë “ kishin marrë tutje lart në të djathtë, kishin ndaluar në një rrafsh- lartë në malet e Trepçës, pasi kishin shushuritur diçka n´mes vete- dhe, vetëm një fjalë, derisa ishte duke u hapur dera e makinës- Iliri, kishte dëgjuar kur theksuan:

“Puna u krye, tani ikim”! -Kështu, -xhelatët e paqes titiste që, sipas planeve në shërbim të ideve të tyre absurde, tentonin të prodhonin prova frike, ndaj rinisë.

-Kaq kohë kanë kaluar dhe ende ka mbetur enigmë si shumë enigma të tjera me pafytyrësi kriminale, nuk dihet kjo veprimtari misterioze e tyre, por, një gjë dihet që, jo rrallëherë, kur, ashtu i kanë larguar të burgosurit politikë nga burgjet- kanë vërshëllyer pastaj dhe plumbat, në gjokset e tyre.

-Thuhej që, para se të punonte punën e djallit, Sulejman Arifi, shkja, kishte qenë shofer, nga kjo konstatoj që, si duket e ka humbur drejtimin shpesh në rrugë ashtu sikur në jetë- por, ja “mrekullia” e këtij pushteti “demokratik”; gjithashtu, thuhet se, tani pas luftës “biri i botës” i paska hipur prapë “pelës”, qenka në qytetin e urave të gjakut, njëfarë inspektori në sektorin e tregtisë, madje, me peshë!!!

Jepi Sylë, jepi, e lodroje pelën, he, mos t´i pafshim sytë!…

Faruk Mehmeti, një dinak i regjur, një “babaxhan” i tipit hrushqovjan,

që, vetëm me zvarranikët e “bardhë” të stepave të Rusisë, do të krahasohej, portreti dhe mendja e tij.

-Në raportet me të, ruaj kujtime të hidhura nga një dialog i “qetë” dhe tejet cinik. Ky, sy mavi të fryrë e kuqalosh, ky bukëshkalë e fytyrë-përdalë erdhi një natë dimri të ashpër, ishte vonë, -kujtoj pas orës 20-të, ia filloi me ato “këshillat” e përrallave jugosllave: “Ti, je i ri o Ilir, nuk po dini as ju çfarë po bëni, po pse shkuat në Shqipëri e sollët materiale ilegale, libra të Enver Hoxhës dhe vjersha që e shajnë Titon e Jugosllavinë?! Ti, edhe se nuk e pranon– ne e dimë se, Ti ke një familje balliste, që e urren këtë shtet. Ti, mësimet i ke marrë nga gjyshi yt; Hajzer Tafa, i cili atë ditë kur e rrethuam shtëpinë e juaj në katundin Guribardhë, e kontrolluam edhe nën kulme – a keni libra të tjera dhe armë; -kur i treguam se Ti je, në burgun e Mitrovicës, ai pa pikë hezitimi na e ktheu: “Me hair kjoftë kjo punë, se burgu për burra është, dhe dijeni mirë se, asnjë pikë s´po mërzitem për Ilirin, sepse, po e di fort mirë përse e paskeni burgosur, atë e paskeni burgosur se po mundohet për atdhe, e jo për hajni”!

-“Nga kjo e kuptuam tha -se, ti je krejt i nxitur nga ai dhe jo vetëm nga ai…

Po ju, o Ilir trimi, a jeni 9 veta nga familja juaj, të ndjekur dhe të burgosur kundër këtij regjimi”?!

-Kështu, i përfundoi këto këshillime dhe akuza, i gjori, Faruk Mehmeti.

-Iliri, pasi e kishte menduar me kohë kundërshtimin e “qetë” ia ktheu: “ O, Faruk Mehmeti, ti mund të thuash ato që ti mendon, por dije mirë se jam krenar se, cilës familje atdhetare i takoj, e nëse më pyet përse, -ja po të tregoj; -sepse, familja ime i ka dhënë gjak lirisë, ndër vite i ka dhënë dëshmorë atdheut; në luftë kundër çetnikëve të Drazha Mihajloviqit e të tjera- të parët tanë , ai gjyshi im, tani mjekërbardhë ka luftuar vetë i treti vëlla, në Tregun e Ri; atje iu ka vrarë një vëlla, kurse, ju tani po na burgosni dhe po na quani armiq dhe ballistë”.

-I gjori titist, si dukej ca i doli “gjumi” dhe pas këtyre argumenteve, ashtu si një gomar plak, që s´ka nga të ecën më tej, u step për muri për një çast; dhe nuk vonoi shumë, e mori telefonin dhe i ftoi gardianët me urdhër: “ Ejani merreni e dërgojeni një të burgosur në qeli- gardianët, nuk vonuan erdhën dhe më larguan nga ajo fytyrë e pafytyrë!…

Muharrem Danaj, një udbash, dukej plak i regjur për shtypje të mendimeve dhe ndaj nesh, bënte maltretime nga më të tmerrshmet, sy e fytyrë çartur, që as djallit mos iu parafytyroftë në ëndrra.

Shquhej për vrazhdësinë e tij, mund të karakterizohej me një palaço të krisur; dukej i tmerrshëm për të krijuar bindjen se, i burgosuri politikë, nëse nuk i bindet atij zor e ka të del i gjallë nga ato biruca ku fshiheshin dhe ruheshin si në muzetë antike obskurantiste-fashiste, idetë titiste.

Në raportet me Ilirin ai, kishte projektuar t´i kapë majat e “zbulimeve” por, në fakt, mori në fiaskon e kovës ( me nder lexuesve) me m…, por, jo të zbrazur, të dështimeve…

-E akuzonte se, ishte në grupin ilegal që vepronte në Francë, nën udhëheqjen e një ballisti që, quhej Luan Gashi.

Kjo, akuzë e bëri të lirohej disi nga stresi- për faktin që, budallai nuk kishte lidhje “me muzikën ideologjike”, kur dihej që, Iliri me shokë, ishte thellësisht anti-ballist dhe anti-legalist; por, ja që armiku kujtonte ndryshe…

Muharrem Danaj, pastaj e akuzonte se, kishte marrë instruksione nga atdhetarët, Ajet haxhiu dhe Ramadan Pllana, si të vepronte kundër Jugosllavisë titiste.

Mirëpo, Iliri me t´iu gjendur përballë atij shkretani, i ulur në tavolinë, si në vegim qëndrese i erdhi fytyra e ndritur e fotografisë së Fazli Grejqevcit, i cili ra krye detyrës së atdheut, por nuk e dha asnjë sekret; ashtu vendosi të veproi edhe militanti i viteve të mëvonshme…

Nga Iliri, nuk nxori asnjë sekret që i duhej…

As e kam takuar Ajet Haxhiun – i tha!

As nuk më ka dhënë instruksione ai, as Ramadan Pllana, nuk më ka dhënë libra të Enver Hoxhës – të gjitha këto janë trillime dhe shpifje të kota.

Armikut të pabesë, “Duhej treguar vendi tek thana”, këtë e bëri me vendosmëri dhe Ilir Malësia.

Pas përpjekjeve të kota, duke u përpëlitur, hakërrohej e godiste tavolinën me grushte torturuesi, si ujku i plagosur në kokë, udbashi Muharrem Danaj më në fund u dorëzua! Kurrsesi, nuk i mori shkrimet, as librat e ilegales, as e zbuloi dot grupin se, me cilën organizatë politike ilegale kishin filluar të lëshojnë rrënjë idealet e tij çlirimtare.

Ai, dhe kodoshët tjerë udbashë- krekoseshin se, dinin gjithçka sekrete, por në fakt dinin pak, apo në raste të shpeshta nuk dinin asgjë…

Kjo, shihej qartë në hutinë dhe në makutërinë e tyre.

Burhan Prishtina, heu, i gjori (rahmetlia), sa shumë e shtrydhi dhe e moli dhe në fund e hodhi poshtë, e vrau Serbia!

-Kështu, do të thoshin të gjithë njerëzit me mend në kokë!

Ky, është fundi i tradhtarëve, sepse, iu shërbejnë kot armiqve…

Burhani , ishte një udbash që, sikur dhelpra të matej me dinakëri me të, kjo do ta humbiste betejën. Por, ja që në konflikt me shqipot dhe luanët; burhanët e dhelprat dështojnë!

-Kështu, ai mizantrop, përpiqej që me Ilirin dhe grupin e tij të ngjitej lart si ujku me “këmbën me miell”; por, kot u mundua, edhe ky e mori dështimin ashtu si torollakët tjerë…

Ky, i tha Ilirit se: “Besën e shqiptarit po ta japë, veç m´i dorëzo librat dhe sonte –(ani se është vonë); do të shkosh në shtëpi; njëkohësisht, u vërsul mbi të me një shkop elektrik prej gome dhe i ziu, çilimiu, hetues; Momë Serbiani, anipse me trup ishte i madh dhe dukej si një plep i kalbur…

Ky gjakpirës dinak, me Burhanin mendje-pak, e kishin dërguar Ilir Malësinë, në një lokal që dukej si barnatore e burgut. Në fillim të hyrjes kishte objekte spitali, por, edhe barna dukeshin në sirtarë; mirëpo, në brendi nuk shihej shumë çfarë kishte në atë dhomë tmerri; Ilirit i erdhi një si vetëtimë një mendim i turbullt; se, mos po e tradhton mendja nëse këta të pashpirt i japin ndonjë opium…

Shumë, më shumë ia kishte frikën dështimit, -larg qoftë se, po rrëshqiste në tradhti ( me nder lexuesve) si në m…; sesa që ia kishte frikën dhunës…

Por, posa u ulë në karrige, filloi të merrte veten; dialogu filloi me kërcënime, pro kjo as i bënte përshtypje aq, kur disi u qetësua nga ideja e ndonjë dehje me opium që mund t´ia bënin hetuesit me ndonjë mjet…

-Pasi Momë Serbianit iu nxehën gjakrat e pistë, Iliri, mori “dhurata” prej tij, ca përqafime shkopi; duke iu kërcënuar me një shqipe të trashë “kosovarishte”: “Ti, po ki librat, e Enverit, ti, ki me m´i dhanë ato”, -e të tjera kërcënime!…

Vetëm atëherë, Burhani u kujtua për “keqardhje” dhe përsëri iu drejtua Ilirit: Mua m´i dorëzo dokumentet…, besa –besë!

Ilirit, si një vetëtimë yjore i erdhi ideja; u kujtua se, gjyshi plak i kishte thënë: “Biro, besëprerëve nuk iu jepet as u mbahet besa! Atyre, duhet dhënë turinjve, vetëm mashtrimin dhe gënjeshtrat- atë e meritojnë armiqtë e të gjitha ngjyrave”!…

As kjo nuk do bëhej, jo! – i tha: O, Burhan Prishtina, sikur të kisha libra o ty o, askujt nuk do t´ia jepja, por, libra të tilla nuk kisha dhe nuk i kam të fshehura.

Unë, nuk jam aq i marrë që, për libra të Enver Hoxhës të ha dajak, sepse, e di fort mirë që, Tirana i boton me qindra e mijëra ekzemplarë në ditë, pra, sikur t´i kisha do t´i jepja, pse ta rrezikoja veten kot; kur shqiptarët kanë sa të duan libra të tilla!

-Pasi i dëgjoj fjalët e Ilirit, hetuesi cinik, ia ktheu: !Dëgjo pra, mua nuk po m´i dorëzon materialet, sepse, ia ke dhënë besën partisë, -por kujdesu sonte e tutje, mos ia dorëzo askujt, se, po ua dorëzove dikujt tjetër jeta jote ma s´ka me të vye”! Kështu, përfundoi ky dialog flakë-përflakë në mesnatë, midis armiqve të përbetuar…

Ramadan Cana, ndaj veprimtarisë së Ilirit, u tregua i zellshëm duke bërë përpjekje që ta hidhte Ilirin në akuzat si pjesëmarrës i demonstratës në Mitrovicë, këtu Iliri e kuptoi se, ai shkretan s´ka fakte dhe dijeni se, vërtetë ishte pjesëmarrës, kur udbashi i mjerë nga një ish-punëtor i arsimit në lëndën e historisë, ishte bërë djallë i sigurimit, në shërbim të tradhtisë. Ramadan Cana i skuqur në fytyrë, si karotë, bile, pikërisht për këtë figurë karikaturale titiste, ne të rinjtë e qytetit të Mitrovicës, e quanim “me përkdhelje” “Karota”!…

dukej hapur, se kishte pirë raki, sepse, sillej si i dehur…, -i tha i rrëmbyer, Ilirit se: “Ty , të kam parë në demonstratë, trikoja jote e kishte në xhepin e djathtë një shqiponjë”!…

-Nga kjo “akuzë e gabuar”; Iliri, mësoi shumë; sepse, e kuptoi se, udbashi e humbi betejën, sepse, e dinte që atë ditë nuk kishte pasur të tillë triko, por e kishte trikon pa xhepa dhe ishte vetëm me dy vija të trasha – vërtetë kuq e zi, nga ato që atëbotë rinia atdhetare, i vishte shpesh në nderim të ngjyrave të Flamurit Kuqezi! Pasi mori forca gjakftohtësie, iu drejtua udbashit, Cana: “Jo, nuk isha në demonstratë atë ditë, kjo akuzë nuk qëndron, nuk e pranoj dot, ju më akuzoni kot”!

-Për faktin që, udbashët nuk kishin fakte as dëshmitarë, për këtë, u detyruan të heqin dorë nga kjo akuzë; kjo qe dhe një sukses, i mbrojtjes ndaj kundër-zbulimit ndaj tyre.

Nexhemdin Ajeti, ngjasonte me sivëllain e tij, Faruk Mehmetin, një djalë i përdalë trashullak e shumë hutaq, që nëpër dhomat e hetuesisë sillej si bualli n pus, që e kishte humbur rrugën; -përpiqej ta ironizonte Ilirin me ca “shpoti” të zeza, që, disi ia qonin vrerin, shumë i vinte ndotje, nga qëndrimi i tij prej kopuku… Nuk kanë thënë kot filozofët se, “Më i mirë është një armik i mençur, sesa një mik budalla”; -por, dhe më fatkeqësi ishte, kur e kishe përballë dhe një armik të lig e budalla!

-Nga këto karakteristika pothuaj të përgjithshme, vëllazërore, puqeshin të gjithë “kapterët” shqipfolës të ish-Jugosllavisë.

Hajriz Mazhiqi, njëri nga ata qyqarë, po me ato sjellje që, mund të quhen më së miri, sjellje të mbrapshta; sepse, ishin fund e krye herë dhelpërishte e herë zagariste; sepse, ndonëse nuk e pati detyrën drejtpërdrejt të merrej me Ilirin; megjithatë, herë-herë i sillej si ujku me prenë –të përfitonte ndonjë “copë pozite, paraje apo…” me akuzat ndaj tij.

-Mirëpo, vigjilenca dhe vendosmëria ishin bërë simotrat tek Iliri, i cili e la këtë soj, “bishe të butë”, duarthatë dhe vetëm endacak.

Kishte dhe të tjerë që hidheshin e përdridheshin në atë valle djajsh, për naivët dhe frikacakët-si zakonisht, deri në fundvitet 90-ta, dukeshin të pathyeshëm, sepse, qerren e kishin lidhur pas “të fortëve”, -pas shtetit të huaj, afër 20 milionësh; por në fakt ishin të thyer po në fillim të atyre viteve kur Revolucioni Popullor, filloi, që kur, grushti i popullit të bie pamëshirë mbi ´ta! Por, ja që është në natyrën e “njerëzve” puthadorë e të gjorë, që nuk e njohin dialektikën shkencore të ndryshimeve të vërteta , si shpërblime të përpjekjeve të breznive dhe në histori.

…Dhe, këto kujtime të Ilir Malësisë, nuk mund të përfundojnë me këto radhë – sepse, shumë vite të stuhishme përjetoi ai dhe brezat radhë-radhë, për të bërë Atmëmëdheun të lirë, të përparuar dhe të ribashkuar.

Për persekutimet dhe dënimet e të rinjve; Ilirit, Fatbardhit, Kreshnikut dhe Agronit dhe të rejave, Zanës, Besës, Dritës dhe Fitores, populli i ka parë e dëgjuar, i ka përjetuar me dhimbje e krenari; ato, ishin të gjata dhe të tmerrshme, -siç janë vitet në robëri.

Uroj, të bëjmë Shqipërinë, Shqipëri, ashtu siç e deshën dhe e duan brezni të tëra atdhetarësh!

Atdhedashuria, iu ngjanë rrezeve diellore, që nuk fiken kurrë!

Tradhtia, i ngjanë muzgut të natës së pabesë, e cila fiket nga lakmitë, krimet dhe turpet!

Suedi, 1 Nëntor 2010