Zv. Kryeministri Ilir Meta deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave është arritja më e madhe.
Meta shprehu mirënjohjen e thellë për këtë votim historik, pasi shqiptarët arrijnë një stad të shkëlqyer të lirisë së tyre, që është rezultat i arritjeve të mëdha, i standardeve të plotësuara, dhe në këtë mënyrë realizohet një aspiratë e jashtëzakonshme e të gjithë atyre shqiptarëve, e të gjithë atyre nënave shqiptare, e të gjithë atyre të rinjve shqiptarë, e të gjithë atyre të cilët, edhe pse në këto 20 vite të tranzicionit dhe të demokracisë arritën të shfrytëzojnë shumë avantazhe të këtij sistemit, kishin një pengesë, kishin një barrierë që tashmë bie dhe në këtë mënyrë bie njëherë e përgjithmonë. (INA)