Shkruan LULZIM Z. HAMIDI

 Koheve te fundit aq shpesh degjohet pyetja se ‘’kush do ti nxjer gurët e hedhur në pus’’të subjekteve politike shqiptare, duke e perceptuar kete fenomen si të tillë ,që cdo gurë I hudhur në pus paraqet një gabim në dëm të cështjes shqiptare.Kjo dukuri është përsëritur aq gjatë kohë, dhe habia është se pse ende shqiptarët mundohen të hudhin gurë në një pus kur e kanë të qartë se nga njëra anë shtojnë problemet ,sepse ato gurët që janë sinonim I të parealizuarës duhet,dikush ,ti nxjerë një nga një dhe të analizojë cili gur, cfarë të keqe I ka bërë cështjes shqiptare në këtë republikë ,kurse nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se nuk ka kush ti nxjerë këta dështime,të perceptuara si guri I gabimit, me qëllim të përmirësimit të dështimit të bërë pasi në moment, politikat shqiptare në këtë krahinë janë të blokuara nga mospasja e largëpamësisë së veprimit të mëtutjeshëm në dobi të zgjedhjes së problemeve , kurse pusi I ruan sekretet , si dëshmitarë I kohës kur janë bërë fiaskot.!Dhe, kështu vazhdon odisejada e dhënies së opinioneve që nuk ofrojnë zgjedhje,bile disa analistë që momentalisht janë në maksimumin e besueshmërisë nga ana e publikut, na vëndojnë samarë në shpinë në vend që të të parandalojnë ‘’samarimin’’,duke mos qenë të vetëdijshëm se me samar të gjithëve na identifikojnë me gomar,si njerëz që nuk dime azgjë,bile disa ministra nuk e ditkan rrugën deri në Shkup, edhepse kemi një armatë të njerëzve që me mënyra tjera të veprimit mundin të ndryshojnë shumë gjëra bile edhe samarin e zbuluar tia vëndojnë në shpinë atij që e meriton ose së paku tia kthejnë si bumerang. Kjo mënyrë e etiketimit të popullit tend,të vlerave të kombit tend ,mund ti konstatojë vetëm person I cili nuk ka shijuar apo përjetuar rëndësinë e arsimimit të mirëfilltë,I të qenit student, të ndjenjës së adhurimit të vlerave kombëtare..!!Pse këta individë nuk ofrojnë së paku zgjedhje të problemeve,por meren me cështje minore,me të cilat paraardhësit tone të subjekteve politike sic u vërtetua nuk paten sukses gjatë praktikumit të pushtetit ,por aq gjatë kohë hudhën gurë në pusin duke mos pasë strategji të qartë se gurët hudhen që të shtohen problemet apo që të pastrohet shpirti nga gjynahet e bëra ndaj popullit.

Një është e vërtetë ,as gjunahet e tyre nuk u fallen ,as që aritën së paku të zgjedhin ndonjë problem!

A guxon PPD-ja?Ose ,te themi PDSH-ja!!?Bile edhe BDI-ja?Po DR-ja,BDSH,BDK,ILIRIDA,.!!??Nuk do te guxonte askush te mare mbi vete baren njezetvjecare te hudhjes se gureve ne pus,ti gjejë ,një nga një ti analizojë,dhe të fillojë nga fillimi ,sikur gjatë këtyre dy dekadave në pluralizëm nuk është bërë azgjë.!Me vjen keq kur domi te themi nje realitet nuk marim ate guxim aq te duhur qe te vetekritikohemi,ti bejme nje introspekcion vetes,apo ti kritikojme te tjeret njesoj,e mos te meremi me ”ramje te ulta”te stilit partiak.

Nëse më lejohet,do të them disa nga shkaqet se pse shumica e subjekteve politike shqiptare nuk kanë mundësi reale të zgjedhin njëherë e përgjithmonë mosmarveshjet me taborin maqedonas.

Së pari partite tona politike nuk kanë zgjedhë opcionin e vërtetë që do të ishte vullnet I përgjithshëm ,së pari I anëtarësisë së tyre dhe, normalisht I gjithë komunitetit shqiptar në

këto troje. Shumica e tyre nuk kanë të zbërthyer fenomenin e negociatave ,që ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë mënyrën se negociatat nëse janë në ‘’qor sokak’’me tendencë që asnjëherë të mos arihet në cakun e paracaktuar,atëherë ata bisedime duhet nderprerë dhe të fillojë ndonjë faze tjetër me një JO ,Negociatave!!Nuk arihen caqet,vecanërisht në këtë faze ,duke mbajtur do konferenca për shtyp ku me mënyrën e tregimit të përallave vec të dëgjuara të shkohet para.

Shumica e elitave politike shqiptare ,këtu,tek ne ,ende janë në një rrugë ,me anë të cilës mundohen të ndërtojnë dhe një ditë të arijnë ‘’vëllazërim-bashkim’’ me komunitetin maqedonas,duke anashkaluar faktin se në taborin e tyre nuk kanë aritur kohezionin kombëtar, ku do të egzistonte motoja ,një komb –një ide-një cak!Në këtë drejtim do subjekte politike , për shkak të kinse anëtarësisë së përzier dhe duke luajtur në letrën e ‘’dëshirave të tyre’’proklamojnë edhe do mënyra të reja të ndryshimit të ligjit për zgjedhje ,ndryshim në njësitë zgjedhore duke aluduar se ende në konton e tyre do të jenë joshqiptarët.!Qysh tani duhet të dine se kjo është një dëshirë, kurse dëshirat nuk plotësohen në secilin cikël të zgjedhjeve.

Do organizata tjera politike meren me orvatjet e fundit për aktuelizim të do temave minore ,duke mos qenë të vetëdijshëm se nëse zgjidhet apo shkatërohet bërthama e problemit ,ai minori zgjidhet vetëvetiu.Në atë mënyrë edhe shkurton rrugën për të aritur tek caku, dhe percepton definitivisht se a ka gadishmëri nga pala tjetër që të tregojë konstruktivitet apo destruktivitet.

Të mos harojmë se ka do ide që nuk duhet anashkaluar,nga do subjekte politike dhe shoqata joqeveritare që janë bazë për një analizë racionale të këtyre opcioneve ,që në të vërtetë janë më radikale por premtojnë dridhje të barikadave që stopojnë aspiratat e popullit tonë.Në mes të tyre është edhe ideja për takim të lidershipit shqiptar me atë maqedon ,ku do të shpaloheshin të gjitha sekretet të dy palëve,me kërkesa maksimaliste të komunitetit tone reth statusit shqiptar në këtë vend dhe përfundimisht të kuptohemi kush cfarë opcioni ka.Kjo do të ishte mënyra më e qëlluar ,për planifikim të ardhmërisë sonë ,sepse do ta akceptonim statusin momental tonin dhe shanset për planet tona të ardhshme.

Përndryshe kjo mënyrë e veprimit tone nuk do të ketë rezulltate!!Jemi të vetëdijshëm se momentalisht jo maqedonasit por ne shqiptarët kemi të rezikuar identitetin tone ,pasi jemi një popull I ndarë I quajtur 20% ,kurse synojmë BE –në dhe NATO-n ,si të tillë.Bile egziston edhe reziku që në planet e ardhëshme të estabilishmentit maqedon që nëpërmjet regjistrimit të popullsisë, me ndihmën e aderimit në organizatat e fuqishme ndërkombëtare të lartëpërmendura të zmadhojmë numrin e maqedonasve apo si do ta kenë emrin e ri ,në hyrjen nëpërmjet ‘’dyerve të mëdha’’si shtet –komb –maqedonas ,duke rezikuar që njerëzit tanë të bredhin rrugëve të Evropës e gjetiu pa emër,si numër ,pas interesave personale për mbijetim ,të harojmë se dikur kemi pasë një teritor I quajtur Maqedonia perëndimore,një autonomi të parealizuar ILIRIDË,një Revolucion në 2001 që nuk I kushtuam aq rëndësi,një plejadë liderësh ,shumica pa concept dhe vendosmëri,do komuna të bllokuara që sia dalin dot,një populate të mrekullueshme që aq shumë u mundua dhe nuk kuptoi se cfare ndodhi në të vërtetë!!!?

Dhe në fund gurët e dështimit në pus,do të ruajnë sekretet se ku,kush,kur dhe si gaboi?!!!

( Artikulli i cili preku disa nga ata që kanë mizën nën kësulë,që i shtyri të fshijnë të gjitha postimet e mija në Internet,Facebook,gazetat ditore në Maqedoni,gazetat e shteteve të jashtme …me këtë të ndalojnë të drejtën për fjalë të lirë ,të përzihen në jetën private ….nuk pati nevojë kështu të veprojë dikush kur ka mundësi që të kundërshtojë tezat e mija nëpërmjet mjeteve të informacionit et,.Zoti na rruajtë nga qëllimkëqijtë!)

01.04.2010. prof.LULZIM Z.HAMIDI