BAROMETRI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 *** Patriarku serb Irinej: “ Për ne janë të pakuptueshme historia dhe faktet e mundshme që Kosova të mos jetë në kuadrin e Serbisë. Serbia është Kosova e Metohia.Atje është fillimi i historisë dhe i kulturës sonë. Atje është qendra e kishës sonë, Patrikana e Pejës.” (//http://www.b92.net/info/vesti/index/15/04/2010/).

Ndryshe nga patriarku serbomadh Irinej:

*** Dobrica Qosiq: “ …Prej Nikola Pashiqit e deri në ditët e pushtetit të sotëm serb ndaj Kosovës zhvillohet e nëjëta politikë mitomane, tradicionaliste, e gabuar dhe e dështuar. Në këtë politikë sheshit ka marrë pjesë Kisha Ortodokse Serbe.”( http://www.pescanik.net/content/view/2171/66/22.10.2008.//

*** Ah, sikur Kosova të mos e kishte pasur “manastirin” “Trepça” (të pasur me ari, me argjend, me zink, me plumb, me baker dhe me aluminë); të mos i kishte pasur minierat e thëngjillit dhe fabrikën e ferronikelit, si dhe të mos kishte qenë Hambari i Shqipërisë Etnike, kurrënjëherë në historinë e saj nuk do të kishte qenë e ankesuar dhe e kolonizuar nga Mali i Zi, nga Serbia dhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Ky është fillimi dhe mbarimi i “historisë serbe” mbi Kosovën shqiptare.

Sigurisht se historia e rreme dhe falsifikatore e shtetit dhe e Kishës Ortodokse Serbe të patriarkut Irinej, është pakuptueshme dhe e papranueshme për të vërtetën shqiptare dhe të Shqipërisë etnike, sepse Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë pronë legale, por koloni ilegale që nga viti 1912 deri më 10 qershor 1999.

Ky është problemi i pazgjidhshëm për politikën paranoide kolektive kolonialiste dhe gjenocidale të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, ndryshe edhe patriarku serb Irinej, nuk do të pohonte se “Serbia është Kosova e Metohia”!

Edhe kryekriminelit Slobodan Milosheviq, ashtu sikurse patriarkut Irinej, ia kajti aq shumë ta rikolonizonte përgjithmonë Kosovën, duke zbatuar politikën terrorit gjenocid mbi shqiptarët, por së fundi, i ngeli “ashti në fyt”, tash po “mrizon” dikund afër në periferi të djepit serb të car Llazarit në Shumadi, jo në Kosovën shqiptare, por atje ku fillon historia e identitetit nacional, kulturor dhe kishtar të Serbisë dhe të Serbëve.

Shteti dhe kisha serbe nuk kanë kurrfarë historie dhe, kurrfarë të drejte legjitime dhe legale mbi Kosovën shqiptare, sepse po të kishte qenë Kosova e tyre, Kosova nuk do të digjej, nuk do të aneksohej, nuk do të kolonizihej dhe nuk do të shndërrohej në varreza masive nga shteti dhe nga kisha serbe (1912-1999).

Sa miliona herë, edhe sa vjet, edhe sa shekuj duhet të polemizojmë me kolonialistët dhe me hegjemonistët serbomëdhenj në temën se e kujt është Kosova, kur me shekuj dihet se Kosova, kurrënjëherë në historinë e saj (as në mesjetë, as në historinë e kohës së re dhe më të re) nuk ka qenë pjesë legale e asnjë shteti serb, dhe a asnjë kishe ortodokse serbe, sepse as shteti, e as kisha serbe nuk janë krijuar në Kosovën e sotme, por në Malin e Zi dhe në Serbinë e sotme (në Zetë dhe në Rashkë).

Tanimë, pas kryerjes së gjenocidit të fundmë në Kosovë (1989-1999) këtë histori të Kosovës e dijnë edhe nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore në Kosovë dhe në mbarë hapësirat e Shqipërisë etnike, si dhe në të gjithë diasporën shqiptare.

Ç’është e vërteta Serbia dhe serbët kanë një histori dhe një politikë në Kosovë dhe në Anamoravë, të dyja këto territore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, por ajo nuk ka karakter të identitetit shtetëror, as nacional, as kulturor e as kishtar serb, por ka përmbajtje aneksuese, kolonialiste dhe gjenocidale mbi këto territore të Shqipërisë Etnike. Kjo është e vërteta e historisë dhe e politikës hegjemoniste dhe imperialiste e Serbisë së dikurshme dhe të sotshme mbi Kosovën dhe mbi Anamoravën shqiptare.

Peja kurrë nuk ka qenë qendër kishtare serbe!

Edhe pse patriarku serb Irinej ka deklaruar se…” Patrikana e Pejës është qendra e kishës serbe”, kjo nuk është e vërtetë, por politikë propagandistike shumë e popullarizuar ndër “miletin” serb për ta mbajtur gjallë, duke e rrejtur, duke e mashtruar dhe duke e flijuar për tokë të huaj-tokën dhe vendin shqiptar, që nuk i përket Serbisë, as serbëve, por Kosovës dhe shqiptarëve.

Siç vë në dukje Prof.Dr. Anton Bebler: “ Qyteti i Pejës kurrë nuk ka qenë qendër burimore e kishës serbe. Patrikana e Pejës është formur krejt rastësisht, si shkak i djegjes së selisë së Kishës Ortodokse Serbe që ndodhej në manastirin Zhiça në rrethin e Rashkës, jashtë Kosovës. Pas periudhës 1577-1766 gjithësej afër 200 vjet kishën serbe nuk e kanë drejtuar klerikët serbë, por peshkopët grekë nga Patrikana e Stambollit, të cilëve fare nuk iu ka interesuar identiteti kulturor dhe nacional serb. Qysh para vitit 1242 Peja nuk ishte kurrfarë qendre kishtare serbe…”//www.pescanik.net/content/view/2171/66/22.10.2008//

Zanafilla e historisë shtetërore, kulturore dhe kishtare është në Ras të Serbisë dhe në Zetën e Malit të Zi, jo në Kosovë, as në Shqipëri”! Këtë e dijnë edhe zogjtë e malit.

Së këndejmi, patriarku serb Irinej mund të simulojë dhe të propagandojë politikën dhe diplomacinë “paqësore” rikolonizuese të Kishës Ortodokse Serbe ndaj Kosovës, por duhet të jetë i vetëdijshëm dhe largpamës se, Serbia as me armë e as me histori nuk mund ta mbrojë, e as nuk mund ta rikthejë Kosovën nën sovranitetin kolonial të saj, sepse e ka harxhuar “kredinë” e saj gjenocidale-kolonialiste njëqindvjeçare mbi Kosovën (1912-1999).

Patriarku serb Irinej “mund ta rikthejë” Kosovën nën Serbi, vetëm pasi ta “ketë ringjallur” vrasësin e saj, Slobodan Milosheviq, i cili i ndihmuar dhe i këshilluar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe dhe nga Kisha Ortodokse Serbe e patriarkut Irinej, bëri gjenocidin e fundit në Kosovës (1989-1999). Nuk ka asnjë dyshim se agresioni dhe gjenocidi i fundmë në Kosovë, edhe ishte varri i Serbisë ngase përfundimisht me nxjerrjen e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, de fakto dhe de jure mori fund sundimi kolonial 100-vjeçar serbomadh mi Kosovën dhe shqiptarët.