Leka fton shqiptarët në protestë kundër regjistrimit
Deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka ftoi shqiptarët që masivisht të mbështesin protestën e thirrur kundër propozim-ligjit për regjistrimin e popullësisë.
Deputeti Leka sot nëpërmjet një konference me gazetarët apeloi që shqiptarët të dalin në protestën e 14 nëntorit të ftuar nga Demokracia e Re, kundër propozim-ligjit për regjistrimin e popullësisë dhe mungesës së vullnetit nga ana e maxhorancës për të evituar manipulimin e këtij procesi të regjistrimit, që sipas kësaj partie do të jetë në dëm të shqiptarëve në Maqedoni.
“Ligji që e propozon Qeveria është antishqiptar dhe qëllimi i protestës është i përbashkët që kalon kufijt e interesave ditore partiake”, deklaroi deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka. (INA