SKENDER LIMANI-Republika e Kosovës-Qeveria –Ministria e Administratës  Publike  
Enti i Statistikës së Kosovës
dATË/A: 19 prill 2010
REFERENC-Ë:       
PËR/ZA/TO: Edita Tahiri, Ministre, Ministria e Administratës Publike (MAP)
CC: Hashim Thaçi, KryeministërHasan Preteni, Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit
PËRMES/PREKO/THROUGH:      
NGA/OD/FROM:  Skënder Limani, Shef sektori, përkthyes anglisht-shqip, Enti i Statistikave të Kosovës (ESK)
TEMA/SUBJEKAT/SUBJECT: Informim dhe kërkesë për hetime

 

Këto ditë në Entin e Statistikave të Kosovës (ESK) ka ndodhur një veprim të cilin e cilësoj si korruptues, edhe administrativ, edhe financiar, edhe moral, edhe politik.

Arijeta Sojeva, punonjëse në ESK, ka ndërruar postin/pozitën e punës. Por, mënyra se si është bërë ky ndërrim i vendit të punës, sipas meje, është dyshues.

Prej muajit qershori e deri në dhjetor të vitit 2009 unë kam parashtruar më se tri herë kërkesën për shqyrtimin dhe mundësinë e ndërrimit e pozitës/postit të punës nga përkthyes anglisht-shqip në zyrtar për informim ose komunikim (por jo zëdhënës). Punoj tash e gati 3 vjet në ESK dhe ka hapësirë të mjaftueshme që kjo kërkesë të realizohet. Ndryshe, kam përvojë në gazetari tash e më se 20 vjet. Jam edhe gazetar i diplomuar.  

Ndërkohë, me keqardhje kam pranuar lajmin se punonjësa zj. Sojeva ka ndërruar postin/pozitën e punës.

Unë nuk i di procedurat administrative që janë përdorur për këtë zhvendosje, nuk e di as titullin përkatës të punës së saj të re. E as që më interesojnë.  

Ajo që më takon dhe më duhet të bëj është të shprehu zhgënjimin tim dhe, në kuadër të veprimit tim ligjor, për pakënaqësinë se disa kërkesa refuzohen të përfillen, të diskutohen e të realizohen në ESK, ndërsa disa të tjera përfillen, diskutohen dhe realizohen.

Unë e kuptoj që Arijeta Sojeva është e bija e Kadri Sojevës, personit përgjegjës për statistika vitale në ESK, por nuk e kuptoj se pse asaj i është mundësuar ndërrimi i vendit të punës – se është e bija e Kadriut? Ose mos unë gjithqysh duhet ta kem  familjar dhe atë të rëndësishëm në ESK që të më mundësohet realizimi i kërkesës sime?

Në një bisedë joformale edhe me Shefen e Burimeve Njerëzore/të Personelit në ESK, zj. Shqipe Makolli, më ka thënë që veprimi i tillë është jashtë çdo rruge ligjore dhe administrative, pra nuk është respektuar kurrfarë procedure. Poashtu, as personja që është zëvendësuar nga posti i saj në mënyrë që t’ja lirojë vendin zj. Sojeva (nuk po ia përmendi emrin) nuk e dinë, pra nuk ka asnjë vendim zyrtar-legal se pse është zhvendosur.  

Nga ju, edhe si ministre, edhe si kryeministër, por edhe si agjenci antikorrupsion, kërkojë që të nisen hetime për procedurat e kësaj zhvendosje, por edhe të lëvizjeve të tjera që vazhdojnë të bëhen në ESK.

Këtë shkresë po e shkruaj sepse kam bindjen që veprimi im është rrafsh bindje, përgjegjësi dhe kulturë qytetare.

Me respekt,